ME FOTO: Tetë të rinj shqiptarë përfundojnë pas hekurave në Britani, të gjithë me “shtëpi bari”

Shqiptarët e arrestuar në Britani

Mirush Kula
Sami Lame
Fjorelo Rama
Ardit Bytyçi
Rolomol Cipi
Arbjol Cami
Eridon Hasanpapaj

Tetë të rinj shqiptarë kanë përfunduar pas hekurave në Britaninë e Madhe pasi janë kapur në operacione të ndryshme policore duke kultivuar kanabis në shtëpi të përshtatura si ferma.

Vetëm pak ditë pas burgosjes së 4 të rinjve shqiptarë që u kapën teksa tregtonin kanabis, tetë shqiptarë të tjerë kanë patur të njëjtin fat.

Autoritetet në Britani kanë publikuar emrat dhe fotografitë:

Visar Vercani, 12 muaj burg për kultivim kanabisi, paguhej 100 paund në ditëMirush KulaSami Lame

Mirush Kula dhe Sami Lame, 20 muaj burg, u kapën në shtëpi me 248 bimë kanabisi. Sami Lame e ka për herë të dytëFjorelo Rama

Fjorelo Rama, 25-vjeçari shqiptar është fermer kanabisi, u kap në një shtëpi bari me 238 rrënjë të bimës narkotikeArdit Bytyçi

Ardit Bytyci, 27-vjeç u kap me sasi të konsiderueshme kanabisi, pas dënimit do dëbohet në vendin e origjinës, siç do të ndodhë edhe me të arrestuarit e tjerëRolomol Cipi

Rolomol Cipi, fermeri i Seaham-it do të kryejë 13 muaj burg dhe do dëbohet në Shqipëri. 25-vjeçari ishte kopshtar në hierarkinë e shtëpisë së barit, rangu më i ulëtArbjol Cami

Arbjol Cami, u dënua me 20 muaj burg dhe dëbim, ndërsa gjykatësi e qortoi se si ishte përfshirë në këtë aktivitet kriminal, duke qenë se është shumë i ri në moshë, 21-vjeç.Eridon Hasanpapaj

Eridon Hasanpapaj, do dëbohet në Shqipëri pasi të kryejë 12 muaj burg. Ai u kap me 63 bimë kanabisi në shtëpinë e barit