Nami te Ardit Gjebrea! U njοhën në Facebook, Avniut i “bie tavαni mbi tokë” kur mëson se kυsh ishte…

Rubrika “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan ndryshe nga çdo puntatë tjetër ditën e sotme nuk u zhvillua

në studion e së Dielës Shqiptare, por në zyrën e ndërmjetëses Eni Çobani, aty ku edhe fillon çdo seancë ndërmjetësimi.

Avniu rrëfeu në program historinë e tij të dashurisë, e cila nuk shkoi aspak si ai e kishte menduar.

Në Shtator të vitit 2019, një person i çon një ftesë në Facebook. Ajetja ishte nga Kosova, por jetonte në Amerikë.

Ata filluan të flisnin me njëri-tjetrin dhe Avniu tregon se gjatë bisedave me të, ai mori vesh që ajo kishte qenë e martuar, por ishte divorcuar.

Fillimisht Ajetja i kishte thënë që kishte vetëm një fëmijë, por më pas me kalimin e ditëve i kishte treguar se nuk kishte një, por pesë fëmijë nga martesa e saj.

Pavarësisht se nuk ishte treguar e sinqertë, Avniu pranoi të vazhdonte bisedën me të dhe ajo i kishte premtur se do takoheshin kur të vinte në Kosovë.

Avniu: Në Shtator të 2019-ës dikush më ka bërë ftesë në adresën time në Facebook. Një femër, e kam pranuar, kam biseduar.

Më ka thënë jam një femër nga Amerika. I thashë ç’ne adresën time, unë nuk të njoh dhe nuk më njeh?

Eni Çobani: Pra ishte dëshira e saj për t’u lidhur me ju? Avniu: Po! Më tha të kam parë emrin, më ka pëlqyer që shkruaje mirë, shpërndaje shumë gjëra të mira dhe prandaj.

Thashë mos është një provokim, se unë kam kaluar disa gjëra. Jo tha të betohem. 

SHIKO VIDEON KËTU