Ruante shtëpinë e “bossit” të Vlorës, gazetari tregon DINAMIKËN e υ rasjes së Renato Hoxhajt: Informacionet që dinte janë kthyer në problem për dikë tjetër

Vijojnë të mbeten në hije shkaqet që çuan në ekzekutimin e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj mëngjesin e 27 Prillit në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës.

Gazetari i kronikës Artan Hoxha i ftuar në Euroneës Albania ka sqaruar dinamikën e ngjarjes si dhe pistën ku po hetohet për të zbardhur plotësisht vrasjen në fjalë. Referuar pamjeve filmike të bëra publike, Hoxha është shprehur se autori i dyshuar që shihet nga kamerat e sigurisë, hecën i pashqetësuar pasi objektivi i tij ishte i lehtë për tu ekzekutuar.

Referuar veshjes së tij, gazetari Hoxha është shprehur se autori i vrasjes ka përdorur kapele rrethore e maskë covidi me qëllim krijimin e një identiteti të rremë për hetuesit.

“Të dhënat që u dhanë në fillim për Renato Hoxhajn i kemi publikuar dhe ato krijojnë një ide të profilit të autorit, kjo gjë ndikon sepse në momentin që publikohen pamjet, vrasës të tillë ndalojnë aktivitetin e tyre për tu mos ekspozuar më tej.

Autori nga pamjet shfaqet me atlete sportive, me çorape të bardha, ka operuar në një zonë të Vlorë që nuk ka shumë lëvizje aq më tepër në orën 4:30 të mëngjesit, së dyti viktima ishte i pa armatosur, pra bën që autori të mos e vrasë mendjen. Fakti që u gjet makina kaq shpejt është një element tjetër që tregon se autori nuk është ndjerë i shqetësuar dhe ka pasur një objektiv të lehtë për ta ekzekutuar.

Pra, ai ka hyrë në orën 4:17 të mëngjesit dhe rishfaqet pastaj në orën 5:25, gati një orë. Ai ka operuar në një zonë që nuk ka patur fare dëshmitarë prandaj është e vështirë për ta identifikuar. Ajo kapelja rrethore që përdor ai, të ndryshon dhe përceptimin, që do të thotë se ti nuk arrin dot ta përceptosh fizionominë e dikujt, ai gjithashtu përdor një maskë covidi, një mënyrë kjo për të gënjyer hetuesit nëse kapet në kamera, duke përdorur një imazh të rremë.

Problemi në të tilla raste është nëse ti bën gabime kur hyn në skenën e krimit dhe kur del, çfarë mjeti përdor, çfarë bashkpunëtorësh ke, sa mundësi ka që ata të identifikohen apo të bëjnë gabim”, tha gazetari.

Gazetari Hoxha ka vijuar më tej duke treguar dhe pistën ku po hetoret referuar punës të cilën kryente viktima. Renato Hoxhaj nuk është aspak emër i njohur për autoritetet ndërsa dyshohet se shkak për vrasjen e tij të jenë bërë informacionet që ai posedonte.

Sipas asaj që është raportuar dhe ditën e djeshme në media, viktima Renato Hoxhaj ruante banesën e Sokol Sinomatit i njohur me nofkën “Buzëderri”, një prej personazheve më të njohur në botën e krimit në qytetin e Vlorës, por dhe më tej.

Sipas Artan Hoxhës, viktima punonte si informator dhe se ato çfarë ai mund të kishte parë, mund të jenë kthyer në problem për një tjetër person apo grup kriminal duke çuar kështu dhe në ekzekutimin e tij.

“Ajo që nuk përputhet në rastin konkret është personaliteti i viktimës, i cili nuk është i spiaktur apo i njohur qoftë dhe nga informacionet policore. Ai bënte një jetë modeste, punonte roje në një kompani ndërtimi në Vlorë, i divorcuar nga bashkëshortja dhe fëmijët.

Ajo çfarë dinte dhe mund të kishte parë ai, janë kthyer në problem për dikë, dhe kjo është kostoja që ai ka paguar. Nga hetimet, policia e dyshonte pjesën që ai mund të ketë shërbyer si roje për të dhënë informacion. Kjo për shkak se zona ku ai qëndronte si roje, është afër banesës së familjes Sinomati, ku ndodhi një ekzekutim me snajper”, shton Artan Hoxha.

Sipas asaj që është me dije deri më tani, është se urdhëri për ekzekutimin e Renato Hoxhaj të jetë dhënë nga grupe kriminale që operojnë në Dubai. Lidhur me këtë ngjarje në pranga të policisë ka rënë Eris Mehmetaj, pasi dyshohet se i ka siguruar autorit automjetin që ka përdorur për vrasjen e 58-vjeçarit.

Në dëshminë e dhënë përpara autoriteteve, Eris Mehmetaj ka mohuar të jetë i përfshirë në këtë ngjarje, ndërsa referuar automjetit, ai është shprehur seia kishte lënë në përdorim një miku të tij dhe se nuk ka djeni se për çfarë është përdorur.

“Kam ulëritur deri sa më dolën sytë”, Danja zbulon momentin më të vështirë në Big Brother

Danja Koka, ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, ka pasur një përvojë të pasur dhe emocionuese gjatë kohës së saj në shtëpinë e famshme, e cila për të ka qenë më shumë se një eksperiencë televizive. Në një intervistë të sinqertë gjatë emisionit “Wake Up”, ajo ndau disa nga momentet më të vështira dhe emocionet që e shoqëruan gjatë këtij spektakli të njohur.

