Mjeku shqiptar fillon ρυnë në Gjermani: Do të marr dhjetëfishin e ραgës

Gastroenterologu Flamur Llabjani, ka folur në lidhje me largimin e tij drejt Gjermanisë, ku do të vazhdojë punën si mjek, ai ka thënë se në Gjermani do të bëjë të njëjtën punë që ka bërë në Prishtinë.

Në Gjermani kam qenë disa herë si mysafirë në shumë klinika, dinjiteti është shumë më i lartë. Ne do punojmë njëjtë si në Prishtinë, vazhdon puna e njëjtë”, është shprehur Llabjani.

“Aspektin financiar nuk e kisha vendosur të parë, mbi dhjetëfish do të marrë në muaj, 480 euro kam marrë në Kosovë. Të ardhurat janë shumë të mira, fatkeqësisht për këtë duhet të largohem përkohësisht nga vendi, në momentin që do të krijohen kushtet do të kthehem”, shtoi ai.

Gjithashtu, Llabjani theksoi se të hënën do ta fillojë punën në Gjermani.

Të hënën do të fillojë punën, i kam nënshkruar të gjitha kontratat, nuk është rrugë e lehtë, fatkeqësisht jam detyruar”.

Ai tregoi edhe vështirësitë që ka hasur në Kosovë, sidomos gjatë kohës së pandemisë.

“Nuk është vetëm mungesa e pagave, gjatë pandemisë që edhe shtete e tjera kanë pas vështirësi por jo si në Kosovë, kemi pasur mungesa elementare, kemi pas mungesë të alkoolit dhe dorëzave, kemi qenë larg familjarët, i kemi rrezikuar familjarët me infektim dhe s’kemi marrë asnjë cent për këtë”, u shpreh Llabjani.

“Kushtet e punës lënë shumë për të dëshiruara dhe kjo nuk ndryshohet, shëndetësia duhet të vihet në rend të parë, nuk rregullohet shëndetësia me vizita në vende tjera”, shprehet ai për Klan Kosova.

Po na SËΜURlN me zor/ Shikoni si i fryjnë ρuIat para ραketimit

Një metodë e përdorur nga prodhuesit  e pulave, mesa duket për të pë rfi v tuar në peshë nga produkti i tyre, është përhapur në internet.

Në videon që besohet se është realizuar në një prej vendeve të Europës Lindore, duket një punëtor teksa fryn me ajër pulat pak çaste para se ato të paketohen dhe të dalin në treg.

Punëtori sh po n me kompresor pulat në vende të ndryshme dhe më pas i mbush ato me ajër.

Nese shihni një pulë të shëndetshme në supermarket, mendohuni para se ta bleni, mund të jetë thjeshtë ajër.

SHIKO VIDEON KËTU

ZbυΙoni 5 shkαqet përse teΙefoni juaj nxehet! Sekreti se si ta shmαngni këtë gjë

Shumë herë na ka ndodhur që telefonat tanë celularë të nxehen së tepërmi dhe të na fiken gjatë përdorimit.

A është normale? Përgjigjja është po. Por shkaqet mund të jenë disa. Ato kanë të bëjnë me “trurin” e telefonit tuaj ose faktorë të tjerë të jashtëm.

Ja cilët janë disa nga faktorët më të zakonshëm:

  1. Ka nevojë për pushim

Shpesh e përdorim celularin për orë të tëra duke përdorur aplikacione të ndryshme ,ëi-Fi ose programet e fotove dhe videove. Ndonjëherë edhe 20 minuta rresht janë shumë.

Si ta shmangim? Bëni disa minuta pushim. Celulari juaj ka nevojë për pushim (ndoshta edhe ju). Gjithashtu është e këshillueshme të fikni aplikacionet që nuk i përdorni dhe ta ulni ndriçimin e ekranit.

  1. Shumë diell (ose ftohtë

A e keni lënë telefonin tuaj të ekspozuar ndaj diellit apo ndaj të ftohtit ekstrem? Është një ide e keqe. Telefoni juaj mund të jetë i zgjuar por jo i përgatitur për këtë.

Si ta shmangim: Gjithmonë mbrojeni telefonin nga dielli dhe temperaturat ekstreme. Vendoseni në hije. Shmangni dritën e drejtpërdrejtë. Mos e ekspozoni atë në lagështi.

  1. Ka një virus

Ju mund të keni instaluar një virus në formën e një aplikacioni.

Si ta shmangni: Mos instaloni aplikacione nga burime të panjohura. Nëse tashmë keni instaluar një aplikacion jo të sigurt e fshini dhe më pas i bëni format ose reset telefonit.

  1. Mbrojtësja e celularit tuaj po e “mbyt”

Është e mundur që mbrojtësja e celularit tuaj po shkakton më shumë probleme sesa zgjidhje.

