Dueli i radhës i Shqipërisë, UEFA cakton gjyqtarin që u rrah nga presidenti në mes të fushës në skandalin që bëri xhiron e botës (Video)

Ndeshja e radhës se Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit 2026 do të jetë në transfertë ndaj Letonisë, një duel interesant i cili do të gjykohet nga një ekip arbitrash turq.

Ai që është caktuar për të drejtuar sfidën është një emër shumë i njohur në arenën ndërkombëtare, por për arsyen më të gabuar të mundshme. Bëhet fjalë për Halil Umut Meler, gjyqtarin turk i cili në dhjetorin e vitit 2023 u vë viktimë e dhunës ndaj tij nga presidenti i klubit të Ankaragyçy, Faruk Koça.

Ky i fundit u fut në fushë dhe goditi me grusht në fytyrë gjyqtarin në fund të ndeshjes së Superligës turke ndaj Rizespor, ndërsa persona të tjerë të klubit të Ankaragyçy e shkelmuan ndërsa ishte i shtrirë në toke. Meler përfundoi me fraktura në spital, presidenti i klubit dha dorëheqjen dhe përfundoi pas hekurave, ndërsa kampionati u ndërprerë një javë në shenjë protestë ndaj kësaj ngjarje të rëndë.

SHIH VIDEON

Asistentët e tij në duelin Letoni-Shqipëri do të jenë Kerem Ersoj dhe İbrahim Çaglar Ujarçan, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar Oguzhan Çakır. Ndërkohë, përgjegjës për VAR-in do të jenë dy gjermanët Harm Osmers dhe Daniel Shlager. Ajo që bie në sy gjithashtu është se vëzhguesi i gjyqtarëve për këtë sfidë do të jetë italiani Xhanluka Roki./PANORAMASPORT.AL

Çfarë NDODHI me Eglin? Prishet miqësia mes saj dhe Fifit, vajzat “zhdukin” këngën e tyre nga YouTube!

Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fifit nuk zgjati dhe për shumë gjatë.

Lart e poshtë po qarkullojnë “thashetheme” se dy artistet janë “zënë” me njëra-tjetrën dhe shkak dyshohet të jenë bërë të ardhurat e projektit të tyre më të ri.

Sipas asaj që Prive ka raportuar këtë të diel, referuar burimeve të sigurta pranë dy vajzave, thuhet se ka qenë Fifi ajo e cila ka kërkuar një përqindje më të lartë të fitimeve duke qenë se me këngën e publikuar tre ditë më parë, ajo është marrë më së shumti.

Madje, madje, përveç këtyre zërave, kënga e tyre nuk ekziston fare në “Youtube”.

Ato kanë vendosur që ta fshijnë, duke lënë kështu të zhgënjyer mijëra fansa të cilët e “e përqafuan” menjëherë këtë projekt të tyre të ri.

Ndërkohë, që nga po të njëjtat burime thuhet se Egli do të “shtrëngojë duart” me kompaninë e cila menaxhon dhe Gjestin.

Pasi ajo nuk pranoi ofertën e këngëtarit më herët, flitet se pas këtij debati me Fifin, ish-banorja e Big Brother Vip të bëhet bashkë me Gjestin, te e njëjta kompani menaxheriale.

Tani, se sa të vërteta janë këto “thashetheme” nuk dimë t’iu themi, e deri në një reagim nga vetë vajzat nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim!

Kurti: Serbia e ka humbur ndikimin në veri të Kosovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se siguria nacionale në Republikën e Kosovës është përmirësuar ndjeshëm falë bashkërendimit institucional dhe veprimeve të organeve të inteligjencës, sigurisë dhe drejtësisë.

“Sipas masave dhe veprimeve të ndërmarra, siguria është përforcuar në vazhdimësi përgjatë viteve të fundit, veçanërisht në katër komunat në veri ku problemet e sigurisë ishin më të theksuara,” deklaroi Kurti.

Ai theksoi se “veriu i Kosovës nga një regjion me prani jo vetëm të terroristëve dhe kriminelëve serbë, por edhe një nga lokacionet më proruse, tashmë është stabilizuar dukshëm.”

Kurti përmendi një sërë masash që kanë ndikuar në këtë përmirësim të gjendjes, përfshirë largimin e barrikadave, luftimin e kontrabandës dhe mbylljen e rrugëve ilegale, si dhe shpalljen e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” organizata terroriste.

