Gjendje Ιυfte, dronët e Kosovës në Serbi? Vuçiç ngre avionët MiG-29 në aksion, ja çfarë po ndόdh

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç urdhëroi vënien e ushtrisë në gjendje gatishmërie, pasi disa dronë hynë nga Kosova në territorin e Serbisë qendrore. Këtë e thanë kryeministrja Ana Brnabic dhe ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, një ditë pasi njoftimit të për rritjen e gatishmërisë luftarake, për shkak të situatës me targat në Kosovë.

Në një deklaratë për televizionin publik serb RTS, Vuçeviç tha se ka dhënë urdhrin që “çdo objekt i tillë të eliminohej ose të vihej nën kontroll nga forcat e armatosura të Serbisë”. “Ne do të mbrojmë qiellin që nën kontrollin tonë e që mbulohet nga sistemet tona ajrore, sipas rezolutës 1244 dhe marrëveshjes së Kumanovës. Ai do të jetë i sigurt për të gjithë qytetarët e Serbisë”, tha ai.

Serbia aktivizoi avionët MiG-29, siç tha ministri, për patrullimin e hapësirës ajrore të vendit. Disa media në Serbi transmetuan informacione jozyrtare më 1 nëntor, se dronët pa pilotë “po filmonin aktivitete në zonën e sigurisë tokësore dhe në dy kazerma”. Sipas raportimeve, fluturuan mbi Merdare dhe rrethinat e Rashkës, në kufirin me Kosovën dhe në jug të Serbisë.

Por ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, hodhi poshtë pretendimet, duke i cilësuar ato një pretekst për rritjen e ushtarëve serbë rreth kufirit me Kosovën. “Në lidhje me deklarimin e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për gjoja lëvizjen e dronëve të panjohur nga territori i Republikës së Kosovës mbi vendbanimin e Rashkës, njoftojmë qytetarët se këto pretendime janë plotësisht të pavërteta, dhe çfarëdo diskursi i tillë është vetëm pretekst për rritjen e numrit të trupave të ushtrisë serbe përreth kufirit me Republikën e Kosovës, si mjet për përhapjen e një gjendje paniku mbi qytetarët e të dyja shteteve”, tha Mehaj.

Tensionet mes dy vendeve vijnë në kohën kur në Kosovë po zbatohet plani i qeverisë riregjistrimin e automjeteve me targa të paligjshme të lëshuar nga Serbia. Plani ndahet në tre faza dhe për momentin konsiston në lëshimin e paralajmërimeve për shkelësit.