E pyetur për arsyet që e çuan drejt këtij kompeticioni, Danja theksoi se mbështetja e fortë nga familjarët dhe miqtë e saj ishte një faktor i rëndësishëm.

“Të gjithë ishin shumë pozitivë… Edhe unë isha me Danjën,” tha ajo me humor, duke bërë të qartë se opinioni i të tjerëve kishte një ndikim të madh në vendimin e saj për t’u bashkuar me lojën.

Një prej epitheve që ka fituar gjatë këtij spektakli është “dielli i shtëpisë”, një përshkrim që ajo e pranon me përulësi. Megjithatë, ajo theksoi se ruajtja e qetësisë dhe stabilitetit në një ambient të mbushur me tension është sfidë.

“Në një shtëpi ku ka debate dhe dinamika agresive, është e vështirë të ruash ekuilibrin. Unë jam pak nevrike si natyrë… kam ulëritur shumë, jam mërzitur me marrëdhënie që kam menduar se i kam afër,” rrëfeu Danja.

Një nga përplasjeve më të forta emocionale për Danjën ishte debati me Eglin, që ajo e përshkroi si një moment ku humbi kontrollin.

“Kam ulëritur sa më dolën sytë vendit,” tha ajo, duke treguar se si ndjenjat mund të përfshihen në situata të tilla. Kjo ndodhi në një atmosferë ku tensionsi ishte i pranishëm dhe emocionet merrnin trajta të papritura.

Pas daljes nga shtëpia, marrëdhënia e saj me Eglin ka marrë një kthesë pozitive. Ajo theksoi se është e rëndësishme të mbash një marrëdhënie të respektueshme dhe, pavarësisht konflikteve të mëparshme, ata kanë rënë dakord të takohen për një kafe, ndonëse ky takim ende nuk ka ndodhur. Kjo tregon një mënyrë mjaft të shëndetshme për t’u përballur me të kaluara e cila, ndonëse e vështirë, mund të sjellë mundësi për pajtim.

Danja gjithashtu ndau mendime për atë se si eksperienca në Big Brother e ka ndihmuar në zhvillimin e saj personal. Ajo e konsideron këtë periudhë si një mundësi për të mësuar shumë rreth vetes dhe të tjerëve.

“Megjithatë, përvoja në Big Brother mbetet një periudhë e rëndësishme dhe formuese për mua,” tha ajo, duke shprehur seuesia mbi ndikimin e këtij formati në jetën e saj.

Ndërsa ajo ndan përvojat e saj, mesazhi i saj për audiencën është të qëndrojnë të sinqertë dhe të menaxhojnë emocionet në mënyrë pozitive, duke nxjerrë përfitime nga çdo situatë, qoftë ajo e vështirë ose sfiduese. Pjesëmarrësit në Big Brother shpesh gjenden në situata që testojnë karakterin e tyre dhe, sipas Danjës, është e rëndësishme të mësosh nga këto përvoja.

Më në fund, ajo iu drejtua adhuruesve të saj duke i falenderuar për mbështetje dhe dashuri. Ajo e kupton se publikimi i saj në një program të tillë ka sjellë përfitime të shumta, jo vetëm për të, por edhe për ata që e ndjekin dhe e mbështesin në çdo hap të jetës së saj.

Pamje sh qetësuese/ Tik tok-erja dhe ish-banorja e Big Brother Albania sh. err me vajzën e mitur të burrit në market (VIDEO)

Një video e publikuar nga JOQ ka ngritur shqetësim në rrjet. Në pamjet e siguruara, tiktokerja dhe ish-banorja e “Big Brother Albania”, Genta Gjalpi, shihet duke pasur një sjellje të papërshtatshme ndaj një fëmije në një ambient publik, konkretisht në një market.

Sipas burimeve, vogëlushja që shfaqet në video është vajza e bashkëshortit të Gentës.

Në video, ajo shihet duke e kapur fëmijën nga flokët, duke u rrëzuar gjatë ndjekjes së saj dhe më pas duke e tërhequr nga rrobat me forcë, për ta nxjerrë jashtë ambientit.

Kjo sjellje ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë e kanë konsideruar aktin si të papranueshëm, sidomos duke marrë parasysh që ndodhi në një vend publik dhe para syve të njerëzve të tjerë.

Deri tani, vetë Gjalpi nuk ka bërë një reagim publik për ngjarjen, ndërsa nuk dihet nëse autoritetet kanë ndërhyrë për të hetuar situatën.

Pamje shqetësuese/ Tik tok-erja dhe ish-banorja e Big Brother Albania sherr

1 Maj/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 01 maj 2025, dollari amerikan blihet me 86.2 lekë dhe shitet me 87.2 lekë.

Euro blihet me 98.2 lekë dhe shitet 99 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104.2 lekë, ndërsa në shitje me 105.2 lekë.

Paundi britanik blihet me 114.8 lekë dhe shitet me 115.8 lekë

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 62.2 lekë, ndërsa në shitje me 63.7 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

“Futuni live, do djeg makinën e policisë”-Arrestohet i riu pas thirrjeve në TikTok

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 24-vjeçar nga Sukthi, pas identifikimit të tij si autor i thirrjeve publike për veprime të dhunshme ndaj strukturave të rendit, të shpërndara në rrjetin social TikTok.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë monitorimeve rutinë të rrjeteve sociale, strukturat e specializuara të Policisë konstatuan postime nga një adresë false në TikTok, ku përmes videove bëheshin thirrje të drejtpërdrejta për dhunë, përfshirë edhe nxitjen për djegien e një automjeti të Policisë së Shtetit.