“Reduktimi i kapaciteteve destabilizuese të Serbisë në Kosovë, përmirësimi i situatës së sigurisë dhe sundimi i rendit dhe ligjit kanë ndikuar në një ambient më të sigurt, jo vetëm në katër komunat veriore, por edhe në vendbanimet tjera me shumicë serbe,” theksoi Kurti.

Ai shtoi se Serbia ka humbur forcën destabilizuese që kishte më parë: “Nuk ka më mekanizma të fortë kërcënues brenda Kosovës.”

Në deklaratën e tij, Kurti nënvizoi gjithashtu arrestimin e bashkëpunëtorëve të shërbimeve serbe të inteligjencës, luftën kundër ekstremizmit dhe ndikimin e ulët të Rusisë, Kinës dhe Iranit në Kosovë. Ai përmendi gjithashtu avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe inteligjencës, si dhe rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet e sigurisë.

“Institucionet relevante kanë shtuar bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve në kundërvënie ndaj luftës hibride nga Serbia dhe Rusia,” deklaroi Kurti.

Ra në xhakuzi dhe pësoi dj egie në gjithë trupin, υ des pas 6 ditësh në spital 24-vjeçarja

Një 24-vjeçare ka ndëruar jetë tragjikisht në Brazil, pasi ra në një xhakuzi me ujë të nxehtë, duke pësuar djegie të shkallës së tretë në të gjithë trupin.

Gabrielle Christine Barreto de Freitas u shtrua në spital për gjashtë ditë, me trupin e mbuluar me fasha, por ajo vdiq pasi pësoi një atak në zemër. Tragjedia ndodhi në një hotel në qytetin e Curitibas, ku 24-vjeçarja kishte shkuar me një mik.

Sipas motrës së 24-vjeçares, shoku i saj e ktheu çelësin e ujit të nxehtë të xhakuzit në temperaturë të lartë dhe shkoi në shtrat. Në një moment, ai dëgjoi 24-vjeçaren teksa rrëshkiti dhe ra në ujë. Kur ai arriti në xhakuzi, lëkura e vajzës kishte filluar t’i binte nga trupi.

“Nuk e dimë se si vdiq Gabrielle. Askush nuk na dha përgjigje. Ata thjesht na thanë se ajo pësoi një atak kardiak dhe ndërroi jetë”, tha motra e 24-vjeçares.

Policia po heton rrethanat e vdekjes së 24-vjeçares, ndërsa avokati i familjes së saj kërkon që të inspektohen ambientet e hotelit për të parë nëse termostati ishte me defekt. 24-vjeçarja fatkeqe ishte nëna e një djali 5-vjeçar, i cili tani jeton me gjyshen e tij.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin

Serbëve nuk u del e keqja me fjalët e trajnerit të tyre për tifozët shqiptarët: Nuk ishte “fantastike”! Shihi lojtarët në sy nëse guxon

Mediat serbe janë tërbuar me fjalët e trajnerit të përfaqësues së Serbisë, Dragan Stojkoviç pas barazimit pa gola kundër Shqipërisë në “Air Albania”.

Trajneri pas ndeshjes deklaroi se nuk kishte parë asgjë armiqësore në stadium dhe se kishte përjetuar një atmosferë ndeshjeje fantastike. Fjalë të cilat kanë qenë “shuplaka: të forta për mediat serbe që kishin kaluar gjithë ditën duke u ankuar për provokime, keqtrajtim e kërcënime në Shqipëri. Ndaj edhe portalet kryesore të mediave që ushqejnë prej kohësh ekstremizmin kundër shqiptarëve, nuk kanë kursyer as trajnerin e tyre për këto deklarata.

Kjo shihet qartësisht nga një koment i gjatë i “Kurir” rreth deklaratave të “Piksit”. “FJALË QË NUK DUHET TË THUHESHIN! Atmosfera e urrejtjes së paparë ndaj gjithçkaje serbe në Tiranë është gjithçka tjetër përveçse “fantastike”! Piksi, shiko lojtarët në sy! Nëse guxon!”, titullohej artikulli i medias serbe që cilësonte të papranueshme fjalët e trajnerit të përfaqësueses së saj.

Sizmiologët grekë të shqetësuar pas tërmetit në malin Athos

Sipas Institutit Gjeodinamik, fokusi i tërmetit ishte në një thellësi prej 12.5 kilometrash, dhe epiqendra ndodhej nëntë kilometra në perëndim-veriperëndim të Karjës.

