Ironi dhe heqje nga Instagrami! Çfarë po ndodh mes Egli Takos dhe instruktorit Mario

E ndërsa “Big Brother VIP Albania” ka mbaruar, thashethemet lidhur me jetën personale të Egli Takos nuk kanë të ndalur ndërsa në qendër të vëmendjes ndodhet dhe një tjetër person jo i njohur për botën e ekranit, Mario.

E gjitha ka nisur pas deklaratës së aktorit Gert Ferra teksa ishte i ftuar në një emision, i cili u shpreh se Egli jashtë shtëpisë është në një lidhje me një djalë që quhet Mario dhe me profesion është instruktor palestre.

Egli Tako ka mohuar kategorikisht këto gojëdhëna ndërsa është shprehur se Mario ka qenë instruktori i kunatit të saj dhe se bashkë janë vetëm miq.

Ndërkohë në një reagim të fundit në rrjete sociale nga vetë ai, duket se ka thumbuar Eglin dhe deklaratat e kësaj të fundit. Vlen të theksohet se Egli dhe Mario nuk ndiqen më Instagram duke çuar në nxitjen e dyshimeve se në raportin e tyre ka një krisje.

“Është e diel, je ‘instruktor palestre’, jeta është e bukur”, reagim që është përkthyer si një përgjigje ironike ndaj Eglit, e cila e ka cilësuar vetëm si një instruktor palestre.

Media italiane “La Stampa”: 16 emigrantë janë “zhdukur” nga kampi i Gjadrit në Shqipëri

Mediat italine, duke i referuar Partisë Demokratike të Italisë, raportojnë se nga 41 emigrantë që zbarkuan së fundmi në Gjadër të Lezhës, kanë mbetur 25

Nuk dihet nëse 16 emigrantë janë rikthyer në Itali në pritje të riatdhesimit apo janë në dhoma izolimi për shkak të revoltës që para dy javëve që këta të fundit bënë në kampin e Gjadrit.

Ndërkohë, një tjetër problem me emigrantët e ardhur nga Italia dhe që ka hapur një diskurs më vete është fakti nëse një i tillë kërkon azil kur ndodhet në Gjadër, pasi procedura rinis nga e para, teksa emigranti duhet të rikthehet menjëherë në Itali.

T.merr në ajër/ Avioni shpërthen në flakë gjatë fluturimit, shkak …

Një incident ndodhi në mes të muajit prillit kur një fluturim i United Airlines ukthye në makth për udhëtarët, pasi motori mori flakë gjatë flututimit.

Fajtori pas kësaj situate të tmerrshme ishte çuditërisht i vogël… një lepur që u thith në motorin e aeroplanit gjatë ngritjes.

Fluturimi UA2325 i United Airlines u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar i Denverit për në Edmonton, Kanada. Menjëherë pas nisjes, pasagjerët dhe ekuipazhi përjetuan atë që mund të përshkruhet vetëm si një makth.

Avioni Boeing goditi një lepur në pistë gjatë ngjitjes së tij fillestare, duke bërë që kafsha të thithej në motorin e djathtë të avionit.

Për fat të mirë nuk pati të lënduar.

Pak ditë pasi u shpall fitues, Gjesti bën veprimin e papritur

Gjesti vetëm pak ditë më parë u shpall fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Ai tani po shijon jetën e re jashtë mureve të shtëpisë së famshme, ku edhe ka nisur me angazhimet e tjera në karrierë.

I njëjti në Instagram ka fshirë të gjitha postimet që i kishte deri më tani, por që akoma nuk ka një arsye.

Krahas kësaj, artisti pejan ka ndërruar edhe fotografinë e profilit, duke vënë një të re.

Mbase po fillon çdo gjë nga e para, ndonëse ka filluar përgatitjet edhe për projekte të reja.

Këngëtari tanimë ka mbajtur edhe koncertin e parë që pas daljes nga Big Brother VIP.

Vlen të ceket se ka paralajmëruar edhe disa bashkëpunime me emra të njohur në estradë.

Frikë për luftë bërthamore, dy fuqi botërore po shkëmbejnë zjarr prej 4 ditësh

Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit kanë arritur nivele alarmante pasi ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Khaëaja Muhammad Asif, deklaroi se një inkursion ushtarak indian në territorin pakistanez është “i afërt”.

