Epo, ka edhe kështu. Mos u cudisni me këtë grua, e cila po kërkon dikë që t’i marrë ‘kontrollin’ e jetës dhe ta ndihmojë atë të marrë të gjitha vendimet e saj për një muaj.
Për këtë, ajo është e gatshme të paguajë plot 2200 euro.
Ky person, që mediat britanike nuk e kanë identifikuar, është nga Bristol, Angli.
Sipas “The Sun”, ajo ka nxjerrë njoftimin në Bark.com e po kërkon ndihmë. Thotë se ai që lamë pas, ka qenë një vit i keq.
“Hi, pak e çuditshme kërkesa ime, por në thelb, ndihem sikur kam nevojë për dikë që të marrë vendimet e mia për mua. Unë kam pasur një vit të keq dhe do të doja që dikush të merrte “kontrollin” e jetës sime.
Unë nuk kam asnjë ide nëse ekziston një gjë e tillë, por kam vendosur të kërkoj, prandaj mendova se ishte me vlerë. Jam e gatshme për të paguar 2000 Paund”, shkruan ajo.
Gruaja ka shpjeguar edhe gjërat e tmerrshme që i kanë ndodhur, mes tyre marrëdhënia e keqe me të dashurin, si dhe humbjen e një sasie parash që ajo i kishte dhënë një miku, ndërsa udhëtonte në Zelandën e Re.
“Unë jam plotësisht e paaftë për të bërë zgjedhjet e duhura me veten time”, shkruan ajo.