Tërmeti me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter që ndodhi të shtunën pasdite në malin Athos shkaktoi shqetësim midis sizmologëve grekë, shkruan Protothema.

Presidenti i Shoqatës Helenike për Parandalimin e Tërmeteve dhe Fatkeqësive, Efthimios Lekas, foli për ERTNews në lidhje me tërmetin e fortë.

Sipas tij, aktiviteti i përsëritur sizmik në çarje, të cilin ekspertët llogaritën se kishte rënë vitin e kaluar, tani po kthehet me dridhje më të forta, gjë që po shkakton shqetësim.

Sipas Kostas Papazahos, profesor i sizmologjisë në Universitetin Aristoteli të Selanikut, për portalin Voria.gr, ky është një tërmet klasik sipërfaqësor që ndodhi në zonën pranë Manastirit Dokiyari. Ai parashikon aktivitet të fortë sizmik në orët në vijim.

“Në të njëjtin vend, patëm një sekuencë që ka vazhduar për disa muaj. Kemi të njëjtën sekuencë mikroseizmike dhe tani ka prodhuar një tërmet me magnitudë 5.3”, tha Papazahos. Sipas tij, sipas raportimeve të para në manastire, si Ksenofoni dhe Karea, nuk u regjistruan dëme të mëdha.

Bëhuni gati/ Temperatura deri në 40°C, i nxehti afrikan përfshin Italinë dhe disa rajone që nga java që vjen

Meteorologu Mattia Gussoni, konfirmon formimin e një blloku atmosferik të nxehtë për ditët në vijim. Bëhet fjalë për një konfigurim të veçantë që do të sjellë shtrirjen e anticiklonit afrikan për mijëra kilometra nga jugu në veri.

Duke filluar nga e diela dhe veçanërisht gjatë javës së ardhshme, në Itali do të mbërrijë vala e dytë e të nxehtit për këtë fillim qershori, shumë më intensive se e para, me temperatura që pritet të arrijnë deri në 37°C në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas Gussonit, kushtet e motit do të mbeten thuajse të pandryshuara për disa ditë: shumë diell dhe mungesë reshjesh në pjesën dërrmuese të rajoneve. “Italia do të ndodhet në zemër të kësaj ‘flluske’ me presion të lartë”, thotë ai.

Që nga e diela, 8 qershor, dielli do të shkëlqejë në pothuajse të gjitha rajonet, megjithatë mbetet rreziku për ndonjë stuhi të izoluar në Alpet qendrore-lindore, e cila mund të shtrihet edhe në fushat e Friulit. Një fazë e re e motit anormal do të nisë javën e ardhshme: përveç shumë diellit, pritet një valë e fortë të nxehti që do të prekë gjithë vendin gjatë pjesës së parë të qershorit.

Temperaturat pritet të jenë disa gradë mbi mesataren klimatike, duke sjellë nxehtësi përvëluese në më shumë se gjysmën e Italisë. Më konkretisht, nga e marta, 10 qershor, priten temperatura deri në 36-37°C në Toskanë, Lacio, Molise, Bazilikatë, Puglia, Siçili, Sardenjë dhe Kalabri – madje deri në 40°C në zonat e brendshme të dy ishujve të mëdhenj.

Në pjesën tjetër të rajoneve, nxehtësia dhe lagështia do të jenë të ndjeshme, me temperatura deri në 33-34°C në qytete si Milano, Bolonja dhe Roma. Këto kushte do të zgjasin gjatë gjithë javës, nga e hëna, 9 qershor, deri të dielën, 15 qershor. “Për momentin, nuk pritet ndonjë ndryshim domethënës në këtë bllok atmosferik – të paktën jo para dhjetëditëshit të fundit të muajit”, shton Gussoni.

“Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht”/ Reagon Rutte: Shpenzoni për mbrojtjen

Në samitin e mbajtur ditët e fundit në Bruksel, ministrat pranuan që 3.5 për qind e GDP-së të përdoret për “shpenzimet bazë të mbrojtjes” si: armatime të rënda, tanke dhe avionë.

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s ranë dakord të rrisin ndjeshëm kapacitetet ushtarake për çdo vend anëtar, si dhe për shpenzimin e 5 për qind të GDP-së për mbrojtjen.

Ndërsa 1.5 për qind e GDP-së do të shkojë çdo vit për infrastrukturën ushtarake, mbikëqyrjen dhe fuqinë kibernetike.

