Nëna e dëshmorit Taulant Nura ka dalë më në fund nga azili ku u dhunua mizorisht nga punonjësja e institucionit.
Ngjarja e rëndë kishte ndodhur 4 ditë më parë, por u bë publike vetëm ditën e sotme me publikimin e një videoje shokuese.
Familjarët e të moshuarës kanë reaguar menjëherë dhe e kanë nxjerrë nga aty.
Ajo është nxjerrë nga qendra e të moshuarve “Orenda” nga vajza dhe dhëndri i saj mes puthjesh e lotësh.
Dhëndri i saj zbuloi për mediat se e moshuara vuan nga alzheimeri dhe nuk iu kishte treguar asgjë rreth keqtrajtimit.