Grυρi i hαkerave që sυΙmuan serverat e shtetit kërcënojnë: Ja çfarë informacionesh të nxjerrim

Grupi i hakerave “Homeland Justice” që morën përsipër sulmin ndaj serverave të shtetit shqiptar kanë kërcënuar me nxjerrje informacionesh të tjera.

Në rrjetet sociale, llogaria e grupit të hakerave që më parë ka nxjerrë dokumente nga Ministria e Brendshme shqiptare, këtë herë pyet se çfar lloj informacioni dëshiron publiku që ata të publikojnë.

“Ju zgjidhni çfarë informacioni duhet të publikojmë dhe ne do e nxjerrim. Të kënaqur”

1.Kryeministri

2.Ministrat

3.Anëtarët e parlamentit” thuhet në mesazhin që grupi Homeland Justice ka shpërndarë në rrjetet sociale.

Grupi i hakerave rrëzoi për disa ditë sistemin e shërbimeve online, ndërsa qeveria është duke bashkëpunuar me ekspertët e Microsoft për të parandaluar goditje të tjera kibernetike. Ende nuk ka një version zyrtar për origjinën e sulmit, por dy janë pistat kryesore, iraniane dhe ruse.