Një ngjarje tragjike ka ndodhur të martën në fshatin Oltra, në komunën Lamon të Italisë.
Rreth orës 17:00, fqinjët dëgjuan të shtëna dhe alarmuan autoritetet, të cilat zbarkuan menjëherë në vendngjarje dhe gjetën dy trupa të pajetë: babain 50-vjeçar dhe djalin e tij 17-vjeçar.
Hetimet paraprake sugjerojnë se babai ka goditur djalin me thikë dhe më pas ka kryer vetëvrasje me armë zjarri. Në momentin e ngjarjes, bashkëshortja dhe vajza e vogël e çiftit ndodheshin në shtëpi, por fatmirësisht ata janë të sigurtë.
Autoritetet lokale janë duke hetuar ngjarjen për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e kësaj tragjedie të rëndë.
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Franceska Murati prej kohësh po jeton në Tiranë ku shpesh ndan momente me miqtë dhe shoqërinë e saj, por asnjëherë me partneri e saj.
Kjo ka bërë që shumë ndjekës të mendojnë se ka një krizë apo divorc me bashkëshortin. Së fundmi Françeska ka kërkuar ndihmë për të gjetur një shtëpi në Tiranë pasi ka vendosur të shpërngulet përfundimisht.
Me anë të një “Ask me questions” modelja përveç se ka bërë me dije se po kërkon të blejë një shtëpi në Tiranë, po ashtu ka shtuar se nuk po kalon një periudhë të mirë në jetën personale teksa shprehet: “Jam e ngarkuar.”
“Po kaloj një periudhë të vështirë. Nuk është diçka që unë e kam diskutuar haptazi. E dinë vetëm njerëzit e mi të afërt dhe ata që dua. Më kanë ndenjur afër dhe më kanë dhënë shumë dashuri. Jam shumë e ngarkuar. Po mundohem ta kaloj, përballoj. Jeta paska qenë shumë e vështirë. Çdo gjë ndodh për një arsye. Në një moment të dytë do flas hapur t’iu tregoj gjithçka që po ndodh në jetën time,” tha ajo.
Po ashtu vihet re se në profilin e saj mungojnë fotot me bashkëshortin Ergys Muratin, me të cilin ajo ka edhe një djalë, Charlien.
Ndër të tjera Frençeska u shpreh se momentalisht është duke kërkuar për shtëpi me qira pasi nuk do t’u bëhet më barrë prindërve, kjo përforcon aludimin se dyshja janë ndarë madje kanë filluar të jetojnë veçmas.
“Jam në kërkim të një shtëpie. Deri tani unë kam jetuar tek shtëpia e prindërve të mi këtu në Tiranë, gjithçka ka qenë super okay, super komode por po vjen vera. Prindërit e mi do të kthehen në Tiranë dhe unë kam nevojë pak për hapësirën time, kështu që kam vendosur të marr shtëpinë time, të kem gjërat e mia, ta arredoj si të dua”, është shprehur ish-missi.
Një 37-vjeçar shqiptar përfundoi në prangat e policisë në Greqi pasi tentoi të rrëmbente tre fëmijë. Ngjarja ndodhi të dielën e Pashkës në Petrochori, në perëndim të vendit.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, incidenti ndodhi rreth pasdites, kur i dyshuari, tentoi të fuste me forcë tre fëmijë, dy vëllezër 9 e 13 vjeç dhe një djalë tjetër 10 vjeç, në makinën e tij në rrugë rurale.
Prindërit e fëmijëve bënë ankesë në polici dhe autoritetet nisën menjëherë një kërkim. Kur pikasën mjetin e shqiptarit, ata i bënë shenjë të ndalojë, por ai u arratis.
Ai u ndalua pas një ndjekjeje prej 20 minutash. Nga testi i alkoolit rezultoi se kishte nivel shumë të lartë në gjak, duke regjistruar 0.56 dhe 0.54 gramë për litër.
Autoritetet zbuluan po ashtu se ai jepte makinës pa patentë të vlefshme. Ndaj 37-vjeçarit rëndojnë disa akuza, që nga tentativë rrëmbimi, shkelje të qarkullimit rrugor dhe rezistencë ndaj arrestimi.
Në një nga rrëfimet më të ndjera që kanë prekur publikun gjatë programit Ferma VIP, Danela ndau një pjesë të errët dhe njëkohësisht misterioze të historisë së saj familjare – një histori që për shumë shqiptarë nuk është e panjohur, por e rrëfyer prej brezave si një legjendë e pazakontë: “fëmija me flatra”.
