Stresi dërgoi 15 mijë vota për këtë banor të BBVK-së

Te premten, banori dhe këngëtari i njohur Kushtrim Kelani është eliminuar nga Big Brother VIP Kosova 4, pas një televotimi ku përballë tij ishin edhe Ludo Lee dhe këngëtari tjetër, Labinot Rexha.

Reperi Stresi ka deklaruar se i ka dërguar 15 mijë vota për banorin Labinot, i cili ndodhej në një nominim të fortë përballë Kushtrimit dhe Ludo Lee.

“15 mijë vota për shoqëri? Vaj halli në finale”, ka shkruar ai.

Ky veprim ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin e nominimit, duke e mbajtur Labinotin brenda lojës dhe duke e afruar edhe më shumë drejt finales.

I FUNDIT/ E mori lumi që më 10 janar, gjendet sot trupi i 30-vjeçarit Jurgen Karaj

Sipas hetimeve, Jurgen Karaj ndodhej si pasagjer në automjetin që drejtohej nga 24-vjeçari Andi Losha, i cili humbi kontrollin dhe përfundoi në përrua, në fshatin Dars, Klos. Nga verifikimet rezulton se drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë nga uji, por është larguar nga vendngjarja pa njoftuar policinë dhe pa i dhënë ndihmë mikut të tij, i cili mbeti në mes të rrjedhës së ujit.

Pas ndalimit, Andi Losha iu nënshtrua testit të alkoolit, ku rezultoi se e kishte drejtuar automjetin në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. 24-vjeçari akuzohet për largim nga vendi i aksidentit dhe mosdhënie ndihme, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë, Jurgen Karaj vijon të rezultojë i zhdukur.

Gjendet një trup i pajetë në liqen, reperi i njohur konfirmon υdekjen e djalit të tij

reperi i njohur amerikan Lil Jon ka konfirmuar vdekjen tragjike të djalit të tij 27-vjeçar, Nathan Smith, disa ditë pasi ai ishte raportuar i zhdukur. Autoritetet presin ende identifikimin zyrtar të trupit nga Zyra e Mjekut Ligjor të Qarkut Fulton, për të konfirmuar nëse i përket trupit të pajetë të gjetur në një liqen pranë banesës së tij. Nathan Smith ishte zhdukur që prej të martës, më 3 shkurt. Departamenti i Policisë së Milton bëri të ditur se i riu kishte lënë banesën e tij “në rrethana të pazakonta”, çka çoi në nisjen e menjëhershme të një hetimi të gjerë. Pas disa ditësh kërkimesh pa rezultat, autoritetet zgjeruan operacionin në një liqen në Parkun Mayfield.

“Më 6 shkurt 2026, rreth orës 11:53 të paradites, zhytësit e Departamentit të Zjarrfikësve të Qarkut Cherokee gjetën dhe nxorën një trup nga liqeni. Individi besohet të jetë Nathan Smith, në pritje të konfirmimit zyrtar nga Zyra e Mjekut Ligjor të Qarkut Fulton,” thuhet në deklaratën e policisë. Autoritetet theksuan se nuk ka shenja për vepër penale, megjithatë çështja mbetet një “hetim i hapur dhe aktiv” derisa të përcaktohet shkaku dhe mënyra e saktë e vdekjes. Menjëherë pas përhapjes së lajmit, Lil Jon reagoi për revistën People, duke shprehur dhimbjen e tij të thellë. “Jam jashtëzakonisht i shkatërruar nga humbja tragjike e djalit tonë, Nathan Smith. Unë dhe nëna e tij jemi të shkatërruar,” deklaroi ai.

Artisti 53-vjeçar e përshkroi të birin si “një nga njerëzit më të sjellshëm që mund të njihje”, duke shtuar se Nathan ishte thellësisht i dhembshur, pasionant dhe shumë i talentuar. Ai ishte producent i ri muzikor, artist dhe inxhinier zëri, si dhe i diplomuar në Universitetin e Nju Jorkut. “Nathanin e donim me gjithë zemër dhe jemi jashtëzakonisht krenarë për të. Jemi të ngushëlluar nga fakti që në momentet tona të fundit me të, ia shprehëm këtë dashuri,” shtoi Lil Jon, duke falënderuar gjithashtu autoritetet, ekipet e shpëtimit dhe vullnetarët, ndërsa kërkoi respekt për privatësinë e familjes.

Nathan Smith, i njohur artistikisht si DJ Young Slade ose Slade, kishte publikuar këngën e tij të fundit “Feels” në mars të vitit 2025. Ai kishte marrë pjesë edhe në emisionin e MTV-së “Family Legacy”, ku kishte folur hapur për marrëdhënien me të atin dhe rrugën e tij në muzikë. Lil Jon, emri i vërtetë i të cilit është Jonathan Smith, e pati Nathanin me ish-bashkëshorten e tij, Nicole Smith. Çifti ishte martuar në vitin 2004 dhe kishte njoftuar ndarjen në shkurt të vitit 2024.

