Μomenti kur υjehrra kap mat n.υsen duke i tr. αdhtύar djαΙin e sαj (VIDEO)

Ky është momenti kur një mama kishte vendosur të provonte besnikërinë e gruas së djalit të saj dhe e cila mbeti pa fjalë kur kuptoi se për çfarë bëhej fjalë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, gruaja e quajtur Carmela vendosi të bënte një gjë të tillë, pasi gruaja e djalit të saj kishte filluar të bënte disa veprime të dy  shi m ta.

Ajo zbuloi se si stjuardesa e re – Lorena – mungonte në ngjarje të rëndësishme familjare dhe ishte regjistruar edhe në një palestër.

Si rezultat, ajo kontaktoi ekipin Badabun për të ndjekur çdo lëvizje të gruas, në një përpjekje për të arritur në fund të mist er it.

Siç thuhet më tej, pamjet tregojnë momentin kur ata kanë përdorur edhe një dron për të ndjekur veturën e Lorenas.

Kur ajo futet brenda palestrës së saj, një tjetër kamera se kr ete merr një vështrim më të hollësishëm në atë që po ndodhte “pas dyerve të mbyl lura”.

Dhe çfarë shihet aty është fakti se klientja kishte raporte i nt i me  me trajnerin e saj personal.

Pas kësaj, edhe vjehrra vendos që t’i bëjë një “befasi” gruas së djalit të saj.

Fieraku bën RRËFlMlN rrëqethέs: Kapa g.rυαn me K0MSHlUN, po do ta ha TURΡlN me bυkë për…!!!

“U trondita shumë kur kapa gruan time në flagrancë duke bërë me fqinjin.

Në atë moment, mendova që ta vr as, por jam i detyruar ta fal për hatër të dy fëmijëve tanë të mitur.

Do të kërkoj që ajo që kthehet në shtëpi dhe do ta ha turpin me bukë. Nuk kam se çfarë të bëj”.

Kështu shprehet për GSH një 45-vjeçar nga fshati Topojë e Fierit, i cili dymbëdhjetë ditë më parë gjeti bashkëshorten e tij 41-vjeçare në krevatin bashkëshortor me bashkëfshatarin, 25 vjeç.

Kryefamiljari, i cili pak ditë më parë u konfrontua me të shoqen në komis ariatin e po licisë , ku kishin shkuar për sqarim, kujton skenën e tradh tisë, duke u shprehur se do ta “hajë turpin me bukë” për hir të fëmijëve.“Asnjëherë nuk kam dyshuar se gruaja ime më tradhtonte.

Para 12 ditësh unë u ktheva nga puna më herët se zakonisht.

Pasi hyra në portën e kopshtit dhe më pas në banesë, pashë derën e dhomës së gjumit hapur. Dëgjova dhe zhurmë.

Zgjata kokën të shikoja, por shtanga në vend. Bashkëshorten time e kapa mat me komshiun tonë.

M’u errën sytë, çfarë të bëja? Në të qindtat e sekondës mendova për fëmijët.

Komshiu u ngrit dhe iku nga shtëpia ime, ndërsa gruaja ime nuk foli. Nuk kisha çfarë të bëja. Më hipi gja ku në kokë dhe nuk e doja veten.”

“E b. ëj me ΒABAlN e shoqes së ngυshtë…Ai më tër hoqi në kòrridor dhe f.iΙΙoi të …”

Psikologes së “The Sun” i ka shkruar një 20- vjeçare e cila tregon se prej disa kohësh ka lidhje me babain e shoqes së ngushtë.

Ja letra e vajzës:

Jam duke u takuar me babain e mikes time më të mirë dy herë në javë. Shoqja ime dhe unë jemi të dyja 20 vjeçe dhe kemi qenë në shkollë së bashku që nga çerdhja. Prindërit tanë kanë qenë miq gjithë këto vite.

Babai i shoqes sime është 45 vjeç dhe ai është i pashëm. Disa muaj më parë shkova për të marrë hua celularin e vjetër të mikes time. Babai i saj hapi derën dhe më tha të shkoj tek dhoma e saj për të marrë pasi ajo kishte shkuar në punë.

E mora dhe teksa po shkoja poshtë ai po qëndronte në hyrje dhe tha: “Unë mendoj se ju jeni një vajzë shumë tërheqëse. A ke të dashur?” Kur i thashë që nuk kisha, ai vazhdoi të më pyeste nëse unë doja të kisha marrëdhënie se.ksuale me të. Ai tha se gruaja e tij nuk ishte e interesuar në se.ks pasi ajo kishte kaluar depresion disa vite më parë.