Si rezultat i hetimeve të nisura, u arrestua shtetasi D. F., 24 vjeç, banues në lagjen Perimore, Sukth, Durrës. Sipas Policisë, ndaj tij rëndojnë akuzat për “Thirrjet publike për veprime të dhunshme” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Në një prej videove të publikuara në TikTok, 24-vjeçari u bënte thirrje ndjekësve të tij që të shikonin dhe të ndiqnin momentin e djegies së një makine të Policisë, duke i lënën një datë dhe një orar në mesnatë për kryerjen e aktit të rëndë.

Drejtoria e Antiterrorit vijon ndjekjen e çështjes, duke vlerësuar rrezikshmërinë e mesazheve dhe ndikimin e tyre në rendin dhe sigurinë publike. Autoritetet theksojnë se po zbatojnë me përpikmëri të gjitha procedurat ligjore në përputhje me legjislacionin e Republikës së Shqipërisë.

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast të ngjashëm, duke siguruar se do të ketë reagim të menjëhershëm dhe ndjekje të plotë ligjore ndaj çdo akti që cenon sigurinë publike.

Në video të tjera i riu shihet i maskuar duke kërcënuar me hanxhar në dorë.

https://streamable.com/e/ooklyn?quality=highest

Nga grindja për trad. htinë te fshehja e ngjarjes, detaje të reja dhe të plota për “trekëndëshin” Antonio-Kejsi-Rexhep

Ajo që shtatë vjet më parë u shpall nga hetuesit si vetëvrasje në fakt ishte një krim pasioni. Vrasja e Antonio Karafilit nga ish e dashura dhe partneri i saj është zbuluar tashmë pas 7 vitesh.

Bëhet fjalë për një ngjarje të konsideruar vetëvrasje 7 vjet më parë në Voskopojë të Korçës.

Prokuroria thotë se Antonio Karafili, asokohe 18 vjeç, nuk është vetëvarur, por është vrarë nga e dashura e tij dhe një person me të cilin ajo kishte një lidhje paralele.

Gjykata e Korçës ka vendosur arrest në burg për vajzën, e cila tashmë jeton në Kanada.

Sot zbardhen më shumë detaje nga ngjarja e rëndë ku në bazë të dosjes hetimore ka përshkruar se si ndodhi vrasja e 18-vjeçari, nga e dashura e tij, Kejsi Spahillari dhe Rexhep Vathi.

Sipas hetimit, çifti kanë debatuar, pasi Antonio dyshonte se Kejsi e tradhtonte. Pas debatit ata janë larguar në Voskopojë nga ku 17-vjeçarja u kthye e vetme për në Korçë, ndërsa lajmëroi nënën dhe vëllanë e Antonios për largimin e tij pas një konflikti.

Një gazetar në Top Channel tregon: “Është një ndër ngjarjet më të rënda që unë ka mbuluar, më enigmatike. Për ta lidhur me realitetin shqiptar, janë dy anë të medaljes. Nga një anë është një familje që në mendimin tim është heroike sepse kanë qenë të vetëm kundër një sistemi.

Kisha rastin të njihesha me dosjen dhe nuk ishte e vështirë të shihje pazëllin që mungonte në këtë histori, rasti më i mirë ka qenë paaftësi, në rastin më të keq ka qenë korrupsion, në mendimin tim ka qenë kjo e dyta.

Më 14 qershor 2018, Antonio Karafili bashkë me të dashurën e tij Kejsi Spahillari kanë shkuar në Voskopojë. Më pas atje është dhënë lajmërimi që Antonio ka humbur.

Ata kanë pasur një marrëdhënie prej dy vitesh e gjysmë. Jetonin në Korçë dhe familjarët kishin dijeni për lidhjen.

Ata kanë pasur debate të herëpashershme, pasi Antonio ka dyshuar se Kejsi e tradhtonte. Ka gjetur një numër te kushëriri i saj që nuk e njihte dhe aty kanë nisur debatet. Më pas të dy së bashku kanë shkuar në Voskopojë. Nga atje është kthyer e vetme Kejsi, është kthyer në Korçë më makinën e saj.

Në atë moment ka telefonuar nënën e Antonios dhe i ka thënë ‘kam pasur një debat me Antonion dhe ai është larguar, nuk e di vendndodhjen e tij. Hajde e kërkojmë në Voskopojë.’

Në atë kohë është lidhur me nënën dhe vëllanë e Antonios, të cilit i ka lënë disa sende, një varëse dhe një orë me idenë e amanetit. Së bashku të tre janë nisur me makinë me Voskopojë. Kejsi i ka drejtuar direkt te Antonio ku është gjetur i varur.

Kur kanë shkuar me makinë, nëna e Antonios i ka kërkuar të kthehej dhe Kejsi i ka thënë ’jo, do shkojmë këtu.’ Më pas është marrë trupi i viktimës.

