Kush është shqiptari me dy miniera ari në Afrikë dhe perandori i diamantëve me miliona euro fitim!

Historia e jashtëzakonshme e Baki Baliut, perandori shqiptar i diamanteve dhe i dy minierave të arit në Siera Leone, Afrikë.  Si ia doli Bakiu të bëhet nga saldator në tregtar ari? 

Eljan Tanini: Baki, faleminderit që jeni sot me ne. Ju quajnë “Baki i Arit”. Pse? 

Baki Baliu: Unë merrem me minerale të ndryshme në Afrikë dhe jetoj në Sierra Leone. Kam dy miniera ari atje dhe një staf të përhershëm që punon me mua. Fillimisht emigrova në Gjermani. Babai im ka punuar për 31 vjet në Minierën e Trepçës si minator. Në Gjermani mësova saldimin dhe punova si saldator. Më pas u lidha me një nga njerëzit më të fuqishëm në botë për diamant dhe ar. U bëra truproja i tij personal. Ai më porositi të mos shkoja në Afrikë, por unë nuk e dëgjova.

Eljan Tanini: Çfarë ndodhi më pas?

Baki Balliu: Në vitin 2014 kisha bërë ca para dhe krijova një kompani për riciklimin e gomave. Nga ato nxirrnim vaj dhe solar. Në fakt, teknologjia që kisha nuk e kishte askush tjetër në rajon. Por në Mitrovicë, pushteti më goditi dhe më mbylli fabrikën. U përballa me falimentim të madh. Atë humbje nuk e pranova, kështu vendosa të nis një jetë të re në Afrikë.

Një person vendas më ndihmoi shumë. Atje kam ndihmuar edhe popullsinë lokale. Në periudha të ndryshme kam pasur nga 20 deri në 400 punëtorë. Pagesa mujore është 300–350 euro, që për ta është shumë. Shteti është i fortë, nuk ka vjedhje. Licencën për minierë e mora përmes kryetarit të fshatit, pa mbështetjen e vendasve nuk bëhej dot asgjë.

Eljan Tanini: Sa kohë punoni gjatë vitit?

Baki Baliu: Vetëm 7 muaj. 3–4 muajt e tjerë janë me shi dhe toka bëhet e rrezikshme për punë. Unë tani jam numri 1 për miniera atje.

Në një vend gjejmë ar, në një tjetër diamant, por nuk ndodhin bashkë të gjitha sepse ka ditë që gjejmëm por ka ditë që gjejmë pak. Kemi 150 hektarë tokë dhe gërmojmë deri në 6 metra thellësi.

Eljan Tanini: Ka pasur raste që ju kanë vjedhur?

Baki Baliu: Jo, askush nuk vjedh aty. Siguria është e madhe dhe kam grupin tim të ruajtjes. Kam gjithmonë një roje personale 24 orë dhe kur transportoj ar, përdor 2-3 makina për siguri.

Eljan Tanini: Si e tregtoni arin dhe diamantet?

Baki Baliu: Një pllakë prej 10 gramësh ari 999 karat kushton rreth 1500 dollarë për gram. Një lingotë ari vlen rreth 80 mijë dollarë. Në zyrën time kam valixhe me lingota që ruhen në shtëpinë time të sigurta.

Horoskopi për ditën e sotme, e diel 27 prill 2025

Dashi

Marrëdhënia juaj në çift do evoluojë si duhet gjatë kësaj dite. Venusi do jetë planeti që do ju mbështesë gjithë kohës dhe do iu bëjë të ecni në rrugën e drejtë. Beqarët ka shumë mundësi të takojnë dikë që do iu pëlqejë jashtë mase që në momentin e parë që do e shohin. Në planin financiar do ju duhet të bëni shume kursime për t’ia dalë mbanë.

Demi

Do jeni shumë provokues sot me partnerin tuaj dhe kjo mund të sjellë debate në ndonjë moment. Kujdes sepse jo gjithmonë partneri do jetë në humor për t’iu duruar. Beqarët do ndihen më së miri ashtu si janë dhe nuk do e ndiejnë aspak nevojën e një personi të dytë. Në planin financiar planetët do ndikojnë negativisht dhe mund të sjellin probleme.

