Mbërrin në Mesdhe flota më e fuqishme britanike, mes eskortës edhe një nëndetëse bërthamore: Jemi gati për çdo skenar

Luftanija britanike HMS Prince of Wales, është fotografuar për herë të parë duke udhëhequr një nga flotat më të fuqishme në historinë e kohëve të fundit, në një mision që mund ta çojë në përplasje me forcat ushtarake të Kinës, shkruan Daily Mail.

Anija 65 mijë tonëshe, më e madhja që Britania ka ndërtuar ndonjëherë, ka mbërritur në Mesdhe e shoqëruar nga tetë anije të tjera të flotës britanike dhe aleate. Në mesin e eskortës janë nëndetësja bërthamore HMS Astute, luftanija HMS Dauntless, fregata anti-nëndetëse HMS Richmond, si dhe dy anije furnizimi, RFA Tideforce dhe RFA Tidespring.

Formacioni u pasurua edhe me pjesëmarrjen e fregatës spanjolle Méndez Núñez, si dhe anijeve norvegjeze HNoMS Maud dhe HNoMS Roald Amundsen. Flota britanike do të zhvillojë stërvitje dhe operacione me aleatë në Mesdhe, Lindjen e Mesme, Azi dhe Australi deri në dhjetor.

Misioni “Operation Highmast”, i drejtuar nga Komodori James Blackmore, përfshin 4,500 efektivë britanikë dhe shënon dislokimin e dytë të Grupit të Goditjes së Aeroplanmbajtëses (CSG).

Gjatë rrugës, pritet të kalojë përmes Detit të Kuq – ku Houthit e Jemenit kanë sulmuar anije – dhe ndoshta edhe në ngushticën e Tajvanit, një veprim që mund të provokojë Kinën.

Në bord ndodhen 18 avionë luftarakë F-35B, helikopterë anti-nëndetëse dhe dronë të teknologjisë së fundit.

Komandanti i anijes, Kapiten Will Blackett, deklaroi: “Jemi gati për çdo skenar – kjo anije përfaqëson fuqinë detare britanike në maksimumin e saj.”

Operacioni synon të dërgojë një mesazh të qartë për vendosmërinë e Mbretërisë së Bashkuar për të mbrojtur rendin ndërkombëtar dhe aleatët në Indo-Paqësor.

Rozana Radi flet pa filtra: Ish-banorët nuk e kanë dashur Gjestin, po ta donin do ta kishin treguar

Pas përfundimit të spektaklit “Big Brother VIP Albania”, Rozana Radi ka ndarë mendimin e saj pa filtra për fituesin e këtij edicioni, Gjestin.

Në një prononcim per ‘Top Albania Radio’, Rozana u shpreh se ndonëse ajo vetë u mërzit që nuk fitoi çmimin e madh, e përgëzon Gjestin për fitoren dhe i uron që ajo t’i shërbejë si një trampolinë në rrugën artistike.

“Unë u mërzita që nuk e fitova, por i kam thënë atij se kush e fiton, është mëse e merituar. Ai ta gëzojë, t’i shkojë mbarë dhe t’i shërbejë si një trampolinë në karrierë,” – u shpreh këngëtarja.

Megjithatë, Rozana nuk i kurseu as kritikat ndaj banorëve të tjerë, duke lënë të kuptohet se Gjestin nuk e kanë dashur me të vërtetë.

“Ata nuk e kanë dashur Gjestin. Po ta donin, do ta kishin thënë. Ajo që ka thënë se ai është lezet i shtëpisë, jam unë,” – deklaroi ajo me bindje.

Berisha: Mesatarja për universitet hiqet në shtator! 30 mijë euro për çiftet e reja që të paguajnë interesin e kredisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar nga “Astiri” heqjen e mesatares për në universitet që këtë vit.

Gjatë takimit me biznese dhe banorë të zonës, Berisha premtoi gjithashtu se qeveria do të ofrojë grante 30 mijë euro për çiftet e reja që do të paguajnë interesin e kredisë, ndërsa ata që do të bëhen me 3 fëmijë nuk do të paguajnë asnjë qindarkë kredi.