Hetimi për ngjarjen është futur në një mekanizëm të gjatë vitesh deri në zbardhje e ngjarjes. Kejsi nuk ka qenë e vetme në këtë ngjarje. Ka pasur një bashkëpunëtor që është Rexhep Vathi, 65 vjeç, ku dyshohet se kanë pasur një raport intim. Viktima në këtë rast e ka zbuluar këtë. Dyshohet se Kejsi dhe i moshuari e kanë vrarë Antonion dhe kanë inskenuar gjithë skenën.”, ka thënë gazetari.

Si u raportua atëherë dhe çfarë rrëfenin Kejsi dhe Rexhepi

Në 14 Qershor 2018 në pyllin e Voskopojës u gjet i varur në një pemë 18-vjeçari Antonio Karafili. Personi, që e pa për herë të fundit në jetë Antonion, ishte e dashura e tij, Kejsi Spaillari, 17 vjeç nga Korça.

Ajo tregoi versionin e saj duke thënë, se atë ditë rreth orës 17:00 janë takuar me xhaxhain e saj dhe djalin e xhaxhait, për të sqaruar një sherr mes këtyre të fundit dhe Antonios. Debati u mbyll dhe Antonio e Kejsi shkuan në Voskopojë tek lokali i prindërve të Antonios, Taverna Mishel.

“Me Antonion kemi pasur lidhje dashurie prej 2 vjetësh dhe familjet tona ishin në dijeni. Atë ditë rreth orës 17:00 jemi takuar me xhaxhain tim dhe djalin e tij të vogël përballë një lokali për të sqaruar një sherr midis xhaxhait tim dhe Antonios. Më pas shkuam sërish në Voskopojë dhe ndaluam tek lokali i prindërve të Antonios, taverna “Mishel”. Antonio doli nga makina u ul në një gurë dhe ishte i stresuar e i nervozuar. Ai dyshonte se unë kisha një lidhje të dytë për këtë dhe debatuam. I thashë hajde ikim për në Korçë, por më tha ik ti se unë do të rri këtej. Në qoftë se ka policë në rrugë më merr Misheli në telefon. Mbaj mend se më dha disa sende personale të Antonios, vëllait të tij Mikelit. U takova me vëllain e tij në Korçë tek Shën Mëria dhe morëm, Mozën, mamanë e Antonios. U ngjitëm për në Korçë”, ka dëshmuar.

Në këtë pikë e ëma e të ndjerit, Mimoza Karafili, tregon me detaje, sesi u njoftua nga e dashura e djalit, se ajo vetë e gjeti atë të lidhur e të pajetë në një pishë.

“Isha në dijeni që kishte një vajzë. Më merr në telefon, më thotë dua Mikelin të marr Mikelin se ka ngelur andej. Po pse vajtët në Voskopojë i thashë unë. Mirë thashë po e marrë unë Mikelin, por kur të takohesh me të do vij dhe unë. Vete kjo i jep djalit këtë orë, celularin e djalit. Ja jep kjo, i jep dhe varëse e floririt të këputur, pa kryq. Po iknim rrugës me shpejtësi me ide që të mos na zërë nata. Nxituam rrugës, e çorientuar ishte. Saç fole ti që nuk dije gjë, aq foli dhe ajo”, tha ajo.

Por në të njëjtën orë Kejsi i shkruan mamasë së saj.

“Mami do ngjitem në Voskopojë me Mozën dhe Mishelin se do vemë të gjejmë Andonin se është andej se ashtu u bë një gjë dhe s’kam bateri do të më fiket. Mami ashtu është bërë një muhabet”, i thotë ajo të ëmës.

“E kam dërguar në lokalin që kisha në pronësinë time. Ishe zotëria Rexhep Vathi, i ka dhënë thikën djalit dhe ka ardhur djali ia kam prerë vetë. E kam marrë fëmijën, e kam hipur në makinë dhe e kam zbritur vetë”, tregon e ëma e viktimës në kronikën e zgjeruar të tv Klan.

Familjarët dyshojnë, se djali i tyre nuk është vetëvarur, por është vrarë.

Në një bisedë mes të dashurës dhe të ëmës së të ndjerit, Kejsi thotë, se ka dyshime, që Antonion e kanë vrarë. Ajo tregon, se viktima kishte në kokë një gropë dhe dyshon dhe se aktin e vrasjes mund ta ketë kryer xhaxhai i saj Milen Spaillari.

Mimoza Karafili: Ai mua edhe parmbrëmë më doli në ëndërr, i thuaj Kejsit, se Kejsi i di të tëra, d.m.th më del përnatë pyet Kejsin…Pastaj, s’kishte arsye djali. Ai madje me ne ku grindeshe?

Kejsi Spaillari: Po be…

Mimoza Karafili: Ai madje, po ta kishte bërë vetë njëherë, si mund të bënte tatuazhin Andoni po të njëjtën ditë? Ai deri në orën 3:00, a ishte me mua?

Kejsi Spaillari: Po ne në darkë do shkonim, do flinim në Voskopojë.

Mimoza Karafili: Ti je më se e bindur, që ai…?

Kejsi Spaillari: Vetë nuk e bënte, po ai i bie e kanë vrarë, pastaj e kanë varur…

Mimoza Karafili: Po këtë themi edhe neve.

Kejsi Spaillari: Po!

Mimoza Karafili: I dukeshe vendi djalit, ishte i goditur në kokë.

Kejsi Spaillari: Po ishte gropë në kokë.

