Një incident u regjistrua nga kamera e mediave greke mëngjesin e sotëm në plazhin e Alimos, me një burrë që i vodhi varësen nga qafa një të moshuare, teksa ajo po përgatitej të zhytej.
Sipas gazetarit të SKAI-t, hajduti që rrëmbeu kryqin ishte duke ecur në plazh që herët në mëngjes bashkë me një bashkëpunëtor.
E moshuara duke folur për gazetarin, tha se hajduti i vodhi varësen me kryq nga qafa.
“Unë po bëhesha gati të zhytesha dhe ai më kapi kryqin”.
Sipas saj, kryqi ka njëfarë vlere dhe ka pasur një zinxhir të trashë, dhe kjo duket se e ka tunduar hajdutin për ta vjedhur.