Një javë pas ngjarjes që tronditi publikun! Jozi thyen heshtjen: Jam provokuar, ju siguroj që…

Një javë pas ngjarjes së bujshme në Big Brother VIP ku Gjesti u qëllua nga Jozi, ky i fundit ka thyer heshtjen.

Në një reagim të gjatë të publikuar në rrjetet sociale, Jozi thotë se është provokuar por në asnjë moment nuk ka luajtur rolin e viktimës. Teksa kërkon ndjesë për veprimin e kryer, ai thotë se ishte i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë në atë lojë.

“Përshëndetje të gjithëve, uroj te jeni mirë! Dua të falënderoj nga zemra të gjithë popullin shqiptar që më keni mbështetur dhe përkrahur në këtë rrugëtim aspak të lehtë që kalova.

Faleminderit për dashurinë që më dhatë gjatë qëndrimit tim në shtëpi dhe edhe më shumë, jashtë saj.

Mirënjohje për secilin prej jush, si dhe për ekipin e Top Channel, që më dha mundësinë të isha pjesë e këtij formati kaq të dashur për të gjithë ne – një eksperience që do mbetet e paharrueshme në jetën time.U futa në Big Brother dhe zgjodha të luaj fort. Të paktë ishin ata që kuptuan lojën dhe vërtetësinë time.

Zgjodha të isha i sinqertë, i drejtpërdrejte, pa filtra – dhe ndoshta pikërisht kjo më kushtoi në këtë rrugëtim.

Ndjesë për këdo që mund ta ketë përjetuar keq atë qe ndodhi. Por ju siguroj se presioni, veprat dhe ngacmimet kanë qenë të shumta gjatë gjithë rrugëtimit tim kundrejt meje në atë shtëpi.

Jam provokuar, por në asnjë moment nuk kam zgjedhur të luaj rolin e viktimës.

Edhe kur fjalët dhe veprimet e rënda më kanë lënduar thellë, kam heshtur, kam duruar… por edhe durimi ka një kufi. Për të gjithë ata që perpiqen të hedhin baltë mbi imazhin tim, kam vetëm një fjalë: “Balta që vjen nga llumi, nuk të bën pis“-thuhet në reagimin e Jozit.

Arrestohet shqiptari në Itali, u kap me 40 k. g k▪︎ kainë dhe 189 mijë euro

Punonjësit e policisë arrestuan një 53-vjeçar shqiptar në Perugia përgjatë unazës Perugia-Bettolle, të cilit iu gjetën mbi 40 kilogramë kokainë dhe 189 mijë euro cash.

Teksa po kryenin shërbimet rutinë të kontrollit, efektivët e policisë së Skuadrës Fluturuese vunë re një automjet të dyshimtë. Në momentin e kontrollit, shoferi dukej nervoz.

Një kontroll i plotë i makinës i kryer nga oficerët çoi në zbulimin e një fundi të rremë poshtë sediljes së pasagjerit. Brenda ndarjes së krijuar posaçërisht u gjet dhe sekuestrua një bllok droge prej një kilogrami.

Në dritën e sasisë së madhe të drogës së sekuestruar, oficerët e policisë, të ndihmuar nga efektivët e Komisariatit të Policisë së Parmës, zgjeruan kontrollin në një garazh në pronësi të 53-vjeçarit në Salsomaggiore, një biznes, sqarohet në një shënim të komisariatit, i cili pati një rezultat pozitiv.

Brenda oficerët gjetën edhe 39 blloqe të tjera kokainë, me peshë mbi 40 kilogramë dhe afërsisht 189.000 euro cash.

Lënda narkotike, sipas përllogaritjeve të policisë, do të sillte në treg rreth 4 milionë euro. I dërguar në komisariat për kryerjen e aktiviteteve rituale, 53-vjeçari u arrestua për veprën penale të posedimit të lëndëve narkotike për qëllime tregtimi.

E la i dashuri në emision, ja si reagoi fermerja e Ferma VIP (Video)

Emocione të forta në “Ferma VIP”, Danela Shima, e cila që në hyrje kishte pohuar se zemra e saj i përkiste dikujt jashtë shtëpisë, u përball me një të vërtetë të hidhur.

Gjatë spektaklit, Luana lexoi një mesazh nga personi që Danela e konsideronte “të zemrës”. Por përmbajtja e tij tronditi jo vetëm Danelën, por edhe publikun:

“Nuk kemi qenë ndonjëherë në lidhje. Për mua nuk përbën asnjë problem se me kë afrohet Danela aty.”
E habitur dhe e zhgënjyer, Danela kërkoi të dinte identitetin e dërguesit, por Luana refuzoi ta zbulojë për shkak se bëhet fjalë për një person jo publik.

“Nga ana ime ka shumë dashuri. Nëse ai nuk më do, është problemi i tij. Ka qenë ai që ka insistuar të njihemi. Unë nuk e kërkova këtë gjë, ndodhi natyrshëm.”