Mimoza Karafili: Ishte gropë në kokë…

Kejsi Spaillari: Po! Dhe më tha më vonë Andoni, pas ndonjë jave ndonjë jave e ca. E tha më ndjekin një makinë,- tha,- te pallati, te shtëpia dhe njëherë tha më dolën në (nuk kuptohet) me goditën me shkop dhe ika, ika me vrap. Një radhë, që e solla unë në shtëpi me makinë dhe e pamë Benzin, që ishte këtu e ndoqa, e ndoqa, d.m.th do futej për këtu pa makinën, iku për mbrapsht dhe doli këtej. E ndoqa po na iku.

Mimoza Karafili: Të ka njohur ty, prandaj…

Kejsi Spaillari: Na iku, prandaj dyshoj.

Mimoza Karafili: Ne ky thuaja…

Kejsi Spaillari: Te Miloja.

Mimoza Karafili: Ose ky Miloja do ketë futur ndonjë njeri tjetër…

Kejsi Spaillari: Njeri tjetër, këtë dyshoj, nuk e di tani, por…

Një tjetër dëshmitar okular është shprehur, se atë natë në pyll, ka parë dhe dëgjuar 4 persona, që bërtisnin. Por dëshmitari, 65-vjeçari Rexhep Vathi, dëgjohet të porosisë Kejsin të ketë kujdes, pasi ai vetë nuk do të tregojë, se çfarë ka parë atë natë në pyll.

Dëshmitari Rexhep Vathi: Unë pranoj, të kam çuar fjalë sot, me të sinjalizuar, ti ke dëgjuar vetë, ti i di vetë ma mirë sesa unë, ti sot.., nuk je budallaqe, ti sot futesh te një femër e pjekur, ëëë…?

Kejsi Spaillari: Po!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Nuk je, po veten do ta ruash shumë Kejsi! Me mu do hapesh, si me u hap me babën tënd dhe duhet të m’i tregosh të gjitha, pavarësisht di gjë, s’di gjë, kam qenë aty, s’kam qenë aty…Duhet të mi tregosh të gjitha, se më ke krahë si babë… A të ka thirrur policia?

Kejsi Spaillari: Po, që në fillim.

Dëshmitari Rexhep Vathi: Çfarë të kanë thënë?

Kejsi Spaillari: Thjesht çfarë ndodhi, dëshminë e ngjarjes edhe kaq!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Për atë muhabetin, që të thashë, s’bëhet gjë, s’e zgjidhna dot…

Kejsi Spaillari: Seriozisht?

Dëshmitari Rexhep Vathi: Ehee, jo për ndonjë gjë, kisha nevojë edhe unë për një pikë mbështetje këtu, se unë do vij çdo vit, po ja shihe ndonjë grua, që të jetë…

Kejsi Spaillari: Do shikoj, do pyes prapë, se vetë kështu për të njohur, pyeta dy-tre shoqe të mia, i thashë po të keni ndonjë në lagje, kemi ne këtej i thashë…

Dëshmitari Rexhep Vathi: Dëgjo, të jetë një femër serioze, që t’ia vlejë..!

Kejsi Spaillari: Kuptoj, po!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Kupto drejt?

Kejsi Spaillari: Ehë..

Dëshmitari Rexhep Vathi: Se kam dhe një tip unë, megjithë mend jam verior, po nuk shkoj degë më degë. Kejsi, llafet janë shumë, shumë, shumë keq, ama mos harro, shteti e merr avash-avash, kushdo, që të të thërrasë, civil apo ushtarak, nuk di gjë… Unë kam pas frikë të shkoj në pyll, kam dashur të ulërij, kanë qenë ca jabanxhi aty, më erdhi turp, më erdhi zor, nuk bërtita, mora vëllain në telefon. Këto llafe i thua, se masanej me na thirr ne, me më thirr mua, unë flas ndryshe, flas gjëra, që ti mos të cënohesh fare, po për t’u ruajtur, duhet të ruhesh shumë !E shpërndajmë për sot?

Kejsi Spaillari: Po!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Kejsi, okej?

Kejsi Spaillari: Po!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Kaq di me të thënë! Mirupafshim!

Kejsi Spaillari: Pafshim!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Ruaj veten!

Parashikimi i Horoskopit për muajin Maj, zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë

Astrologia Meri Gjini, ka bërë parashikimin e horoskopit për muajin maj, teksa ishte e ftuar në studion e “7pa5”.

Ndryshimi kryesor i muajit maj, është dalja e Saturnit te Peshqit. Do bëhet futja te dashuria në hyrje të drejtpërdrejtë te Saturni.

Do marrim një shije mjaft konkrete dhe të ndjeshme. Etika e komunikimit do të zhvishet dhe kjo e bën të ashpër në dëgjim, por është e drejtpërdrejtë dhe e kupton tjetrin ashtu si është.

Gjithashtu, do kemi diskutime shumë të mira për zhvillime të forta. Venusin e kemi te Dashi që sot në hyrje të drejtpërdrejtë me Neptunin.

Kjo do sjellë një atmosferë më sociale. Çështje që i përkasin lekut do jenë tematika kryesore të pjesës së parë të muajit maj, ndërsa ne pjesën e dytë janë më individuale dhe personale.

