Me rikthimin e 4 ish-banorëve në shtëpinë e “Big Brother VIP2”, Luiz Ejlli dhe Qetsor Ferrunaj duket se kanë nisur të bëjnë një aleancë së bashku.
Që në momentin që Efi Dhedhes, Kiara Tito, Bledi Mane dhe Ronaldo Sharka rihynë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Qetsori mori veçmas Luizin për të bërë një plan për eliminimin e banorëve.
Madje mbrëmë gjatë festës që Vëllai i Madh organizoi për 3 banorët që kanë 100 ditë brenda shtëpisë së BB VIP, këngëtari i njohur i tha atij se do bëhej ‘copash që ta çonte në finale’.
Luizi: Dëgjo ça po të them, po nuk u bëra copash me të çuar në finale ty
Qetsori: Jo, jo, mos më premto aman se kam gjithë ata kundër.
Luizi: Kaq po të them. Ti je i treti i vërteti, Armaldo iku, Kristi më doli…. Tani nëse edhe ti më bën ndonjë surprizë
Qetsori: Jo, nuk kam surpriza, mbaj qëndrim të sigurt. Kristi nuk e meritonte finalen. Ti mund ta duash sa të duash, por nuk ka bërë asgjë vetë. Ka edhe një gjë, që nuk paska guxim me thënë faleminderit.
https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=36713bc6-9a59-4634-bcfc-48ea5de8736d&ig_mid=F98241E9-969C-417E-9612-41ED89C03D24