“U jap fjalën këtyre të rinjve se mesatarja për universitet do hiqet që vitin që vjen. Në shtator nuk do ketë mesatare. Se tarifat do të jenë 4 herë më të ulëta. Se bursa do jetë 200 euro. Se pas mbarimit të shkollës, çdo sipërmarrës që punëson të rinjtë do t’i paguhet një vit sigurimet e tij shoqërore dhe të gjitha shpenzimet për kualifikimet e tyre. Të rinjtë që dëshirojnë të hapin biznese do të përfitojnë grante, kredi të buta dhe për çdo çift të ri një çati. Qeveria do garantojë grante 30 mijë euro me të cilat çiftet e reja do paguajnë interesin e kredisë. Çiftet që bëhen me tre fëmijë nuk do paguajnë asnjë qindarkë kredi, do ua paguajë shteti”.

Kreu demokrat garantoi bizneset për uljen e çmimit të energjisë dhe ujit, si edhe një klimë miqësore për të shtuar investimet.

“Bizneseve të Astirit dhe mbarë Shqipërisë u premtoj vendosjen e taksës së sheshtë 10 përqind nga 23 përqind që është. Uljen e TVSh-së në 15 përqind. Uljen e çmimit të energjisë elektrike në 6 lekë. Përgjysmimin e tarifës së ujit. Ndalimin me ligjin të bashkive, të cilat nuk do mund të vendosin kurrë më shumë se 1 përqind të xhiros taksa lokale për bizneset. Garantoj bizneset e vogla se përveç energjisë dhe ujit, hapësira publike që u shitet me 1500 lekë do zbresë në 120 lekë. Se tavanet për tatim fitimin dhe TVSH-në do rriten nga 100 mijë dhe 140 mijë që janë sot, në 180 mijë euro. Biznesi pra do ketë klimën më miqësore, do mund të shtojë investimet dhe punësimin. Astiri madhështor, Tirana madhështore është Tirana dhe Astiri i qytetarëve që kanë besim tek e ardhmja e tyre. I qytetarëve që përballojnë me dinjitet jetën. I qytetarëve që u rritet çdo vit mirëqenia. I qytetarëve që u shkollohen dhe u punësohen fëmijët e tyre në Shqipëri”, tha Berisha.

Kryemadhi i del hapur Tedi Blushit: Ishe pa shtëpi dhe u bëre me 3 shtëpi

Ish-kryetarja e LSI-së dhe ish-bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë ndaj Tedi Blushit, sekretarit të përgjithshëm të Partisë së Lirisë, dhe një ndër besnikët e pakët ë Metës.

Në emisionin “Dekalog” me Roland Qafokun, Kryemadhi ka ngritur dyshime se si Tedi Blushi arriti të bënte një pasuri të madhe në Tiranë, kur dikur ishte i pastrehë.

Ajo tha se Blushi nga i pastrehë dikur, sot është pronar i tre shtëpive.

“Tedi Blushi është njeriu më i lumtur në botë sot. Deputet është, gruan e ka drejtoreshë te Ulsi Manja, vjehrrin e ka nëndrejtor te spitali i burgut, me tri shtëpi është sot, kur ka qenë pa shtëpi. Nuk ia ka bërë pushteti këto shtëpi, por shkatërrimi i partisë. Tedi Blushi e shkatërroi partinë”, tha Kryemadhi.

Rama tallet me rezolutën e PPE-së për rrezikun e zgjedhjeve të lira në Shqipëri: Fletë-rrufeja e kënetës është alibia e humbjes në 11 maj

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit të një rezolute nga Partitë Popullore Evropiane, ku thuhet se zgjedhjet në Shqipëri janë të kërcënuara dhe ku i bëhet thirrje Bashkimit Evropian që të ndërhyjë me mekanizmat e saj.

Rama e quan këtë rezolutë si një “fletë-rrufe e kënetës” që është miratuar në sallën bosh të partive simotra të PPE-së. Ai e quan këtë si përgatitjen e “alibisë së humbjes” në zgjedhjet e 11 majit.

“Alibia e humbjes paska filluar në gjirin e PPE, ku salla bosh e partive simotra paska votuar unanimisht fletë-rrufenë e Kënetës Madhështore për humbjen e lirisë së zgjedhjeve. Një tekst kua-kua-kuash që tregon se iluzioni i ëmbël i Latif magjistarit, po ia le vendin ndjesisë së hidhur të humbjes madhështore të 11 majit”, shkruan Rama.

