Mark Zuckerberg bëhet baba për herë të tretë, ndan foton e parë me vajzën

Shefi ekzekutiv i META, Mark Zuckerberg dhe gruaja e tij Dr Priscilla Chan, janë bërë prindër për herë të tretë, lajmin e ka bërë vetë Zuckerberg me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka zbuluar gjininë e foshnjes dhe emrin.

Çifti janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë quajtur Aurelia Chan Zuckerberg.

“Mirë se erdhe në jetë, Aurelia Chan Zuckerberg! Ti je një bekim i vogël”, shkroi ai postimin.

Në një nga fotot, Zuckerberg mund të shihet duke buzëqeshur me të porsalindurin e tij.

Një foto e dytë tregon Chan duke mbajtur vajzën pranë saj.

Çifti është i martuar që nga viti 2012 dhe tashmë kanë tre fëmijë Augustin pesëvjeçar dhe Maxima “Max” shtatëvjeçare dhe vajzën e sapolindur.