Unë u largova dhe teksa po shkoja në shtëpi ai më çoi një sms ku më tregonte se çfarë do bënte me mua në shtrat. Ai më pyeti për të shkuar ditën tjetër, kur ai do të ishte vetëm në shtëpi përsëri.

Une e pranova se edhe ai më dukej tërheqës dhe akoma pa përfunduar fjalinë më preku tek gjoksi.

E sapo i kam rënë ziles ai më tërhoqi në korridor dhe filloi të më prekte. S’mundëm të prisnim deri sa të shkonim lart në katin e sipër dhe se.ksi ishte shumë pasionant.

Ne jemi takuar sa herë që na është dhënë mundësia. E di që është e gabuar por nuk e di se çfarë të bëj?

Ja përgjigja e psikologes:

Ai s’është i lirë të të dojë dhe ju dop të jeni ajo që do të keni një zemër të thyer në fund.

Ai nuk do të rrezikojë të humbasë martesën dhe familjen e tij, ju për të jeni vetëm për të kaluar kohën.

Prindërit e tu do ta humbasin besimin ndaj teje, ndërsa ju do të humbisni dhe miken tuaj më të mirë.

Duhet ta mbyllni sa më parë këtë lojë që keni nisur. Shoqen tuaj bëni mirë ta takoni në një vend tjetër

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 5 Qershor 2025

Dashi

Do keni shume ulje dhe ngritje gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Here do mërziteni dhe here do buzëqeshni. Beqaret fale shume planetëve qe do ndikojnë ne jetën e tyre do kenë një nga takimet me mbresëlënëse. Shfrytëzojeni ditën deri ne maksimum. Ne planin financiar do jete Hëna ajo qe do iu ndihmoje t’i zgjidhni problemet dhe te keni një dite me te qëndrueshme.

Demi

Një pjese e çifteve do dalin nga situata e vështirë ne te cilën ndodheshin dhe do i shohin gjerat më me pozitivizëm. Marrëdhënia do filloje serish te ngrohet. Beqaret nuk duhet te ecin kuturu dhe te bëjnë çdo gjë qe do iu kërkohet. Ne planin financiar do jeni me te qete. Situata nuk do jete aspak problematike kështu qe qetësohuni. Do iu lejohet edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Binjaket

Do prisni shume nga partneri juaj gjate kësaj dite, por fatkeqësisht jo gjithçka do iu plotësohet. Ai do jete vërtet shume i ngarkuar dhe nuk do ketë shume kohe për ta kaluar me ju. Beqaret do jene ne humor dhe me shume mundësi do gjejnë një person qe do iu përshtatet me se miri. Ne planin financiar do iu zgjidhen një nga një te gjitha problemet.

Gaforrja

Do keni shume keqkuptime me partnerin tuaj sot dhe do debatoni shpesh ashpër me te. Kujdes me gjithçka qe do thoni sepse një fjale e gabuar mund t’ua prishe gjithë ekuilibrin e krijuar. Beqaret do e kenë edhe sot te vështirë te krijojnë një lidhje. Ne planin financiar do i zgjidhni vështirësitë dhe do mund te kryeni investimet e menduara.

Luani

Qielli i dashurisë nuk do jete shume i pastër sot. Do kaloni një periudhe goxha te mërzitshme dhe here pas here mund te keni ndonjë debat. Mire do jete te qëndroni paska vetëm dhe te reflektoni mbi te ardhmen. Beqaret ka shume mundësi te realizojnë një takim mbresëlënës. Edhe ne planin financiar priten ndryshime rrënjësore. Do e stabilizoni shpejt situatën.

Virgjeresha

Do afroheni edhe me shume me atë qe doni sot dhe do e keni me te lehte te flisni edhe për tema delikate. Ne mbrëmje do dashuroheni plot pasion. Beqaret do joshin dhe do joshen ne te njëjtën kohe. Mundësitë për takime dhe për fillime historish dashurie do jene te mëdha. Ne planin financiar duhet te tregoheni te arsyeshëm nëse nuk doni te keni vështirësi me pas.

Peshorja

Jo vetëm ju, por edhe partneri juaj do e shprehe me tepër dashurinë sot. Qe nga mesdite atmosfera do behet me elektrizuese dhe me e ngrohte se kurrë. Beqaret edhe pse do kenë takime te shumta, nuk do mund te fillojnë dot një histori dashurie serioze. Situata financiare do vije duke u përmirësuar nga ora ne ore. Do ndiheni shume te qete.

