Kush i fiton zgjedhjet e 11 majit? Rezultatet e sondazhit të McLaughlin, sondazhistit që parashikoi rezultatin e Trump

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin Top Story me Grida Dumën ka treguar tendencat aktuale të votuesve shqiptarë nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot.

Sipas të dhënave, Partia Socialiste (PS) do të fitonte me 49.2% të votave, ndërsa Partia Demokratike (PD) do të siguronte 35.7% të mbështetjes.

Ndërkohë, parti të tjera janë:

– Shqipëria Bëhet – 6.8%

– Mundësia – 1.6%

– PSD – 1.2%

– Lëvizja Bashkë – 0.9%

– Koalicioni Euroatlantik – 0.7%

– Nisma Thurje – 0.2%

– Parti të tjera – 0.3%

– Të pavendosur/refuzoj të përgjigjem – 3.4%

Sipas sondazhit, përqindja e pavendosur mbetet e ulët.

Kush i fiton zgjedhjet e 11 majit? Rezultatet e sondazhit të McLaughlin,

Sondazhi i McLaughlin: Rama, lideri më i pëlqyer në Shqipëri, si renditen Berisha, Meta dhe Basha…

Sondazhi i McLaughlin & Associates, në bashkëpunim me Top Channel tregon liderët politikë më të pëlqyer në vend, teksa jemi 20 ditë larg datës së zgjedhjeve.

Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama kryeson listën si lideri më i pëlqyer me 53.3%, ndjekur nga kryedemokrati Sali Berisha me 39.1%.

Ndërkohë, figura të tjera politike rezultojnë me pëlqyeshmëri më të ulët: Ilir Meta dhe Lulzim Basha marrin vetëm 8.3% dhe 11.2%, ndërsa kanë një nivel shumë të lartë mosaprovimi prej 84%.

Adriatik Lapaj dhe Agron Shehaj kanë një vlerësim relativisht të lartë, me përkatësisht 35.8% dhe 25.6% pëlqyeshmëri.

Arlind Qori rezulton me 15.6% pëlqyeshmëri dhe 41.2% mosaprovim.

Sondazhi i McLaughlin: Rama, lideri më i pëlqyer në

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 22 Prill 2025

Dashi

Do ëndërroni me shume sesa duhet gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe realiteti do ju duket i egër. Zbrisni me këmbë ne toke sepse me vone do lëndoheni edhe me tepër. Beqaret do kenë disa takime, por nuk do ndihen gati t’i çojnë ato me tej. Situata financiare nuk do ketë përmirësime edhe pse keni kohe qe po shpenzoni me maturi.

Demi

Dite e tensionuar kjo e sotmja për te dashuruarit. Asgjë nuk do shkoje ashtu si ju e keni menduar kështu qe bëni kujdes. Beqaret do kenë takime me disa persona serioze. Ata do diskutojnë gjere e gjate me ta ne mënyrë qe te njihen me mire. Ne planin financiar rekomandohet maturi. Situata nuk do jete aq e qëndrueshme sa për te kryer investime.

Binjaket

Edhe pse jeni ne një lidhje, ju dhe partneri do e respektoni lirinë dhe mendimin e tjetrit. Gjithçka do shkoje për mrekulli dhe do ndiheni me fat qe keni njeri-tjetrin. Beqaret mund te fillojnë menjëherë histori dashurie pasionate. Ne planin financiar është momenti te kryeni transaksione dhe investime. Nëse nuk e bëni sot me vone do e keni te vështirë.

Gaforrja

Përgatituni për momente te lumtura dhe mjaft harmonike gjate kësaj dite. Do ja shprehni me tepër ndjenjat atij qe keni ne krah dhe do mrekulloheni pranë tij. Beqaret do bëjnë mire te mos i kalojnë etapat sa hap e mbyll sytë, por t’i shijojnë ato sa me shume. Financat fatmirësisht nuk do jene delikate, prandaj mund te kryeni shpenzimet e domosdoshme.

Luani

Staurni do jete planeti qe do udhëheqë jetën tuaj ne çift sot. Nuk do tregoheni kërkues ndaj partnerit përkundrazi do e toleroni atë here pas here. Beqaret do bëjnë çmenduri vetëm e vetëm për ta gjetur princin e tyre te kaltër. te ardhurat nuk do jene ne gjendjen me te mire, megjithatë me pak kursime dhe kujdes do ua dilni mbanë edhe këtë dite.