Bes Kallaku konfirmon lidhjen e re, Xhensila Myrtezaj publikon këngën thumbuese! A është dedikim për aktorin?

Publikimi i këngës së re nga Xhensila Myrtezaj ka trazuar rrjetin orët e fundit jo vetëm për melodinë, por për tekstin që është interpretuar menjëherë nga ndjekësit si një mesazh i drejtpërdrejtë për jetën e saj private.

xhensila myrtezaj (2)

Ky projekt muzikor vjen në një moment delikat, vetëm pak kohë pasi ish-bashkëshorti i saj, aktori Bes Kallaku, konfirmoi publikisht nisjen e një romance të re, ndonëse ka zgjedhur të mos e zbulojë identitetin e partneres.

xhensila myrtezaj (3)

Vëmendja e publikut është përqendruar te vargjet specifike të këngës, të cilat fansat i kanë lidhur ngushtë me situatën e ish-çiftit. Fraza që ka shkaktuar më shumë reagime dhe që po shpërndahet me shpejtësi është: “Emrin tim dhe një herë thuje, thuj asaj që në zemër m’ke, e di që një ditë ke mu kthy për ne”.

xhensila myrtezaj (1)

Ka qenë vetë Besi, ai që ka bërë publike detaje nga kjo histori dashurie. Ai ka publikuar një “Instastory” ku ka treguar tatuazhin e ri që ka bërë në dorë, ku ka “gdhendur” emrin “Ejona” dhe një datë, 25.12.2025. “Ejona 25.12.2025 Trëndafil në kohë lufte”, shkruhet në tatuazhin që aktori ka bërë në dorë. Por, kush është Ejona dhe si nisi ky raport.

bes kallaku

Të gjithë njerëzit pranë Besit e dinë tashmë këtë raport dhe rëndësinë që çifti po i jep kësaj historie. Ejona është pranë aktorit në çdo angazhim që ai ka, si në muzikë, ashtu edhe në produksione të tjera. Madje, çifti ka një lidhje aq të fortë, sa edhe së shpejti do të nisë bashkëjetesën, duke e formalizuar kështu këtë raport.

Megjithatë, pas ndarjes së vështirë me Xhensilën, Besi preferon që ta mbajë këtë raport sa më diskret. Aktori i humorit Bes Kallauku, raportin me ish-partneren e tij, Xhensila Myrtezaj e konsideron tashmë si një të shkuar që ka vdekur. Ai ka deklaruar se për të e shkuara është një histori e përfunduar dhe se fokusi i tij është plotësisht te e tashmja.

“E shkuara ime është e vdekur. Unë po jetoj të sotmen”, – u shpreh Kallaku. Po ashtu, ai foli edhe për zhgënjimet që ka përjetuar nga njerëz që dikur i kishte pranë. Ai thekson se forca dhe pasuria e tij më e madhe janë dy fëmijët dhe prindërit.

bes kallaku xhensila
xhensila myrtezaj (7)
xhensila myrtezaj (6)

Vëllai i 30-vjeçarit shqiptar që u gjet sot shpërthen në lot, momenti kur trupi i pa jetë sillet në breg

Pas rreth një muaji kërkimesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i Jurgen Karajt, 30-vjeçarit që më 10 janar ra në lumë së bashku me shokun e tij.

Trupi i Karajt u lokalizua pranë fshatit Urakë, gjatë një patrullimi me gomone të forcave të ushtrisë.

Në vendngjarje ishin të pranishëm edhe familjarët e të ndjerit, ndërsa vëllai i Karajt shpërtheu në lot kur pa trupin e tij të vendosur në automjetin e morgut.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30 të mëngjesit të 10 janarit, kur automjeti që drejtohej nga Andi Losha, 24 vjeç, dhe ku pasagjer ishte Jurgen Karaj, ra në përroin e Darsit.

Sipas policisë, Losha u largua nga vendi i ngjarjes pa njoftuar autoritetet dhe pa ofruar ndihmë për pasagjerin, i cili u mor nga rrjedha e ujit.

VIDEO

Transformimi tronditës i Sonida Hajdinit, ja si dukej në rininë e saj

Rrjetet sociale janë tronditur orët e fundit nga publikimi i disa imazheve dhe videove që tregojnë transformimin drastik të Sonida Hajdinit, një ndryshim që reflekton pasojat e rënda të traumave të njëpasnjëshme familjare.

Po qarkullon një krahasim vizual të Sonidës, ku diferenca mes vitit 2015 dhe 2025 është e frikshme.