Akrepi

Dite harmonike dhe mjaft emocionuese kjo e sotmja për te dashuruarit. Do kaloni momente te papërsëritshme me partnerin tuaj te cilin do e dashuroni pa mase. Beqaret do kenë një dite normale dhe aspak te mërzitshme. Do ndihen mire edhe pse do iu mungojnë takimet. Ne planin financiar do keni fat me shumice. Vazhdoni te tregoheni te arsyeshëm dhe përmirësimet do jene te mëdha.

Shigjetari

Do jeni gjate gjithë kohës te mbrojtur nga yjet sot dhe ne këtë mënyrë nuk do keni asnjë mosmarrëveshje ne çift. Do kuptoheni edhe vetëm me një shikim me personin qe keni ne krah. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe te mos bëjnë asnjë sakrifice vetëm për te nisur shpejt një histori dashurie. Buxhetin do e riorganizoni dhe nuk do ketë asnjë problem ne këtë sektor.

Bricjapi

Konfigurimi i yjeve do jete mjaft pozitiv gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Do e largoni druajtjen dhe do bëni gjithçka për ta rindezur pasionin. Beqaret do ia kalojnë mire me miqtë e tyre dhe nuk e ndiejnë ne asnjë moment nevojën për dike ne krah. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe nuk do kryeni asnjë shpenzim te pamenduar.

Ujori

Dashuria ne çift nuk do jete e keqe, megjithatë do ishte mire te tregoheshit me te kuptuar me partnerin dhe jo aq strikt sa jeni zakonisht. Beqaret do joshen mjaft nga një person mjaft interesant dhe i denje për te filluar një lidhje. Mos e humbni mundësinë për ta njohur. Ne planin financiar do keni përmirësime te vogla, por qe do iu bëjnë te ndiheni me mire.

Peshqit

Do jeni ne humor shume te mire sot ju te dashuruarit dhe here pas here do e surprizoni partnerin. Çdo moment te lire qe do keni do e shfrytëzoni për ta kaluar me atë qe dashuroni. Beqaret duhet te përfitojnë sa te mundin nga mundësitë qe do iu jepen për te dale neper takime. Asnjëherë nuk i dihet çfarë ndodhe me vone. Ne planin financiar duhet ta dyfishoni vigjilencën.

“Alpet e Shqipërisë”, konstatohet gjeli i egër në zonën e Lumit të Gashit (Video)

Në zonën e lumit të Gashit, pjesë e Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë” është konstatuar gjeli i egër, një dëshmi e gjallë e natyrës së paprekur.

Administrata e Zonave të Mbrojtura Kukës ndau në rrjetet sociale pamje nga ky shpend i rrallë, i fotografuar gjatë vëzhgimeve të fundit në zonë.

“Parku Kombëtar “Alpet e Shqipërisë” vazhdon të na befasojë me pasuritë e tij të rralla natyrore. Gjatë një vëzhgimi të fundit në zonën e Lumit të Gashit, është konstatuar prania e gjelit të egër (Tetrao urogallus), një nga speciet më të rralla dhe më të rëndësishme të faunës së egër në Evropë”, theksoi ADZM Kukës.

ADZM Kukës u shpreh se “ky shpend i rrallë është një indikator i vlefshëm i ekosistemeve të shëndetshme pyjore dhe prania e tij në këtë zonë është një tregues i qartë i ruajtjes së biodiversitetit dhe cilësisë së lartë të habitatit natyror në këtë pjesë të Alpeve Shqiptare”.

Gjeli i egër (Tetrao urogallus) bën pjesë në familjen e Tetraonidae. Ai ngjitet në fluturim me zhurmë shumë të fortë të krahëve. Fluturimet janë të shkurta, të shpejta dhe në vijë të drejtë. Gjeli i egër jeton në zona malore, në pyje halorë ose të përzier, zona me pisha të vjetra në vende shkëmbore, etj.

VIDEO

“Broja i rrezikshëm, bashkë me të edhe Gjimshiti”, Gvozdenoviç “spiunon” kuqezinjtë në Serbi: Më shqetëson pak kur…

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë përballë Serbisë, më 7 qershor në stadiumin “Arena Kombëtare”. Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Screenshot 2025-06-04 172915

Ivan Gvozdenoviç, trajner i Elbasanit, ka folur në Serbi për këtë përballje të nxehtë. Trajneri serb veçon disa lojtarë si të spikatur, ndërsa largon frikën për incidente.

