“Nuk ka ftohtë ky? Është shqiρtar si unë”, momenti kur Erdogan heq shallin pas batυtës së Ramës (Video)

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat gjatë takimit me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Nisur nga temperaturat e ulëta në kryeqytetin turk, Erdogan sapo pa Ramën të dalë nga automjeti ka pyetur në mënyrë gazmore këshilltarin e tij shqiptar Sabri Demirin nëse kryeministri kishte ftohtë.

Pasi këshilltari, i cili ishte pa pallto njësoj si Rama afrohet, ky i fundit i thotë që edhe Sabriu është shqiptar prandaj nuk ka ftohtë.

Më pas, Erdogan heq shallin e tij dhe bashkë me Ramën vazhdojnë drejt Presidencës.

Pjesë nga biseda:

Erdogan: Sabri, a nuk ka ftohtë?

Rama: Sabriu nuk ka pallto, edhe ai është shqiptar si unë.

Erdogan: E çfarë të bëjmë tani?

https://www.instagram.com/_u/ediramaal/?utm_source=ig_embed&ig_rid=d5d03c35-a514-441a-9d11-7dff6f36f7b5&ig_mid=ED59D55C-7FF5-4934-A34E-49974AF7EA3E