E Papritur| Rama takon Stenaldon e BBVA në Samitin e Diasporës, ja çfarë ka ndodhur mes tyre

Është mbajtur pasditen e sotme ceremonia hapëse e Samitit të Diasporës, që u zhvillua tek godina e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Sakaq, në ambientet e pritjes të Samitit ka rënë në sy një takim mes kryeministrit Edi Rama dhe Stenaldo Mëhillit, ish-banorit të këtij edicioni të “Big Brother VIP”.

Ndërkohët, gjatë Samitit të Diasporës Presidenti Bajram Begaj dekoroi Gentian Toshkëzin me Urdhrin Suprem të Shqiponjës. Futbollisti Lorik Cana u dekorua me titullin Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut. Klarita Gërxhani mori medaljen Urdhri i Kalòrësit të Lisit Akademik. Gjithashtu, Shqiponja Telhaj u dekorua me Urdhrin e Kalorësit të Lisit Akademik.

Samiti do i ketë ditët kryesore nesër dhe pasnesër, teksa të martën çelet zyrtarisht. Pikërisht nesër pritet që të flasë ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ndërsa do të flasë dhe kryeministri Edi Rama, që do shpalosë vizionin e tij, sa i përket, thirrjes së Samitit, që e ka cilësuar si dritare dialogu mes Shqipërisë dhe shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Bllokada në Ngushticën e Hormuzit nga SHBA-të, aleatët e NATO-s marrin vendimin e papritur

Aleatët e NATO-s thanë sot se nuk do të përfshiheshin në planin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të vendosur një bllokadë në Ngushticën e Hormuzit, duke sugjeruar në vend të kësaj se do të ndërhynin vetëm pasi të mbarojnë armiqësitë, një veprim që ka të ngjarë të zemërojë republikanin dhe të rrisë tensionet brenda aleancës.

Trump tha se ushtria amerikane do të bashkëpunonte me vendet e tjera për të bllokuar trafikun detar në Ngushticë pasi bisedimet e fundjavës midis SHBA-së dhe Iranit dështuan të prodhonin një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin.

Ushtria amerikane më vonë sqàroi se bllokada, do të zbatohej vetëm për anijet që shkonin ose vinin nga portet iraniane.

Që nga fillimi i luftës më 28 shkurt, Irani e ka mbyllur kryesisht Ngushticën për të gjitha anijet përveç anijeve të veta. Ai po kërkon ta bëjë kontrollin e tij mbi rrugën ujore të përhershme dhe potencialisht të vendosë tarifa për anijet që e përdorin atë.

“Bllokada do të fillojë së shpejti. Edhe vende të tjera do t’i bashkohen asaj”, tha Trump në një postim në Truth Social të dielën.

Por aleatët e NATO-s, përfshirë Britaninë dhe Francën, kanë thënë se nuk do të përfshihen në konflikt duke iu bashkuar bllokadës, duke thënë se në vend të kësaj po punojnë për një iniciativë për të hapur rrugën detare, përmes së cilës normalisht kalojnë rreth një e pesta e furnizimeve botërore të naftës.

Refuzimi i tyre është një tjetër pikë fërkimi me Trump, i cili ka kërcënuar të tërheqë Shtetet e Bashkuara nga NATO dhe po shqyrton tërheqjen e disa trupave amerikane nga Evropa pasi disa vende refuzuan të lejojnë avionët ushtarakë amerikanë të përdorin hapësirën e tyre ajrore për të sulmuar Iranin.

“Ne nuk e mbështesim bllokadën”, tha kryeministri britanik Keir Starmer për BBC. “Vendimi im është absolutisht i qartë: cilido qoftë presioni, ne nuk do të përfshihemi në luftë”, shtoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u ka thënë qeverive evropiane se Trump dëshiron angazhime konkrete në të ardhmen e afërt për të siguruar Ngushticën e Hormuzit, thanë diplomatët për Reuters javën e kaluar.

NATO mund të luajë një rol në ngushticë nëse të 32 anëtarët bien dakord të krijojnë një mision, tha Rutte më 9 prill.

Disa vende evropiane kanë thënë se janë të gatshme të marrin pjesë, por vetëm pasi të ketë një ndërprerje të qëndrueshme të armiqësive dhe një marrëveshje me Iranin që anijet e tyre nuk do të sulmohen.

