Aksident tragjik, hυmb j etën deputeti, gruaja dhe fëmija i tyre i mitur

Një aksident automobilistik ka ndodhur në qytetin Puraçi të Banjallukës, Bosnje e Hercegovinë.

Mediat vendase raportojnë se deputeti i kuvendit nacional të Bosnjë Hercegovinës, Srgjan Todoroviç ka humbur jetën në këtë aksident së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e mitur.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në autostradën “9 Janari”, ka konfirmuar Policia e Banjallukës.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 12:50 në qytetin Puraçi, në rrugën Doboj-Banjallukë. Në përplasje janë përfshirë një makinë pasagjerësh Volvo dhe një kamion me rimorkio.

Sipas informacioneve tragjedia ka ndodhur kur makina Volvo, e drejtuar nga Todoroviç, është përplasur me shpejtësi të madhe në rimorkio të një kamioni që ishte ndalur në rrugë për shkak të një aksidenti të mëparshëm.

“Ja ku i keni, se më çmendët”, pas BBV, Egli dhe Gjesti kapen “mat” në publik (FOTO)

Mesa duket, syrit të publikut nuk mund t’i shpëtojnë as me kamerat fikur dy protagonistët e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania 4, Gjesti dhe Egli.

Në një foto të postuar nga gazetarja Elona Duro, shihen pranë njëri-tjetrit Gjesti dhe Egli, ku duken shumë afër, ndoshta për të sqaruar mes vete ato që janë thënë mbrëmë pas fitores së Gjestit. Gazetarja Duro e ka shoqëruar foton e dyshes me një fjali interesante: “Ja ku i keni, se më çmendet!”

Në after party-n e Big Brother VIP Albania, që po mbahet sonte si një festë për të gjithë banorët që dhuruan spektakël për 3 muaj e gjysmë rresht, dhe si një falënderim për gjithë stafin e Big Brother VIP.

Egli dhe Gjesti

Sanitare me 1200 euro pagë dhe kuzhinierë mbi 2000 euro, bizneset e bregdetit: Duhen 10-12 mijë punonjës

Në prag të nisjes së sezonit të plazhit, bizneset turistike po përpiqen të plotësojnë vendet e lira të punës.

“Ka nevojë për menaxherë, kamerierë dhe sanitarë. Ka mangësi për këto pozicione,. Rrogat janë rritur, duke filluar nga sanitaret deri te shefat e kuzhinës, kanë paga mjaft të kënaqshme. Sanitaret në hotelet në bregdet variojnë pagat deri në 1200 euro, kamerierët 1200-1500 euro, kuzhinierët fillojnë nga 2000 euro e lart, sipas standardit të hotelit”, tha Kujtim Dervishi-Shoqata e bareve dhe restoranteve turistike.

“Jemi në prag të fillimit të sezonit turistik. Shumë struktura kanë filluar fushatën e kërkimit të burimeve njerëzore, po përpiqemi të ezaurojmë në maksimum ata që janë të interesuar të punësohen në këtë sektor. Pagat në sektor janë dy-trefishuar”, deklaroi Vasil Bedinaj – operatorë turistikë për jugun.

Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Punësimit, vetëm për 3 muajt e parë të vitit, janë regjistruar afro 2.200 vende të lira pune në sektorin e turizmit, ndërsa nevoja gjithëvjetore është disa herë më e madhe.

“Duhen 10-12 mijë punonjës që të plotësojnë nevojat e të gjithë sektorit. Për t’i mbajtur punonjësit gjatë gjithë vitit, është e domosdoshme që të gjendet një e mesme dhe të paguhen sigurimet shoqërore nga qeveria”, shtoi Dervishi.

Numri më i madh i vendeve të punës në industrinë e turizmit, sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit, është në Durrës, pasuar nga Saranda, Vlora dhe Tirana. 68% e vendeve të lira kërkohen me eksperiencë pune, ndërsa për 22% të pozicioneve, biznesi siguron edhe transportin për punonjësit.

‘Baba Vanga’ e Japonisë parashikon ngjarjen që do tr.ondisë botën… në vetëm 3 muaj

Një psikike e quajtur ‘Baba Vanga’ i Japonisë ka lëshuar një profeci të tmerrshme që do të bëjë “kërdinë” në mbarë botën.

