Vajza 14-υjeçare go ditet nga treni, ndërron je të në υend

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Cesano Maderno, në provincën Monza dhe Brianza, ku një vajzë 14-vjeçare ka humbur jetën pasi u godit nga një tren në kryqëzimin hekurudhor të ish-stacionit të qytetit.

Incidenti ka ndodhur pasi vajza ka tentuar të kalojë shinat, ndërsa barrierat e kalimit ishin të mbyllura. Ajo dyshohet të ketë mbajtur kufje në momentin e kalimit, duke e bërë të pamundur për të dëgjuar arritjen e trenit.

Stafi i urgjencës 118 ndërhyri menjëherë pas ngjarjes, por për fat të keq nuk mundi të bënte asgjë për vajzën, përveç konfirmimit të vdekjes së saj.

Ky aksident ka shkaktuar pasoja serioze në transportin hekurudhor, duke çuar në ndërprerjen e përkohshme të linjës midis Palazzolo Milanese dhe Seveso.

Policia hekurudhore dhe karabinierët e Cesano Maderno janë duke hetuar rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që ka pasur raporte për aksidente të tjera fatale në të njëjtin vend.

Sipas burimeve lokale, një numër aksidentesh të ngjashme ka ndodhur në këtë zonë, duke shkaktuar shqetësim të madh midis qytetarëve të komunës.

Ndërkohë, një marrëveshje për ndërtimin e një mbikalimi hekurudhor midis Ferrovie Nord dhe administratës komunale të Cesano Maderno u nënshkrua pak më pak se një vit më parë, por ende nuk është realizuar.

Kjo ka shkaktuar polemika dhe shqetësim tek banorët e zonës, të cilët kërkojnë një zgjidhje më të shpejtë për të parandaluar ngjarje të tilla tragjike në të ardhmen.

Çfarë ndodhi në Vaun e Dejës?! Si e paralajmëroi Edi Rama kryebashkiakun e tij të mos bashkohej me Tom Doshin

“Kristian mos më luaj me dy porta, Kristian! Mos më luaj me dy porta!”

Këto ishin fjalët e kryeministri Edi Rama në Vaun e Dejës, në një takim përmbyllës të fushatës me strukturat atje. Vetëm një javë nga dita e zgjedhjeve, Edi Rama e paralajmëroi publikisht kryebashkiakun socialist që të mos bëhej palë me Tom Doshin.

Eshte fort e qetë në zonë kishin shkuar dhe në veshin e kryeministrit, ndaj dhe Edi Rama si rrallëherë, u detyrua ta paralajmëronte publikisht Kristian Shkrelin që të mos luante me dy porta.

Që kryebashkiaku socialist nuk e dëgjoi apelin e kryetarit, kjo është pak po e sigurt, por nëse ai u përfshi në fushatë për Tom Doshin dhe ka përdorur pushtetin lokal për të mbushur “thesin” e PSD-së, këtë do ta provojë Prokuroria e Posaçme.

Siç raportohet, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar në Vaun e Dejës dhe i kanë sekuestruar celularin Kristian Shkrelit, shoqëruesit të Tom Doshit, si dhe disa zyrtarëve të Partisë SocialDemokrate.

Kristian Shkreli është zgjedhur kryebashkiak i Vaut të Dejës në zgjedhjet e 14 Majit 2023, nën siglën e Partisë Socialiste, por mesa duket situata ka ndryshuar edhe në bazë menjëherë pas krisjes së marrëdhënies mes aleatëve Rama-Doshi.

Estonezët u përpoqën të kapnin cisternën ruse, më pas shfaqet një SU-35

Ushtria e Estonisë ka tentuar të ndalojë dhe kap tankerin Jaguar, i cili i përket “flotës nën hije” ruse, e cila po lundronte drejt një porti rus nën flamurin e shtetit afrikan Gabon.

Për të ndihmuar tankerin, avioni ushtarak rus SU-tridhjetë e pesë hyri në hapësirën ajrore të Estonisë, njoftoi në rrjetin social iks Anton Gerashchenko, ish-këshilltar i ministrit të Brendshëm të Ukrainës.

