Ngjarje trόnditëse/ 17-υjeçari υret me thikë mësυesin

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gjermani ku një 17 vjeçar ka vrarë me thikë një mësues.

Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në një shkollë profesionale në Münsterland. Mësuesi 55-vjeçar ndodhej vetëm në një klasë kur 17-vjeçari dyshohet se e sulmoi me thikë, sipas policisë.

Sulmuesi më pas thirri policinë dhe kur oficerët e prangosën, ai nuk bëri rezistencë, tha policia gjermane në një deklaratë, e cila nuk specifikoi motivin e sulmit.

Është e paqartë nëse i riu ka vepruar për shkak të problemeve shkollore, private apo nëse ka probleme të shëndetit mendor.

Sipas hetimeve të deritanishme për vrasje, i dyshuari thuhet se e ka vizituar 55-vjeçarin në shkollë pasdite. Në atë kohë, mësuesi ishte vetëm në një klasë. Autopsia e trupit të mësuesit dhe paraqitja e mundshme e 17-vjeçarit para gjykatës do të bëhet të mërkurën më herët, tha një zëdhënëse e policisë.