Ryo Tatsuki, një artiste manga nga Japonia, ka fituar një reputacion për parashikimet e frikshme të disa prej katastrofave më shkatërruese në botë.

Psikikia ka parashikuar saktë vdekjen e Freddie Mercury, Princeshës Diana, së bashku me një numër ngjarjesh të mëdha botërore, duke përfshirë madje edhe pandeminë Covid-19 .

Së fundmi, profetja parashikon se një mega-tsunami do të godasë Japoninë e saj në korrik, pasi pretendoi se kishte parë vizione të oqeanit që ‘vlonte’ në jug të vendit.

Tatsuki pretendon se ka parashikuar një shpërthim vullkanik nënujor që do të ndikojë në shumë vende në të gjithë. Ajo pretendoi se zona e ndikimit mbulonte një formë diamanti që përfshin vendet aziatike.

Megjithëse nuk ka “asnjë bazë shkencore për pretendimet e Tatsuki”, sizmologët theksuan se “lokaliteti që ajo përshkruan nuk është i largët nga pikëpamja gjeologjike”.

Tatsuki, e cila ka një karrierë si artiste manga, fitoi famë pasi një sërë parashikimesh nga libri i saj i vitit 1999 me titull, The Future I Saw.

Gjithashtu është pretenduar se Tatsuki parashikoi me saktësi fillimin e pandemisë Covid.

Duke shkruar në librin e saj, ajo parashikoi: “Në 25 vjet, një virus i panjohur do të vijë në vitin 2020, do të zhduket pasi të arrijë kulmin në prill dhe do të shfaqet përsëri 10 vjet më vonë”.

Nëse Tatsuki është i saktë, bota duhet të shohë ende fundin e virusit, me një rritje tjetër të rasteve të përgatitura për pesë vjet.

Meqenëse një sërë parashikimesh të saj rezultuan të vërteta, Tatsuki është krahasuar me profeteshën bullgare, Baba Vanga. Baba Vanga, e cila vdiq në moshën 85-vjeçare në vitin 1996, ishte një psikike e verbër që ndërroi jetë tre dekada më parë.

Egli, pas daljes nga shtëpia: Ja çfarë do bëj me Gjestin

“I kisha humbur shpresat”, Egli pas përfundimit të “Big Brother VIP”: Mirë apo keq, me Gjestin…

Egli Tako ka dhënë deklaratën e parë pas përfundimit të “Big Brother VIP 4” për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ajo është shprehur se nuk e kishte menduar që do të arrinte deri në finale, por e konsideron eksperiencën e ëndrrave pjesëmarrjen në program.

Sa i përket Gjestit, Egli u shpreh se marrëdhënia me të brenda shtëpisë kanë pasur shumë dinamikë, që ka treguar disa anë të saj.

Ndërsa shtoi se mezi kishte pritur që të dilte nga shtëpia dhe të rrinte me Gjestin, për tu kënaqur me të siç tha ajo, pa u gjykuar nga komentet e njerëzve që i ndiqnin live.

“Surprizë, sfidë, ëndërr, të treja në një. Nuk e prisja finalen, për shumë arsye, nuk e kam pritur, më është dhënë një shpërblim i ndjerë kur është thirrur emri im.

I kisha humbur shpresat, deri në momentin që është thirrur emri im. Aty kam kuptuar që e kam fituar gjënë time, që në momentin që arrita të shkoj në finale pa luajtur asnjë ditë në BBV.

Egli në këtë BBV ka arritur të tregojë të gjithë ngjyrat e veta dhe fitojë njerëzit e vërtetë që dinë se çfarë është emocioni, të jetosh, dashurosh dhe zihesh, ashtu siç është jeta në të vërtetë.

Nuk mund të lë pa përmendur edhe Gjestin, pasi mirë apo keq, e gjithë ajo dinamikë nxori shumë anë të miat.

Presim shumë muzikë dhe asnjëherë larg botës së televizionit, që është kaq e bukur”, tha Egli.