Danela përfundoi reagimin e saj me një mesazh:

“Do vazhdoj më e fortë. S’pendohem për kohën që i kam dhënë, por mësova të mos i besoj kujtdo. Më vjen keq që ai humbi një vajzë si unë.”

VIDEO

‘U importua nga Holanda’/ Alarmi i RASFF: Në Shqipëri është shitur sheqer me “dioksid squfuri”!

Siguria e ushqimeve në Shqipëri duket se nuk ekziston! Në tregun tonë është shitur sheqer palmë i kontaminuar me praninë e alergenit dioksid squfuri mbi nivelin maksimal të lejuar.

Njoftimi është bërë nga sistemi evropian RASFF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin) më datë 10 prill.

Produkti me emrin “Palmsugar slices TD bg 200g” është i prodhuar në Tajlandë, ndërsa në Shqipëri është importuar nga Holanda. Por sërish nuk dihet se cila kompani e ka eksportuar në Shqipëri.

Sipas asaj që ka bërë me dije Autoriteti i Kontrollit të Ushqimeve në vendin tonë kanë hyrë 24 kg sheqer dhe e gjithë sasia është shitur.

“Me marrjen e njoftimit nga sistemi RASFF me datë 10.04.2025, AKU ka kryer verifikimet në terren, nga ku ka rezultuar se produkti me origjinë nga Tajlanda, është importuar nga Holanda me datë 22.12.2024 në sasinë 24kg. Nga verifikimi i gjurmueshmërisë rezulton se subjekti nuk e kishte gjendje këtë produkt. AKU ka bërë njoftimin përkatës pranë kategorisë së Njoftimeve RASFF“, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare nga AKU.

NJOFTIMI NGA RASFF:

“Jam e υ*rg jër…”/ Deklarata e Olës në Tapetin e Kuq shkakton të qeshura

Të gjithë jemi gjithë sy e veshë në natën finale të “Big Brother VIP”.

Teksa edhe pak orë na ndajnë nga zbulimi i emrit të personazhit që do të shkojë në shtëpi me çmimin e madh prej mijëra eurosh, aventura ende nuk ka përfunduar… Top Albania Radio vjen live në Tapetin e Kuq në natën finale të “BBV”

Me intervista, foto dhe çdo detaj tjetër që të sigurohemi që të mos humbisni asgjë. Me raportime të çdo ndodhie gjatë këtij eventi dhe në transmetim live në valët e Top Albania Radios, kjo natë nuk duhet humbur.

Në një lidhje nga Tapeti i Kuq, ish-banorja Ola u shpreh: Jam shumë e qetë dhe nga ana emocionale. Është shumë herët për t’u prononcuar

Ronaldo Sharka: Marëdhënie seksuale ke kryer?

Ola: Jo. Unë jam e virgjër…

ΡërΙ eshje me 4 të ρΙagosur në një burg në Itali, shqiptarët hapin me forcë portën e brendshme të rivalëve dhe…

Një përleshje mes të burgosurve të armatosur me shkopinj ka ndodhur brenda burgut Bassone në Como të Italisë.

Ngjarja ka ndodhur pasdite e së premtes, kur një grup prej dhjetë të burgosurish shqiptarë arritën të hapnin me forcë një portë të brendshme që ndante seksionin e tyre nga ai i rivalëve të tyre, tre të burgosur me origjinë afrikano-veriore.

Por, aksioni është ndërprerë nga efektivët e policisë së burgjeve.

Katër prej policëve, të cilët u plagosën, u trajtuan në urgjencën e spitalit Sant’Anna në Como.

Për të rivendosur qetësinë, policia e burgut të Comos ka marrë përforcime nga Milano.

Gjashtë nga dhjetë të burgosurit shqiptarë u transferuan sot në burgjet e Operas, Vigevanos dhe Kremones.

Arsyet e përplasjes mendohet të jenë për mosmarrëveshjet e mëparshme mes dy grupeve.

Ndodh edhe një incident në finale: Vëllait të Madh i del situata nga kontrolli

Aktori Laert Vasili ka arritur të jetë një nga finalistët e Big Brother VIP Albania. Sonte, gjatë finales, Vëllai i Madh transmetoi një klip rrëfim për rrugëtimin e tij në shtëpi, pas të cilit Laerti u surprizua nga familjarët.

Por, gjatë këtij momenti emocional, ndodhi një incident teknik. Teksa Laerti takohej me të afërmit, banorët e tjerë ndodheshin në një nga dhomat e shtëpisë.

Për shkak të një gabimi, regjia lëshoi audion e mikrofonëve të tyre në transmetim direkt.

Në audio dëgjoheshin Gjesti dhe Rozana duke thënë: “Vëllai i Madh nuk është në monitor”.

Ky incident shton një tjetër moment të papritur në natën finale të spektaklit.

