Në takimin e sotëm të kryetarit të PD-së me banorët e Pukës dhe Fushë-Arrezit, një grua e moshuar ka bërë deklaratën e fortë duke kërkuar autorizimin e ish-kryeministrit për të qëlluar me plumb Edi Ramën.
82 vjeçarja përdori fjalë të ashpra drejtuar kryeministrit, ndërsa kreu i PD-së iu përgjigj duke thënë se ajo çfarë duhet është vetëm vota.
Berisha takim me banorët e Pukës dhe Fushë-Arrëzit:
Zeria Dizdari: Në Pukë nuk ke asnjë, me dalë dikush me bërtit, me vra dikën. Unë jam 82 vjeçe, me ba me më dal përpara, i bi në plumb ballit Edi Ramës.
Ai ka siguruar nipa e mbesa e stërmbesa duke vjedhur shqiptarët. Del e thotë që shqiptarët janë të mbrojtur.
Jo kur të marrë pushtetin zoti Berisha, por më para, më autorizo mua, pa i ra në plumb ballit s’e lë. Sa kam me jetu unë, po shkoj e po e zhduk qenin.
Sali Berisha: Votën kemi plumb ne…