Kjo është historia emocionuese e ciftit Enver dhe Etleva Zinës.
Ata janë të martuar prej 15 vitesh, por vetëm së fundmi janë bekuar me ardhjen në jetë të tre fëmijëve trinjakëve Amel, Mabel dhe Elsian./Pamjet meP0SHT.
Përmes lotëve ata treguan për emisionin “ Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus momentet emocionuese të plotësimit të ëndrrës së tyre të kahershme.
“Kemi pritur shumë, kurrë nuk i humbem shpresat… Na është dashur të marrim kredi për të bërë fertilizimin In Vitro pasi nuk i kemi patur
mundësitë ekonomike më parë”, u shpreh mes emocionesh Etleva, e cila 5 muajt e fundit të shtatëzanisë i ka kaluar pranë spitalit pasi kishte komplikacione.