Ilir Meta ndërron mendje: Nuk sγnoj këshillin bashkiak, dua të bëhem krγeministër

Kryetari i PL, Ilir Meta thotë se nuk ka pasur propozim në takimin me kryetarin e PD Sali Berisha për kryetar të këshillit bashkiak në Tiranë.

Meta tha në emisionin “Opinion” se  “superpolitikanin” që deklaroi pas takimit me Berishën, qytetarët do e njohin në zgjedhje. Meta mohoi se kishte propozuar emrin e tij, siç u fol në media. Edhe pse burime brenda PL shprehen se në fakt Meta ka propozuar emrin e tij, Meta duket se ka dredhur. Ai tha se tani synon të bëhet kryeministër, pasi ka ambicie kombëtare dhe jo lokale.

Meta: Çdo lloj manovre anti-ligjore kundër pluralizmit politike nga Edi Rama do të dështojë. Më 6 mars unë kam qenë president dhe nuk jam angazhuar. Pa diskutim do jemi të përgatitur për gjithçka. Besoj se në këto 4 vite të një marrëzie që ka ndodhur. Të gjithë e kanë kuptuar se çfarë mund të bëj Rilindia kur ka 100% të pushtetit, ajo është rehat, por jo populli.

Fevziu: Kush është superpolitikani që i keni propozuar Berishës?

Meta: Nuk është bërë një propozim, është diskutuar për rëndësinë e këshillave bashkiake dhe si pjesë e mërrëveshjes të fusim risi të seancave transparente dhe live. Superpolitikani do e shikoni do të jetë një që do e shikoni. Unë vet kam plane kombëtare.

Fevziu: Ju nuk do të jeni?

Meta: Normal!