“Shqipëria është ekip kombëtar i koordinuar mirë. Çdo lojtar ka dëshirë të paparë për sukses. Kjo ka ndodhur për kohë të gjatë dhe në vitet e fundit përzgjedhja ka pasur edhe një cilësi të caktuar, të mishëruar kryesisht në shumë lojtarë ndërkombëtarë, kryesisht nga klube italiane. Shqiptarët kanë një sulmues të rrezikshëm, Armando Broja, lojtar i Evertonit, shumë i shpejtë dhe i shkëlqyer në lojën një kundër një. Ata lanë gjithashtu përshtypje pozitive në Europian, rezistuan fort ndaj Italisë dhe Spanjës dhe barazuan me Kroacinë”, nisi Gvozdenoviç në fjalën e tij.

Kë veçoni tjetër nga titullarët?

Së bashku me Brojën, Gjimshiti nga Atalanta është më i miri. Përpara portës është Strakosha me përvojë, i cili tani luan për AEK, ndërsa për Lacion ishte portier për një kohë të gjatë. Kristjan Asllani është tek Interi, luajti në pjesën e dytë të finales së Ligës së Kampionëve. Nuk është një lojtar që luan gjithmonë në klubin e Milanos, por është një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin kombëtar.

Kush është favorit?

Serbia është favorite e lehtë, kanë një numër pak më të madh lojtarësh cilësorë. Ekipi ynë kombëtar arriti rezultate të mira në Ligën e Kombeve, qëndroi në grupin A, garoi me rivalë të fortë dhe gjithashtu bëri një ndryshim brezash në një masë më të vogël.

Sa do të ndikojë mbështetja e tifozëve?

Ekipi vendas do t’i ketë, por kjo mund të krijojë presion shtesë. Tifozët do ta mbushin stadiumin, do t’i mbështesin lojtarët dhe do të presin fitoren. Mbetet për t’u parë nëse kjo do të jetë një plus apo një minus për Shqipërinë.

Humbja ndaj Anglisë.

Anglezët janë sigurisht favoritët. Serbia dhe Shqipëria po luftojnë për vendin e dytë. Shqiptarët janë në një situatë më specifike sepse kanë luajtur tashmë dy ndeshje, kombëtarja jonë nuk ka luajtur asnjë. Megjithatë, llogaritja është e njëjtë. Serbia gjithashtu dëshiron të fitojë dhe është nën presion. Një barazim nuk do të ishte keq për në ndeshjen e parë, jashtë shtëpisë, megjithëse do të preferoja të mos bëja llogaritje. Piksi dhe stafi i tij i trajnerëve sigurisht e dinë se çfarë i pret në Tiranë, ata e dinë cilësinë, punojnë çdo ditë me lojtarët tanë dhe janë të vetëdijshëm se sa shumë mund të japin të shtunën.

Interesimi i lartë për bileta.

Është një derbi grupi, të dyja ekipet kanë një motiv të madh për t’u kualifikuar në Kupën e Botës dhe është e kuptueshme që nuk ka bileta të mjaftueshme për të gjithë. Stadiumi është fenomenal dhe është kënaqësi të luash në kushte të tilla.

A ka arsye për t’ju frikësuar incidenteve?

Më shqetëson pak kur dëgjoj se njerëzit po mendojnë negativisht në Serbi. Nuk ka arsye të presim incidente. Jam i bindur se organizimi do të jetë i mirë si në Tiranë ashtu edhe në Beograd. Duhet ta shohim pozitivisht ndeshjen e së shtunës, të flasim për ndeshjen, do të shohim se kush është më i mirë në fushë.

Deklaratat e Stojkoviç për marrëdhënies mes dy federatave.

Kjo ndoshta do ta ulë tensionin nga hera e fundit. Do të jetë një futboll i vërtetë, atmosferë e këndshme, pa probleme.

Cili është parashikimi juaj?

Është e vështirë të parashikosh rezultatin. Unë mbështes Serbinë, kemi një ekip të mirë dhe do të doja që ne të fitonim.

A do të jeni në stadium?

Kam një ftesë, por aktualisht jam në Beograd me pushime dhe jam më afër vendimit për të qëndruar këtu dhe për ta ndjekur ndeshjen në televizor./EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL

Trump bisedë telefonike me Vladimir Putin për 75 minuta: Nuk pritet paqe e afërt! Rusia gati të reagojë ndaj Ukrainës për sulmet në aeroporte! Iranit po i mbaron koha…

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur përmes një postimi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, që ka zgjatur rreth një orë e 15 minuta. Temat kryesore të diskutimit ishin sulmet e fundit në Ukrainë, përfshirë goditjet ndaj bazave ushtarake ruse, si dhe programi bërthamor i Iranit.

Trump e përshkroi bisedën si “të mirë”, por sqaroi se nuk bëhet fjalë për një diskutim që mund të çojë në paqe të afërt. Sipas tij, presidenti Putin shprehu me tone të ashpra vendosmërinë për të reaguar ndaj sulmeve ndaj aeroporteve ruse, të cilat i cilësoi si të papranueshme.

