Pse SHBA nuk e ka uruar ende Ramën për fitoren në zgjedhjet e 11 majit? Ja si përgjigjet Fatmir Mediu

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është shprehur se opozita ka përcjellë në Shtetet e Bashkuara një raport ku evidentohen shkeljet zgjedhore të 11 majit, raport i cili sipas tij bazohet edhe në raportin paraprak të OSBE-ODIHR.

Komentet Mediu i bëri në emisionin ‘ÇdoKënd’ me gazetaren Merita Haklaj, ku u pyet se përse SHBA-të nuk e kanë uruar ende kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit.

Mediu tha gjithashtu se aktualisht brenda Bashkimit Europian është një situatë jo e mirë dhe sipas tij, kjo është arsyeja që një pjesë e liderëve të Europës gjenden krah kryeministrit Edi Rama.

Ai shtoi gjithashtu se pavarësisht se flitet për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030, aktualisht shtetet kryesore të BE-së janë kundër zgjerimit.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Pyetje: Pse SHBA nuk e ka uruar Ramën për fitoren e zgjedhjeve?

Mediu: Po marr sot pjesën europiane. Europa sot ka një problem të madh, ka nevojë për një histori suksesi dhe histori suksesi quan zgjerimin në Ballkanin Perëndimor. Deri para disa kohësh histori suksesi konsiderohej Mali i Zi, pavarësisht problemeve që ai vend ka me Serbinë dhe Rusinë.

Dhe kështu sjellja fashinante e Ramës për të treguar përralla dhe asnjë realitet shqiptar është bërë një histori e pranueshme, duke treguar që Shqipëria është një vëmendje skajore për BE-në. Nga një sinjal që ne kemi marrë në Bruksel, na thonë shiko, Europa kështu është, Komisioni, etj, etj.

Mos harroni një gjë, nëse marr Presidentin francez që thotë se Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE-së deri në 2030, është pikërisht Franca që nuk pranon zgjerimin e BE. Është pikërisht Franca që sajoi këtë Komunitetin Politik të Europës.

Është pikërisht Merz dhe nuk thotë asnjë fjalë për zgjerimin dhe është skeptik. Në IDU u tha se janë frenuar emigrantët nga Afrika për të shkuar në Itali, duke u thënë se do të përfundojnë në Shqipëri, që është jashtë Europës.

Pra Shqipëria shihet si gogoli për të frenuar emigrantët nga Afrika. Përsa i përket SHBA-ve, ne kemi përcjellë një raport në SHBA me problematikat e zgjedhjeve, bazuar edhe në raportin e OSBE-së. Kjo duket sikur është një luftë për Berishën, jo.

Kjo është një luftë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Gruaja zhduket bashkë me djalin 2-vjeçar, burri kërkon ndihmë: Nuk dua t’ja di për atë, dua vetëm djalin

Shkodër- Gjovalin Mikaj ka denoncuar në Policinë e Shkodrës zhdukjen e bashkëshortes së tij Klaudia Hiluku si dhe të djalit të tyre 2-vjeçar.

Mikaj ka deklaruar se ka humbur kontaktet prej dy ditësh me bashkëshorten e tij dhe se nuk ka asnjë informacion për vendodhjen e tyre. Gjovalin Mikaj kërkon ndihmë publike për gjetjen e djalit të tij, ndërsa është shprehur se nuk ka asnjë interes për gruan, Klaudia Hiluku.

Sipas asaj që Mikaj ka dëshmuar, kjo nuk është hera e parë që gruaja e tij largohet pa lënë gjurmë duke lënë pas dhe djalin e vogël. Ai është shprehur se ka kontaktuar dhe familjarët e saj, të cilët sipas tij, nuk kanë asnjë informacion se ku Klaudia mund të ndodhet dhe mbi të gjitha nuk duan t’ia dinë më për të.

Gjovalin Mikaj kërkon që të gjendet djali dhe se të sigurohet që ai është mirë dhe gëzon shëndet të plotë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin

Trump pret në Zyrën Ovale familjen shqiptare, zbulohet arsyeja dhe dhurata për njërin prej fëmijëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Dondal Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë, konkretisht në Zyrën Ovale, familjen shqiptare Xhaferi.

Mësohet se kjo vizitë u mundësua nga “Make a Wish Foundation”. pasi Presidenti Trump ka në axhendën e tij takime me persona me aftësi ndryshe.

Bëhet me dije se pjesë se këtij rasti është edhe djali i madh i kësaj familjeje me origjinë shqiptare.

Gjithashtu mësohet se Trump i dha djaloshit edhe një monedhë, që do ta ketë kujtim nga takimi me Presidentin e SHBA-ve.

