Kush është student e di fare mirë se çdo të thotë kur vjen muaji Shkurt,
apo Qershori kur është sezoni i provimeve dhe duhet të vrasë mendjen nëse do të kalojë,
apo është e pamundur dhe duhet t’u ofrojë lekë pedagogëve.
Mbase kjo e fundit i ka ndodhur dhe një vajze, e cila si rrugëzgjidhje ka gjetur një të ri në Itali,
që pasi e ka “peshkuar” në rrjetet sociale, për 2 ditë i ka kërkuar si nder që t’i dërgojë 70 Euro, për shkak se do t’ia japë zyshës.
Djali, ka dërguar bisedën e plotë pranë redaksisë tonë dhe… ju mund ta gjykoni vetë.