Franca do të organizojë një konferencë me Britaninë dhe vende të tjera për të ngritur një mision shumëkombësh për të rivendosur lundrimin në ngushticë, tha të enjten Presidenti francez Emmanuel Macron.

“Ky mision rreptësisht mbrojtës, i ndarë nga ata të përfshirë në konflikt, do të vendoset sapo të lejojnë rrethanat”, tha Macron.

Iniciativa synon të vendosë rregulla për kalimin e sigurt dhe koordinimin e anijeve ushtarake që shoqërojnë cisternat, shpjegoi Starmer në parlamentin britanik të hënën.

“Më lejoni të jem absolutisht i qartë: kjo ka të bëjë me sigurimin e lundrimit dhe mbështetjen e lirisë së transportit detar pasi të mbarojë konflikti. Qëllimi ynë i përbashkët është një plan i koordinuar, i pavarur dhe shumëkombësh”, theksoi kryeministri britanik.

Sipas një burimi diplomatik francez, një takim për të hartuar plane për këtë mision, që përfshin rreth 30 vende, mund të zhvillohet që të enjten në Paris ose Londër.

Anijet luftarake do të ofrojnë një ndjenjë sigurie pa u përfshirë në armiqësi, tha burimi, duke shtuar se Irani dhe Shtetet e Bashkuara do të informohen për misionin, por nuk do të përfshihen drejtpërdrejt.

Një burim tjetër diplomatik evropian shprehu dyshime nëse Trump do ta mirëpriste një mision të tillë tani që ai tashmë ka urdhëruar mbylljen e Ngushticës së Hormuzit. “Duke pasur parasysh që Trump tani po e përdor Ngushticën si levë të tij, a do të donte ai një mision atje?”, tha ai./Top Channel

Bashkë me rracën time do vijmë dhe do të të…! Palestra e Mateos bën reagimin

Situata mes banorëve të Big Brother VIP Albania po del jashtë kontrollit, teksa tensionet mes Mateos dhe Rogertit kanë kaluar nga debatet brenda shtëpisë në reagime edhe jashtë saj.

Pas deklaratës së fortë të Rogert Sterkaj, i cili paralajmëroi përplasje dhe përmendi edhe ambientin e punës së Mateos, ka ardhur menjëherë reagimi nga palestra HitFit, ku Mateo ushtron aktivitetin e tij profesional.

Në një koment pubIik në rrjetet sociale, HitFit është shprehur me tone ironike:

👉 “Ktu na gjeni ktu na keni 🤣🤣”

Ky reagim është interpretuar nga ndjekësit si një përgjigje direkte ndaj deklaratave të Rogertit, duke lënë të kuptohet se palestra nuk frikësohet dhe është e hapur për çdo situatë.

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

Një e moshuar ka shpëtuar mrekullisht në Korçë pas ankesës së komshiut të saj se i pikonte tavani.

Në momentin kur fqinjët kanë tentuar të kontaktojnë me të moshuarën, kanë kuptuar se diçka nuk shkonte dhe kanë lajmëruar policinë.

Kanë qenë forcat zjarrfikëse ato që kanë bërë të mundur hapjen e derës ndërsa kanë gjetur të moshuarën të shtrirë në dush, e cila nuk mund të lëvizte pasi vuante nga sëmundje të kockave dhe skleroza.

Fqinjët tregojnë se e moshuara kishte dy ditë që kishte humbur kontaktet me ta ndërsa tavani i lagur ka qënë “sinàlizuesi”.

Shtetasja nga Korça jetonte e vetme. E moshuara ndodhet në spitalin rajonal të Korçës me dëmtime, por burime nga spitali bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

E bujshme! I dolën të veshur si “BKH”, merret peng milioneri në Tiranë, 2 milionë euro ose…(Emrat)

Detaje të reja janë mësuar nga rrëmbimi, më datë 31 mars, i një 32-vjeçari në Tiranë, i cili më pas u dhunua në një subjekt në Xhafzotaj, pasi tre pengmarrësit i kërkuan para në këmbim të lirimit të tij.

Bëhet fjalë për biznesmenin F. Sula, i cili u rrëmbye nga Hysen Neza dhe Kevin Neza, të cilët janë arrestuar nga policia, si dhe nga 28-vjeçari me inicialet Jurgen Neza, i cili është shpallur në kërkim.