Rama tallet me rezolutën e PPE-së për rrezikun e zgjedhjeve

Publikohet foto/ Kjo është 27-υje çarja, nënë e një fëmije, që u gjet e υ▪︎ ekυr dhe e Ιidhur pas një ρeme në Itali

Vajza që shihni në foton më sipër është Ermela, 27-vjeçarja e cila u gjet e vdekur në Itali.

Nëna e një fëmije 7-vjeçar u gjet e pajetë, e lidhur pas një peme në rajonin Molise të Italisë, teksa ende nuk dihet shkau i vdekjes së saj.

Ajo u gjet nga ish-bashkëshorti, i cili kishte nisur ta kërkonte pasi nuk kishte mund ta kontaktonte. Ishte ai që kërkoi ndihmë duke njoftuar policinë dhe mjekët, të cilët nuk mundën të bënin gjë tjetër veçse të konfirmonin vdekjen e tij.

Ermela njihej në fshat për angazhimin e saj në punë në një qendër për emigrantët dhe për lidhjen e fortë me të birin, i cili përshkruhej nga të gjithë si qendra e jetës së saj.

Autoritetet presin rezultatet e autopsisë për të zbuluar shkakun e vdekjes, teksa hetimet për këtë ngjarje të rëndë vijojnë.

Greqia ngre “alarmin e kuq”! Kapet “piktori”, spiun i mafias dhe Rusisë

Në një rast që konsiderohet jashtëzakonisht serioz dhe ka ngritur alarmin e kuq në shërbimet e inteligjencës dhe sigurisë së Greqisë, mediat helene raportojnë se është arrestuar një 59-vjeçar gjeorgjian që ishte i rekrutuar nga mafia dhe Rusia si spiun.

Burri që hiqej si piktor kishte vepruar për muaj të tërë në Greqi, kryesisht në zonën e Aleksandropolis. Ai ka lindur në Gjeorgji dhe jetonte në Aleksandropolis. 59-vjeçari u vu në pranga nga shërbimet greke të sigurisë nën akuzën e spiunazhit. Ai u zbulua pas hetimeve disa mujore, ndërsa fotografonte dhe filmonte bazat ushtarake dhe pajisjet e ushtrisë greke, duke vepruar në emër të një personi tjetër, të cilit ia dërgonte materialet përmes një aplikacioni të koduar.

Sipas informacioneve të deritanishme, 59-vjeçari u arrestua në flagrancë ndërsa po fotografonte transportin e pajisjeve të NATO-s. Siç pretendoi ai gjatë marrjes në pyetje, atij i ishte afruar një person nga Evropa Lindore, i cili është aktiv në trafikun e drogës, armëve dhe është gjithashtu i përfshirë në vrasje dhe prej tij, ai ishte rekrutuar për t’i shërbyer Inteligjencës së Rusisë.

Personi që e rekrutoi gjeorgjianin i kërkoi atij t’i dërgonte foto, video dhe informacione rreth pajisjeve ushtarake. “Rekrutuesi” thuhet se i premtoi para, por 59-vjeçari pretendon se i ka thënë se do të bënte gjithçka që mundte “për Nënën Rusi”, pasi kishte shërbyer në ushtrinë sovjetike.

“Po e bëj për vendin tim”, ka rrëfyer ai, ndërsa hetuesit po monitorojnë çdo telefonatë dhe komunikimet e tij.

Burime nga Shërbimi Informativ Kombëtar grek thanë për Protothema se 59-vjeçari kishte filmuar dhe fotografuar zona të ndjeshme ushtarake në kufi dhe në portin e Aleksandropolis për disa muaj me radhë.

59-vjeçari akuzohet se ia ka dërguar materialin vizual një personi që ndodhet në Lituani, e që mban pasaportë greke, por ka lindur gjithashtu në një vend të ish-Bashkimit Sovjetik. I njëjti burim i ka thënë Protothema-s se edhe personi i dytë është arrestuar në Lituani nga shërbimet përkatëse atje.

Kujtohet se që nga shkurti i vitit 2022, në Aleksandropolis është transportuar material ushtarak, i cili në shumë raste përfundon në Ukrainë.

Hetuesit grek tani po përpiqen të hartëzojnë plotësisht aktivitetet e tij në mënyrë që të përcaktojnë se çfarë ka fotografuar dhe kur, por rasti konsiderohet jashtëzakonisht serioz duke pasur parasysh praninë e forcave amerikane dhe të NATO-s në rajon.