Trump: “Iranit po i mbaron koha” për çështjen bërthamore

Në vijim të bisedës, dy liderët diskutuan edhe mbi tensionet rreth programit bërthamor iranian. Trump deklaroi se i ka bërë të qartë Putinit se Irani nuk duhet të lejohet të prodhojë armë bërthamore. “Besoj se jemi në një mendje për këtë çështje,” theksoi ai.

Putin, sipas Trump, është shprehur i gatshëm të marrë pjesë në konsultime për të ndikuar në zgjidhjen e shpejtë të kësaj krize, ndërsa Trump akuzoi udhëheqësit iranianë se po vonojnë me qëllim vendimin e tyre, duke theksuar se është urgjente të merret një qëndrim përfundimtar.

Ngjarje tragjike, 65-vjeçari goditet për vdekje nga rrufeja

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Qinam të Ersekës, ku një banor është goditur nga rrufeja.

Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet të jetë një 65-vjeçar me inicialet A.A., i cili ka ndërruar jetë në vend si pasojë e goditjes fatale.

Policia lokale është nisur drejt vendngjarjes për të kryer hetimet e nevojshme.

Ersekë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në fshatin Qinam, Ersekë, dyshohet se si pasojë e goditjes nga rrufeja, ka ndërruar jetë shtetasi A. A., 66 vjeç, i cili ishte duke punuar në tokën në pronësi të tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Zbardhet VKM/ Trajtim me ushqim, pagesë e 1 vit kontratë pune në shtet, qeveria miraton Programin Kombëtar të Punës

Në Shqipëri do të nisë zbatimin shumë shpejt Programi Kombëtar i Praktikave të Punës në administratën shtetërore dhe institucionet publike. Sipas këtij programi, që u miratua në mbledhjen e sotme të qeverisë, parashikohet që cdo vit, të trajnohen 600 të rinj dhe vetëm 250 prej tyre do të kualifikohen për punësim sipas klasifikimit nga institucionet përkatëse.

Programi parashikon 3 muaj trajnim dhe 1 vit punësim me kontratë. Praktika dhe viti i kontratës do njihen edhe si vjetërsi pune. Propozimi u bë nga ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, bazuar në Nenin 100 të Kushtetutës.

Ky vendim përmban 8 nene të veçanta, ku bien në sy ato që kanë të bëjnë me kriteret, normat, numrin e të rinjve që do kualifikohen, trajtimin e tyre financiar ditor dhe punësimin në administratë, sipas kërkesave dhe hapësirave. Qëllimi është përfshirja në një eksperiencë dhe integrim i të rinjve profesionistë në administratën publike, qëndrore dhe vendore. Në nenin nr. 2 parashikohen edhe kriteret, ku veçohen mosha 21-29 vjeç, i diplomuar, të mos ketë qenë pjesë e programit më parë apo i punësuar në institucione:

“Kriteret, që duhet të plotësojë aplikanti për t’u bërë pjesë e këtij programi, janë, si më poshtë vijon- Të jetë i ri nga mosha 21 deri në 29 vjeç;

Të jetë diplomuar në një program studimi të ciklit të parë apo të ciklit të dytë, të ofruar nga një institucion i arsimit të lartë;

Të mos ketë qenë pjesë e programit në thirrjet e mëparshme;) Të mos ketë qenë i punësuar në institucionet e administratës shtetërore apo institucione të tjera publike në të shkuarën, me përjashtim të punësimit si punonjës administrativ”.

Shpenzimet i heq të gjitha buxheti i shtetit dhe pagesa ditore do të jetë 500 lekë, kurse të rinjtë do të kenë edhe trajtim me ushqim.

Në Nenin nr. 5 parashikohen edhe numri i kursantëve që do trajnohen dhe trajtimi i tyre.

“Numri i praktikantëve, që përfshihen në periudhën 3 (tre)-mujore të praktikës në kuadër të thirrjes vjetore të Programit Kombëtar të Praktikave të punës, në çdo rast, nuk është më shumë se 600 (gjashtëqind) praktikantë.

Gjatë periudhës së kryerjes së praktikës, praktikanti përfiton: trajtim ushqimor në formën e kompensimit financiar; trajnim në kuadër të një programi të posaçëm trajnimi pranë Shkollës Shqiptare të Administratës Publike (referuar në vijim ASPA).