Binjakët

Ata që janë tashme ne një lidhje do bëjnë çmos sot ta përforcojnë edhe me tepër atë dhe do fillojnë ta mendojnë me seriozisht të ardhmen së bashku. Beqarët nga ana tjetër duhet t’i njohin mirë personat që do takojnë para se të hedhin çdo hap më tej. Asnjëherë nuk duhet pasur besim te verbër. Në planin financiar kujdes mos tregoheni të pamatur sepse do keni vështirësi.

Gaforrja

Pritet një furtunë e madhe sot në jetën tuaj në çift. Do keni shumë debate dhe mosmarrëveshje dhe nuk do dini nga t’ia mbani. Më mirë largohuni për pak kohë nga njëri-tjetri sa të qetësohet situata. As beqarët nuk do kenë një ditë të mirë. Qëndroni ende ashtu si jeni. Financat fatmirësisht nuk do jenë të këqija, por nuk duhen kryer shpenzime marramendëse.

Luani

Kujdes me mënyrën si do silleni sot me partnerin sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Tregohuni të arsyeshëm dhe mos e fajësoni gjithmonë atë që keni në krah. Beqarët do dini ku dhe si ta kërkojnë princin e tyre të kaltër. Ka gjasa ta gjejnë sot. Financat duhen menaxhuar me shumë kujdes dhe maturi derisa të arrihet qëndrueshmëria.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite do e keni më të lehtë t’i shprehni ndjenjat në çift dhe atmosfera do bëhet më e ngrohtë. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje të shumë do jenë disi më të qetë. Beqarët nuk do pëlqejnë të fillojnë lidhje serioze edhe pse mundësitë do jenë të shkëlqyera. Financat do jenë goxha të paqëndrueshme. Kujdes me çdo shpenzim që të kryeni.

Peshorja

Ka shumë gjasa që sot të mendoni për një ndarje ju që jeni në çift. Ka kohë që partneri po iu qëndron larg dhe nuk po merrni ngrohtësinë e kërkuar. Para se te vendosni gjithçka flisni edhe njëherë me të. Beqaret do kenë dashuri me shikim të parë dhe do e ndryshojnë njëherë e mirë jetën. Financat do fillojnë te përmirësohen ndjeshëm. Do ndiheni mirë për këtë fakt.

Akrepi

Nuk do kuptoheni aspak mire me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe priten debate të forta me të. Mos kërkoni as të dalë e juaja dhe as të hidhni poshtë çdo mendim të tij, por gjeni rrugën e mesme. Beqarët duhet të bëjnë durim sepse shumë shpejt do vijë dhe dita e tyre. Për financat do jetë koha për të riorganizuar të ardhurat. Mundohuni të hiqni edhe ndonjë para mënjanë.

Shigjetari

Do mbylleni në vetvete sot dhe nuk do ja tregoni as partnerin tuaj brengat dhe vuajtjet shpirtërore. Megjithatë ai që keni në krah do bëjë çmos që t’ua ndryshojë gjendjen. Për beqarët do ndodhë ajo të cilën e kanë pritur gjatë. Gjithçka do marrë një tjetër drejtim. Financat më pak kujdes mund të kenë përmirësime. I keni të gjitha aftësitë e duhura.

Bricjapi

Lidhja në çift do fillojë të forcohet edhe më tepër gjatë kësaj dite. Nuk do keni më konflikte të ashpra dhe për çdo hatërmbetje do flisni menjëherë. Beqarët ka mundësi të nisin një histori dashurie me personin që kanë njohur para disa muajsh. Në planin financiar nuk është ende koha për operacione të rrezikshme. Dëgjojini me kujdes këshillat që do iu japin miqtë.

Ujori

Rutina e jetës suaj në çift do ju duket edhe më e rëndë gjatë kësaj dite. Flisni hapur me partnerin dhe mundohuni të gjeni zgjidhjen më të mirë për të dy. Beqarët nuk do jenë shumë në humor për të filluar një lidhje kështu që sërish do mbeten ashtu si ishin. Në planin financiar fali do iu buzëqeshë. Do keni mundësi edhe të kryeni shpenzimet e duhura edhe të hiqni para mënjanë.