Mediat raportojnë se dy vëllezërit, Kevin dhe Jurgen Neza, si dhe kushëriri i tyre Hysen Neza, janë emra të njohùr për policinë, me precedentë penalë për vjedhje dhe përfshirje në konflikte të ndryshme.

Bëhet me dije se biznesmeni Sula nga Divjaka, i cili ishte kthyer nga jashtë dy muaj më parë, ishte në shënjestër prej kohësh nga tre pengmarrësit, pasi këta të fundit kishin monitoruar me kujdes lëvizjet e tij gjatë ditëve të fundit, duke përgatitur skenarin e rrëmbimit.

Në momentin e rrëmbimit, biznesmeni ishte duke konsumuar një kafe dhe, në momentin që u ngrit nga lokali, tre autorët iu afruan. Njëri prej tyre kishte veshur kapele dhe syze, ndërsa dy vëllezërit ishin me maska farmacie dhe syze.

Raportohet se ata iu prezantuan Sulës si agjentë të BKH-së dhe, nën këtë mashtrim, e detyruan të hipte në automjet.

Dy vëllezërit Neza dhe kushëriri i tyre i kërkuan shumën prej 2 milionë eurosh. Pas refuzimit, e dhunuan fizikisht dhe e ulën kërkesën në 1 milion euro. Edhe kjo shumë u kundërshtua nga biznesmeni, i cili deklaroi se nuk dispononte para të tilla, dhe nën presion autorët e ulën kërkesën në 500 mijë euro.

Pas përmbushjes së këtij kushti, F. Sula u lirua dhe menjëherë iu drejtua policisë, ku denoncoi me detaje të gjithë ngjarjen.

Ndërkohë, identifikimi i autorëve u bë nga kamerat e sigurisë përgjatë zonave ku ata kishin kaluar, pasi gjatë gjithë kohës kishin qenë të maskuar dhe të veshur me të zeza.

Bëhet me dije se biznesmeni F. Sula zhvillon aktivitetin e tij në fushën e ndërtimit. Dyshohet se autorët kishin siguruar të dhëna nga persona të tjerë ende të paidentifikuar, se ndërtuesi i pallateve mund të kishte shuma të mëdha parash.

Më herët, policia e Tiranës bëri me dije edhe detajet nga operacioni.

Gjeneral me përvojë të gjatë në NATO dhe operacione speciale, Trump propozon Eric P. Wendt si Ambasador në Shqipëri

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dërguar Senatit amerikan emrin e Eric P. Wendt si kandidat për postin e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Emërimi i tij pritet të kalojë në procesin e konfirmimit në Senat, ndërsa bëhet fjalë për një profil të lartë ushtarak dhe me përvojë të gjerë në çështjet e sigurisë ndërkombëtare.

Kush është Eric P. Wendt

Eric P. Wendt është një gjeneraI-lejtnant në pension i Ushtrisë amerikane, i cili ka përfunduar karrierën e tij ushtarake në mars të vitit 2021, pas më shumë se 34 vitesh shërbim.

Ai ka mbajtur së fundmi detyrën e komandantit të pestë të Shtabit të Operacioneve Speciale të NATO, duke e përfunduar mandatin në janar 2021.

Më herët, Wendt ka shërbyer si Koordinator i Sigurisë i SHBA-së për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez (2017–2019), si dhe ka mbajtur poste të rëndësishme në strukturat ushtarake amerikane, përfshirë Komandën e Paqësorit dhe drejtimin e institucioneve të specializuara të luftës speciale.

Karrierë në operacione ndërkombëtare

Gjatë karrierës së tij, Wendt ka qenë i angazhuar në disa nga misionet më të rëndësishme ushtarake të SHBA-së, përfshirë operacionet në Irak, Afganistan dhe Filipine, si dhe në rajonin e Azisë-Paqësorit.

Ai ka shërbyer për dekada si pjesë e Forcave Speciale amerikane (“Green Beret”) dhe ka komanduar në të gjitha nivelet, nga njësitë operacionale deri në komandat strategjike.

