Gazetarja e Top Channel, Jetona Koçibelli emërohet drejtore e COD në Kryeministri

Jetona Koçibelli, autorja, moderatorja dhe gazetarja e Top Channel, që prej shtatorit 2024 është Drejtore e Qendrës për Hapje dhe Dialog pranë Agjencisë për Dialog dhe Komunikim, Këshilli i Ministrave, Tiranë.

Koçibelli mban një Diplomë Bachelor (BA) në “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” (2011) dhe një Diplomë Master Shkenor (MSc) për “Marrëdhëniet me Publikun” (2016), nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës, Shqipëri.

Përveç arsimimit të saj formal, Jetona ka pasuruar më tej ekspertizën e saj profesionale përmes një sërë kualifikimesh të specializuara, duke përfshirë: Trajnime dhe studime të avancuara për gazetarinë investigative nga Rrjeti Ballkanik i Raportimeve Investigative (BIRN) (2015); nga Agjencia Ndërkombëtare Franceze e Lajmeve (AFP) (2010); Trajnime të fokusuara në çështjet mjedisore, nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) (2011); Seminare për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara mbi Konventat e OKB-së, nga Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar (2011); Trajnime për Promovimin e Pjesëmarrjes së Grave në Politikë përmes Mediave Sociale, nga Instituti EUNACAL (2011), etj.