Në një intervistë për Reuters, Asif tha se forcat pakistaneze janë përforcuar ndjeshëm në Kashmir, për të përballuar çdo sulm të mundshëm.

Kriza nisi pas sulmit të përgjakshëm më 22 prill në rajonin indian të Jammu dhe Kashmir, ku u vranë 26 civilë, kryesisht turistë hindu nga India. India fajëson militantë të lidhur me Pakistanin për sulmin, ndërsa një grup i njohur si The Resistance Front fillimisht mori përgjegjësinë, por më vonë u tërhoq.

Si përgjigje, India ka ndërmarrë një sërë masash drastike: ka nisur stërvitje ushtarake, ka testuar raketa me rreze të gjatë dhe ka pezulluar Traktatin e Ujërave të Indusit, i cili garanton furnizimin me ujë për rreth 80% të bujqësisë së Pakistanit.

Ministri indian i burimeve ujore, Chandrakant Raghunath Paatil, deklaroi se India do të sigurojë që “asnjë pikë ujë nga lumi Indus të mos arrijë në Pakistan”.

Pakistani, nga ana tjetër, ka mbyllur hapësirën ajrore për fluturimet indiane, ka pezulluar vizat për qytetarët indianë dhe ka vendosur njësi të blinduara në kufi. Kryeministri Shehbaz Sharif paralajmëroi se çdo përpjekje për të ndalur ujin drejt Pakistanit do të konsiderohet “akt lufte” dhe do të marrë përgjigje të plotë.

Shkëmbimi i zjarrit gjatë kufirit vazhdon për katër ditë rresht, ndërsa forcat indiane kanë arrestuar rreth 500 persona në operacione kërkimi për militantët. Kontrollet në disa shtëpi myslimane kanë shkaktuar shqetësime për abuzime ndaj civilëve të pafajshëm.

Kryeministri indian Narendra Modi ka premtuar se do të ndëshkojë çdo terrorist dhe mbështetës të tyre, duke pezulluar gjithashtu shërbimet e vizave për pakistanezët dhe duke kërkuar kthimin e qytetarëve indianë nga Pakistani.

Ndërkohë, Kina ka bërë thirrje për përmbajtje dhe ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur çdo përpjekje për të ulur tensionet në rajon. Një konflikt i plotë mes këtyre dy fuqive bërthamore do të ishte katastrofal për rajonin dhe më gjerë.

E tradhtoi një vidë, shqiptari kapet me 2 mln euro kok. ainë në makinë

Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar për trafik droge. Atë e tradhtoi një vidë që mungonte në derën e makinës Fiat Panda ku po udhëtonte në një rrugë mes Frosinone-s dhe Caserta-s në Itali.

Ky detaj nuk i shpëtoi policisë, të cilët nisën një kontroll në makinë e vogël. Aty zbuluan jo pak, por 1 kilogramë kokainë të pastër.

Siç shkruajnë mediat italiane, nëse do të nxirrej në treg, droga do të kishte një vlerë mes 1.6 deri në 2.1 milionë euro.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për të zbuluar personat e tjerë që mund të fshihen pas kësaj veprimtarie të paligjshme.

Breshëri plumbash/ Qëllohet brenda makinës shqiptari në Zvicër

Një incident i rëndë me armë zjarri ndodhi të shtunën pasdite në qytetin Brugg të kantonit Aargau, Zvicër, duke lënë të plagosur një shtetas nga Kosova.

Sipas Policisë Kantonale të Aargaut, ngjarja ndodhi në një zonë parkimi, ku nga një automjet BMW u qëllua në drejtim të një makine Skoda. Brenda Skodës ndodheshin dy persona, ndërsa njëri prej tyre, një 31-vjeçar kosovar, mbeti i plagosur dhe u transportua me urgjencë në Spitalin Kantonal të Badenit.

Pas ngjarjes, zona u izolua nga policia dhe u vendosën masa të rrepta sigurie. Edhe në ambientet e urgjencës së spitalit, u shtuan masat për shkak të ndjeshmërisë së rastit, raportojnë mediat zvicerane.

Autoritetet kanë ndaluar një 24-vjeçar zviceran, i dyshuar si autor i të shtënave, si dhe një shtetas tjetër kosovar. Të dy janë marrë në ndalim për hetime të mëtejshme.

Prokuroria ka nisur procedurat penale, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.