Dashi
Një muaj plot pasion dhe ngjyra. Hiperaktiv në fazën e parë. Me zhvillime shumë të mira në pjesën praktike dhe me detyrime ekonomike që zgjidhen lehtësisht për shkak të bashkimit të Venusit me Neptunin. Pjesa sociale do jetë me ritme të përshpejtuara. Në pjesën e fundit të muajit do e gjeni veten si shpirti i shoqërisë dhe i grupit. Me Marsin te Luanët duhet të jetë prioritet puna sepse kanë një trekëndësh shumë të bukur te Mërkuri te vetja me Jupiterin te Binjakët që nga mesi i kësaj jave. Vazhdoni të keni prioritet zhvillimet në drejtim të karrierës dhe punës. Fizikisht do ndiheni mirë.

Demi
Kanë Uranin me vete. Do shkojë aty edhe Mërkuri në datën 11. Cikli hënor që nisëm ishte te Demat. Kjo bën që prioritet të mbeten riorganizimet e duhura në agjendë për pjesën praktike, punën. Do kenë dakordësi dhe ujdira. Një pjesë e mirë do kenë edhe firmosje të rëndësishme. Kjo në shërbim të stabilitetit për të cilin po luftoni. Me Venusin në hyrje me Neptunin do ketë entuziazëm te pjesa emocionale. Shumë pak kujdes me shëndetin, vetëm ditët e para të muajit, më pas do jeni të lehtësuar.

Binjakët
Jupiteri është në hyrje trekëndore me Mërkurin pas 3-4 ditësh. Bën të mundur që për një javë rresht, nga mesi i kësaj jave, do kenë mundësi të bëjnë diskutime apo të marrin vendime të rëndësishme. Ky Jupiter do qëndrojë te Binjakët deri në datën 9. Mund të duket pak jo e qartë situata, por është shumë e rëndësishme që vendimet, si ndërrim pune apo biznesi apo investim, të marrin guximin dhe ta bëjnë. Kur Jupiteri të kalojë te Gaforrja, i ngelet vetëm për të korrur çfarë keni mbjellë. Venusi te Neptuni ju ndikon pak në buzëqeshje në jetën sociale. Kujdes me shëndetin, sa më shumë i afrohemi fundit të muajit, çdo lloj problematike shënon mbylljen e një kapitulli drejt mbylljes përfundimtare.

Gaforrja
Marsi te Luanët, Saturni te Peshqit, Mërkuri në hyrje trekëndore me Jupiterin te ata. Do ndihen më entuziastë, më energjikë. Pavarësisht se prilli nuk ishte i qartë, pjesa e parë e majit ka një ndjesi që duan të arrijnë me patjetër çfarë duan në anën profesionale. Do kenë një presion ndaj bashkëpunëtorëve për të marrë maksimumin në karrierë. Dhe mirë do bëjnë. Zhvillimet do vendosen gjatë majit. Në datën 25 Saturni kalon te Maji dhe gjërat bëhen më të ngurta dhe statike. Në drejtim të dashurisë duket sikur nuk ja kanë terezinë në pjesën e parë të muajit.

Luani
Me Marsin te vetja gjithë muajin, deri në 10-ditëshin e parë të qershorit. Bën të mundur që lëvizjet, diskutimet, sqarimet, zgjidhjet e çështjeve të familjes, çështje pagesash përshpejtohen dhe zgjidhen me lehtësi. Në brendësi të muajit, me Mërkurin te Demat, kthehet prioritet statusi i tyre. Të gjithë Luanët do e gjejnë veten ose për të mbrojtur ose lartësuar emrin e tyre. Statusi social del prioritet. Del mbi familjen statusi social. Megjithatë, detyrimet familjare janë të pashmangshme, por pas datës 25 maj marrin zgjidhje. Rezulton muaj që ka lodhje, por ka shkëlqim.

Virgjëresha
Në një pozicion të rëndësishëm të hyrjeve planetare. Por deri në datën 25 maj do merren me të njëjtat impenjime që janë marrë përgjatë prillit. Kontrata do të firmosen në 10-ditëshin e parë të muajit maj. Kanë përmbyllje dhe vendosje përfundimtare dhe firmosje. Do jetë shumë e rëndësishme për ju për të lënë pas pikëpyetjet e dimrit. Do ndiheni të lehtësuar. Kjo do duket edhe në mënyrën si do ndihen në raport me emocionet e tyre. Do jetë një muaj shumë i rëndësishëm. Një pjesë e madhe e Virgjëreshës do ndryshojë karrierë ose formatim emocional. Do ketë një vendosje ndryshe në profesion. Mbyll një fazë dhe në ditët e para të qershorit ka nisjet e tjera. Për shëndetin do kenë shqetësime të vogla.

Peshorja
Me Venusin përballë është e sigurt që do shiheni shumë më bukur nga të tjerët. Me Venus-Neptun do zgjidhin problematikat në familje me lehtësi në pjesën e parë të muajit. Ata që kanë pasur pikëpyetje në çift do afrohen shumë. Të lindurit në fillim të shenjës do kenë fat me flirtin. Prioritet del çështja e karrierës. Ekonomia ka një optimizëm nisur që nesër, por mund të shërbejë vetëm për heqje detyrimesh në fillim të muajit. Në fund të muajit do flasim ndryshe.