Si ta shmangni: Hiqeni mbrojtësen përkohësisht dhe vini re nëse është ajo arsyeja pse celulari juaj mbinxehet. Sidoqoftë, kjo do ta ndihmojë pajisjen të ftohet më shpejt.

  1. Bateria është difektoze

Bateritë e litiumit janë delikate. Gjendja e baterisë së telefonit tuaj celular mund të ketë shumë të bëjë me nxehtësinë e tepërt.

Si ta shmangni: Shmangni ngarkimin e baterisë plot (më mirë në 80-90% se në 100%). Përdorni kabllo celulari me cilësi të mirë, ndonjëherë duke e ngarkuar telefonin me kabllon e gabuar mund të jetë çelësi i problemit.

Qëndroi 10- orë pa Iëvizur ρoshtë kamionit, dr.ama e të rinjve tanë rrezikojnë jetë të Ιargohen nga Shqipëria

Të rinjtë e Shqipërisë ndërmarrin nisma nga më të çuditshme më qëllim që të largohen nga vendi I tyre, për një të ardhme më të mirë.

Kësaj radhe “Afp” I ka kushtuar një artikull një 27-vjecari I cili është larguar nga Shqipëria poshtë një kamioni ku ka qëndruar aty prej qindra kilometrash pa lëvizur, pa ujë e pa bukë.

Por Alban Tufa pikasi policinë edhe ky e gjithë kjo marrësi mori fund. Ja cfarë thotë ai:

Albani është shprehur kështu:

Në fshatrat shqiptare, të gjitha familjet kanë një anëtar që emigrim, kështu që e bëra provë dhe unë.”

Por edhe sot që ai është 27 vjeç sërish dëshiron të largohet nga Shqipëria. Për të vendi ynë sundohet nga një regjim autoritar.

Kurse një student tjetër Armando Xhaxho është shprehur kështu:

Shumica e miqve të mi kanë emigruar … sepse ata nuk shohin një të ardhme këtu, nuk shohin asnjë punë këtu, nuk ka cilësi të studimeve. ”

Fëmija 5 – vjeçar hap vezën prej çokoΙΙate por ajo çfarë gjen brenda shokon ρrindërit e tij

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Britani, ku një fëmijë i pasionuar pas vezëve prej çokollate,

lodrat e të cilave i bënte koleksion, ka gjetur një “dhuratë” të pazakontë në paketimin e ëmbëlsirës së preferuar.

Fatmirësisht, në atë moment, pranë tij ka qenë vëllai i madh, i cili ka shmangur konsumimin dhe tra.gjedinë e mundshme.

Vogëlushi ka hapur vezën për të gjetur dhuratën, që zakonisht vjen në pjesë të montueshme, por pasi ka parë qesen me pluhur të bardhë, ka pyetur të vëllain se çfarë ishte.

“Daily Star” shkruan se ngjarja është regjistruar në zonën e Drumachose-s, në Belfast.

Ky rast është de.noncuar menjëherë në polici, e cila pasi ka analizuar lëndën e gjetur, ka dalë në konkluzionin se bëhej fjalë për dr..ogë dhe ka nisur hetimet.

Autobusi me ρeshë 35 ton injoron Ιimitin e ρeshës së urës prej 10 tonësh

Nëse një urë e vjetër përcakton limitin e peshës, do të ishte e mençur ta respektoni atë. Shoferi i këtij autobusi duket që mendonte ndryshe.

Ura e Kastorit në Arkansas ka një limit peshe prej 10 tonësh, me një korsi të bërë nga druri dhe është e ndërtuar në vitin 1949.

As këto pika nuk e dekurajojnë drejtuesin e një autobusi të madh, që thuhet se peshon 35 ton, nga marrja e vendimit për të kaluar urën.

Një video e frikshme e ngarkuar në internet tregon se pezullimi i urës fillon të lëkundet në momentin kur autobusi fillon të kalojë.

Gjërat pastaj duken edhe më ngusht kur autobusi arrin tek mesi i urës, duke formuar një kthesë të madhe që duket e mjaftueshme për ta ndarë urën në dysh

Ajo që është veçanërisht shqetësuese për kalimin është se shoferi i autobusit nuk ishte vetëm duke rrezikuar jetën e tyre, por edhe jetën e udhëtarëve.

SHIKO VIDEON KËTU

Shkuan për kontroΙΙ në bαnesën e 28-vjeçarit, gjetën 20 milionë dollarë ρoshtë dyshekut (Foto)

Autoritetet federale amerikane kanë konfiskuar rreth 20 milionë dollarë “cash” të fshehura poshtë dyshekut,

në një apartament në Massachusetts
Prokurorët thanë se një brazilian u arr.estua në lidhje me pastrim parash, të fituara nga një skemë masive piramidale.