Urdhri i υ.dekjes iu “pre” nga kriminelët në Dubai! Rustem Hoxhaj ruante banesën e “buzë derrit”, “bosit” të Vlorës që ia ekzekutuan të birin një vit më parë

Teksa hetimet vijojnë të tjera detaje po dalin lidhur me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e 27 prillit, ku në dalje të banesës së tij në Vlorë u ekzekutua me tre plumba, Rustem Hoxhaj.

Lidhur me këtë ngjarje policia deri më tani ka vënë në pranga Eris Mehmetajn, i cili dyshohet se i ka siguruar automjetin autorit të vrasjes së 58-vjeçarit. Gjithashtu, janë publikuar edhe pamjet e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, para se të ekzekutonte Hoxhajn dhe pas.

Në videon e sjellë nga Newsbomb.al më herët, vrasësi i dyshuar i 58-vjeçarit shihej teksa pasi kishte kryer vrasjen, largohej nga vendi i ngjarjes me ecje të lehtë dhe xhepa në duar. Në dukje të parë ai shihej i pashqetësuar dhe është përpjekur që të mos tërheqë vëmendje.

Madje, për t’i shpëtuar identifikimit ky shtetas kishte përdorur fytyrë silikoni si dhe bark artificial.

Rustem Hoxhaj njihej nga të gjithë si një njeri i thjeshtë dhe që nuk kishte probleme me askënd. Të shumta janë pistat që po qarkullojnë lidhur me këtë ngjarje, ndërkohë thuhet se urdhri për ekzekutimin e tij ka ardhur nga Dubai, nga një grup i strukturuar kriminal.

Gjithashtu, mësohet se 58-vjeçari ka qenë komshi me Sokol Sinomatin, i njohur me nofkën “Buzëderri”, një prej personazheve më të njohur në botën e krimit në qytetin e Vlorës, por dhe më tej.

Raportohet se Hoxhaj ka qenë edhe roje i banesës së Sinomatit në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë, aty ku dhe viktima kishte banesën.

Kujtojmë se Sokol Sinomati nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare dhe mediat. Emri i tij u lakua edhe vitin që lamë pas, ku mbrëmjen e 7 janarit i ekzekutuan në ballkonin e banesës të birin vetëm 23-vjeç, Gëzim Sinomatin.

Sinomati njihet si anëtari i bandës së Gazment Brakës alias “Gaxhai” në vitin 1997 në Vlorë. Ky i fundit ka qenë i dënuar për “Krijim i bandës së armatosur” dhe “Kryerje e krimeve nga bandat e armatosura”.

Në moshën 27-vjeçare, në vitin 2000, ai tronditi qytetin e Vlorës, duke qëlluar me breshëri automatiku ndaj Sokol Nuhos. Sinomati zbriti nga makina e tij tip “Benz”, dhe qëlloi në mes të ditës me breshëri automatiku ndaj Nuhos, në atë kohë 29 vjeç.

Ky i fundit ishte i armatosur, dhe prandaj i është kundërpërgjigjur për vetëmbrojtje duke qëlluar me pistoletë teksa qëndronte i ulur brenda në lokal. Fatkeqësisht, vdekjen e gjeti një i pafajshëm, Luigj Xhafa, kalimtar i rastit, edhe pse shënjeshtër ishte Nuho.

Sinomati më 3 janar të 2000 përfundoi në burg. Pasi përfundoi dënimin, në 2017 u largua drejt Belgjikës aty ku dhe u arrestua në vitin 2021 për çështje droge, Në fund të vitit 2022 ai u ekstradua në Shqipëri, pasi akuzohej për një ngjarje të ndodhur në 2002-in në Skelë, ku i vrarë mbeti Elton Tato dhe u plagos Robert Boraku.

Si ndodhi vrasja e Gëzim Sinomatit, djalit të Sokol Sinomatit:

Ekzekutimi i 23-vjeçarit pabesisht me snajper në ballkonin e shtëpisë duke pirë cigare tronditi një vit më parë qytetarët e Vlorës dhe vendit. Asokohe u tha se qitja me snajper u bë nga automjeti tip “BMË” që më pas u gjet i i djegur pranë stacionit të trenit në dalje të qytetit të Vlorës, në lagjen “24 Maji”.