Virgjeresha

Do i harroni te gjitha problemet e se kaluarës sot dhe do i kërkoni partnerit te nisni një etape te re. e keni vendosur se do toleroni me tepër dhe nuk do tregoheni impulsive. Beqaret do kenë besim tek vetja dhe do e bëjnë për vete personin qe do pëlqejnë. Ne planin financiar do lodheni paksa, por do e stabilizoni situatën. Shume shpejt do ketë edhe përmirësime.

Peshorja

Priten vështirësi te shumta sot ne jetën tuaj ne çift. Mos u nxitoni te merrni vendimet qe ju duken me te lehta sepse keni për te vuajtur me shume. Beqaret nuk do jene shume ne humor për te nisur histori dashurie. Merkuri do iu sjelle fat ne planin financiar. Do keni përmirësim te menjëhershëm te situatës. Do shpenzoni pa frike për ato qe do ju duhen.

Akrepi

Do i shtoni dozat e fantazisë gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe atmosfera do jete me e elektrizuese se kohet e fundit. Beqaret duhet te dëgjojnë edhe arsyen jo vetëm zemrën sepse ne te kundërt mund te bëjnë disa gabime. Financat nuk do kenë asnjë ndryshim nga disa dite me pare. Ruajeni vigjilencën dhe shpenzoni me sa me shume kursim.

Shigjetari

Do i kaloni sa hap e mbyll sytë te gjitha problemet qe ju kishin dale ne jetën tuaj ne çift dhe do e shihni me më tepër optimizëm te ardhmen. Beqaret do kenë takime serioze dhe mund te fillojnë shume shpejt histori dashurie afatgjata. Ne planin financiar duhet te zgjidhni sa me shpejt problemet urgjente e me pas te bëni një riorganizim te situatës.

Bricjapi

Do kaloni momente mjaft romantike gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe do dëshironi qe dita te mos mbaroje kurrë. Si ju ashtu edhe partneri do i shprehni pa fund ndjenjat. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do e ndiejnë nevojën e dikujt ne krah. Ne planin financiar do ndërmerrni iniciativa dhe do e përmirësoni gjendjen e te ardhurave.

Ujori

Te gjithë çiftet qe i kane rezistuar stuhive dhe furtunave te kohëve te fundit do marrin vendime te rëndësishme sot mbi te ardhmen. Beqaret do hidhen ne sulm dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Jeta e tyre do ndryshoje tërësisht rrjedhe. Edhe ne planin financiar do keni shume fat. Përfitoni për te kryer transaksionet e menduara.

Peshqit

Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do keni debate te shumta me partnerin dhe ne asnjë mënyrë nuk do pranoni qe gjerat te bëhen siç do ai. Po vazhduar me këtë sjellje nuk keni për te shkuar gjate si çift. Beqaret do qëndrojnë pranë miqve dhe do ndihen mire. Financat do jene ne gjendje te qëndrueshme, prandaj mund te kryeni edhe ndonjë investim.

Ishte shënjestra e atentatit? Reagon bashkëshortja e Roan Brahimit: Nuk jetoj në Shqipëri, s’kam lidhje…

Bashkëshortja e Roan Brahimit ka deklaruar ekskluzivisht për “ZËRI” se nuk është ajo personi që dyshohet se ishte vendosur në shënjestër nga atentatorët mbrëmjen e 17 prillit. Pas plagosjes së 4 personave në Lundër, u dyshua se në shënjestër nuk ishin fëmijët dhe të afërmit e pronarit të “Pelikani Security”, Vesel Demiraj, por bashkëshortja e të ndjerit Roan Brahimajt.

“Fijet” u lidhën edhe për faktin se vetëm pak orë më parë në Pllanaj të Lezhës ishte ekzekutuar edhe Gjovalin Prendi, babai i të ndjerit që u vra thuajse një vit më parë në Greqi. Pasi kontaktoi me “ZËRI-n” për të sqaruar pozitën e saj, e reja me inicialet K.Z. (një emër që u bë publik pas vrasjes që ndodhi në Greqi) pretendon se nuk ka ardhur në Shqipëri prej kohësh që pas ngjarjes së rëndë që dëshmoi pranë parkut të lodrave ku edhe kishin dalë për të kaluar pasditen me të birin.

Ajo zbuloi se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen dhe se nuk ka ndërmend që të kthehet as në Shqipëri, për të mbajtur të birin larg gjithçkaje që po ndodh. Përmendja e emrit të saj, duket se i ka shqetësuar familjarët e saj, të cilët kanë qenë të shqetësuar se ajo mund të kishte qenë sërish në shënjestër. Por mesa duket, ky nuk është rasti.

