E rëndë/ Ishte në ndërtim e siρër, shembet ura, raportohet për dy të υdekur dhe disa të ρΙagosur (Video)

Të paktën dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën në Holandën lindore të mërkurën kur një pjesë e një ure në ndërtim u shemb, thanë autoritetet lokale.

“Një aksident pune ka ndodhur gjatë ndërtimit të një ure. Fatkeqësisht, dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën ”, tha shërbimi i shpëtimit në platformën X.

Autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e aksidentit që ndodhi në një kanal në Lochem.

Pamjet e publikuara nga mediat holandeze treguan helikopterë që fluturonin mbi vendngjarje dhe ambulanca që mbërrinin në zonë.

https://twitter.com/i/status/1760290574362435944