Në foton e parë, ajo shfaqet e kuruar dhe në formë, ndërsa në pamjet aktuale duket në një gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike.

Ky reagim i publikut vjen pas publikimit të një videoje nga vëllai i saj, Genardi, ku ajo shfaqej gjysmë e zhveshur në shtrat duke ngrënë, ndërkohë që akuzonte të vëllain për dhunë.

Të dy motër e vëlla raportohet se ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike, e cila i ka rrënjët në një tragjedi të hershme.

Sipas dëshmive të publikuara, motër e vëlla kanë pësuar një traumë të pashlyeshme në vitin 1997. Ata kanë qenë në shtëpi kur nëna e tyre, ndërsa po gatuante në ballkon, u godit pas koke nga një plumb qorr.

Reagimi i Sonidës, asokohe fëmijë, ishte tronditës. Pa e kuptuar që e ëma ishte qëlluar, ajo i tha: “O ma po si rrëzohesh kështu ku e ke mendjen…”.

Tragjedia u thellua më tej kur dy fëmijët e vegjël u detyruan të fshinin vetë gjakun e nënës nga dyshemeja, një moment që duket se ka shënjuar përgjithmonë shëndetin e tyre mendor.

Zinxhiri i tragjedive për familjen Hajdini nuk është ndalur me kaq. Së fundmi, mësohet se edhe babai i tyre, Paqsor Hajdini, ka ndërruar jetë pasi u dhunua nga një person, duke i lënë fëmijët pa asnjë mbështetje prindërore.

Rasti i Sonidës dhe Genardit është kthyer në një thirrje për ndërgjegjësim mbi rëndësinë e shëndetit mendor dhe pasojat shkatërruese që traumat e patrajtuara mund të kenë te individi.

“Bie Rama, vjen qeveria teknike”, Islami trondit me lajmin! Balluku nis hakmarrjen? Lëvizja e beftë

Një deklaratë e fortë politike ka tronditur opinionin publik dhe ka ndezur menjëherë debatet në skenën shqiptare.

Analisti Islami ka hedhur një “bombë” mediatike duke paralajmëruar një skenar të papritur:

Rënien e qeverisë Rama dhe ardhjen e një qeverie teknike.

Por ndërsa ky paralajmërim ka hapur një valë spekulimesh dhe tensioni, një tjetër zhvillim i papritur po përflitet në prapaskenë — lëvizjet e Belinda Ballukut, që sipas burimeve mund të jenë sinjal i një përplasjeje të fortë brenda vetë pushtetit.

A po hyn politika shqiptare në një fazë hakmarrjesh dhe manovrash të befta?

Zhvillimet e fundit mund të ndryshojnë gjithçka.

Sonida dhe Genadi shtrohen në spitalin psikiatrik! Ja çfarë ndodhi me motër e vëlla

Pamjet që qarkulluan së fundmi në rrjetet sociale, të publikuara nga Genard Hajdini, ku shfaqej motra e tij Sonida në gjendje të rënduar emocionale, shkaktuan reagime të shumta në opinionin publik dhe nxitën kërkesa për ndërhyrjen e institucioneve përkatëse.

Në lidhje me këtë rast, Ministria e Shëndetësisë reagoi duke sqaruar se menjëherë pas publikimit të videos, strukturat sociale të Njësisë Administrative nr. 2, në bashkëpunim me mjekët e Qendrës Shëndetësore dhe Policinë e Shtetit, ndërhynë për të vlerësuar gjendjen shëndetësore të Sonida Hajdinit.

Sipas njoftimit zyrtar, nga verifikimet rezultoi se videoja, e cila tashmë është fshirë nga rrjetet sociale, ishte realizuar me qëllim tërheqjen e vëmendjes në internet dhe jo për arsye të tjera keqdashëse. Videoja u hoq pas ndërhyrjes së menjëhershme të policisë.

Strukturat shëndetësore siguruan trajtimin e nevojshëm mjekësor, duke qenë se Sonida Hajdini kishte qenë e shtruar edhe më herët në Spitalin e Shëndetit Mendor dhe ishte lënë në trajtim ambulator. Aktualisht, si Genard Hajdini ashtu edhe motra e tij ndodhen të shtruar në spitalin psikiatrik të Tiranës për një trajtim më të specializuar.

Ndërkohë, institucionet përkatëse kanë nisur procedurat për hartimin e një plani masash që parashikon monitorimin e vazhdueshëm të të dy personave. Materialet janë referuar gjithashtu në prokurori për vlerësim të mëtejshëm, sipas rekomandimeve të strukturave përgjegjëse.