Pas sulmeve të Sulmet e 11 shtatorit, Wendt u përfshi në një sërë operacionesh kundër terrorizmit dhe misione stabilizimi në zona të ndryshme të botës.

Formimi dhe vlerësimet

Wendt është diplomuar në Universitetin e Kalifornisë në Santa Barbara në fushën “Law and Society” dhe ka përfunduar studimet master për Sigurinë Kombëtare në Shkollën Pasuniversitare Detare në Monterey.

Ai flet arabisht dhe koreançe, ndërsa është nderuar me një sërë dekoratash të rëndësishme ndërkombëtare për shërbimin e tij ushtarak, përfshirë medalje nga Gjermania, Koreja e Jugut dhe Filipinet.

Nominim i mëparshëm

Kjo nuk është hera e parë që Donald Trump propozon Wendt për një post diplomatik. Në vitin 2020, ai u nominua si ambasador i SHBA-së në Katar, por procesi nuk u finalizua përpara përfundimit të mandatit të Kongresit.

Tashmë, emri i tij vjen si kandidat për Tiranën, në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Marina amerikane bllokon Hormuzin, Irani del me paralajmërimin ”bo mbë”

Ushtria amerikane tha se do të nisë bllokadën ndaj të gjitha mjeteve lundruese që hyjnë dhe dalin nga portet dhe zonat bregdetare iraniane pasi bisedimet e fundjavës dështuan të prodhojnë një marrëveshje për fundin e luftës me Iranin.

Komanda Qendrore amerikane tha se bllokada, që hyn në fuqi nga ora 10 e mëngjesit të së hënës, do të zbatohet për anije nga të gjitha shtetet, që hyjnë ose dalin nga portet iraniane, përfshirë edhe ato në Gjirin Arab dhe të Omanit. Sipas ushtrisë, mjetet që kalojnë tranzit në ngushticën e Hormuzit dhe nga portet jo-iraniane, nuk do të pengohen.

Presidenti amerikan Donald Trump tha të dielën se forcat amerikane do të interceptojnë gjithashtu çdo anije në ujërat ndërkombëtarë që u kanë paguar taksa Iranit dhe se marina amerikane do të fillojë të shkatërrojë minat që iranianët kanë hedhur në ngushticë.

Forcat e armatosura iraniane kanë kërcënuar të hakmerren kundër bllokadës amerikane, duke e cilësuar veprimin e paralajmëruar të Uashingtonit si të paligjshëm dhe akt piraterie.

Në një deklaratë të publikuar nga agjencia e lajmeve IRIB, Irani tha se do të vazhdojë të kontrollojë ngushticën edhe pasi lufta të marrë fund, dhe se anijet e lidhura me armikun nuk do të kenë të drejtën të kalojnë në ujërat e veta territorialë.

Në një paralajmërim për vendet e tjera të Gjirit, ushtria e Iranit thotë se siguria e porteve në rajon “është ose për të gjithë, ose për askënd” dhe nëse portet iraniane goditen nga SHBA, “asnjë port në Gjirin Persik dhe Detin e Omanit nuk do të jetë i sigurt”.

Ndërkohë, kryetari i parlamentit Muhamed Galibaf tha në një postim në X se shumë shpejt, Shtetet e Bashkuara do të kujtojnë me nostalgji çmimin e gazit prej 4-5 dollarësh për gallon, duke sugjeruar pasoja negative për konsumatorët amerikanë.

Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 7 për qind, në mbi 100 dollarë për fuçi mëngjesin e së hënës, pas njoftimit të bllokadës në Hormuz.

Horoskopit për ditën e sotme,e martë 14 prill 2024

DASHI

Do ta filloni ditën me shumë energji dhe dëshirë për të kryer punët. Yjet favorizojnë iniciativat personale dhe mundësitë e reja në punë. Mund të shfaqen projekte që kërkojnë guxim dhe vendosmëri. Pasioni në dashuri do të jetë intensiv, por do të jetë e rëndësishme të dëgjoni partnerin tuaj dhe të gjeni një ekuilibër midis emocioneve dhe dialogut.

DEMI

Do të ketë një ditë më reflektive, ideale për vlerësimin e vendimeve të rëndësishme. Yjet sugjerojnë të vazhdoni me qetësi me vendimet profesionale. Në punë, do të jetë e dobishme të përqendroheni në angazhimet e vazhdueshme pa u shpërqendruar nga zhvillimet e papritura. Në dashuri, komunikimi i qartë do të forcojë marrëdhëniet dhe do të ndihmojë në kapërcimin e çdo keqkuptimi.