Disa herë gjatë kontaktit me redaksinë e “ZËRI-t” ajo thekson se nuk ka shkelur në Shqipëri dhe se nuk ka ndërmend që të rikthehet.

“Nuk jam ndjerë e kërcënuar se nuk jetoj në Shqipëri. Por në mbrojtje të tim biri nuk kam ndërmend që të kthehem. Nuk kam lidhje fare me çfarë ndodh aty (në Shqipëri). Më ka dalë emri dhe fotot por nuk kam lidhje fare dhe familjarët janë të trondit nga lajmet që i kam shpëtuar një atentati të dytë. Emri im ka dalë gabimisht kur është marrë deklarata në Polici, nëse është dhënë gjithmonë sepse nuk kam lidhje fare. As nuk kam qenë aty dhe as nuk kam ndërmend që të vij,”-u shpreh e reja.

Ndërkohë që po sot, lidhur me atentatin në Lundër dhe vrasjen e Prendit, gazetari Artan Hoxha thotë se nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Në një prononcim për “MCN”, Artan Hoxha tha se shënjestra nuk ishte bashkëshortja e Roan Brahimit ashtu siç pretendohet. Kjo pasi sipas tij, ajo nuk ka një makinë tip “G-Class” të njëjtë me atë që u qëllua. Po ashtu, shtoi se autorët janë afruar shumë afër mjetit dhe kanë pasur mundësi për të identifikuar se kush ishte në të. Sa i përket gruas (tjetër) së Roan Brahimit, në momentin kur ka ndodhur ngjarja në Tiranë, ka qenë në spitalin e Lezhës pasi i kishin ekzekutuar vjehrrin. Atentati dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 21 e 30 minuta dhe vetëm pak minuta më pas në Lundër kalon edhe një G Class tjetër, i cili ende nuk është identifikuar nga hetuesit pasi nuk ka pamje të qarta për të dalluar targën. Në këtë orar, gruaja e parë e Brahimit ka qenë në Lezhë, për ku ishte nisur që në orën 20 e 15, më pas ishte kthyer në banesën e saj në Lundër në orën 23 e 30.

Si ndodhi ngjarja në Tiranë?

Djali i Vesel Demirajt, pronar i kompanisë së sigurisë fizike “Pelikani”, po kthehej në shtëpi me vëllain dhe një mikun e tyre, pasi festuan ditëlindjen e tij të 11-të në një pistë me gara makinash në Pjezë të Shijakut. Për t’i marrë nga vendi ku edhe po festonin shkoi Arenc Stafa, shofer i familjes. Kur makina iu afrua mbikalimit të Farkës, ndaj tyre u qëlluan breshëri plumbash. Shoferi Arenc Stafa, i plagosur ka mundur të manovrojë dhe është përplasur pranë një lokali të njohur në zonën e Lundrës. Por autorët e kanë ndjekur dhe kanë qëlluar. Si pasojë e plumbave të gjithë u plagosën, por në gjendje të rëndë janë dy vëllezërit, 11 dhe 17 vjeç janë nisur për Itali pasditen e së premtes për mjekim të specializuar pasi nuk e kanë kaluar rrezikun për jetën.

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e tepërt.

Ju sjellim pikërisht këtë që kërkoni: dietën me vezë të ziera. Kjo dietë është vërtetë efektive dhe ju ndihmon që t’i mbani kilogramët e humbur larg më gjatë.

Veza e zier ndihmon metabolizmin që të jetë më i shpejtë dhe kështu digjni më shumë yndyrë. Gjithçka që ju duhet është të keni vezë dhe disa perime e fruta, si dhe të pini deri në tetë gota ujë.

Mund ta provoni për dy javë dhe të shihni vërtet sesa kilogramë do të humbisni.

Java e parë

E Hëna: Mëngjesi, dy vezë të ziera dhe një portokall apo qitro; Dreka, dy feta me bukë integrale dhe frutat që dëshironi; Darka, një fileto pule dhe sallatë me perime të freskëta.

E Marta: Mëngjesi, dy vezë të ziera dhe një portokall apo qitro; Dreka, një fileto pule dhe sallatë me perime të gjelbra; Darka, dy vezë të ziera një portokall dhe sallatë me perime.

E Mërkura: Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme; Dreka, 1 domate, 1 fetë me bukë integrale dhe djathë pa yndyrë; Darka, një fileto pule dhe sallatë me perime të freskëta.

E Enjte: Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme, Dreka, fruta; Darka, fileto pule dhe sallatë e plotë me perime të freskëta.

E Premte: Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme; Dreka, dy vezë të ziera dhe perime të gatuara në avull, Darka, peshk skare dhe sallatë.