Zyrtarët lokalë në panik/ SPAK bastis zyrat, sekuestron prova të forta

Përgjatë muajit maj oficerët e bkh-së dhe spak kanë sekuestruar afro 100 telefona celularë. Përfshi ato të zyrtarëve të lartë, krimit të organizuar dhe të dyshuarve për krime zgjedhore.

SPAK vijon hetimet në Bashkinë e Tiranës. Burime nga SPAK bënë me dije se, prej mbrëmjes së djeshme deri në orën 10 të mëngjesit të sotëm, janë kryer kontrolle në disa ambiente të Bashkisë së Tiranës.

Janë sekuestruar dokumentacione në Drejtorinë e Punëve Publike të Bashkisë së Tiranës dhe sektorin e pastrim gjelbërim.

Gjithashtu, janë zhvilluar kontrolle edhe në ambientet e bashkisë qendrore, konkretisht në zyrat e dy drejtuesve të saj.
Me vendim gjykate, janë sekuestruar pesë telefona celularë. Ky procedim nuk lidhet me çështjen e Kryebashkiakut Erion Veliajt, por dyshohet për një tjetër aferë të mundshme shpërdorimi detyre dhe korrupsioni nga administrata aktuale.

weblajm.com kontaktoi edhe zyrën e shtypit të bashkisë tiranë për një koment mbi lajmi dhe kontrollet. Në përgjigje të pyetjes ata u shprehen se “ska patur asnjë kontroll të tillë në administratën e bashkisë“.

WebLajm.com ka verifikuar lajmin dhe rezulton se veprimet hetimore janë kryer me kërkes të prokurores Elida Kaçkini dhe miratuar nga Gjykata e Posaçme.

Trag. jedia godet familjen e mjekes në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e saj hυmbin je.tën nga një sυlm ajror izraelit

Një tragjedi e rëndë ka tronditur qytetin Khan Younis në Gaza, ku një pediatre humbi nëntë nga dhjetë fëmijët e saj gjatë një sulmi ajror izraelit. Ngjarja ndodhi ndërsa mjekja Alaa al-Najjar ndodhej në detyrë në spitalin “Nasser”, ku punon prej kohësh.

Sipas deklaratës së spitalit, vetëm një prej fëmijëve dhe bashkëshorti i saj mbijetuan, ndonëse me plagë. Kirurgu britanik Graeme Groom, i cili punon në të njëjtin spital, tha se kishte operuar djalin 11-vjeçar të mbijetuar. Sipas drejtuesve të Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, e cila kontrollohet nga Hamasi, shtëpia e familjes u godit vetëm disa minuta pasi bashkëshorti i mjekes ishte kthyer në shtëpi pasi e kishte çuar atë në punë.

Videot nga vendngjarja, të verifikuara edhe nga BBC, tregojnë trupa të vegjël fëmijësh të nxjerrë të djegur nga rrënojat pas sulmit të së premtes.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se gjatë 24 orëve të fundit kanë goditur mbi 100 objektiva në të gjithë Gazën. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë e Gazës njoftoi se të paktën 74 persona janë vrarë vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Dr. Muneer Alboursh, tha se fëmija më i madh i familjes al-Najjar ishte vetëm 12 vjeç. Në një video të publikuar nga një tjetër kirurg britanik që punon në spitalin “Nasser”, thuhet se babai i fëmijëve është në gjendje shumë të rëndë.

Një tjetër mjek, Youssef Abu al-Rish, tregoi se kishte parë mjeken duke kërkuar me ankth informacion për djalin e saj të mbijetuar në sallën e operacionit.

“Na mjafton! Mëshironi popullin tonë! I bëjmë thirrje të gjitha vendeve, komunitetit ndërkombëtar, Hamasit dhe të gjitha palëve që të na mëshirojnë. Jemi të rraskapitur nga uria dhe zhvendosja, na mjafton!”, tha al-Rish me lot në sy.

Zbulimi i shekullit në Finlandë! Thesari i fshehur mund të ndryshojë Evropën përgjithmonë, u gjet në…

Kur mendon për Finlandën, mendja të shkon te Dritat Veriore, pyjet e gjera ose legjenda e Babagjyshit të Krishtlindjeve. Megjithatë, pak veta e dinë se nën sipërfaqen e saj të qetë dhe të akullt, vendi fsheh një thesar që mund ta ndryshojë rrënjësisht të ardhmen e tij ekonomike dhe ndoshta edhe atë të Evropës.

Në Lapland, në komunën Sodankylä, u zbulua një nga depozitat më të rëndësishme të arit të dekadave të fundit. Kompania kanadeze Rupert Resources ka konfirmuar ekzistencën e një depozite me vlerë afërsisht 10 miliardë euro, një sasi e vlerësuar prej 110 tonësh ari, bllokuar në 52 milionë ton xehe.