23-vjeçari Gëzim Sinomati, i cili u qëllua me snajper në Vlorë mbrëmjen e 7 janarit, nuk ishte një person i panjohur për policinë. I riu kishte pak kohë që ishte kthyer nga Belgjika, por u vra pabesisht teksa rrinte në ballkonin e banesës së tij, në katin e tretë të një pallati në lagjen “Hajro Çakërri”.

Ai kishte vetëm një muaj në Vlorë pasi i kishte vdekur gjyshja. I riu do të priste që dhe i ati të dilte nga burgu dhe më pas të largohej drejt Belgjikës.

Tra gjedi e dyfishtë, nënë e bir gjenden të υ. dekur në banesë! Fqinjët njoftuan policinë pas erës së rëndë

Komuniteti lokal i Trikalës është tronditur nga tragjedia familjare që u zbulua të mërkurën pasdite, kur fqinjët njoftuan Policinë për shkak të një ere të fortë që vinte nga një apartament në qendër të qytetit, pranë Manavikës.

Policia gjeti një grua të moshuar dhe djalin e saj të vdekur brenda shtëpisë. Siç raportojnë mediat vendase, thuhet se gruaja ka vdekur nga shkaqe patologjike, ndërsa në krah të djalit të saj u gjetën prova që mbështesin mundësinë e vetëvrasjes.

Ndërsa hetimet vijojnë, priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore, të cilat do të hedhin dritë mbi shkaqet e sakta të vdekjes.

“Paketa e maleve”/ Rama thirrje çunave të Londrës: Investoni, për 500 të parët nuk do ketë asnjë taksë për 10 vjet! Ja procedura që do ndiqet për ta marrë tokën 1 euro

Kryeministri Edi Rama gjatë një takim elektoral në Kukës prezantoi edhe njëherë “Paketën e maleve”, ku ftoi të gjithë për të investuar, pasi për 500 aplikantët e parë nuk do të ketë taksa për 10 vjet.

Rama po ashtu sqaroi të gjithë procedurën sesi toka e të parëve mund të kthehet në një investim fitimprurës, duke e marrë atë vetëm me 1 euro.

“Shkon në bashki dhe depoziton kërkesën që ti njihet kjo tokë si toka e të parëve të tij. Bashkia e përcjell në këshillin bashkiak dhe bën afishimin për 30 ditë. Bashkia bën verifikimin etj. Në momentin që mbaron 30 ditëshi dhe personat rezultojnë që janë të pa kontestuar, këshilli bashkiak i jep vendimin që mund të bëjnë një investim në tokën e tyre. Me atë vendim, ata bëjnë një projekt dhe në ministrinë e Ekonomisë bëjnë një kontratë dhe tokën e marrin me 1 euro, e investojnë”, u shpreh Rama.

Rama: Pas zgjedhjeve do fillojmë të fusim në punë paketën e maleve. Paketa e maleve është në dispozicion të atyre që duan të investojnë në tokat e të parëve, apo në toka ku bien dakord me pronarët për turizëm, agroturizëm, patjetër edhe për blegtori, agropërpunim, agrobiznes duke bërë disa hapa të thjeshtë. E para toka që është fakt, pra pronari fakti, por që nuk figuron në letra, shkon në bashki dhe depoziton kërkesën që ti njihet kjo tokë si toka e të parëve të tij. Bashkia e përcjell në këshillin bashkiak dhe bën afishimin për 30 ditë. Bashkia bën verifikimin etj. Në momentin që mbaron 30 ditëshi dhe personat rezultojnë që janë të pa kontestuar, këshilli bashkiak i jep vendimin që mund të bëjnë një investim në tokën e tyre. Me atë vendim, ata bëjnë një projekt dhe në ministrinë e Ekonomisë bëjnë një kontratë dhe tokën e marrin me 1 euro, e investojnë. Kur mbaron investimi marrin lejen për ta regjistruar në hipotekë si pronën e tyre. Nëse ndodh që pasi ata e kanë kryer investimin dhe e kanë regjistruar në hipotekë dhe del dikush që i thotë prit se jam unë, ky personi që ankohet nuk ka mundësi tju ndërhyjë në atë që kanë bërë, por shteti merr përsipër ta gjykojë dhe ta kompensojë diku tjetër. E di që na dëgjojnë edhe çunat në Londër. Për 500 aplikimet e para, për 10 vjet nuk do paguani asgjë. Thjesht do bëjnë investimin dhe 10 vjet nuk do kenë asnjë taksë për të paguar. I 501 do tatohet siç tatohen agroturizmat.