Peshqit

Do e ngrini në piedestal partnerin tuaj gjatë kësaj dite, pa e ditur se ai në fakt ka kohë që ia ka hedhur sytë dikujt tjetër. Tregohuni me dinakë dhe gjeni mënyrën për ta kontrolluar. Beqarët do ndihen mirë aq të lirë sa janë. Miqtë nuk do iu lënë kohë që ata të mërziten. Saturni do ju nxitë të tregoheni më të organizuar me financat. Do dilni nga situata problematiku ku ishit futur.

Berisha paguan 6 milion dollarë për heqjen e Non-Gratës në SHBA? – ja informacioni

Partia Demokratike do t’i paguajë 6 milionë dollarë një kompanie amerikane, të zotëruar nga njerëz afër Presidentit Donald Trump, për të lobuar pranë qeverisë amerikane për një periudhe dy vjeçare.

Kapitali zbardh kontratën e plotë të lobimit të firmosur nga sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, dhe ish këshilltarit të presidentit Trump, Carlo Trujillo, në cilësinë e Presidentit të Continental Strategy.

Sipas kontratës, kompania e lobimit do të ofrojë shërbimet e mëposhtëme për llogari të Partisë Demokratike:

1- Krijimi i marrëdhënieve me aktorët kryesorë në qeverinë dhe kongresin e SHBA-ve për të lehtësuar zhvillimin e politikave.
2- Mbështetje për të promovuar demokracinë, nismat kundër korrupsionit dhe reformat qeveritare në përputhje me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.
3- Përdorimi i përvojës së gjerë në marrëdhëniet me qeverinë, advokimin e politikave, të dërguarit ligjorë dhe angazhimin e palëve të interesuara në linjë me objektivat e Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj, Aleanca për Shqipërinë e Madhe.

Por sa do të kushtojë ky shërbim për opozitën shqiptare?

“Klienti (nëpërmjet Garantuesit të tij) do t’i paguajë firmës një mbajtës mujor prej 250,000 dollarësh për një paketë mbështetëse gjithëpërfshirëse të iniciativave të lobimit, advokimit dhe çështjeve gjyqësore strategjike për një periudhë prej 24 muajsh (“garancia mujore”) dhe në përputhje me Afatin e Marrëveshjes. Pagesa për tre muajt e parë (paradhënie) do të bëhet me nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje,” thuhet në kontratën e nënshkruar në datën 4 prill.
Garantori i kontratës së majme është Nuredin Seci, një shqiptaro-amerikan me origjinë nga Tropoja, që jeton në New York.

Continental Strategy
Por kush qëndron pas kompanisë Continental Strategy?

Kompania u themelua në vitin 2021 nga këshilltari i tij Carlos Trujillo. Zoti Trujillo e themeloi Continental menjëherë pasi Trump la detyrën, pasi kishte shërbyer në administratën e tij të parë si ambasador në Organizatën e Shteteve Amerikane.
Carlos Trujillo

Vetëm disa ditë pas rizgjedhjes së Donald Trump si President i SHBA-ve për herë të dytë, Continental njoftoi një promovim për Katie Wiles, vajzën e Susie Wiles, që shërbeu si shefja e fushatës së presidentit Trump.

Disa ditë më pas, Continental kontraktoi Alberto Martinez, një ish shef stafi i sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, si një partner menaxhues për të ndihmuar në rritjen e mëtejshme të Continental.

Ndërkohë, në mesin e dhjetorit të vitit të kaluar firma punësoi zëvendësdrejtorin politik të fushatës së Trump, Alex Garcia si partner.

Zgjedhja e një kompanie që zotërohet nga njerëz të rrethit të ngushtë të presidentit të SHBA-ve Donald Trump duket se nuk është e rastësishme.

Përmes kësaj kontrate, Partia Demokratike me sa duket kërkon më shumë akses në majën e Shtëpisë së Bardhë, por edhe zgjidhjen e disa problemeve nga e shkuara.

Jo rastësisht, shërbimi i parë që kompania e lobimit ka realizuar për PD-në është një bisedë telefonike me Dan Holler, shefin e stafit të sekretarit të shtetit Marco Rubio, njeriu që ka në dorë të zhbëjë dizenjimin non grata të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga ish sekretari Blinken.
Kontrata më e madhe e lobimit në histori

Ajo mes Partisë Demokratike dhe Continental Strategy është kontrata më e madhe e lobimit në historinë e Shqipërisë. Sipas anekseve të kontratës, Partia Demokratike do t’i paguajë plot 6 milionë dollarë kompanisë amerikane për lobim në Shtetet e Bashkuara, gjatë dy viteve të kontratës.

