Bashkimi Europian ka aktivizuar satelitin Copernicus për t’i ardhur në ndihmë Iranit të gjejë presidentin e zhdukur Ebrahim Raisi, i cili u përfshi në një aksident me helikopter së bashku me ministrin e Jashtëm.
Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç thotë se aktivizimi i satelitit që do të skanojë zonën ku dyshohet se është rrëzuar helikopteri, është bërë pas kërkesës për ndihmë nga Irani.
“Me kërkesë iraniane për ndihmë ne po aktivizojmë satelitin CopernicusEMS të BE-së. Reagimi i shpejtë skanimi i hartës në funksion të aksidentit të helikopterit që raportohet se mbante Presidentin e Iranit dhe ministrin e tij të jashtëm”, ka njoftuar ai.
Upon Iranian request for assistance we are activating the 🇪🇺's @CopernicusEMS rapid response 📡 mapping service in view of to the helicopter accident reportedly carrying the President of #Iran and its foreign minister. #EUSolidarity
— Janez Lenarčič (@JanezLenarcic) May 19, 2024