Ata shkuan të bënin një kontroll rutinë në apartamentin e tij, përcjell syri.net, por nuk e kishin idenë se autori do ta kishte fshehur “pasurinë e tij” poshtë dyshekut.

28 vjeçari, Cleber Rene Rizerio Rocha, është vënë nën hetime për mashtrim dhe pastrim parash, në lidhje me një kompani të quajtur “TelexFree”

Autoritetet publikuan të hënën foton e vendit ku gjetën mijëra dollarët.

Letra që ky gjγsh shkroi para vdekjes ka fυtur në mendime botën

“Të dashur Ryan, Conor, Brendan, Charlie dhe Mary Catherine, Rasheli im më shtyu të shkruaj një letër me disa këshilla për ju, në të cilën t’ju tregoj gjërat e rëndësishme që kam mësuar gjatë jetës. Fillova ta shkruaj në 8 Prill 2012, në prag të 72 vjetorit të lindjes time.

Secili prej jush është një dhuratë e mrekullueshme nga Zoti, një dhuratë për familjen tuaj dhe për të gjithë botën. Gjithmonë mbajeni mend këtë, veçanërisht kur erërat e ftohta të sjella nga dyshimet dhe momentet e trishtueshme të vijnë në jetën tuaj.

Mos kini frikë … Nga asgjë dhe nga askush. Ndiqni ëndrrat tuaja, mos u dekurajoni nga vështirësitë ose nga ato që njerëzit mund të mendojnë. Shumë njerëz nuk bëjnë atë që duan dhe më pas e kalojnë jetën e tyre duke gjykuar se çfarë bëjnë të tjerët. Shmangni pesimistët acidë që jetojnë me ‘nëse’ dhe ‘por’. Mos u kushtëzoni. Gjëja më e keqe në jetë është të shohësh prapa dhe të thuash: “Unë duhet të kisha … Unë mund të kisha”. Ndërmerrni rreziqe, bëni gabime.

Të gjitha qeniet njerëzore janë të barabarta. Disa njerëz mund të mbajnë kapele ekstravagante ose të kenë tituj të shkëlqyeshëm mbase (përkohësisht) të kenë fuqi të madhe dhe kështu të besojnë se janë superiorë. Mos u besoni. Ata kanë të njëjtat dyshime, të njëjtat frikëra dhe të njëjtat shpresa, hanë, pinë, flenë dhe pjerdhin si të gjithë të tjerët.

Bëni një listë të gjithçkaje që dëshironi të bëni në jetë: udhëtoni në vende të largëta, mësoni një zanat ose gjuhë, takoni dikë të veçantë. Bëni disa nga këto gjëra çdo vit. Asnjëherë mos thuaj ‘Do ta bëj nesër’. Nuk ka ditë ‘të duhur’ për të filluar diçka, tani është koha e duhur.

Jini vetëmohues, dilni për të ndihmuar njerëzit, veçanërisht më të dobëtit, të frikësuarit dhe fëmijët. Gjithkush mbart dhimbje të madhe brenda tij dhe të gjithë kanë nevojë për dhembshuri.

Mos u bashkoni me ushtrinë ose ndonjë organizatë që përpiqet t’ju vrasë. Lufta është e keqe. Të gjitha luftërat nisën me burra të moshuar që i detyronin të rinjtë të urrenin njëri-tjetrin dhe të vrisnin njëri-tjetrin.

Lexoni libra, sa më shumë që të mundeni. Ata janë një burim i mrekullueshëm gëzimi, mençurie dhe frymëzimi.

Jini të sinqertë.

Gjithmonë udhëtoni por sidomos gjatë rinisë tuaj. Mos prisni derisa të keni para të mjaftueshme ose derisa gjithçka të jetë e organizuar në mënyrë të përsosur. Kjo nuk do të ndodhë kurrë.

Zgjidhni profesionin që doni. Një punë duhet të jetë një gëzim, mos puno vetëm për para, shpirti yt do të paralizohet.

Mos bërtit. Asnjëherë nuk ndihmon, dëmton veten dhe të tjerët. Sa herë që bërtisja, dështoja.

Gjithmonë mbajini premtimet që u bëni fëmijëve. Mos thuaj ‘të shohim’ kur do të thuash ‘jo’. Fëmijët duan të vërtetën. Tregojuni atyre të vërtetën me dashuri dhe mirësi. Jetoni në harmoni me natyrën: qëndroni jashtë, në pyje, në male, buzë detit, në shkretëtirë. Përqafoni njerëzit që doni. Tregojuni sa të rëndësishëm janë për ju, mos prisni derisa të jetë tepër vonë. Jini mirënjohës çdo ditë për atë që keni.

Nga gjyshi.”