Estonia akuzoi Rusinë për shkelje të hapësirës së saj ajrore dhe i dërgoi sot një notë proteste ambasadorit rus.

Media estoneze ERR.ee raportoi se incidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur një avion ushtarak SU-tridhjetë e pesë rus shkeli hapësirën ajrore të Estonisë pranë gadishullit Juminda për më pak se një minutë.

Sipas mediave estoneze, avioni rus nuk kishte plan fluturimi dhe transponderi i tij ishte i fikur. Kjo është hera e parë këtë vit që Forcat Ajrore Ruse shkelën hapësirën ajrore të Estonisë.

Ne momentin e incidentit, avioni gjithashtu nuk kishte komunikim të dyanshëm me radio me kontrollin e trafikut ajror estonez, njoftoi shërbimi i marrëdhënieve me publikun i Shtabit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes të Estonisë.

Flota nën hije ruse i referohet një grupi cisternash kryesisht të vjetra, të mirëmbajtura keq dhe të parregulluara dhe anijeve të tjera me struktura të paqarta pronësie, të cilat transportojnë naftë ruse dhe mallra të tjera të ndaluara në mbarë botën për të anashkaluar sanksionet perëndimore.

Kjo flotë, e cila numëron qindra anije, lundron shpesh nën flamujt e vendeve të treta, çaktivizon transponderët dhe nuk ka sigurim ndërkombëtar, duke paraqitur një rrezik serioz për sigurinë e trafikut detar.

E trishtë/ Mjeku i njohur i QSUT ndërron jetë në krye të detyrës

Një lajm i trishtë ka prekur sot opinionin publik: pediatri i njohur nga Tropoja, Bashkim Nezaj, është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur.

Mjeku humbi jetën teksa ishte në krye të detyrës, gjatë turnit të natës në Spitalin Pediatrik të Fëmijëve në Tiranë, në QSUT.

Lajmi është bërë i ditur nga kolegë, miq dhe të afërm të tij përmes rrjeteve sociale, ku kanë shprehur dhimbjen për ndarjen e parakohshme të një profesionisti të përkushtuar dhe njeriu të dashur.

Shuarja e mjekut Nezaj ka tronditur familjarët, miqtë dhe komunitetin mjekësor, veçanërisht kolegët e tij në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, ku ai shërbente prej vitesh me përkushtim në ndihmë të fëmijëve të sëmurë.

PD dhe policia ranë dakord, ja ku do të mbahet nesër protesta!

Policia e Tiranës dhe Partia Demokratike kanë arritur një dakordësi, duke ndryshuar disa kushte të protestës së kësaj force politike që do të mbahet ditën e nesërme në kryeqytet, që përkon dhe me Samitin Politik Evropian në kryeqytetin tonë.

Protesta e demokratëve do të mbahet në Bulevardin e Ri në Tiranë.

Kjo zonë do të merret përsipër nga policia e kryeqytetit duke garantuar rendin dhe sigurinë gjatë tubimit.

Më herët Partia Demokratike njoftoi uniformat blu se do të mbante protestën pranë Bulevardit Zogu i Parë, por kjo nuk u aprovua nga policia për shkak të perimetrit të sigurisë të përcaktuar për samitin.

Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur më herët se protesta do të jetë paqesore me qëllim për të sensibilizuar ndërkombëtarët për krimet elektorale.

Presidenti i Komisionit Europian: T’i japim fund izolimit dhe të përmbyllim bashkimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në

Presidenti i Komisionit Europian, Antonio Costa, theksoi edhe njëherë vendimin e BE-së për zgjerimin e pakthyeshëm në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm.

Ai theksoi se Shqipërinë e duan në BE, por e njëjta ofertë qëndronte edhe për Ukrainën, Moldavinë, Gjeorgjinë nëse ato do të dëshironin të ishin pjesë.