E Shtunë: Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme; Dreka, fruta; Darka, fileto pule dhe perime të gatuara në avull.

E Diela: Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme, Dreka, fileto pule, sallatë me domate dhe perime të gatuara në avull; Darka, perime të gatuara në avull.

Java e dytë

E Hënë: Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme; Dreka, fileto pule dhe sallatë, Darka, dy vezë, sallatë dhe një portokall.

E Martë: Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme, Dreka, dy vezë dhe perime të gatuara me avull; Darka, peshk dhe pak sallatë.

E Mërkurë: Mëngjesi, njësoj si ditët e tjera; Dreka, njësoj si e hëna; Darka, njësoj si e hëna.

E Enjte: njësoj si ditët e tjera; Dreka, dy vezë të ziera, perime të gatuara në avull dhe djathë pa yndyrë; Darka, fileto pule dhe sallatë.

E Premte: Mëngjesi, njësoj si ditët e tjera; Dreka, sallatë me peshk ton; Darka, dy vezë dhe sallatë.

E Shtunë: Mëngjesi, njësoj si ditët e tjera; Dreka, fileto pule dhe sallatë; Darka, fruta.

E Diela: Mëngjesi, njësoj si ditët e tjera; Dreka, fileto pule dhe perime të gatuara në avull; Darka, njësoj si dreka.

Gjithsesi para se të filloni këtë dietë ju këshillohet që të konsultoheni fillimisht me mjekun.

“Do të shndërrohet në një maskë”, Egla Ceno flet për Gjestin: Fytyrën nuk ta jep shkolla, por shkolla të bën njeri

Egla Ceno, përmes një postimi në Instastory ka folur për mbështetjen e saj ndaj Gjestit, i cili u shpall edhe fituesi i “BBVA 4”.

“Sqarimi (më në fund mund ta bëj): Unë kam alergji maskat, prandaj kam mbështetur atë djaloshin në “BBVA 4”. Ai ishte “e keqja” më e vogël në këtë edicion. Fatkeqësisht, shoh përtej dhe them që edhe ai shumë shpejt do të shndërrohet në një maskë”.

Më tej, vijoi duke thënë: “Duhet shtyllë kurrizore për t’u rezistuar reflektorëve. Fytyrën nuk ta jep shkolla, por shkolla të bën njeri”.

Egla gjithashtu ka fituar edicionin e tretë të “Big Brother VIP Albania” dhe shpeshherë nuk e ka kursyer mbështetjen e saj ndaj Gjestit.

“Po të isha vonuar, fëmija do të υ diste”, atentati mafioz në Lundër, flet për herë të parë babai i 11-vjeçarit të ρΙαgosur: Kishte marrë 4 ρΙ umba në tr uρ, i kam çuar vetë në spital

Bardhi Demiraj, babai i 11-vjeçarit Dior Demiraj, i cili mbeti i plagosur nga atentati mafioz në Lundër i disa ditëve më parë, ka reaguar për herë të parë në emisionin “Opinion” teksa ka treguar dhe gjendjen shëndetësore të së miturit.

Demiraj është shprehur se ka qenë ai që i ka dërguar fëmijët në spital teksa ka treguar se 11-vjeçari ka marrë 2 plumba në trup dhe 2 të tjerë në dorën e majtë. Bardhi Demiraj është shprehur se nëse do të ishte vonuar dhe 1 minutë më shumë, i mituri mund të mos jetonte.

“Fëmijët i kam marrë unë dhe i kam dërguar te Spitali i Traumës me fuoristradën time. Po të prisja dhe 1 minutë më shumë vonesë, djali i vogël nuk jetonte më, ishte me 2 plumba në trup dhe 2 në dorën e majtë. Tani jemi në spital në Itali”, ka thënë Bardhi Demiraj.

Momentalisht 11-vjeçari Dior Demiraj dhe i vëllai i tij, 17-vjeçari Marko ndodhen në Itali për trajtim të specializuar, ndërsa gjendja e të miturit paraqitet e rëndë.

Egli shkon ta takojë pas finales së BBV, reagimi i ftohtë i nënës së Gjestit merr vëmendjen! (VIDEO)

Finalja e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri, Big Brother VIP 4, u mbyll me emocione të forta, ku Gjesti u shpall fitues i edicionit, ndërsa Egli Tako zuri vendin e katërt mes finalistëve.

Pas shpalljes së fituesit, publiku dhe familjarët u ngjitën në skenë për të përqafuar dhe përgëzuar të afërmit e tyre, duke krijuar një atmosferë festive, por edhe me momente të sikletshme.