Burimi: Roba da Donne

E mbani mend υαjzën e “Makina e memories”? Mësoni cfarë ka ndodhur me të sot

Fatjona Lubonja, e njohur ndryshe si vajza e “Makina e Memories” nga pjesëmarrja në videoklipin e këngës së Ardit Gjebreas, sot është një neurologe në SHBA.

Ajo jeton në Nju Jork, por tashmë është kthyer pas katër vitesh në Shqipëri. Në një intervistë tek “Rudina”, Fatjona flet me nostalgji për periudhën kur xhirohej “Makina e Memories”.

“Xhirimet kanë zgjatur rreth një muaj. Petri Bozo kishte një stil pune, xhironte ndërkohë që ti nuk e dije. Pra, ne futeshim në det, laheshim, xhirimet vazhdonin, ndaj edhe jam pa tualet aty.

Pra je komplet një femër e re, natyrale, me atë buzëqeshjen dhe ne do interpretonim një këngë dashurie, pra interpretonim një histori dashurie. Atëherë nuk ishte vetëm videoklipi, por ishte edhe një koncert në det”. Po Fatjona ka interpretuar edhe tek filmi “Një djalë dhe një vajzë”, si Marisa.

Në rol ajo luante vajzën e Margarita Xhepës.

“Për herë të parë kisha të bëja me artin, disiplinën, interpretimi… isha shumë e re, pa përvojë. Ka qenë katër e mëngjesit kur kemi xhiruar atë skenën që zihem me nënën (Margarita Xhepën). Duhet të bëhesha kapriçoze, po unë jam çik e qetë. Nuk jam tip nevrik, ndaj e kemi kthyer skenën disa herë”,- tha ajo.

Para këtyre eksperiencave, Fotjana tregoi se ka përfunduar studimet në balet.

Megjithatë, ajo vendosi që karrierën e saj ta zhvillonte në SHBA bashkë me bashkëshortin e saj, të cilët u larguan në periudhën e viteve 1995-1996. “Ishte një mundësi që e kisha. Jam pak aventuriere, e lirë dhe them ‘pse jo?’. Im shoq nga familja janë amerikanë dhe kishim mundësinë dhe përkrahjen.

Kur vajta atje aplikova për universitet.

Jepja mësim baleti gjatë kohës që studioja, si dhe punoja si modele. Por doja të realizoja vizionin tim, se ku do e gjeja veten. Amerika të ndryshon mënyrën e të menduarit dhe mënyrën e të punuarit. Asgjë nuk është e pamundur nëse ke dëshirë dhe disiplinë që të punosh, si dhe një vizion”. Fatjona tregon edhe arsyen pse zgjodhi një degë tërësisht ndryshe nga bota ku ishte futur tashmë si ajo e baletit apo e aktrimit.

“Zgjodha neurologjinë sepse pedagogët më kanë shtyrë shumë dhe kam pasur një incident. Bashkëshorti pësoi një aksident dhe mu desh t’i bëja rehabilitimin,”- tha ajo.

Shkon tek “gαbi” , grυaja s’u beson syve nga ajo që gjen në xhaketën e ρerdorur

Ishte e fiksuar pas rrobave në tregun e vjetërsirave dhe shkonte pothuaj çdo ditë. Ky ves, në këto vite është shoqëruar edhe kosto financiare, e madje ishte kthyer në konflikt për shtëpinë.

Por E.B me banim në Elbasan i ka rënë “llotaria rome” këto ditë. Si përherë, edhe këtë radhë ajo nuk po kthehej duar bosh. Kishte blerë një xhaketë firmato për ta përdorur në dimër. Madje kishte zhvilluar edhe një debat me romen se nuk po ia ulte pak çmimin edhe pse ishte kliente e përhershme e saj.

Gruaja që shiste i thotë:

Po vjen dimri dhe xhaketat më ecin. Plus e ke firmato e mos i bëj naze, se të rri në trup edhe mirë”.
E inatosur pak me çmin E.B. është kthyer në shtëpi.

Ka vendosur që ta lajë, por i ka kontrolluar instiktivisht xhepat para se ta fusë në lavatriçe. S’u ka besuar syve. Në njërin xhep ka gjetur një unazë. Po. Një unazë të vërtetë dashurie. Argjend i bardhë me një gurë në kurorë, punuar bukur, ndoshta me porosi.

Gruaja nuk u ka besuar syve. Madje, fillimisht nuk ka qenë e sigurt për thesarin që ka gjetur. Ka kujtuar se ishte një nga ato unazat e zakonshme rome, që imitojnë gjëra të shtrenjta.

Ndaj ka nxituar shpejt tek argjendari. Atje ka mësuar se zotëronte një unazë me gur Swarovski.

Një unazë që kushtonte të paktën 500-600 mijë lekë të vjetra. Pastaj e gëzuar është kthyer dhe ka festuar në familje.