Dhe për ta ilustruar e bëri nëpërmjet dhuratës që kryeministri Edi Rama i kishte bërë kohë më parë, një dizanj të kanoçes së coca-cola, që i kujtonte Shqipërinë e izoluar të kohës së diktaturës dhe ëndrrës së saj për t’u bërë pjesë e BE-së.

“Po përjetojmë moment të veçanta sot dhe në këto momente të veçanta më shumë se kurrë kemi nevojë të përshpejtojmë bashkimin e Europës dhe BE-së, ndaj kjo na sjell në këto momente edhe për Ukrainën, Gjeorgjinë, Moldavinë nëse ata duan të bëhen pjesë, por edhe Ballkani Perëndimor që edhe më parë e ka shprehur dëshirën të anëtarësohen.

Dëshira ime është që 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të ecin përpara me plotësimin e kritereve, negociatave, për ndryshimin që do sjellë, ndryshon mendësinë, edhe për mënyrën se si funksionojmë, sepse edhe unë vij nga një vend që është bërë anëtar vetëm para 40 vitesh, por kjo është mënyra e duhur për të ecur para. Unë vizitova vendet e rajonit ballkanik në të 6 vendet dhe e finalizova këtu te ju, pavarësisht problemeve dypalëshe ndonjëherë, apo edhe atyre historike, gjithsesi dëshira e përbashkët është anëtarësimi në BE.

Ajo që ju them është se besoni te BE, dëgjojeni BE-në, ne kemi angazhim të qartë, e ky është momenti i duhur për të arritur rezultatet dhe duhet ta përdorni këtë çast. Kemi qenë edhe këtu kur kemi dëgjuar Edi Ramën teksa thoshte se “askush nuk ju beson më për BE sepse është thënë shumë herë”, por ajo që ka ndodhur dy vitet e fundit, si ka ndryshuar edhe BE, mendësia dhe qasja, edhe Edi Rama beson tani në një gjë që nuk e besonte para disa vitesh.

Dhe kjo është duke ndodhur, madje edhe për mua për sa i përket BE në Ballkanin Perëndimor sa herë shkoj në zyrë shoh një kanoçe coca-cola që e ka dizenjuar Edi Rama vetë, por jo vetëm se e ka dezinjuar ai, por edhe kur isha në zyrën e tij më dha një libër nga një shqiptare e madhe në portugalisht, Lea Ypi, e lexova librin nga Tirana në Lisbon, u apasionova nga libri dhe është novelë fantastike për të kuptuar historinë e vendit tuaj dhe të ballkanit. Unë ua kam dhuruar si dhuratë krishtlindjesh atë libër liderëve ballkanikë.

Një nga momentet e veçanta ishte kur diskutohej për kanoçen e coca-cola-s për kohën kur Shqipëria ishte e izoluar shumë vite më parë dhe sa herë e shoh atë kanoçe, mendoj t’i japim fund izolimit dhe të përmbyllim bashkimin e këtyre vendeve me BE-në”.

15 maj/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 15 maj 2025, dollari amerikan blihet me 87 lekë dhe shitet me 88.4 lekë.

Euro blihet me 97.8 lekë dhe shitet 98.8 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.6 lekë, ndërsa në shitje me 105.2 lekë.

Paundi britanik blihet me 115.6 lekë dhe shitet me 117.5 lekë

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 62.2 lekë, ndërsa në shitje me 64 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Berisha paralajmëroi protestë në ditën e Samitit, Policia: Nuk lejohet!

Policia Tiranës i ka kthyer përgjigje negative PD lidhur me protestën e 16 majit.

Në shkresën që do të dorëzohet sot, policia thotë se tubimi nuk lejohet për shkak tç perimetrit të sigurisë të përcaktuar për samitin evropian.

Më 13 maj, dy ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Berisha njoftoi protestë kombëtare të premten, në ditën që Tirana do të mikpresë Samitin e Komunitetit Politik Europian.

“Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet në datën 16, në orën 17:00 në bulevardin zogu i parë për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi përbindëshin elektoral Edi Rama që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjedhje. Protesta do të jetë paqësore, nuk do të ketë probleme që të cenojnë në shkallën më të vogël sigurinë e dinjitarëve që vijnë, por duam që ata të mësojnë se kanë qenë të ftuar nga një narkodiktator që nuk njeh ligj, as moral”, tha Berisha./vizionplus.tv

Lista e hapur, Blendi Gonxhja më i votuari nga socialistët! Qefalia mbetet jashtë, 20-vjeçarja i merr mandatin! Nga Majko dhe Bushka, si renditet veteranët

Vijon numërimi i votave për kandidatët preferenciale, që do të bëhen pjesë e Parlamentit të ri. Në Qarkun e Tiranës janë numëruar 828 kuti votimi nga 1282, ku nga rezultatet paraprake është krijuar një projeksion se kush do të jenë deputetët e rinj të Kuvendit nga listat e hapura të PS-së.

Partia Socialiste në Qarkun Tiranë ka arritur të sigurojë 19 mandate deputetësh. Nga këta 12 janë nga lista e sigurtë që dalin automatikisht si kandidatë të votuar nga logoja e Partisë Socialiste.

Ndërkohë gara mes socialistëve bëhet për 7 mandate deputetësh, ku pjesë janë kandidatët e listës së hapur.

Më i votuari nga radhët e PS, sipas rezultateve të deritanishme është Blendi Gonxhja, i cili deri më tani ka arritur të fitojë 15838 vota.

I dyti është ministri Ervin Hoxha, i cili ka marrë mbështetjen e 13084 socialistëve deri më tani.

Ndërkohë që listës i shtohet dhe veteranët, Erion Braçe me 12085 vota dhe Fatmir Xhafaj me 8691 vota, Ornaldo Rakipi me 6254 vota, po ashtu Anila Denaj me 4434 vota dhe 20-vjeçarja, Kejsi Elezi me 3953 vota.

Të kandidatet e fundit përfitojnë nga kuotat gjinore. Kjo ka bërë që Kejsi Elezi të lërë jashtë deputetit Xhemal Qefalinë, i cili edhe pse ka marrë 5714 vota nuk siguron dot mandatin e deputetit, sipas rezultateve paraprake.

Ndërkohë që jashtë Kuvendit ngelin veteranët e PS-së, Pandeli Majko, Klotilda Bushka dhe Mimi Kodheli.

QARKU I TIRANËS

PS – 19

Edi Rama
Ogerta Manastirliu
Elisa Spiropali
Lindita Nikolla
Taulant Balla
Adea Pirdeni
Albana Kociu
Igli Hasani
Delina Ibrahimaj
Ilva Gjuzi
Iris Luarasi
Erion Malaj
Blendi Gonxhja (15838)
Ervin Hoxha (13084)
Erion Brace (12085)
Fatmir Xhafaj (8691)
Ornaldo Rakipi (6254)
Anila Denaj (4434)
Kejsi Elezi (3953)
Jashte Kuvendit deri tani

Xhemal Qefalia (5714)
Blerina Gjylameti (3832)
Olta Xhacka (3682)
Etilda Gjonaj (3052)
Plarent Ndreca (3038)
Florian Pullazi (2840)
Mimi Kodheli (2695)
Pandeli Majko (2572)
Ermonela Felaj (2566)
Julinda Dhame (2446)
Klotilda Bushka (2366)
Sofika Lleshi (2329)
Antonela Dedej (2280)
Ylli Shehu (2082)
Toni Gogu (1815)
Halit Valteri (1526)
Entela Ramosacaj (1281)
Roy Bashaj (1269)
Endrit Braimllari (1264)
Andi Seferi (1262)
Blendi Sulaj (1214)
Arben Pellumbi (1117)
Eldian Cepeli (1059)
Persida Shkrepa (830)
Glindxhet Madhi (744)
Edlira Dyrmishaj (733)
Silda Cepe (672)
Mirgit Vataj (653)
Etjen Xhafaj (585)
Halil Koloshi (375)