Në qendër të vëmendjes u vu pikërisht marrëdhënia mes familjes së Gjestit dhe Eglit, e cila nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit e vëmendshëm të programit.

Ndërsa Egli i përqafoi përzemërsisht të afërmit e Gjestit, mamaja e tij qëndroi e ftohtë dhe shmangu çdo kontakt me të, duke mos e takuar fare.

Edhe motra e Gjestit mbajti një qëndrim të rezervuar, duke i dhënë thjesht dorën, ndërkohë që ishte Egli ajo që u përpoq ta ngrohte momentin me një përqafim dhe puthje.

Ky moment ka vënë në dyshim raportet e Eglit me familjen e Gjestit, duke hamendësuar se nuk është shumë e mirëpritur prej tyre.

“I pari do flas vetë”, sherr mes Edi Palokës dhe kandidatit demokrat për deputet për radhën e fjalës (VIDEO)

Tre ditë më parë demokratët me në krye kreun e të djathtëve, Sali Berishën zhvilluan një takim në zonën e Kombinatit në kryeqytet.

Përpos prezantimit të programit elektoral, ish-kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Demokratike prezantoi dhe kandidaturat e të djathtëve për qarkun e Tiranës.

Mes tyre qëndronte një ndër figurat më të vjetra të kësaj force politike, Edi Paloka si dhe një tjetër risi në këtë parti, Akil Kraja.

Këta të fundit mesa duket gjatë takimit kanë pasur dhe një mosmarrëveshje të cilët nuk e kanë kamufluar as para qytetarëve e kamerave.

Në transmetim LIVE dhe para të gjithë mbështetësve, dy demokratët kanë debatuar se kush do të merrte fjalën i pari në këtë takim.

Siç shihet dhe në video Paloka i drejtohet Krajës dhe nga mënyra se si lëviz duart kuptohet se i kërkon që të presë radhën për të folur, ndërkohë që gjithë kjo skenë po ndiqet edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha i cili qëndron i ulur afër tyre.

Ky moment është sjellë në vëmendje të ndjekësve nga një tjetër demokrat i cili mbështeste ish-kreun e PD-së, Lulzim Basha. Ish-nënkryetari i Bashkisë së Kamzës, Vendim Demaj ka ironizuar “ish-kolegët e partisë”, duke thënë se përplasjet mes tyre nuk ngurojnë t’i fshehin as para kamerave.

Ndër të tjera në këtë postim Demaj ka bërë të qartë dhe qëndrimin e tij duke theksuar kontributin e Palokës në Partinë Demokratike dhe krah Sali Berishës, ndërsa për Krajën ka hedhur akuza duke thënë se darkonte me McGonigalin.

Aq harmoni ka mes revokucionarëve saqë edhe në tribunë para kamerave zihen me nj – tj për radhën e të folurit, dhe përtej qëndrimeve të mia ndaj Palokës, shikojeni këtë skuthin që dikur darkonte dhe i lëpihej McGonigalit, sesi i bën kompetentin Palokës i cili ka një jetë që qëndron pas doktorit”, shkruan ai.

FOTO/ Gjesti kritikohet ashpër pas këtij veprimi në finalen e BBVA 4

Pas një finale spektakolare, të mbushur me emocione, surpriza dhe momente të paharrueshme, “Big Brother VIP Albania 4” përfundoi me kurorëzimin e Gjestit si fitues.

Finalistët Rozana Radi, Laert Vasili, Egli Tako dhe Gjesti dhuruan emocione të forta në natën më të rëndësishme të spektaklit, por një veprim i Gjestit gjatë momenteve të festës ka ngjallur polemika të shumta në rrjetet sociale.

Teksa festonte fitoren e tij, Gjesti mori në duar flamurin e Kosovës dhe e puthi, duke shprehur krenarinë për origjinën e tij.

Megjithatë, shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë kritikuar faktin që ai nuk mbajti edhe flamurin e Shqipërisë në atë moment simbolik, duke e konsideruar gjestin e tij si të paplotë dhe të njëanshëm, sidomos duke qenë se spektakli zhvillohet në Shqipëri.

Reagimet në rrjet janë të ndara: disa e kanë përgëzuar për krenarinë që tregoi për vendin e tij, ndërsa të tjerë kërkojnë që një vlerësim i tillë të ishte bërë edhe për flamurin shqiptar, si shenjë respekti për të dyja vendet.

Pamjet nga finalja dhe momenti i diskutueshëm janë bërë virale, duke ndezur debate të forta online.