Deri më tani, kontrata më e madhe e lobimit të një partie politike shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë ajo e Partisë Demokratike, gjatë kohës që drejtohej nga Lulzim Basha në vitin 2017.

Në atë kohë PD pagoi rreth 1 milionë dollarë për shërbime lobime në SHBA, përmes një kompanie guackë nga Skocia, e quajtur Biniatta Trade. Por ky ishte një veprim që i hapi jo pak telashe zotit Basha, pasi Biniatta rezultonte e lidhur me disa shtetas rus.

Për këtë çështje u hap një hetim në Shtetet e Bashkuara nga FBI, ku zoti Muzin pranoi të bashkëpunonte me autoritetet amerikane. Paralelisht u hap një hetim edhe nga prokuroria shqiptare ndaj zotit Basha, por çështja u mbyll.

Ndërkohë njerëzit e Sali Berishës akuzuan Lulëzim Bashën se afera e lobimit ishte mekanizmi që e kapi peng kryetarin e opozitës nga qeveria e Edi Ramës dhe segmente të ambasadës amerikane në Tiranë.

Megjithatë, shifra e paguar nga Lulëzim Basha duket si thërrime para kontratës së majme të nënshkruar nga PD-ja e Sali Berishës dhe Flamur Nokës.

Para e madhe shumë, nga opozita e një prej vendeve më të varfra në Europë.

Marrë nga Kapitali.al

PD publikon DOKUMENTAT: Nëna 70 vjeçare e Ministrit të Brendshëm pronare e lavazhit në ‘Hotel Rogner’, merr TENDERA nga qeveria!

Partia Demokratike ka denoncuar këtë të shtunë ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, për të cilin thotë se është pronari i lavazhit, ku zv.kryeministrja, Belinda Balluku jepte 10 mijë euro për të larë makinën e saj.

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli me anë të një deklaratë për mediat thotë se “nëna 70 vjeçare e ministrit Hoxha, rezulton pronare e subjektit tregtar ‘Veba 45’ shpk me objekt ‘administrimi i parkimit dhe lavazhit të automjeteve”

“Nuk është çudi që ‘blerjet e vogla’ deri 10 mijë euro të Ballukut për larje automjeti të kishin objektiv dërgimin e parave publike në ndërtesën në krah të KM ku ndodhet lavazhi i familjes së ministrit Hoxha”, thuhet nder te tjera në denoncimin e PD.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Ministri Ervin Hoxha nuk mund të ishte i ndryshëm nga paraardhësit e tij në atë detyrë, që janë në burg a nën hetim, apo nga kolegët e tij në qeveri.

Hoxha nuk është futur ende te ata që hanë kumbulla pas shpinës së Ramës, por atij i shkon shprehja tjetër popullore ‘sheh rrushi rrushin e piqet’.

Si socialistët e tjerë në qeveri që e rilindën hajdutërinë, Hoxha përdor kompaninë në emrin e së ëmës së moshuar për të përfituar para publike.

Nëna 70 vjeçare e ministrit Hoxha, rezulton pronare e subjektit tregtar ‘Veba 45’ shpk me objekt ‘administrimi i parkimit dhe lavazhit të automjeteve pranë Hotel ‘Rogner’.

Administrator i të njëjtit subjekt është vëllai i tij Darling Hoxha, njëkohësisht Drejtor i Drejtorisë Rajonale OSSH Tiranë.

Në zbatim të ligjit për konfliktin e interesit, nenet 27 dhe 35, në rast se aksionet apo pjesët në kapital janë të regjistruara në emrin e personit të lidhur, ato vlerësohen njëlloj si të ishin të regjistruara në emër të vetë zyrtarit, dhe personit të lidhur i kufizohen të drejtat pasurore për to, në të njëjtën masë dhe mënyrë si në rastin e vetë zyrtarit.

Jo vetëm që personi i lidhur me zyrtarin ushtron veprimtari tregtare, por sipas të dhënave të nxjerra nga Spending data rezulton se subjekti ‘Veba 45’ shpk ka përfituar fonde publike nga institucione të ndryshme shtetërore përfshirë ato ku ka patur marrëdhënie pune ministri Hoxha, e konkretisht Administrata Qendrore e Inspektoriatit Shtetëror të Punës, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Agjencia e zhvillimit të territorit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Komisionerët Publikë, Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës-Kanalizimeve, etj.