Sipas Danelës, një vit para se ajo të vinte në jetë, nëna e saj humbi një djalë, vëllain e saj të madh, për të cilin thuhej se kishte lindur me flatra. “Dragua”, siç e quanin, ishte një fëmijë që familja e ruante me fanatizëm nga sytë e të tjerëve. Thuhej se askush nuk duhej t’ia shihte krahët, ndryshe do ta pësonte keq – një frikë që, në fund, u konkretizua tragjikisht: ai humbi jetën në një aksident. Emrin Danela e mori pikërisht nga ai, që sipas nënës, i ishte shfaqur në ëndërr për ta njoftuar se do të lindte një vajzë.
Kjo histori nuk është e vetme. Në fakt, në rrjetet sociale, flitet shpesh mbi këtë temë dhe histori të ndryshme që njerëzit kanë dëgjuar, kryesisht nga gjyshërit.
Miti i dragoit në folklorin shqiptar Në traditën shqiptare, dragoi përfaqëson forcën mbrojtëse, të mirën, dhe shpesh paraqitet si kundërshtari i përbetuar i kuçedrës, përfaqësueses së së keqes. Në disa zona, sidomos në jug të Shqipërisë, besohet se një fëmijë që lind “me këmishë” (me një shtresë të hollë lëkure apo pendë nën sqetull) është në fakt dragua i lindur. Në këto mite, këta fëmijë kanë aftësi të mbinatyrshme dhe mund të luftojnë forcat e errëta.
Madje, ka edhe shprehje të rrënjosura në këtë besim, si “t’u thafshin krahët” – që, nëse i thuhet një dragoi, besohet se i sjell vdekjen.
At Shtjefën Gjeçovi, studiuesi i madh i folklorit shqiptar, shpjegon se ata që lindin me flatra të arta nën sqetull janë të zgjedhurit, luftëtarët e së mirës. Në letërsinë kombëtare, si në veprat e Gjergj Fishtës, dragoi është një figurë madhështore që simbolizon guximin, mbrojtjen dhe fuqinë e pastër shpirtërore.
A është ky thjesht mit apo ekziston një bazë shkencore? Pavarësisht natyrës mistike të këtyre tregimeve, disa studiues besojnë se këto mund të jenë interpretime popullore të anomalisë së rrallë gjenetike.
Në vitin 2015, historia e një foshnje me sindromën Congenital Melanocytic Naevi u bë virale – shenja të mëdha në shpinë, që formonin një pamje të ngjashme me flatra. Në media u përshkrua si “foshnja-engjëll”. Raste të tjera të ngjashme janë raportuar në vite, përfshirë deformime që duken si sqep, ose pjesë të trupit me formë të pazakontë.
Kjo i bën shumë të mendojnë se legjenda e “fëmijës me flatra” mund të jetë një përpjekje e hershme për të shpjeguar biologjikisht të pashpjegueshmen, në një kohë kur mjekësia ishte e pamundur dhe çdo gjë e pazakontë lidhej me forca hyjnore ose demonike.
Historia e Danelës sjell në vëmendje një copëz të pasur të kulturës sonë shpirtërore – aty ku dhimbja personale, misteri dhe miti ndërthuren. Ajo nuk është thjesht një rrëfim për një vëlla të humbur, por një ftesë për të reflektuar mbi mënyrën sesi kultura shqiptare i ka përjetuar dhe ruajtur këto figura të jashtëzakonshme: dragoin, mbrojtësin e së mirës, lindur ndonjëherë si një fëmijë me flatra.
Në një konferencë për mediat, kryetari i PD Sali Berisha, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama.
kreu demokrat, ka komentuar deklaratën e dhënë sot nga kryeministri Edi Rama, në lidhje me këshilltarin e fushatës së PD, Chris LaCivita
“E vërteta është që makthi i tij është pikërisht Chris LaCivita. Atë gjumi nuk e zë. Me Chris dhe ekipin e tij jemi në lidhje non stop, këtu dhe online. Ndaj edhe i thuaj mos i qaj hallit kalorësit se i varen këmbët. Çfarë t’i thuash më tepër atij”? – tha Berisha.
Deklarata e Ramës:
Kanë paguar lekët e dynjasë për Latifin. Magjistari i thonë. Latifi kishte kandidat atje në Amerikë, po këtu kë ka?!
Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli ka folur në lidhje me situatën alarmante me sigurinë ushqimore në vend. Resuli i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” u ndal te skandali më i fundit që ka dalë në pah, ai i qumështit të kontaminuar me aflatoksinë. Ai shpjegoi se në doza të larta kjo substancë shkakton helmim të menjëhershëm, ndërsa në plan afatgjatë sjell dëmtime të mëlçisë dhe rrezik për zhvillimin e kancerit.
Sipas tij, aflatoksina është një nga mikotoksinat më të rrezikshme dhe është klasifikuar si kancerogjene, ndaj duhej mbajtur brenda normave të lejuara. Resuli ngriti alarmin se Ministria e Bujqësisë po e fsheh këtë skandal, ndonëse ka pasur rezultate laboratorike pozitive që nga mesi i marsit. Ai pyeti publikisht se kujt po i shërben heshtja dhe mungesa e transparencës.