Akrepi
Janë të detyruar gjatë majit të pranojnë ndryshime në lidhje me bashkëpunëtorët. Tendenca e tyre për të pasur ekuilibra në familje dhe në punë është domosdoshmëri dhe pavarësisht vështirësive do kenë dëshirën e mirë dhe këmbënguljen të përballen dhe ta zgjidhin me sukses. Nuk do mungojnë vështirësitë, por jeni të vendosur për t’i zgjidhur. Vetëbesimi është shumë i mirë, por me Mërkurin te Demat kanë argumentet që u duhen. Në datën 12 Mërkuri shkon ballë për ballë tyre, drejt fundit të majit bashkohet me Uranin. Në pjesën e fundit ndryshimet nuk do i shmangni dot. Saturni te Peshqit lehtëson pjesën e humorit në të përditshmen. Nuk është natyra e Akrepit të pranojë shtyrje dhe vonesa, por u mësua të respketojë fakotirn kohë. U mësua të veproj me i pjekur.

Shigjetari
Një muaj zgjidhës në çështje familjare dhe raportet në çift. Ka të bëjë me zgjidhjen e problematikave që ka dashuria. Qoftë konflikte të vjetra apo të reja. Nga nesër, kjo del prioritet sepse Venusi te Dashi është gjithë muajin. Me largimin e Saturnit në fundin e muajit është një ndryshim i jashtëzakonshëm dhe i madh te shija e të përditshmes suaj. Do jeni më entuziastë. Nuk do ekzistojnë më ngecjet në anën profesionale dhe në punë. Kjo ka qenë një shije që i ka lodhur prej 2 vitesh, pengesat në punë. Të lindurit në fund të shenjës do kenë një favor të madh në zhvillimet e jashtëzakonshme. Nga 25 maji në 9 qershor. Kujdes rreth datës 20-22 me lëvizjet në agjendë.

Bricjapi
Familja, dashuria, ngrohtësia, rehatia në ambientet e shtëpisë është shija dhe ajo me të cilën do merren dhe do të impenjohen gjatë gjithë majit. Nuk do mungojë ngarkesa, por nuk ka lidhje me shijen e lodhjes që kishte fillimi i vitit. Në agjendën e tyre, largimi i Saturnit do jetë lehtësues. Jo shumë komod Mërkuri te Dashi në qartësimin profesional. Por do të ndryshojë pasi të kalojë Mërkuri te Demat në 11 maj. Të lehtësuar edhe në çështjet ekonomike, pavarësisht shpenzimeve që nuk mungojnë në shtëpi.

Ujori
Venusi te Dashi është shumë favorizues. Minimalisht do ndryshojë këndvështrimin. Do e gjejnë veten empatikë dhe dhurues. Do jenë në ndihmë të njerëzve që duan. Plutoni kthehet në të kundërt javën e ardhshme. Bën të mundur që, sado të vështira të kenë qenë çështjet e tyre në punë, do jetë shumë lehtësuese. Kthimi i Plutonit do jetë një shije shumë e fortë që në fillim të muajit. Kujdes me mënyrën si do shpenzoni lekët tuaja që në momentin që Mërkuri shkon te Demat, në 11 maj. Edhe me lëvizjet konkrete kërkon kujdes. Rreth datës 20 nuk ka vend për të nxituar.

Peshqit
Që në ditët e para, do shijojnë përmirësimin e ekonomisë. Ose zgjidhja e një çështjeje të çuditshme, jo shumë të qartë në lidhje me lekun. Pavarësisht optimizmit në ditët e para, nuk duhet të harrojnë që të menaxhojnë shumë mirë shpenzimet. Sepse kanë tendencë të kalojnë në ekzagjerim të shpenzimeve. Është muaj që ka një stabilitet, por nuk plotëson pritshmëritë e tyre në nivelin që presin në lidhje me ekonominë. Venusi në hyrje të drejtpërdrejtë me Neptunin nxit pjesën sociale dhe u jep mundësinë të diferencohen nga masa në kreativitet. Largimi i Saturnit është ndryshim shumë i madh. Në pjesën e shëndetit nuk do kenë më përplasje. Do lehtësohen shumë në çështjet e fizikut.

Plazh për 1 Maj, qytetarët mbushin bregdetin në Durrës

Simbol i protestave dhe marshimeve për të drejtat e punëtorëve, 1 Maji në Durrës ka marrë një tjetër kuptim dhe pamje.

Në vend të pankartave dhe thirrjeve për kushte më të mira pune, bregdeti durrsak është gjallëruar edhe sot nga pushues të shumtë nga Durrësi dhe qytetet e tjera. Ata kanë mbushur bregdetin për të shijuar këtë ditë pushimi. Shëtitjet buzë detit, kafenetë plot, si dhe drekat me familje dhe miq në restorante janë kthyer në ritual të 1 Majit.

Plazhi nis herët, kurse dita ndërkombëtare e punëtorëve është gjithnjë e më shumë vetëm një ditë pushimi e festimi, jo për fitoret sociale, por për kënaqësitë e vogla që ofron një ditë plot diell pranë Adriatikut.

Ta b. ësh kur jeni me “αto”?! Βefason m.jekjα: Ja çf arë mυnd t’ju ndodhë…!!

Secili bën zgjedhjet e tij në lidhje me pref erencat e të bërit dashuri, por kohët e fundit po qar kullon një dilemë e madhe rreth kësaj teme.Kjo dilemë lidhet me fa ktin nëse duhet bërë dashuri kur femra është me “ato” apo jo.

Nga shumë son dazhe të kryera, afro 45% e femrave kanë dekl aruar se nuk pëlqejnë ta bëjnë atë veprim në ato ditë.Por, ajo që ka ma hnitur më shumë është fakti se 55% e tyre janë përgjigjur se nuk e kanë aspak pro.blem të bëjnë dashuri kur janë me “ato” dhe ky fakt nuk u shkakton asnjë be.zdi.

