Përfυndojnë në υrgjencë tre anëtarë të një familjeje, dγshohet se… u rrahën me njëri-tjetrin

Ρolicia e stacionit në Shtime të Kosovës ka pranuar një informatë për një rrahje në rrugën “12 Qershori”. Sipas policisë dyshohet për dhunë në familje, si pasojë e së cilës janë lënduar tre persona.

Të lënduarit kanë pranuar ndihmë mjekësore në qendrën shëndetësore, por janë dërguar në urgjencë në qytetin e Ferizajt.

“Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë mësuar se tre persona anëtarë të familjes, dyshohet për dhunë në familje, kanë pësuar lëndime trupore dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, për trajtim të mëteshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti po hetohet”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.