Radikalisti fetar Luigj Marku, që nxit urrejtje nga myslimanëve në rrjetet sociale, i ka shpallur sfidë të hapur reperit të njohur, Stresi, i cili deklaroi se “do e bënte copa-copa live”.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai deklaroi se “është mbi shtetin”, madje theksoi se policia e di adresën e tij.
Luigj Marku iu drejtua Stresit duke i thënë se “nuk është ai që shkon në burg”, por reperi duke iu drejtuar “në burg po shkoni ju k***a, ju b*** q***”.
Radikalisti fetar “pa iu dridhur qerpiku” tregoi adresën e tij të shtëpisë në Dublin dhe numrin e telefonit.
“Nuk shkoj në burg unë, jam përmbi shtet. Në burg po shkoni ju k***a, ju b*** q*** po shkoni në burg. Policia e di adresën time, në Dublin është adresa ime numri telefonit është … Dërgojeni tek policia, të vijë policia këtu”, tha ai.
Sherri virtual mes tyre nisi pasi Luigj Marku ofendoi rëndë nga nëna reperin.
36 vjeçari nga Lezha, i cili jeton jashtë trojeve shqiptare, iu drejtua: “Ja q****a Shpresën, është nëna atij, Stresit. Të q****a Sali Lushën dhe Shpresa Lushën”, video që u bë virale në mediat sociale.
Stresi kërcënoi publikisht duke thënë se “do i presë fytin Luigj Markut”. Ai tha se do shkojë deri në Dublin dhe do e bëjë copa-copa live.
Video Player