Tre herë më i madh se toka, mund të jetë i pasur me hidrogjen dhe ujë! Çfarë dimë për planetin e largët me 99.7% mundësi për jetë

Një zbulim i ri nga shkencëtarët britanikë ngjall shpresë për ekzistencën e jetës jashtë Tokës. Bëhet fjalë për planetin K2-18b, i cili ndodhet rreth 120 vite dritë larg dhe është tre herë më i madh se Toka.

K2-18b ndodhet në zonën e banueshme të yllit të tij, që do të thotë se mund të ketë temperaturë të përshtatshme për praninë e ujit të lëngshëm, një përbërës kyç për jetën. Sipas një studimi të publikuar në “The Astrophysical Journal Letters”, ky planet mund të jetë një botë “Hycean”, me një atmosferë të pasur me hidrogjen dhe sipërfaqe me ujë.

Duke përdorur teleskopin James Webb, studiuesit nga Universiteti i Kembrixhit zbuluan gjurmë të substancave dimetil sulfidi (DMS) dhe dimetil disulfidi (DMDS), molekula që në Tokë prodhohen vetëm nga mikroorganizmat detarë. Kjo ka ngjallur entuziazëm në komunitetin shkencor si një nga sinjalet më të forta të mundshme për jetë jashtëtokësore.

Sidoqoftë, shkencëtarët po tregohen të kujdesshëm dhe theksojnë se nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar përfundimisht praninë e këtyre molekulave.

Sipas ekspertëve, nëse ka jetë në K2-18b, ajo ka gjasë të jetë shumë e thjeshtë, e ngjashme me format mikrobiale që ekzistonin në Tokë miliarda vite më parë. Madje, duke qenë se planeti rrotullohet rreth një ylli xhuxh të kuq, krijesat mund të kenë sy më të ndjeshëm ndaj dritës.

RASFF: Në Shqipëri është shitur sheqer palme i kontaminuar me dyoksid squfuri

Një tjetër skandal është zbuluar që tregon se sa të pasigurtë jemi për ushqimet që konsumojmë.

Mësohet se në tregun tonë është shitur sheqer palme i kontaminuar me praninë e alergenit dioksid squfuri mbi nivelin maksimal të lejuar.

Njoftimi është bërë i ditur nga sistemi evropian Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin (RASFF) me datë 10 prill. Produkti bëhet me dije se tregohet me emrin Palmsugar slices TD bg 200g.

Sipas njoftimit produkti është prodhuar në Tajlandë. Në Shqipëri ka ardhur pasi është importuar nga Holanda nga një kompani emri i të cilës nuk bëhet i ditur nga AKU. E gjithë sasia e sheqerit prej 24 kg është shitur.

“Me marrjen e njoftimit nga sistemi RASFF me datë 10.04.2025, AKU ka kryer verifikimet në terren, nga ku ka rezultuar se produkti me origjinë nga Tajlanda, është importuar nga Holanda me datë 22.12.2024 në sasinë 24kg. Nga verifikimi i gjurmueshmërisë rezulton se subjekti nuk e kishte gjendje këtë produkt. AKU ka bërë njoftimin përkatës pranë kategorisë së Njoftimeve RASFF”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare nga AKU.

RASFF: Në Shqipëri është shitur sheqer palme i kontaminuar

Rusia kërcënon Gjermaninë: “Futemi në luftë” po dërguat raketat Taurus në Ukrainë!

Rusia kërcënoi për herë të parë Berlinin, duke deklaruar se nëse goditen objektiva ruse me raketat gjermane Taurus, Rusia do ta konsiderojë këtë si përfshirje të drejtpërdrejtë të Gjermanisë në luftë.

Maria Zakharova, zëdhënëse e ministrisë së jashtme ruse thotë: “Me dërgimin e raketave Taurus, për në, Gjermania bëhet palë në luftë.

Përdorimi i këtyre raketave nuk është i mundur pa mbështetje të drejtpërdrejtë nga ushtarët e Bundeswehrit, dhe ne këtë e dimë”.

Njeriu që pritet të kthehet në kancelarin e ri gjerman, Friedrich Merz është shprehur vazhdimisht në favor të furnizimit me raketa Taurus në Ukrainë.

Një lëvizje e tillë sakaq kundërshtohet me forcë nga partnerja e tij e mundshme e koalicionit, SPD-ja.

Vetëm pak ditë më parë, Merz e përsëriti përkrahjen e tij për dërgimin e raketave Taurus, por në koordinim me partnerët europianë.

“Unë gjithmonë kam thënë se këtë do ta bëj një gjë të tillë vetëm në konsultim me partnerët e mi europianë. Ushtria ukrainase duhet të dalë nga situata defensive, sepse ajo gjithmonë vetëm reagon, ndërkohë që duhet të jetë në gjendje të përcaktojë vetë një pjesë të zhvillimeve që po ndodhin”, u shpreh Merz.

Kancelari në largim Olaf Scholz i pati refuzuar vazhdimisht kërkesat e Kievit për dërgimin e raketave të fuqishme gjatë mandatit të tij në detyrë, me argumentin se një hap i tillë, do ta përfshinte Gjermaninë në luftë.