Duke vlerësuar fa ktin se shumica e të ank etuarave është përgjigjur “PRO” bërjes së dashurisë kur femra është në ato ditë, një nga mjeket më të njohura ka vendosur të “th.yejë” heshtjen dhe ka dhënë mendimin e saj rreth kësaj çështjeje.

“Kam lexuar se shumica e femrave që pëlqejnë të bëjnë dashuri kur janë me “ato” e pref erojnë pasi shka kton më shumë lub rifikim”, thotë mjekja.

Por, sipas saj trupi është një krijesë bio logjike dhe është i ndë rtuar në mënyrë të tillë që të kryejë me kor rektësi proc eset e tij të plota,

ndaj dhe shkencërisht është vërtetuar se gjatë atyre ditëve nuk është e këshi llueshme bërja e dashurisë, edhe pse shumica mund të jenë kù ndër.

Në një studim të kryer në Oklahoma, ka rezultuar se femrat që nuk e kanë pasur aspak pro blem bërjen e dashurisë kur janë me “ato” më pas kanë rap ortuar disa pro.bleme me trupin e tyre.

Kështu, shumica ka treguar se disa orë më pas kanë përjetuar dh.imbje të mëdha ndërsa të tjerat kanë thënë se kanë qenë më të prèkùra ndaj inf.eksioneve.

Për më tepër në lidhje me këtë temë, mjekja e njohur kërkon t’u bëjë ápèl femrave duke i vënë kap akun kësaj çështje.

“Ju mund të keni pre ferencat dhe zgjedhjet tuaja dhe gjithçka mund të ndodhë sipas dëshirës tuaj, por nga ana mjekësore nuk ua rek omandoj aspak. Arsyeja?

”Nëse ju zgjidhni të bëni dashuri gjatë periudhës kur jeni me ato ju keni shumë shanse për të mbetur sht.atzënë, ndaj këshilla ime do të ishte, dùròni dhe tregoni kujdes

Do HA BlTENl pse fe mrαt duan të b. ëjnë nga m braρa

Duket se studime të ndryshme sjellin versione që ndoshta nuk i kemi lexuar më herët, si ky i mëposhti, ku jepen disa nga arsyet se përse femrat preferojnë që të bëjnë s*ks a*al, si dhe fakte që më parë ndoshta nuk i keni ditur.

Ka keqkuptime që pengojnë gratë të dorëzojnë veten në shijimin e s*ks a*al, shikoni se cilat janë më të shpeshta dhe të shpëtoni prej tyre.

Gruaja është e poshtëruar
Ky është një keqkuptim i plotë! Në të kundërtën, gratë në sytë e partnerit të tij, ai që e do, është duke u bërë më të vlerësuar. Arsyeja është se një mashkull i cili gëzon lidhje me partnerin e tij, dëshiron të provojë në realitet atë që ka ëndërruar.

Se femrat shijojnë s*ks a*al?
Ka femra që prej natyrës, pra që në tru kanë një qendër të theksuar të ndjeshmërisë së s*ks a*al, por mesatarisht këto femra janë më pak.

Sipas se*soterapeutëve, turpi është më shumë i zakonshëm në femrat që janë në marrëdhënie afatgjata apo martesë, për shkak të paragjykimeve dhe nëse partneri nuk ka marrë iniciativën, ajo është e heshtur.

Përvoja e parë është zakonisht e dhim.bshme
Për shumicën e femrave që e përjetojnë këtë për herë të parë është e dhimbshme, por në qoftë me kohë zhvilloni teknikën e duhur, arrihet kënaqësi e madhe e përbashkët.

Një preparat i rëndësishëm psikologjik para se të angazhohen në marrëdhënie a*ale.

Është thelbësore që femrat të relaksohen dhe mashkulli të jetë shumë i durueshëm. Disa përpjekje mund të jenë të pakëndshme, por në fund, kur ju të zhvilloni teknikën e duhur, do të përjetoni kënaqësi të paharruara.

Mos harroni, përvoja e parë se*suale është e dhim.bshme.
Të rinjtë duan të provojnë s*ks a*al nga kurioziteti, dëshira për të eksperimentuar dhe nevoja për të përjetuar një përvojë të re.

Higjiena e duhur
Në asnjë mënyrë pas s*ks a*al mos lëvizni në atë v*ginal, pasi kjo mund të shkaktojë infeksione të rënda.

Nëse një mashkull dëshiron s*ksin më pas në v*ginë, është e nevojshme që të dy partnerët të lajnë organet gjenitale. Në rastin e përdorimit të kondomit, hiqeni atë dhe vazhdoni me s*ks v*ginal. Ajo është e ngjashme me s*ksin oral pas raportit s*ksual a*al.

Derdhja dhe org*zma
Derdhja është pikërisht ajo që një partner e dëshiron. Org*azma është e ndryshme varësisht nga eksperienca dhe gjithashtu ka nevojë që të flitet për të.

Disa femra përpiqen që përmes s*ksit a*al të përjetojnë gëzimin përfundimtar, më i madh se ai v*ginal, ndërsa të tjerët nuk e bëjnë.

Përfundimi është i thjeshtë – të flasim për çdo gjë që ju doni dhe çfarë ju ëndërroni, provoni çdo gjë që ju mund ta bëni interesante dhe ta shijoni