Pas s*k. sit, Alba Pollozhani dhe Limi masa zhojnë njëri-tjetrin! Fermerja i hipën mbi kurriz, ndërsa ai nuk i kursen as prekjet në υ ithe (Video)

Pasi kryen marrëdhënie seksuale në “Ferma Vip”, Alba Polozhani dhe Lim Hoti, vijojnë ende të kujdesen për njëri-tjetrin dhe të kalojnë kohë bashkë.

Gjatë ditës së sotme, femerja është vetëofruar për t’i bërë masazh Limit teksa ai po rrinte shtrirë në krevat.

Alba: A do të të bëj ndonjë masazh të lehtë?

Limi: Po moj, hajde!

Alba: Kthehu!… A do të të hipi me këmbë sipër?

Limi: Po hip mi!

Alba: A të dhemb? Kam frikë mos rrëshqas!..

Ky ishte dialogu mes tyre teksa Alba fillimisht e masazhoi me duar në të gjithë trupin, e më pas vendosi t’i hipë mbi kurriz.

Limi nga ana tjetër vendosi t’i kthej “borxhin” Albës, dhe e masazhoi atë në të gjithë trupin.

“Uau sa mirë! O Lim, o i poshtër, ku u ule?”, u dëgjua të thoshte Alba, pasi fermeri iu ul mbi vithe teksa ajo ishte shtrirë përmbys.

Mesa duket Limi ishte i zoti në të bërit masazh, pasi Alba u shpreh e kënaqur.

“Uauu sa mirë ë bën masazhin! U kënaqa!”, tha ajo, ndërsa Limi nuk i kurseu as masazhin në vithe.

Alba dhe Limi, prej disa ditesh janë në qendër të vëmendjes pas kryen marrëdhënie seksuale para kamerave.

Dyshja, zgjuan banorët e tjerë disa dite me pare, teksa dyshohet se kryen marrdhenie seksuale brenda reality show-t, ç’ka u be dhe objekt debatesh dhe diskutimesh mes banoreve, por edhe ne rrjetet sociale.

VIDEO

Gjesti flet pas fitores: Ja çfarë do të ndodhë me marrëdhënien time me Eglin!

Gjesti ka dhënë deklaratën e parë për Top Channel, pasi u shpall fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP”.

Teksa ka bërë falenderimet e tij, u shpreh se ka luajtur shumë fort për të arritur fitoren e BBV, teksa ka përmendur vështirësitë e kaluara brenda shtëpisë.

Gjestri tregoi planet pas përfundimit të programit, teksa tregoi dhe se si do të vazhdojë marrëdhënia e tij me Eglin.

“Kur kam dalë nga BBVK, e dija që më është bërë diçka e padrejtë. Kur më thirrën për të ardhur këtu, kam menduar që është shaka, deri në momentin që më janë hapur dyert atëhere kam thënë që po mund ta bëj. Kam luajtur fort, kam parë për t’i nxjerrë të gjithë jashtë.

Nuk kam pasur mëshirë për t’i nxjerrë jashtë ata, sepse ata nuk kanë pasur për mua. E falënderoj veten shumë që kam duruar këto gjëra që nuk i kanë përballuar të tjerët, kam duruar edhe prekjet fizike. Faleminderit Zotit, familjes e publikut. Ndoshta nuk kam qenë shembulli, por faleminderit shumë. Presim shumë muzikë, nuk kam për tu ndalur kurrë, shumë punë dhe besoj që më shumë keni për të më dashur ashtu siç ju dua unë.

Unë i kam thënë Eglit edhe brenda, që nuk kam diçka me të, nuk e shoh, por unë kam për të vazhduar jashtë, të shohim deri ku do shkojë. Unë jam i njëjti, nuk e gënjej dot. Ia them edhe jashtë këto fjalë”, tha Gjesti.

Trag jedi në Itali, 16-vjeçari shqiptar ndë. rron jetë në gjumë! Nëna e gjen të υ. dekυr në krevatin e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj, Itali ku një adoleshent shqiptar ka ndërruar jetë.

Sipas mediave vendase mësohet se ngjarja e rëndë është regjistruar disa ditë më parë, konkretisht më 17 prill, në Firence të Italisë, ku 16-vjeçari shqiptar u gjet pa shenja jete në banesën ku jetonte me familjen.

