“Nuk e kam dashur asnjëherë”, aktorja Mirketa Çobani rrëfen ndarjen nga Agim Shuke: Më ngritën kurth shoqet!

Aktorja e njohur e filmit dhe teatrit, Mirketa Çobani ka ardhur me një rrëfim ndryshe për jetën dhe karrierën e saj.

Në emisionin “Living Room”, aktorja ka rrëfyer se nuk ka asnjë peng që është divorcuar nga aktori, Agim Shuke.

Madje dhe rrëfeu detaje nga jeta e saj e vështirë martesore.

Në rrëfimin e saj, aktorja Çobani tha se ishin rrethanat ato që e detyruan të martohej pasi shokët dhe shoqet i ngritën kurth.

Por nuk u ndal në ndarjen e më shumë detajeve nga martesa që erdhi në jetë një vajzë, Jonida.

“E vërteta është kjo që çdo njeri ka drama në familjen dhe në jetën e tij. E kam rritur vajzën e vetme. Unë nuk kam pasur paragjykime nga familja ime për divorcin. Problemi është se unë jam natyrë që sfidoj nuk lëshohem, nuk dorëzohem. Kjo ishte jeta, destini është destin. Ndonjë peng? Asnjë gjë, përkundrazi. Për mua ka qenë një jetë e humbur. Të martohesh me një njeri që të krijojnë rrethana të tilla, të bëjnë kurthe…shoqet dhe shokët më kanë bërë kurth e më detyruan u martova me të. 7 ditë mbledhje…llafet që nuk i pranoja unë si natyrë. Më thoshin “k”. Edhe u detyrova që u martova, nuk është se e kam dashur ndonjëherë! Asnjëherë. Jo se nuk e kam vlerësuar si njeri. Por dashuria është tjetër gjë. Dashuria dhe miqësia është tjetër gjë. Nuk e kam dashuruar asnjëherë. S’më linte dëshira që ta puthja. Ndoshta nuk do të isha divorcuar se unë martesën e bëra për opinion. Unë e ndava sepse nëna e tij ishte shumë agresive. Ajo kur nuk ishte ai në shtëpi më thoshte “ik moj fytyrë e shëmtuar, moj shëmtaraqe, i ngele në derë djalit tim, të mori djali im me zor për të të shpëtuar ty’. Më vinte bukën para, por nuk më shkonte poshtë. Nga 68 kile u bëra 46 kile njeri për 1 vit. Ky nuk më mbrojti asnjëherë,” tregoi Mirketa Çobani.

Më herët, ishte e bija, Jonida Çobani ajo që tregoi në media pengun më të madh të jetës, atë që nuk arriti të njihte babanë e saj.