Nuk është çudi që ‘blerjet e vogla’ deri 10 mijë euro të Ballukut për larje automjeti të kishin objektiv dërgimin e parave publike në ndërtesën në krah të KM ku ndodhet lavazhi i familjes së ministrit Hoxha.

Prandaj edhe specifikimet teknike të vendosura në ftesën për ofertë të procedurës me objekt ‘Shërbim larje autovetura, tapiceri’ që do të zhvillohej në 28 Mars, i përshtateshin fiks lavazhit e parkimit të Veba 45 shpk.

Sapo lajmi mori dhenë e u denoncua nga lideri i opozitës Profesor Doktor Sali Berisha, MIE anuloi menjëherë procedurën me justifikimin se dokumentet e tenderit përmbanin gabime dhe mangësi të rëndësishme dhe nuk u publikua më.

Nuk ka mbetur asnjë centimetër e atdheut të cilën këta nuk duan ta zhvatin. Nga  deti në mal dhe nga gradacelat e deri te lavazhet e parkimet poshtë tyre.

Partia Demokratike i bën thirrje SPAK të nisë hetimet për të ballafaquar me ligjin çdo shkelës.

VIDEO / Rei Manaj gjen sërish golin në Turqi

Rei Manaj ka gjetur golin e radhës me Sivaspor në Turqi. Sulmuesi i Kombëtares realizoi ndaj Antaljaspor, për të dyfishuar shifrat në shtëpi.

Gol mjaft i rëndësishëm nga Manaj për skuadrën e e tij. Sivaspor po lufton për mbijetesën dhe synohet fitorja ndaj një ekipi që ndodhet më lart në renditje.

Manaj nuk u përmbajt gjatë festës. 28-vjeçari hoqi fanellën dhe më pas u ndëshkua me karton të verdhë nga kryesori i ndeshjes.
Ky ishte goli i 11-të për sulmuesin shqiptar në elitën e futbollit turk. Duhet thënë se është sezoni i dytë radhazi që po spikat.

VIDEO

Nga Serbia në Çeki, Sllovaki e deri në Bullgari, djali i Donald Trump tur vizitash në vendet e ish-Bllokut Lindor

Djali i presidentit amerikan Donald Trump Junior ndodhet këtë të shtunë në Beograd, ku do të ketë një takim dhe darkë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, raportojnë mediat serbe.

Kjo është vizita e tij e dytë në Beograd brenda një periudhë të shkurtër kohe. Herën e fundit ai ishte në 11 mars.

Vëtë Vuçiç ka bërë një postim në Instagram, ku ka zbuluar edhe ushqimin që do të hanë së bashku në një darkë posaçërisht për Donald Trump Jr.

“Shumë të huaj, me të drejtë, thonë se unë jam njeri i vështirë dhe se nuk është e lehtë të flasësh me mua, por askush nuk ka thënë ende që jemi jomikpritës. Këtë derr e kemi përgatitur për Donald Trump Jr….Do të ishte marrëzi t’i ofronim karkaleca deti”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.

Ndalesa e Trump Jr. në Serbi është pjesë e një turneu më të gjerë në Evropën Lindore që përfshin vizita në Bullgari, Rumani, Republikën Çeke, Sllovaki dhe Hungari.

Ai ka ndërmarrë këtë tur në kuadër të nismës “Vizioni i Trump për Biznesin” dhe synon të bindë vendet që të zgjedhin SHBA-në në vend të Kinës për të bërë biznes.

Nga Serbia në Çeki, Sllovaki e deri në Bullgari, djali i Donald

Berisha premton përgjysmimin e çmimit të naftës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte në Pogradec, ku prezantoi kandidatët për deputetë për në zgjedhjet e 11 majit.

Në fjalën e tij, Berisha u ndal tek programi i PD, që sic thotë ai bazohet tek kthimi i parave tek qytetari.

Sali Berisha premtoi se brenda 100 ditëve të para do të ulë çmimin e naftës me 40%, ndërsa tha se do të dyfishohet buxheti për arsimin, shëndetësinë dhe bujqësinë.

