Gazetαrja ρërlotet teksa njόfton Ιajmin për hαpjen e rrugës së integrimit të Shqipërisë në BE

BE dhe Shqipëria do të zhvillojnë të martën konferencën e parë ndërqeveritare, me qëllim nisjen e rrugëtimit të integrimit të vendit, që është diçka që ndodh pas 30 vitesh pluralizëm në vend.

Kjo mbart një simbolikë historike pavarësisht se tashmë shumë e kanë humbur shpresën për një integrim të shpejtë tonin në familjen europiane për shkak të zvarritjeve të vazhdueshme.

Diçka e tillë ka qenë emocionuese edhe për vetë gazetaren e ABC, e cila raporton prej 20 vitesh mbi rrugëtimin e Shqipërisë për në Bashkimin Europian.

Fill pasi ia çoi këtë lajm redaksisë së abcneës.al, Zykaj u fut LIVE në prolin e saj në Facebook duke mos i mbajtur edhe lotët.

“Dua të ndaj me ju një lajm shumë të bukur, siç është ai i nisjes së negociatave të anëtarësimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kam ardhur të raportoj që student këtu dhe tashmë janë bërë 20 vite. Tani kemi ardhur në fazën finale. Kjo është shumë emocionuese”, tha Zykaj.