BENJAKET

Për Binjakët, dita do të jetë dinamike dhe plot mundësi për komunikim. Yjet favorizojnë takime interesante dhe bashkëpunime të reja. Në punë, mund të dalin ide inovative që duhen zhvilluar. Në dashuri, do të jetë thelbësore të sqarohen çdo keqkuptim dhe të ruhet një marrëdhënie spontane.

GAFORRJA

Mund të ndihet veçanërisht e ndjeshme. Disa çështje familjare ose personale do të kërkojnë më shumë vëmendje. Në punë, do të jetë e rëndësishme të qëndroni të qetë dhe të përqendroheni në objektivat kryesore. Në dashuri, mirëkuptimi i ndërsjellë do të jetë çelësi për forcimin e lidhjes dhe përjetimin e momenteve harmonike.

LUANI

Do ta përballojë ditën me entuziazëm dhe vendosmëri. Yjet favorizojnë projekte ambicioze dhe iniciativa personale. Në punë, mund të vijë njohja ose mundësi të reja emocionuese. Pasioni do të jetë intensiv në dashuri, por do të jetë thelbësore të dëgjoni nevojat e partnerit tuaj dhe të gjeni një ekuilibër.

VIRGJERESHA

Dita do të karakterizohet nga konkretësia dhe organizimi. Angazhimet mund të rriten, por saktësia dhe qëndrueshmëria do t’ju lejojnë të menaxhoni gjithçka në mënyrë efektive. Në punë, vendosmëria juaj mund të çojë në rezultate të rëndësishme. Në dashuri, do të jetë e dobishme të jeni më mirëkuptues dhe më pak kritik.

PESHORJA

Peshorja mund të përjetojë një ditë pavendosmërie. Yjet ju nxisin të mendoni me kujdes përpara se të merrni vendime të rëndësishme. Në punë, do të jetë e dobishme të vlerësoni mundësitë që lindin. Në dashuri, komunikimi i hapur do të ndihmojë në ruajtjen e ekuilibrit dhe shmangien e tensionit.

AKREPI

Do të përjetojë një ditë intensive dhe të vendosur. Do të keni forcën për t’u përballur me situata komplekse dhe për të arritur rezultate konkrete. Në punë, mund të shfaqen bashkëpunime të reja ose projekte interesante. Në dashuri, emocionet do të jenë të thella dhe tërheqëse, duke krijuar momente kuptimplote me partnerin tuaj.

SHIGJETARI

Do të ndiejë një dëshirë të fortë për ndryshim dhe lëvizje. Dita mund të sjellë ide të reja dhe projekte stimuluese. Në punë, do të jetë e rëndësishme të qëndroni të përqendruar në objektivat kryesore. Në dashuri, do të ketë momente qetësie dhe lidhjeje që do të nxisin harmoninë në çift.

BRICJAPI

Do ta përballojë ditën me një ndjenjë të fortë përgjegjësie. Angazhimet profesionale do të kërkojnë vëmendje, por vendosmëria juaj do t’ju lejojë të arrini rezultate konkrete. Në dashuri, do të jetë thelbësore t’i kushtoni kohë dhe vëmendje të dashurit tuaj, duke forcuar marrëdhënien tuaj.

UJORI

Një ditë krijuese dhe stimuluese e pret Ujorin. Yjet favorizojnë ide të reja dhe projekte inovative. Bashkëpunime interesante mund të shfaqen në punë. Në dashuri, do të jetë e nevojshme të gjesh një ekuilibër midis lirisë personale dhe angazhimeve ndaj marrëdhënies, pa lënë pas dore ndjenjat e tua.

PESHQIT

Peshqit do të jenë veçanërisht intuitivë dhe të ndjeshëm. Dita mund të sjellë reflektime të rëndësishme mbi marrëdhëniet dhe projektet e ardhshme. Në punë, intuita juaj do t’ju ndihmojë të menaxhoni situata komplekse. Në dashuri, do të jetë një kohë e favorshme për të forcuar lidhjen tuaj me partnerin tuaj dhe për të përjetuar emocione të thella.

