Lαjmëroi vetë policinë dhe i dorëzon një arsenαΙ armësh të ’97-ës, ρrocedohet ρenalisht 65-νjeçari në Kukës

KUKËS

Lajmëroi vetë policinë dhe i dorëzoi një arsenal armësh të ’97-ës, procedohet65-vjeçari në Kukës.

Në kuadër të sensibilizimit mbi rrezikun që sjell mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe për penalitetet e ashpra që parashikon Kodi Penal i vendit tonë, për këtë veprimtari kriminale, shtetasi Rr. B., 65 vjeç, ka njoftuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, për një rast të tillë, dhe shërbimet kanë shkuar menjëherë në banesën e tij, në fshatin Bicaj.

https://streamja.com/embed/NJr37

65-vjeçari iu ka dorëzuar shërbimeve të Policisë, një arsenal armësh dhe municioni luftarak, të përvetësuar gjatë vitit 1997, të cilin ky shtetas e mbante të fshehur në banesën e tij.

Arsenali i dorëzuar përbëhet nga: 1 kallashnikov, 3 pistoleta, 3 granata defensive, 1300 fishekë pistolete, rreth 2500 fishekë kallashnikovi, 7 krehra armësh dhe 4 ndezësa të unifikuar.

Armët e zjarrit janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, për të verifikuar nëse janë përdorur ose jo, për ndonjë ngjarje kriminale, ndërsa për 65-vjeçarin ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.