“Këto objektiva tregojnë se cilat janë fushat ku aleatët duhet të investojnë në vitet e ardhshme”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Shtetet e Bashkuara ishin ato që nxitën vendet anëtare të rrisin dramatikisht shpenzimet dhe pikërisht ato presin të shohin shumë shpejt një “progres të besueshëm”.

“Kërcënimet me të cilat përballet NATO po rriten dhe kundërshtarët tanë nuk po presin që ne të riarmatosemi, apo që të jemi gati nëse ata bëjnë lëvizjen e parë”, tha Rutte.

Në një prononcim për mediat, shefi i Aleancës tha se rritja e shpenzimeve në 5 për qind është një nevojë urgjente, pasi Rusia mund të sulmojë shtetet anëtare në vitet e ardhshme.

“E kam seriozisht kur e them, pasi në të kundërt bëni mirë të filloni kurset e gjuhës ruse, ose të largoheni në Zelandën e Re”, u shpreh Rutte.

Kapiteni Gjimshiti lë kombëtaren/ Sylvinho nis të mendojë direkt për zëvendësuesin

Sipas rregullave, kapiteni Berat Gjimshiti do të mungojë në ndeshjen kundër Letonisë, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve. Lajm i keq për kombëtaren.

Ai u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen e djeshme me Serbinë (0-0) në “Air Albania”, kështu që në vend të tij duhet të luajë një qendërmbrojtës tjetër.

Për zëvendësimin e tij, Sylvinho ka lënë të kuptohet se alternativat nuk mungojnë dhe se nuk është i shqetësuar.

“Kemi pesë qendërmbrojtës, përfshirë edhe Adrian Bajramin, që po luan shumë mirë”, tha Sylvinho për mediat.

E pushuan nga puna pasi iu zbulua llogaria në ‘OnlyFans’, mësuesja e kopshtit padit babain e njërit prj fëmijëve: Ka paguar të më shihte

Elena Maraga, ish-mësuese kopshti në provincën e Trevisos (Itali), ka paditur babain e një prej ish-nxënësve të saj, i cili dyshohet se ka bërë publike aktivitetin e saj në platformën OnlyFans – veprim që çoi në largimin e saj nga puna.

Lajmi është konfirmuar nga gazetat italiane Il Gazzettino dhe Corriere del Veneto, të cilat raportojnë se burri në fjalë ka zbuluar profilin e saj në OnlyFans dhe më pas ka shpërndarë imazhet në një grup lokal futbolli, derisa bashkëshortja e tij ia raportoi situatën shkollës ku punonte Maraga.

“Nuk e kam reklamuar kurrë atë profil. Ishte ai baba që më gjeti dhe e përhapi përmbajtjen time pa pëlqimin tim”, është shprehur Maraga për Corriere del Veneto.

Përveç babait, Maraga ka paditur edhe tre përdorues të rrjeteve sociale që e kanë fyer dhe sulmuar publikisht online. “Dosja u dorëzua tre ditë më parë. Pres që lista e padive të zgjerohet,” tha Fabrizio Dumas, përfaqësues i organizatës Cub Treviso.

Në një video të publikuar së fundmi në rrjete sociale, Maraga ka reaguar ashpër ndaj hipokrizisë që, sipas saj, ka përshkuar gjithë këtë histori: “Këta njerëz më kanë gjykuar publikisht, më kanë ofenduar, por ndërkohë kanë paguar për të më parë. Më kanë trajtuar si një prostitutë, por kush është imoral në këtë histori? Unë, që jashtë orarit të punës bëj çfarë të dua me trupin tim, apo ata që konsumojnë dhe më gjykojnë në të njëjtën kohë?”.

Ajo shtoi se ndjen detyrimin të flasë hapur, jo vetëm për veten, por për shumë gra të tjera që, sipas saj, janë dënuar padrejtësisht për zgjedhjet e tyre personale: “Jam e lodhur nga padrejtësitë që kam vuajtur dhe që vazhdoj të vuaj. E bëj këtë edhe në emër të të gjitha atyre grave që janë ndjerë të ndëshkuara për gjëra që burrat i bëjnë pa asnjë pasojë.”

Rasti ka rikthyer në qendër të debatit në Itali çështjen e etikës profesionale, privatësisë dhe gjykimeve morale ndaj grave në platformat digjitale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.