“Vendosim që në 100 ditët e parë të mos shitet litri i naftës më shumë sesa çmimi në Maqedoni apo në Kosovë. Pra një naftë 40% më lirë. Vendosim mbrojtjen e plotë të prodhimeve bujqësore në sezon. I garantoj fermerët e Pogradecit se prodhimet e tyre do të mbrohen plotësisht. Ata do të marrin për cdo fidan të mbjellë, për cdo kokë bagëti, 5 fishin e asaj që marrin sot për subvencion. Do marrin aq sa marrin fermerët në Mal të Zi dhe Serbi.

Do kenë linja krediti të butë. Do kenë mbulim të plotë të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore.  Do dyfishohet buxheti për bujqësinë, për shëndetësinë, për arsimin. Do vendosim minimumin jetik 200 euro dhe pensionin 500 euro. Po ku do dalin këto para? Këto janë taksat tuaja, nuk do bëjmë asgjë tjetër veçse do ju kthejmë paratë. Pra programi ynë bazohet tek rikthimi i parave tuaja”, tha kreu i PD.

Loredana bën deklaratën e fortë për Jozin

Loredana Brati ishte e ftuar në një intervistë në emisionin “S’e luan topi”. Aty ajo u shpreh se është ende e dashuruar me Jozin dhe se ndjenjat nuk mund të fshihen kaq lehtë.

Ajo po ashtu tregoi se ende ka unazën që ai i kishte dhënë brenda shtëpisë.

Në lidhje me të ardhmen, Loredana u shpreh: “Dua t’i shikoj gjërat mirë, nuk i falem dot vetëm ndjenjave”, duke theksuar se dëshironte që mendja dhe zemra të shkonin bashkë, për të marrë vendime të qarta.

Ajo gjithashtu përmendi se nuk e kishte takuar ende Jozin, përveç disa komunikimeve të shkurta që kishin pasur.

Kur u pyet nëse kishte marrë një vendim lidhur me marrëdhënien e saj me Jozin, Loredana tregoi se ka marrë një vendim, por preferon t’ia lërë kohës dhe të heqë çdo dyshim apo pikëpyetje që mund të ketë mbi këtë çështje.

Deri në 6 milionë dollarë / Partia Demokratike lobon në SHBA me vajzën e Susie Wiles dhe ish shefin e stafit të Rubios

Fondacioni Shqiptaro Amerikan do t’i paguajë një shifër që mund të arrijë deri në 6 milionë dollarë një kompanie amerikane, të zotëruar nga njerëz afër Presidentit Donald Trump, për të lobuar për llogari të Partisë Demokratike pranë qeverisë amerikane.

Kapitali zbardh kontratën e plotë të lobimit të firmosur nga Nuredin Seci, një shqiptaro-amerikan që jeton në New York dhe ish këshilltari i presidentit Trump, Carlo Trujillo, në cilësinë e Presidentit të Continental Strategy.

Paralelisht kontrata është firmosur edhe nga sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, në cilësinë e përfituesit, një detyrim ky  i kërkuar nga ligji amerikan.

Deri në 6 milionë dollarë / Partia Demokratike lobon në SHBA

Kontrata e lobimit të PD

Sipas kontratës, kompania e lobimit do të ofrojë shërbimet e mëposhtëme për llogari të Partisë Demokratike:

1- Krijimi i marrëdhënieve me aktorët kryesorë në qeverinë dhe kongresin e SHBA-ve për të lehtësuar zhvillimin e politikave.
2- Mbështetje për të promovuar demokracinë, nismat kundër korrupsionit dhe reformat qeveritare në përputhje me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.
3- Përdorimi i përvojës së gjerë në marrëdhëniet me qeverinë, advokimin e politikave, të dërguarit ligjorë dhe angazhimin e palëve të interesuara në linjë me objektivat e Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj, Aleanca për Shqipërinë e Madhe.

Por sa do të kushtojë ky shërbim ?

“Klienti (nëpërmjet Garantuesit të tij) do t’i paguajë firmës një mbajtës mujor prej 250,000 dollarësh për një paketë mbështetëse gjithëpërfshirëse të iniciativave të lobimit, advokimit dhe çështjeve gjyqësore strategjike për një periudhë prej 24 muajsh (“garancia mujore”) dhe në përputhje me Afatin e Marrëveshjes. Pagesa për tre muajt e parë (paradhënie) do të bëhet me nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje,” thuhet në kontratën e nënshkruar në datën 4 prill.

