Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja u arrestua sot në Durrës me urdhër të SPAK, ndërsa mbi të rëndojnë tre akuza, por jo ajo e “shpërdorimit të detyrës”.
Policia e Shtetit ka dhënë informacion mbi operacionin për arrestimin e Çyrbjas, i cili, siç raportoi Voxnews.al, u prangos teksa ishte në makinën që drejtohej nga shoferi i tij.
Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masen e sigurimit arrest ne burg të caktuar nga Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ndaj shtetasit Jurgis Cyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni altiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal.
Vlen të theksohet se Çyrbja ka qenë drejtor i Hipotekës së Durrësit gjatë kohës kur Emiljano Shullazi mori Hotel Vollgën në Durrës. Ai ishte edhe pjesë e gjyqit ndaj Shullazit, ku dëshmoi për lidhjet e tij me biznesmenin Ylvi Beqja.
“Ylvi Beqaj më ka kërkuar regjistrimin e hotel ‘Vollgës’. Beqja më tha do të prezantoj me bashkëpronarin. Kur erdhi e pashë që ishte Shullazi. Jam takuar në një lokal në Shijak afër shtëpisë sime”, ka thënë deputeti i PS, duke rrëfyer edhe bisëdën me Emiljano Shullazin. Shullazit i kam thënë se do të zbatoj ligjin. Ai më pyeti nëse do ta regjistroja pronën. Bëra regjistrimin dhe kufizimin e pronës. Kam pasur konflikte, po jo me personat e pandehur”, tha Çyrbja në gjyqin ndaj Shullazit.
Është ende e paqartë nëse akuzat kanë lidhje me këtë episod, teksa dyshohet se ai mund të ketë dalë në përgjimet e aplikacionit “SKY ECC” me personazhe të botës së krimit.
Çyrbja dha dorëheqjen vetëm pak ditë më parë, pasi u mor i pandehur nga SPAK. Ai akuzohet për “shpërdorim detyre” gjatë kohës që drejtonte Hipotekën e Durrësit, para zgjedhjes si deputet në vitin 2021.
Çyrbja u thirr më 11 tetor në SPAK nga prokurori Dritan Prençi, ku u morr në pyetje mbi tetë orë, pas kallëzimit të bërë nga Edi Paloka në vitin 2021.