Dοsja e CIA-s amerikαne që fυndos Sali Berishën

Dosja e CIA-s, Berisha ndihmoi Bin Laden të ngrinte celulat terroriste në Shqipëri, makthi nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe arësyet reale të shpalljes ‘non grata’

Nëse Ilir Meta, sipas raporteve më prestigjioze ndërkombëtare, konsiderohet si bajlozi më i madh i korrupsionit në Ballkan, Sali Berisha qëndron disa shkallë më lart, pasi emri tij lidhet me krimet më të tmerrshme njerëzore, kombëtare dhe ndërkombëtare gjatë 30 viteve të pluralizmit shqiptar.

Emri i Sali Berishës lidhet me furnizimin me naftë të Millosheviçit për masakrimin e popujve të Ballkanit, ngritjen e SHIK-ut famëkeq të Bashkim Gazidedes, me të cilin zhdukte njerëz, digjte gazeta dhe masakronte kundërshtarët politikë.

Lidhet me maskaradën e zgjedhjeve të 26 majit ’96, me hapjen depove në ’97, me luftën civile, bombardimin e Jugut, vrasjen e Azem Hajdarit, grushtin e shtetit të ’98, planin për bombardimin e Ambasadës Amerikane, Gërdecin, 21 Janarin, shitjen e detit dhe më një sagë të gjatë krimesh njerëzore dhe ekonomike.

Për të përmbledhur të gjithë veprimtarinë kriminale të Sali Berishës ndoshta duhet të ngrihet një skuadër e përbashkët hetimi me prokurorë shqiptarë, amerikanë dhe hetues nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, për të punuar për një kohë të gjatë.

Nisur nga kjo veprimtari masive dhe e shtrirë në kohë keqbërëse, që do ta kishte zili edhe Pablo Eskobar, Sali Berisha ka të drejtë që është i tmerruar nga drejtësia e re.

Ekstradimi i Izet Haxhisë në Shqipëri, dëshmitarit kyç të krimeve kryesore të Sali Berishës, është një nga makthet, por jo i vetmi për Sali Berishën.

Pas shpalljes ‘non grata’ nga Departamenti i Shtetit Amerikan, Ish-kryeministri është i tmerruar nga hapja e një tjetër dosje nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria e Posaçme, dosje e cila mund ta çojë në burg për jetë.

Bëhet fjalë për lidhjet e Sali Berishës me Osama Bin Laden, terroristin më famëkeq të të gjitha kohërave.

Bashkëpunimi i Sali Berishës me Osama Bin Laden rezulton në një dosje të CIA-s amerikane, e cila ka skanuar të gjithë njerëzit anembanë botës që kanë pasur lidhje me terroristin.

Deri më sot, kjo dosje është lënë në harresë, për shkak se gjykatat dhe prokuroria shqiptare ishin vegla qorre në duart e Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Me ngritjen e organeve të SPAK-ut, ku përfshihen Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata Speciale, hapja e kësaj dosje është e pashmangshme.

Jo rastësisht amerikanët përsërisin herë pas herë masazhin që ‘peshqit e mëdhenj’ të politikës duhet të kenë frikë.

Nga ana tjetër, jo rastësisht, Sali Berisha bën thirrje për rebelim popullor, pasi mendon se mund t’i shpëtojë hetimit dhe gjykimit, duke destabilizuar vendin siç bëri në ’97.

Duke ju referuar informacioneve të dhëna nga një agjent i CIA-s, raportohet se në 9 prill të vitit 1994 Bin Laden ka udhëtuar në Shqipëri, si pjesë e një delegacioni të qeverisë saudite dhe është takuar me zyrtarët e qeverisë vendase.

“Bin Laden vizitoi Shqipërinë si anëtar i delegacionit të qeverisë së Arabisë Saudite dhe u takua me zyrtarët e qeverisë vendase.

Ai e prezantoi veten si mik të qeverisë së Arabisë Saudite dhe se mund të financonte projekte humanitare.

Megjithatë, qeveria e Arabisë Saudite, më herët, po atë muaj kishte ndërprerë të gjitha lidhjet me Bin Laden.

Një ish-oficer i zbulimit amerikan do të ankohej në vitin 1999: ‘Pse ishte ai një anëtar i atij delegacionit? Sauditët supozohej të ishin aleatët tanë. Ata na thanë se ai ishte person ‘non grata’, por këtu ai ishte në një vizitë zyrtare’”, thuhet në dokument, për të cilin ka raportuar dhe “Washington Times” në vitin 2001.

Ndërsa media prestigjioze kanadeze, “Ottawa Citizen” ka raportuar se CIA dhe Interpoli ishin në vëzhgim të vazhdueshëm të aktiviteteve të Al-Kaedës në Shqipëri. Edhe ajo dhe mediat greke kanë deklaruar se Bin Laden vizitoi Tiranën.

Mediat ndërkombëtare, të cilat ju referohen informacioneve të agjencive të inteligjencës, por edhe raportimeve të kohës, kanë raportuar se që nga viti 1994 e deri më 1999 ka pasur një bashkëpunim të ngushtë mes qeverisë shqiptare dhe Bin Laden e grupit të tij, me qëllim ngritjen e celulave terroriste në vendin tonë.

“Në vitin 1994 kryeministri shqiptar Sali Berisha ndihmoi Bin Laden pas vizitës së tij në Shqipëri, për të ngritur një rrjet në Shqipëri përmes fondeve te bamirësisë të Arabisë Saudite”, raporton “Qendra për Paqe në Ballkan”./Pamfleti