Vlera ditore e kompensimit financiar është 500 (pesëqind) lekë dhe i akordohet praktikantit për çdo ditë praktike të kryer prej tij. Pagesa e kompensimit financiar kryhet nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, e cila programon në buxhetin e saj fondet e nevojshme për këtë qëllim”, theksohet në vendim.

Por jo të gjithë do të jenë përfitues të punësimit 1-vjeçar në fund të programit. Në nenin nr. 6 parashikohet se në përfundim të periudhës 3-mujore të praktikës, deri në 250 nga praktikantët e thirrjes vjetore përzgjidhen nga institucionet ku kanë kryer praktikën për t’u punësuar me kontratë.

Nga këta: deri në 200 praktikantë për institucionet e administratës shtetërore, deri në 50 praktikantë për institucionet e tjera publike.

Praktikanti duhet të ketë mbyllur me sukses programin e ASPA-s dhe përzgjedhja bëhet nga secili institucion, bazuar në performancë. Klasifikimi i këtyre të rinjve nuk bëhet më lartë se kategoria spceialist i nivelit IV-3.

Vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave:

“MIRATIMIN E PROGRAMIT KOMBËTAR TË PRAKTIKAVE TË PUNËS NË ADMINISTRATËN SHTETËRORE DHE INSTITUCIONET E TJERA PUBLIKE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 14/2, të ligjit nr.75/2019, “Për rininë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Ky vendim ka si objekt miratimin e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore, në nivel qendror dhe vendor, dhe institucionet e tjera publike për profesionistë të rinj (në vijim referuar si “Programi Kombëtar i Praktikave të Punës”).

Neni 2

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës synon të përfshijë pjesëmarrësit në një eksperiencë pune të integruar e në ndërveprim me profesionistë karriere në administratën publike, me qëllim përfitimin e një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale e të shprehive të tyre praktike në njohje me sistemin administrativ publik.

Kriteret, që duhet të plotësojë aplikanti për t’u bërë pjesë e këtij programi, janë, si më poshtë vijon:

a) Të jetë i ri nga mosha 21 deri në 29 vjeç;

b) Të jetë diplomuar në një program studimi të ciklit të parë apo të ciklit të dytë, të ofruar nga një institucion i arsimit të lartë;

c) Të mos ketë qenë pjesë e programit në thirrjet e mëparshme;

ç) Të mos ketë qenë i punësuar në institucionet e administratës shtetërore apo institucione të tjera publike në të shkuarën, me përjashtim të punësimit si punonjës administrativ, në kuptim të shkronjës “d”, të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar.

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, për çdo thirrje vjetore, përbëhet nga:

a) periudha 3 (tre)-mujore e praktikës;

b) periudha 1 (një)-vjeçare e punësimit me kontratë.

Periudha 3 (tre)-mujore e praktikës dhe periudha 1 (një)-vjeçare e punësimit me kontratë në kuadër të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës njihen si përvojë pune gjatë procedurave të rekrutimit në institucionet e administratës publike.

REALIZIMI I PROGRAMIT DHE TRAJTIMI I PRAKTIKANTËVE

Neni 3

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës realizohet nga ministria përgjegjëse për rininë, e cila mbështetet nga institucionet e administratës shtetërore dhe institucione të tjera publike që ofrojnë gatishmëri për pranimin e praktikantëve. Ministria përgjegjëse për rininë kryen rolin e sekretariatit teknik të programit për koordinimin ndërinstitucional.

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës realizohet për çdo thirrje vjetore, sipas planveprimit dhe metodologjisë së përcaktuar në lidhjen 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Shpallja e thirrjes vjetore dhe procesi i aplikimit për profesionistët e rinj realizohet përmes platformës zyrtare elektronike të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, që administrohet nga ministria përgjegjëse për rininë.

Neni 4

Institucionet e administratës shtetërore dhe institucionet e tjera publike, që mbështesin këtë program, përcaktojnë numrin e praktikantëve të kërkuar dhe profilin e tyre.

Të gjitha institucionet pjesëmarrëse në këtë program kanë për detyrë të përcaktojnë 1 (një) person kontakti, i cili është përgjegjës për:

a) dorëzimin pranë ministrisë përgjegjëse për rininë të numrit të praktikantëve për çdo thirrje;

b) krijimin e kushteve të nevojshme për mbarëvajtjen e programit;

c) komunikimin me ministrinë përgjegjëse për rininë;

ç) koordinimin e pjesëmarrjes së praktikantëve në programin e posaçëm të trajnimit;

d) përcjelljen pranë ministrisë përgjegjëse për rininë të listës emërore të praktikantëve që përfshihen në thirrjen vjetore të programit, brenda 5 (pesë) ditëve punë nga nënshkrimi i marrëveshjes për zhvillimin e praktikës 3 (tre)-mujore dhe nënshkrimi i kontratës 1 (një)-vjeçare të punës.