Pra, paratë do të paguhen nga Fondacioni Shqiptaro Amerikan, i cili përfaqësohet nga Nuredin Seci, ndërsa PD nuk paguan asnjë qindarkë por merr shërbimin e lobimit.

Deri në 6 milionë dollarë / Partia Demokratike lobon në SHBA

Kontrata e lobimit të PD

Garantori i kontratës së majme është Nuredin Seci, një shqiptaro-amerikan me origjinë nga Tropoja, që jeton në New York.

Continental Strategy

Por kush qëndron pas kompanisë Continental Strategy?

Kompania u themelua në vitin 2021 nga këshilltari i tij Carlos Trujillo. Zoti Trujillo e themeloi Continental menjëherë pasi Trump la detyrën, pasi kishte shërbyer në administratën e tij të parë si ambasador në Organizatën e Shteteve Amerikane.

Deri në 6 milionë dollarë / Partia Demokratike lobon në SHBA

Carlos Trujillo

Carlos Trujillo

Vetëm disa ditë pas rizgjedhjes së Donald Trump si President i SHBA-ve për herë të dytë, Continental njoftoi një promovim për Katie ëiles, vajzën e Susie ëiles, që shërbeu si shefja e fushatës së presidentit Trump.

Disa ditë më pas, Continental kontraktoi Alberto Martinez, një ish shef stafi i sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, si një partner menaxhues për të ndihmuar në rritjen e mëtejshme të Continental.

Ndërkohë, në mesin e dhjetorit të vitit të kaluar firma punësoi zëvendësdrejtorin politik të fushatës së Trump, Alex Garcia si partner.

Zgjedhja e një kompanie që zotërohet nga njerëz të rrethit të ngushtë të presidentit të SHBA-ve Donald Trump duket se nuk është e rastësishme. Përmes kësaj kontrate, Partia Demokratike me sa duket kërkon më shumë akses në majën e Shtëpisë së Bardhë, por edhe zgjidhjen e disa problemeve nga e shkuara.

Jo rastësisht, shërbimi i parë që kompania e lobimit ka realizuar për PD-në është një bisedë telefonike me Dan Holler, shefin e stafit të sekretarit të shtetit Marco Rubio, njeriu që ka në dorë të zhbëjë dizenjimin non grata të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga ish sekretari Blinken.

Deri në 6 milionë dollarë / Partia Demokratike lobon në SHBA

Kontrata e lobimit të PD

Kontrata më e madhe e lobimit në histori

Ajo mes Partisë Demokratike dhe Continental Strategy është kontrata më e madhe e lobimit në historinë e Shqipërisë. Sipas anekseve të kontratës, Partia Demokratike do t’i paguajë plot 6 milionë dollarë kompanisë amerikane për lobim në Shtetet e Bashkuara, gjatë dy viteve të kontratës.

Deri më tani, kontrata më e madhe e lobimit të një partie politike shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë ajo e Partisë Demokratike, gjatë kohës që drejtohej nga Lulzim Basha në vitin 2017.

Në atë kohë zoti PD pagoi rreth 1 milionë dollarë për shërbime lobime në SHBA, përmes një kompanie guackë nga Skocia, e quajtur Biniatta Trade. Por ky ishte një veprim që i hapi jo pak telashe zotit Basha, pasi Biniatta rezultonte e lidhur me disa shtetas rus.

Për këtë çështje u hap një hetim në Shtetet e Bashkuara nga FBI, ku zoti Muzin pranoi të bashkëpunonte me autoritetet amerikane. Paralelisht u hap një hetim edhe nga prokuroria shqiptare ndaj zotit Basha, por çështja u mbyll. Ndërkohë njerëzit e Sali Berishës akuzuan Lulëzim Bashën se afera e lobimit ishte mekanizmi që e kapi peng kryetarin e opozitës nga qeveria e Edi Ramës dhe segmente të ambasadës amerikane në Tiranë.

Megjithatë, shifra e paguar nga Lulëzim Basha duket si thërrime para kontratës së majmë të nënshkruar nga PD-ja e Sali Berishës dhe Flamur Nokës.

Para e madhe shumë, nga opozita e një prej vendeve më të varfra në Europë. /Kapital

Kontrata e lobimit të PD