“Ka një muaj që kjo situatë mbahet e fshehtë, ndërkohë që qumështi vijon të shitet,” u shpreh ai.
Resuli theksoi se bizneset që po lulëzojnë më shumë janë laboratorët e analizave dhe klinikat mjekësore, duke e quajtur këtë një pasojë të drejtpërdrejtë të mungesës së sigurisë ushqimore. Ai paralajmëroi se Shqipëria po kthehet në një “spital të madh”, ku pasojat janë të pallogaritshme në jetë, ekonomi dhe mirëqenie publike.
“Për sa i përket efekteve të aflatoksinës, në doza të larta kemi intoksikacione të menjëhershme siç ishte rasti që referoi dhe gazetari, pra helmim të menjëhershëm, dhe pastaj në efekte me afatgjata kemi dëmtime të mëlçisë apo kancer të mëlçisë e kështu me radhë.
E thënë ndryshe, realisht është një nga mikotoksinat e klasifikuara, e cila ndikon drejtpërdrejt në efektet kancerogjene, ndaj dhe është klasifikuar kaq e rrezikshme dhe është përpjekur të mbahet brenda një linje, norme, teknike.
Pse ministria e Bujqësisë e fsheh skandalin e qumështit të kontaminuar? Kujt po i shërben ministria e Bujqësisë e cila sot e kësaj dite, edhe pse ka që nga mesi i marsit që përgjigjja e laboratorit ka ardhur me raste pozitive të këtyre mostrave, është fshehur deri tani në prill. Pra ka një muaj që e fsheh situatën, kujt po i shërben ose kë po lejon që të shesë qumësht akoma?
Fatkeqësisht, nëse do shohim çdo ditë, edhe nëpër lagje edhe në qytetet tona, bizneset që lulëzojnë më shumë janë kryesisht laboratorët e analizave dhe klinikat mjekësore. Çka do të thotë se, dashur pa dashur, Shqipëria po kthehet në një spital të madh, ndoshta dhe privat, në të cilin ka dëme të pallogaritshme. Flasim dëme në jetë, kemi dëme në aspektin ekonomik, pastaj kemi njerëz që janë të paaftë për të shkuar në punë, më pas je i varfër e me radhë.
Pra e thënë ndryshe, po bëjnë dëme në të gjitha karakteret për sa i përket popullatës në masë, për të mos arritur një term që ndoshta është pak më i rëndë, një lloj genocidi në heshtje, duke ‘pastruar’ apo duke ulur qoftë fertilitetin, qoftë rritjen e popullatës, qoftë edhe vitalitetin e këtij kombi,” tha ai.
Artisti i njohur nga Peja, Gjesti, ish banori i Big Brother VIP do performojë në stadiumin ”Arena Kombëtare”. Kjo pikërisht në ditën kur Shqipëria dhe Serbia do kenë përballjen e tyre për fazën kualifikuese për Botërorin 2026.
Gjesti këtë e ka konfirmuar vetë në një paraqitje të tij pas shpalljes fitues në Big Brother VIP Albania, ndërsa u ka bërë thirrje fansave të tij t’i bashkohen më 7 qershor. Ndeshjen e parë Anglia, Shqipëria e ka nisur në ‘Wembley’ ku ka humbur 2-0 nga Anglia, kurse duelin e dytë e ka fituar 3:0 ndaj Andorras.
Gerta Gixhari, një nga konkurrentet më të komentuara dhe të dashura të edicionit të 4 të “Big Brother VIP”, nuk arriti të prekte finalen e madhe të 19 prillit.
Moderatorja dhe ish-banorja ka reaguar sërish në rrjetet e saj sociale, duke vënë edhe një herë në dukje mbështetjen e madhe që ka marrë nga fansat.
Në një postim të fundit, Gixhari nuk la pa ironizuar Rozanën, me të cilën gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme ka pasur përplasje të forta. Madje, pasi doli në prag të finales, Gerta është shprehur haptas kundër lojës së Rozanës.
Përmes një InstaStory, Gerta ka publikuar disa sondazhe, në të cilat votohej për finalistët e mundshëm. Sipas sondazheve të publikuara, rezultonte Gjesti në krye, ndjekur nga Gerta, e më pas Rozana.
Sondazhet, Gerta i shoqëroi me shkrimin: “Nëse shohim sondazhet Rozana renditet e 3, por as te podi final nuk duhet të ishte”.
Gerta vijon të jetë aktive me ndjekësit e saj në rrjetet sociale që prej daljes nga shtëpia e famshme. Ajo ka marrë një mbështetje të madhe, duke u përkthyer edhe në shifra për sa i përket numrin të ndjekësve dhe përlqimeve.