Autoritetet bëjnë me dije se dy të rinjtë, të njohur në rrjetet sociale, kanë kaluar kohët e fundit një periudhë të vështirë psikologjike, e cila është përkeqësuar pas humbjes së babait të tyre. Pas kësaj ngjarjeje të rëndë, ata u larguan për një kohë nga vëmendja publike dhe iu nënshtruan trajtimit mjekësor. Rikthimi i tyre i fundit ka treguar se gjendja kërkon ndërhyrje dhe mbështetje të vazhdueshme profesionale, ndaj janë marrë masa urgjente nga institucionet kompetente.

Deklaratë Publike 7 Shkurt 2026

Pas publikimit në faqen e Instagram-it të shtetasit G.H., ku shfaqej në mënyrë të papërshtatshme motra e tij, shtetasja S.H., menjëherë nga strukturat sociale vendore të Njësisë Administrative nr. 2, së bashku me stafin mjekësor të Qendrës Shëndetësore nr. 1 dhe oficerët e policisë të Komisariatit nr. 1, u bë vlerësimi i gjendjes së shtetases S.H.

Gjatë intervistimit, u shpreh se videoja kishte si qëllim ndjekjen virale të vetë personazhit dhe jo elementë dhune apo qëllime dashakeqësie. Videoja është fshirë nga vetë G.H., pas urdhrit të menjëhershëm të policisë.

Strukturat shëndetësore bënë gjithashtu të mundur edhe injektimin e medikamenteve shëndetësore, pasi nga qëndrimi para dy javësh në Spitalin e Shëndetit Mendor në Tiranë, ishte lënë përgjegjësi për trajtim ambulator, i cili ofrohej nga një kujdestare e vendosur nga të afërmit e dy personave.

Aktualisht, ata ndodhen të shtruar për një shërbim më të specializuar mjekësor në spitalin psikiatrik të Tiranës, ndërsa nga ana e organeve kompetente materialet janë referuar në prokurori, sipas edhe rekomandimit tonë.

Struktura e NJNVR-së së Njësisë nr. 2, së bashku me Drejtorinë e Mbrojtjes Sociale në Bashkinë e Tiranës dhe Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror të Qarkut Tiranë, do të mblidhen për hartimin e planit të masave për monitorimin e vazhdueshëm të dy personave me lidhje gjaku (motër dhe vëlla), ku do të kërkohet edhe mbështetje nga organet kompetente për hetime të mëtejshme, për shkak të dyshimit për konsumimin e veprës penale të shfrytëzimit të një personi me aftësi ndryshe.

“Më vdekshin fëmijët nëse gënjej” / Ilir Vrenozi e thotë troç shifrën: Ja lek më dha Top Channel

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 5, Ilir Vrenozi, ka reaguar me tone mjaft të ashpra ndaj zërave që qarkullojnë së fundmi, sipas të cilëve ai “është shitur” te Top Channel dhe po bashkëpunon me Ervin Salianjin.

Përmes një videoje ku nuk mungojnë betimet e rënda, Vrenozi ka vendosur të sqarojë njëherë e mirë pozicionin e tij dhe prapaskenat financiare të hyrjes në shtëpinë më të famshme.

Ai theksoi se marrëveshja nuk ishte për pasurim apo pazare politike, por për një nevojë urgjente familjare.

Sipas Vrenozit, kushti për t’u bërë pjesë e formatit lidhej me bashkëshorten dhe motrën e tij të sëmurë.

“U thashë shqip: Duhet të heq nusen nga puna që të mbajë motrën e sëmurë (pasi unë do isha brenda). Ata më thanë që atë rrogë do ta paguajmë ne. Ishte fiks 600 mijë lekë të vjetra,” u shpreh ai, duke sqaruar se kjo shumë shërbente për të mbuluar mungesën e të ardhurave të gruas gjatë kohës që ajo kujdesej për familjen.

I indinjuar nga sulmet e faqeve anonime që e cilësojnë si tradhtar të PD-së, Vrenozi shkoi deri në betime ekstreme për të vërtetuar besnikërinë e tij politike: “Më vdekshin fëmijët nëse gënjej.”

Me këtë deklaratë, ai kërkon të bindë mbështetësit se nuk ka ndryshuar kahje politike dhe se çdo veprim ka qenë i diktuar nga rrethanat e mbijetesës.

Një punëtor humb jetën në vendin e punës, dyshohet se i ka rënë një reklamë në kokë

Sot rreth orës 15:00, një punëtor 43-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga një lartësi në vendin punës në rrugën Ferizaj -Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Bëhet e ditur se viktima ka rënë nga një objekt derisa ishte duke punuar dhe i njëjti nuk i përballoi plagët e marra.

“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj -Prishtinë, një person ka rënë nga një lartësi (objekt) derisa ishte duke punuar.

Viktima mashkull, 43vjeç, nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Policia në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës kanë nisë një hetim lidhur me këtë rast. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Policia, në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës, ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes”, njoftoi Flora Ahmeti.