Depozita u zbulua pas vitesh shpimesh që filluan në vitin 2016, pas indikacioneve të para serioze që u shfaqën në vitin 2020. Vetëm në fillim të vitit 2024 erdhi konfirmimi përfundimtar: kjo është një nga depozitat më premtuese evropiane në dekada. Atraktiviteti i tij nuk kufizohet vetëm në sasi, por edhe në qëndrueshmërinë e tij ekonomike, me një rendiment të vlerësuar prej 38% dhe një fitim prej rreth 800 dollarë për ton, projekti është veçanërisht tërheqës për investitorët.

Miniera, e planifikuar të fillojë rreth vitit 2030, do të zgjasë të paktën 20 vjet. 10 vitet e para do të përfshijnë minierat sipërfaqësore, ndërsa faza e dytë do të përqendrohet në shfrytëzimin nëntokësor të shtresave më të thella.

Ringjallja e interesit evropian për arin

Kompani të tjera, të tilla si Nordic Resources dhe Latitude 66, po zhvillojnë projekte të ngjashme në Finlandën qendrore dhe veriore, duke u përqendruar në ar, por edhe në metale strategjike si kobalti, i cili është jetik për tranzicionin energjetik dhe prodhimin e baterive. Depozita e Kuusamos, në fakt, mund të mbulojë deri në 25% të kërkesës për kobalt në Bashkimin Evropian.

Finlanda nuk është e panjohur me minierat e arit. Në fund të shekullit të 19-të, zbulimi i arit në lumin Ivalo shkaktoi një nxitim të vogël për flori, i cili ndikoi thellësisht në ekonominë dhe kulturën e Laplandës. Sot, epshi i kërkimit të arit duket se po zgjohet, jo me aventurierët, por me investitorët, gjeologët dhe inxhinierët.

Në një kohë paqëndrueshmërie globale, me inflacion, tensione gjeopolitike, ari është shfaqur përsëri si një investim i sigurt. Çmimi i tij është rritur mbi 3,500 dollarë për ton, duke shënuar një rritje prej më shumë se 22.5% në një vit. Zbulimi në këtë depozitë të re vjen si një mundësi jo vetëm për të pasuruar Finlandën, por edhe për të zvogëluar varësinë e Evropës nga mineralet që vijnë nga vende me marrëdhënie të vështira, si Rusia apo Kina. Kjo pasqyron një rilindje të mundshme të sektorit minerar në Evropë, e ndoshta… në një pikë kritike historike.

Oferta ‘e majme’ që po rikthen në ekran Arbana Osmanin! Zbulohen detaje mbi formatin dhe televizionin

Pas më shumë se dy vitesh mungesë në ekran, Arbana Osmani është gati të rikthehet. Duket se pritjes po i vjen fundi.

Arbana është në bisedime për një rikthim televiziv në sezonin e shtatorit dhe këtë herë jo në platformën ku u bë e njohur.

Burimet thonë se Tv Klan është televizioni i përzgjedhur, dhe se një takim i fundit zhvilluar javën e kaluar, ka vendosur bazat e bashkëpunimit të ri. Edhe pse marrëveshja përfundimtare ende nuk është zyrtarizuar, sinjalet janë pozitive.

Duket se moderatorja i ka thënë “Po” ofertës së majme, për t’u rikthyer në një tjetër sezon. Por shumë janë ndjekësit që pyesin rreth formatit që këtë herë ajo do të drejtojë.

Ndonëse vetë televizioni ka disa variante, ku përfshihet edhe një reality, duket se ende nuk është vendosur se çfarë do të drejtojë. Propozimi që përflitet deri më tani, është një format me histori reale, të ngjashme me atë që Arbana ka moderuar vite më parë.

Megjithatë, gjithçka do të bëhet publike, para nisjes së sezonit të ri në shtator. Ajo çfarë dihet me siguri është fakti se një ofertë shumë bujare është bërë për të, të cilën vetë Arbana ka vendosur që ta pranojë.

“Shqiptarët të rrëzojnë qeverinë”, CDU gjermane me akuza të rënda për Ramën: Ekzekutivi i hajdutëve s’ka vend në Europë

Kryetari i Komisionit të Transportit, Infrastrukturës dhe Lëvizshmërisë së Këshillit Ekonomik të CDU-së Veriore, Martin Henze ka reaguar ashpër për situatën politike në Shqipëri pas farsës elektorale të 11 majit 2025. Në një postim në facebook, Henze i del në krah liderit të PD-së Sali Berisha ndërsa akuzon Edi Ramën dhe qeverinë e tij për manipulim të zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës.

Ai i bën thirrje shqiptarëve të rrëzojnë administratën e paligjshme të Ramës, të neutralizojnë politikisht “nëndetëset” në opozitë dhe të mbajnë zgjedhje të reja demokratike, të organizuara nga OSBE-ja.

