I biri rekΙamon jetën lυksoze/ Irfani lë pa rroga ρυnonjësit e “Prestige Resort”

Pak ditë më parë, JOQ ALBANIA ishte e vetmja media që publikoi protestën e punonjësve të fabrikës së “Birra Tirana”. Disa punëtorë protestonin për rroga të prapambetura dhe për mungesën e siguracioneve.

Ata shpreheshin se aksioneri kryesor, Irfan Hysenbelliu nuk i kishte paguar, madje kishte edhe punonjës që ishin shkarkuar pa të drejtë.

Menjëherë pas publikimit të lajmit, në redaksinë tonë mbërriti i njëjti shqetësim, por këtë herë në lidhje me një biznes tjetër të Irfan Hysenbelliut. Një ish-punonjëse e “Prestige Resort”, vendi ku hanin dhe pinin qeveritarët, është shprehur se ka dy muaj pa marrë rrogën.

Ajo tregon se atje ka punuar bashkë me nënë e saj dhe që të dyja nuk kanë marrë rrogat. Më pas janë larguar nga puna dhe i gjithë stafi në resort është i ri.

Thënë shkurt, nënë e bijë i kanë humbur shpresat për të marrë rrogat e prapambetura.

Është disi e çuditshme në fakt, që punonjës të pronarit Irfan Hysenbelliu nuk paguhen, ndërkohë që djali i tij, bën jetë luksoze dhe e publikon atë në rrjete sociale tërë karshillëk.