Ishte nëna e të riut ajo e cila gjeti të vdekur djalin e saj në shtratin e tij. Kur ajo u kthye nga puna dhe pa që i biri nuk ishte në dhomën e ndenjës dhe as nuk mori përgjigje kur e thirri dhe prandaj shkoi në dhomën e tij dhe duke menduar se ishte në gjumë filloi që ta thërriste për ta zgjuar.

Por, fatkeqësisht ndonëse e thirri disa herë ai nuk ktheu përgjigje dhe kështu e tmerruar ajo telefonoi urgjencën. Kanë qenë mjekët ata të cilët e konfirmuan vdekjen e të miturit në vendin e ngjarjes.

Sipas të dhënave paraprake, vdekja dyshohet se ka ndodhur për shkaqe natyrale, ndërkohë që në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Çfarë ndodhi? Pasi ju dha çmimi i madh, rrjeti shpërthen ashpër ndaj Gjestit për shkak të veprimit të tij

Pas një finale spektakolare, të mbushur me emocione, surpriza dhe momente të paharrueshme, “Big Brother VIP Albania 4” përfundoi me kurorëzimin e Gjestit si fitues.

Finalistët Rozana Radi, Laert Vasili, Egli Tako dhe Gjesti dhuruan emocione të forta në natën më të rëndësishme të spektaklit, por një veprim i Gjestit gjatë momenteve të festës ka ngjallur polemika të shumta në rrjetet sociale.

Teksa festonte fitoren e tij, Gjesti mori në duar flamurin e Kosovës dhe e puthi, duke shprehur krenarinë për origjinën e tij.

Megjithatë, shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë kritikuar faktin që ai nuk mbajti edhe flamurin e Shqipërisë në atë moment simbolik, duke e konsideruar gjestin e tij si të paplotë dhe të njëanshëm, sidomos duke qenë se spektakli zhvillohet në Shqipëri.

Disa nga postimet:

EMRI/ Ky është 17-vjeçari që u gjet i υa.rur në Gjirokastër, dγshohet se bυΙΙi. zohej në shkollë

Personi që shihni në foton e mësipërme është 17-vjeçari Vehip Peçi, i cili i dha fund jetës mesditën e kësaj të diele në Gjirokastër.

Ai u gjet i varur nga familjarët në banesën e tij nlë fshatin Valare, ku jetonte së bashku me të ëmën dhe dy motrat, teksa babain e kishte në emigracion për të siguruar të ardhura për familjen.

Burime për mediat bëjnë me dije se familja e Peçi ka jetuar për një periudhë të shkurtë në qytetin e Sarandës, ku aty dyshohet se Vehip Peçi bullizohej gjatë kohës që vazhdonte shkollën 9-vjeçare. Kjo ishte kthyer në një shqetësim për të dhe për familjen, duke i detyruar që të ktheheshin sërish në Gjirokastër.

Ai vazhdonte gjimnazin në shkollën “Siri Shapllo” të Gjirokastër, por nuk dihet ende nëse a ka rënë pre e bullizimit edhe në këtë shkollë apo jo.

Burime për mediat nga të afërm të familjes Peçi bëjnë me dije se 17-vjeçari vuante nga probleme izolimi dhe melankolie, por nuk ishte nën ndonjë trajtim mjekësor. Mësohet se ai ishte një nxënës me nota të larta në shkollë.

Policia ka sekuestruar telefonin dhe disa sende personale të adoleshentit, ndërsa pritet të merren në pyetje bashkëmoshatarë dhe nxënës të shkollës së mesme “Siri Shapllo”, ku i riu ndiqte mësimet.

Ky është rasti i dytë që ndodh brenda pak kohësh, ku një nxënës i shkollës “Siri Shapllo” të Gjirokastër i jep fund jetës tragjikisht duke u vetëvarur. Kjo për shkak se rreth dy muaj më parë, ky komunitet u trondit dhe nga vetëvrasjen e 17-vjeçares Irsa Muçollari, nxënëse e klasës së 10-të C.