Reagimi

Ne dhe kolegët tanë në partitë simotra në BE kemi kuptuar se të gjithë ata që kërkojnë dorëheqjen e liderit të partisë sonë simotër, PD-së – dorëheqjen e Berishës në periudhën 2021–11/2024 dhe tani në maj 2025 – janë në thelb kukulla të Ramës ose oportunistë. Gjithashtu armiq të demokracisë.
Sali Berisha, lideri i PD-së, nuk i ka manipuluar zgjedhjet.

“Fituesit” e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025 në Shqipëri i kanë manipuluar rezultatet me ndihmën e “nëndetëseve” brenda partisë sonë simotër.

Është patetike të fajësosh liderin e partive liberale shqiptare, gjithashtu liderin e viktimave, për faktin që autorët, administrata kriminale e Ramës – të cilën gazeta Bild Zeitung, gazeta më e madhe në Europë, e quan një qeveri mafioze – i kanë falsifikuar zgjedhjet dhe kështu i kanë penguar opozitës fitoren në zgjedhje.

Qeveria Rama, që ka 12 vite që abuzon me paratë e taksapaguesve të BE-së dhe e legjitimon veten vetëm përmes zgjedhjeve të manipuluara, nuk do ta çojë Shqipërinë në BE.

As ne nuk e duam anëtarësimin në BE për sa kohë administrata Rama është në pushtet.

Ekzekutivi i hajdutëve nuk ka vend në Europë.

Zgjedhjet 2024/2025 janë manipuluar në mënyrë strukturore. Kush përfitoi nga kjo? Rama/Balla.

Shqiptarët duhet të rrëzojnë administratën e paligjshme të Ramës, të neutralizojnë politikisht “nëndetëset” në opozitë dhe të mbajnë zgjedhje të reja demokratike, të organizuara nga OSBE-ja.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fmartin.henze.583%2Fposts%2Fpfbid0bEu6FtPQUPf1jjUoRa9ffiLjyMNTmabNC6bGJ3geK2TkW15gvoTDRgGCnNLA8CM8l&show_text=true&width=500

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit, por sfida më e madhe…

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme.

Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet “mbajnë” rezervën më të madhe të arit në planet, e cila vlerësohet në 20 milionë ton.

Megjithatë, nxjerrja e metalit të çmuar që ata zotërojnë, sjell me vete sfida të konsiderueshme për shkak të përqendrimit të tij të ulët në ujin e detit. Sasia e raportuar ka tronditur botën, pasi tejkalon shumë sasinë totale të arit të gjetur nga njeriu gjatë gjithë historisë së tij.

Teknologjia që i është vënë në dispozicion njerëzimit sot nuk lejon një mekanizëm minerar ekonomikisht të qëndrueshëm. Për më tepër, uji i detit përmban shumë metale që e bëjnë të vështirë ndarjen e arit. Ari i tretur nuk është i vetmi burim i vlefshëm që deti “ruan”.

Elemente të tjera të rëndësishme që detet dhe oqeanet kanë janë depozitat e sulfurit hidrotermal. Këto janë depozita që janë më të arritshme sesa ari i tretur dhe mund të nxirren përmes minierave nënujore.

Minierat në det të thellë paraqesin rreziqe shkatërruese për ekosistemet detare. Në fakt, kjo rrezikon mijëra specie të reja, shkatërron shumë habitate detare dhe ndryshimi i zinxhirëve ushqimorë paraqet rreziqe të konsiderueshme.

Megjithatë, disa territore, siç është Papua Guinea e Re, kanë filluar tashmë ta zbatojnë këtë praktikë. Debati mjedisor përqendrohet në ndikimet tragjike që aktivitetet minerare kanë në ekosistemet detare, duke lënë mënjanë mundësitë ekonomike që ato mund t’u ofrojnë vendeve që i praktikojnë ato.

Mundësi reale që deti mund të na ofrojë burimet e tij më të vlefshme

Disa shkencëtarë mbajnë gjallë shpresën se zhvillimet teknologjike do të na lejojnë të arrijmë në zgjidhje të qëndrueshme në të ardhmen për shfrytëzimin e burimeve detare. Nuk është e pamundur që një ditë të shfaqen teknologji që do të lejojnë nxjerrjen e arit nga deti pa shkaktuar dëme të konsiderueshme në mjedisin detar.

Derisa të ndodhë kjo, ari do të vazhdojë të fshihet në thellësitë e detit, madje edhe për vende si Spanja, me disa dete dhe oqeane që lagen në plazhet e saj, gjë që mund t’i sjellë vendit iberik miliona ose miliarda euro.

Thesari më i madh i njerëzimit qëndron i fshehur në det për momentin. Në të njëjtën kohë, Kina ka surprizuar me zbulimin e 230 miliardë ton ari të bardhë në shtratin e detit.