SKANDAL NË FERMA VIP! Arbana Osmani bën gafën e madhe – shpërthen rrjeti (Video)

Një moment i sikletshëm dhe i papritur është regjistruar gjatë Prime-it të “Ferma VIP”, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Gjatë diskutimit për nominimet, Arbana Osmani duket se ka harruar një nga banoret që ishte në garë, duke krijuar konfuzion në studio.

Bëhet fjalë për Fabjolën, e cila nuk u përmend fillimisht as nga moderatorja dhe as nga opinionistët, duke e bërë situatën edhe më të çuditshme.

Momenti u bë edhe më i sikletshëm kur Ermal Mamaqi ndërhyri, duke thënë me humor se e kishte parë Fabjolën në Instagram, duke e rikthyer në vëmendje.

Ky episod nuk kaloi pa reagime, pasi rrjetet sociale shpërthyen në komente ironike ndaj situatës dhe mënyrës se si u menaxhua momenti në studio.

Shumë ndjekës e kanë cilësuar si një gafë të madhe, duke ironizuar moderimin dhe mungesën e vëmendjes ndaj banorëve.

Ky moment është kthyer në një nga më të komentuarit e Prime-it, duke ndezur diskutime të shumta online.

VIDEO

Bamir Topi nxjerr “sekretet”: Berisha ka 1 mijë kanale komunikimi me Ramën, ja çfarë bëjnë me njëri tjetrin!

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka bërë një deklaratë të fortë, ku tha se Edi Rama dhe Sali Berisha prej vitesh bashkëpunojnë njëri-tjetrin.

Teksa shprehu mbështetjen për nismën e kryeministrit për uljen e numrit të deputetëve, Topi tha se një pjesë e madhe e ligjvënësve nuk kanë asnjë funksion, veç asaj që ai e cilësoi si ‘ngritje dore me sinjal’.

“Pavarësisht se në publik Iexohet ndryshe, por edhe për shkak se duhen 2/3 e votave për ndryshimet kushtetuese, unë e shoh që Rama-Berisha do e vazhdojnë bashkëpunimin në publik, sepse undergroënd ata bashkëpunojnë. Këtë e konstatojnë shumë njerëz që ne i diskutojmë në biseda të ngushta, por edhe shumë analistë që unë i dëgjoj nëpër studio. Nuk është e thënë që këta individë të takohen fizikisht, por kanë kanalet e komunikimit.

Njëri është i sigurt me këtë që ka në opozitë, kurse tjetri e di deri se ku arrin dhe është i kënaqur me kaq. Ndryshimet që pritet të vijnë nuk janë në rëndësinë e ndryshimeve të vitit 2008. Së pari për uljen e numrit të deputetëve. Unë do ta mbështesja. Rama nuk është zëri i parë që flet për ulje të numrit të deputetëve. Unë e mbështes. Shumë njerëz në mazhorancë e pëlqejnë reduktimin e numrit të deputetëve në Parlament.

Është një parlament që edhe sikur ta çosh sot me 60 deputetë, nuk ndryshon asgjë. Aty ke deputetë që nuk bëjnë asgjë, veçse ulin dhe ngrenë dorën me sinjal, me mesazh. Janë më të rëndomtë se Polici i trafikut. Polici i trafikut është në stres të atij numri të madh makinash në një vend ku s’ka semafor, ndërsa ata i fusin një mendje të ftohtë dhe e kanë sjellë Parlamentin në ditën më të zezë”, tha mes të tjerash Topi në emisionin ‘Frontline’.

Duke iu rikthyer diskutimit me Berishën, Topi shtoi se kryedemokrati ka mbi 1000 kanale komunikimi me kryeministrin Rama.

“Rama nuk do të lëshojë asgjë. Stoicizmi i Berishës është folklorik tashmë. Ai është njeriu që bashkëpunon më shumë me kryeministrin. Ka 1000 kanale komunikimi, që nga mënyra që do të bëhet politikë, mënyra sesi do të shfaqemi në publik, mënyra sesi do të arrijmë në zgjidhje të përbashkëta dhe në fund precipiton te lehtësia për të bërë biznes. Nevoja për t’u fshehur i bën ata të jenë bashkë”, vijoi më tej Topi.