Për institucionet e administratës publike, pjesë të shërbimit civil, personi i kontaktit duhet të jetë nëpunës civil i konfirmuar. Për institucionet e tjera, ai duhet të ketë eksperiencë pune të paktën 3 (tre) vjet.

Të gjitha institucionet pjesëmarrëse në këtë program kanë për detyrë të caktojnë 1 (një) mbikëqyrës për çdo praktikant të pranuar.

Mbikëqyrësi i praktikantit ka përgjegjësitë e mëposhtme:

a) Të përcaktojë detyrat dhe angazhimet për praktikantin;

b) Të mbikëqyrë, të këshillojë dhe të udhëzojë praktikantin gjatë realizimit të detyrave të dhëna;

c) Të vlerësojë performancën e praktikantit gjatë praktikës;

ç) Të përgatisë vlerësimin përfundimtar për praktikantin;

d) Të gjykojë për arsyet e përfundimit të programit nga ana e praktikantit në rast shkeljeje të marrëveshjes midis institucionit dhe praktikantit.

Për institucionet e administratës publike, pjesë të shërbimit civil, mbikëqyrësi i praktikantit duhet të jetë nëpunës civil i konfirmuar. Për institucionet e tjera, ai duhet të ketë eksperiencë pune të paktën 2 (dy) vjet.

Neni 5

Numri i praktikantëve, që përfshihen në periudhën 3 (tre)-mujore të praktikës në kuadër të thirrjes vjetore të Programit Kombëtar të Praktikave të punës, në çdo rast, nuk është më shumë se 600 (gjashtëqind) praktikantë. Gjatë periudhës së kryerjes së praktikës, praktikanti përfiton:

a) trajtim ushqimor në formën e kompensimit financiar;

b) trajnim në kuadër të një programi të posaçëm trajnimi pranë Shkollës Shqiptare të Administratës Publike (referuar në vijim ASPA).

Vlera ditore e kompensimit financiar të përcaktuar në shkronjën “a”, të pikës 1, të këtij neni, është 500 (pesëqind) lekë dhe i akordohet praktikantit për çdo ditë praktike të kryer prej tij. Pagesa e kompensimit financiar kryhet nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, e cila programon në buxhetin e saj fondet e nevojshme për këtë qëllim.

Me qëllim kryerjen e pagesës së kompensimit financiar:

a) ministritë koordinojnë me institucionet e sistemit të tyre ministror për mbledhjen e listëprezencave mujore me numrin e ditëve efektive të praktikës së kryer nga çdo praktikant i angazhuar në këto institucione dhe me të dhënat e përditësuara të llogarive bankare të praktikantëve dhe i raportojnë ato pranë Agjencisë Kombëtare të Rinisë, brenda datës 5, të muajit pasardhës;

b) institucionet e pavarura dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore raportojnë drejtpërdrejt pranë Agjencisë Kombëtare Rinisë brenda datës 5 (pesë), të muajit pasardhës, të njëjtat të dhëna të përcaktuara në shkronjën “a”, të kësaj pike, për praktikantët pranë institucioneve të tyre.

Agjencia Kombëtare e Rinisë përllogarit shumën e kompensimit financiar mbi bazë mujore dhe e transferon atë në llogarinë bankare të praktikantit, në një bankë të nivelit të dytë.

Programi i posaçëm i trajnimit sipas shkronjës “b”, të pikës 1, të këtij neni, hartohet nga ASPA, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për rininë, bazuar në vlerësimin e njohurive e të kapaciteteve të nevojshme për angazhimin e profesionistëve të rinj pranë institucioneve të administratës shtetërore. Pjesëmarrja në programin e trajnimit përfshihet në vlerësimin përfundimtar të praktikantit.

Programi i posaçëm i trajnimit të praktikantëve zhvillohet, në përputhje me rregullat dhe procedurat e ndjekura nga ASPA. Praktikanti pajiset me certifikatën e trajnimit, me përfundimin e suksesshëm të programit të trajnimit.

Pagesa për pjesëmarrjen e çdo praktikanti në programin e posaçëm të trajnimit përllogaritet, në bazë të tarifës së miratuar për përgatitjen paraprake të kandidatëve për të marrë pjesë në konkurrimin e hapur për kategorinë ekzekutive dhe kryhet nga Agjencia Kombëtare e Rinisë në bazë të faturës së lëshuar nga ASPA.