Kush fiton në 11 maj? Ndryshimi i shifrave mes PS dhe PD

News24 në bashkëpunim me Notosondaggi kanë “fotografuar” prirjen elektorale të qytetarëve, në sondazhin e dytë të publikuar këtë të hënë.

Pyetjes: Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet kombëtare në Shqipëri për të rinovuar Parlamentin, ju cilën parti do të votonit?

45.5% e qytetarëve janë përgjigjur se do të votonin Partinë Socialiste (varion 43.5%-47.5%). PS ka pësuar rënie me 0.5 krahasuar me sondazhin e 14 prillit. 36% do të votonin Partinë Demokratike dhe koalicionin e drejtuar prej saj Aleanca për Shqipërinë Madhështore (34%-36%). Opozita është rritur me 1% në krahasim me 2 javë më parë.

6.5 do të votonin partinë Mundësia, 5.5% koalicionin Nisma-Shqipëria Bëhet, 2% PSD-në dhe po 2% Lëvizjen Bashkë. Partia Mundësia ruan të njëjtat kuota krahasuar me sondazhin e 14 prillit, ndërsa Nisma-Shqipëria Bëhet rritet me 0.5%.

PSD zbret me 0.5%, ndërsa Lëvizja Bashkë rritet me 0.5% krahasuar me 14 prillin. Me 1% zbret koalicioni Euroatlantik i drejtuar nga ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, ndërsa në rënie me 0.5% është edhe Djathtas për Zhvillim. Rriten me 0.5% ata që do të votonin një forcë tjetër politike.

Të dhënat e sondazhit

Partia Socialiste-45.5% (43.5%-47.5%)

Koalicioni PD-ASHM-36% (34%-36%)

Partia Mundësia-6.5% (5.5%-7.5%)

Koalicioni Nisma-Shqipëria Bëhet-5.5% (4.5%-6.5%)

Partia Socialdemokrate-2% (1%-3%)

Lëvizja Bashkë-2% (1-3%)

Koalicioni Euroatlantik-1% (0-2%)

Koalicioni Djathtas për Zhvillim-0.5% (0-1%)

Tjetër-1% (0-2%)

“Unë dhe Gjesti kemi vendosur…”/ Egli befason, ja çfarë po ndodh mes saj dhe fituesit të ‘BBVA’

Në emisionin “Post Big Brother VIP”, u diskutuan disa nga dinamikat më të bujshme të këtij edicioni. Mes të ftuarve ishin edhe disa nga ish-konkurrentët më të përfolur, ndër ta Egli, një nga finalistet, si dhe Gjesti, fituesi i këtij edicioni.Një nga momentet më të pritura nga publiku ishte pikërisht diskutimi rreth marrëdhënies së Eglit dhe Gjestit, të cilët nisën një lidhje gjatë qëndrimit në shtëpi.

E pyetur nga moderatori Ledion Liço për gjendjen e saj pas përfundimit të BBV dhe për ecurinë e marrëdhënies me Gjestin, Egli u shpreh:

“Jam mirë, patjetër pak e ngarkuar, pas një izolimi. Jam përpjekur të marrë kohë për veten time, të shoh familjen, të merrem me disa angazhime dhe projekte të miat. Nga ana tjetër pjesa me Gjestin duket shumë ok deri tani. Kemi komunikuar, jemi takuar, kemi ndenjtur bashkë. Të shohim si do të vazhdojë më mbrapa, deri tani gjërat duken mirë, por kanë kaluar shumë pak ditë” – tha Egli. Tashmë pritet të shihet se si do të evoluojë lidhja e çiftit jashtë mureve të shtëpisë së famshme.

“A ju ka marrë malli për…”/ Postimi i Gjestit që u pëlqye menjëherë nga fansat

Vetëm pak ditë pas triumfit në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Albania”, Gjesti ka nisur të fokusohet në karrierën muzikore.

Mbrëmjen e së shtunës, gjatë emisionit “Post Big Brother VIP Albania”, ku nuk munguan debatet dhe zbulimet për projektet e reja, këngëtari konfirmoi se së shpejti do të sjellë materiale të reja për fansat e tij.

Por jo vetëm kaq, pasi përmes një postimi në “Instastory”, Gjesti ka paralajmëruar se një projekt i ri muzikor mund të publikohet më shpejt se sa pritej, duke rritur pritshmëritë e publikut.

“A ju ka marrë malli për (muzikë)”, ka shkruar fituesi i edicionit të katërt të BBV në foton ku shfaqet ai.