Neni 6

Në përfundim të periudhës 3 (tre)-mujore të praktikës, deri në 250 (dyqind e pesëdhjetë) nga praktikantët e thirrjes vjetore të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës përzgjidhen nga institucionet ku kanë kryer praktikën për t’u punësuar me kontratë pune 1 (një)-vjeçare.

Përzgjedhja e praktikantëve të thirrjes për efekt të punësimit me kontratë pune 1 (një)-vjeçare është, si më poshtë vijon:

a) deri në 200 (dyqind) praktikantë për institucionet e administratës shtetërore;

b) deri në 50 (pesëdhjetë) praktikantë për institucionet e tjera publike.

Praktikanti për t’u punësuar me kontratën 1 (një)-vjeçare të punës duhet të ketë përmbyllur me sukses praktikën 3 (tre)-mujore dhe programin e trajnimit pranë ASPA-s.

Përzgjedhja e praktikantëve kryhet nga secili institucion pjesëmarrës, bazuar në vlerësimin e performancës së tyre në praktikën 3 (tre)-mujore.

Ministria përgjegjëse për rininë administron procesin e punësimit të praktikantëve në thirrjen vjetore për institucionet e administratës shtetërore dhe për institucionet e tjera publike, bazuar në kërkesat e institucioneve për punësimin e praktikantëve dhe numrin e praktikantëve që kanë kryer me sukses periudhën 3 (tre)-mujore të praktikës.

Ministria përgjegjëse për rininë dërgon në ministrinë përgjegjëse për financat numrin e praktikantëve që do të punësohen në çdo institucion të administratës shtetërore dhe institucion tjetër publik, në kuadër të këtij programi për çdo vit buxhetor. Ministria përgjegjëse për financat njofton degët e thesarit për numrin e praktikantëve që do të paguhen brenda fondeve të miratuara për institucionin përkatës në ligjin vjetor të buxhetit.

Praktikantët e punësuar, për efekt pagese, klasifikohen jo më lart se niveli i specialistit të kategorisë IV-3.

Fondet e nevojshme financiare për punësimin 1 (një)-vjeçar përballohen nga fondet e buxhetit, të miratuara për secilin institucion për shpenzimet e personelit, për vitin përkatës.

III. DISPOZITA TË FUNDIT

Neni 7

Në përfundim të çdo thirrjeje, ministria përgjegjëse për rininë raporton pranë Departamentit të Administratës Publike të dhënat për çdo praktikant, që ka kryer me sukses periudhën 3 (tre)-mujore të praktikës dhe për çdo praktikant të punësuar me kontratë pune 1 (një)-vjeçare.

Vendimi nr.395, datë 29.4.2015, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në administratën shtetërore dhe institucionet e tjera publike”, i ndryshuar, shfuqizohet.

Neni 8

Ngarkohen ministria përgjegjëse për rininë, Ministria e Financave, Agjencia Kombëtare e Rinisë, Departamenti i Administratës Publike, Shkolla Shqiptare e Administratës Publike dhe të gjitha institucionet e administratës publike, të përfshira në program, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Në temperatura të larta, mbi 1.4 milionë besimtarë myslimanë nisin pelegrinazhin e Haxhit në Mekë

Besimtarët myslimanë nga e gjithë bota kanë filluar pelegrinazhin e Haxhit, një nga pesë shtyllat themelore të fesë islame. Më shumë se 1.4 milionë besimtarë janë mbledhur tashmë në qytetin e shenjtë të Mekës për të kryer ritualet fetare të këtij udhëtimi të shenjtë.

Edhe pse Haxhi është një detyrim që duhet përmbushur të paktën një herë në jetë nga çdo mysliman që ka mundësi financiare dhe është fizikisht i aftë, shumë nuk duan të presin gjatë për ta përjetuar këtë moment të rëndësishëm shpirtëror.

Megjithatë, për shkak të kapacitetit të kufizuar, vendet myslimane kanë vendosur kuota dhe lista pritjeje që zgjasin dekada. Në Indonezi, për shembull, mbi 5.4 milionë njerëz janë në pritje për të kryer Haxhin dhe ky numër rritet çdo vit.

Për të menaxhuar fluksin e lartë të kërkesave, disa qeveri kanë vendosur masa kufizuese. India, përmes komitetit kombëtar të Haxhit, ndalon aplikimet nga ata që e kanë përmbushur më parë këtë detyrim fetar, përveç rasteve të veçanta si shoqërimi i të moshuarve.

Përveç sfidave logjistike, pelegrinazhi është përballur vitet e fundit edhe me vështirësi të shkaktuara nga temperaturat ekstreme, pasi shumica e ritualeve kryhen në ambiente të hapura gjatë orëve më të nxehta të ditës.