Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së reperit shqiptar në mes të qytetit

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar paraburgim ndaj reperit Betim Januzi, i njohur si Buta, pasi njëjti është përfshirë në një përleshje në Ferizaj.

I dyshuari E.H. dyshohet se e ka sulmuar Butën me thikë, duke i shkaktuar lëndime trupore gjatë përleshjes, përcjell Klankosova.tv.

Ndërkaq, reperi dyshòhet se ka shtënë me armë zjarri në tokë, duke rrezikuar njerëzit, si dhe ka poseduar armë pa leje.

Policia ka sekuestruar pistoletën dhe municionin e përdorur në ngjarje.

Klan Kosova publikon pamjet:

VIDEO

Për dy vite rrobat e zeza nuk u “ndanë” nga trupi i saj! Gruaja e Gerti Bogdanit merr vendimin e madh për jetën e saj, tashmë kam vendosur të

Edlira Çepani, aktivistja e njohur njëherazi dhe partnerja e të ndjerit Gert Bogdani, ka rrëfyer së fundmi 2 vitet e fundit të saj që u bënë më të vështirat e jetës, pasi shtylla kryesore e familjes u nda tragjikisht nga jeta duke lënë pas një boshllëk të madh.

Në një intervistë të dhënë për podcastin e Mirela Milorit, edhe pse kanë kalùar afro dy vite nga humbja e partnerit të saj, Edlira Çepani theksoi se deri më sot rrobat e zeza nuk “janë ndarë”nga trupi i saj sepse përveçse është traditë të mbash zi për vdekjen e burrit, ajo theksoi se e ka ndjerë ta bëjë diçka të tillë pasi një pjesë e saj nuk jeton më.

“Afro 2 vite nga humbja e Gertit, por nuk mësohesh kurrë. Është një kohë që nuk kalon. Ti mësohesh të jetosh me dhimbjen e ajo bëhet pjesë e jotja. Por një pjesë e jotja ikën me atë që ti do. Dukesh sikur nuk je njësoj, por në fakt është e kundërta. Dhimbja nuk kalon me kohën. Thjesht ti mbledh të gjitha energjitë edhe dashuritë që të mbeten në këtë botë dhe i jep forcë vetes për të ecur përpara dhe për ta nderuar atë që ke dashur” u shphre aktivistja.

Ndërsa më tej aktivistja zbuloi se së shpejti do të heqë rrobat e zeza pasi këtë ia kanë kërkuar fëmijët e saj, djali 8 vjeç dhe vajza 13 vjeçe, duke theksuar se dhe Gerti gjithmonë ka dashur t’i shikojë të lumtur familjen e tij.

“Kur të dashurit tanë largohen nga jeta nuk duan që të na lënë me dhimbje të madhe, Gerti donte të ishim të lumtur. E zeza është në dy mënyra,  e para ëshrtë traditë, e dyta është ndjesi, që kur mbaron pjesa e traditës ti ose e ke ose se ke. Kur mbaron tradita ti e bën se e ndjen. Normalisht unë e ndjej por nuk do ta bëj për shumë sepse ma kanë kërkuar fëmijët e mi. Në një moment të caktuar do të jetë ndryshe”, shtoi më tej Edlira.

Kujtojmë se Gerti Bogdani humbi jetën pas një arresti kardiak teksa po zhvillonte një takim me miqtë në një prej hoteleve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.  Ikja e papritur e Gertit, e politikanit dhe djalit të mirë “tirons”, ka tronditur jo vetëm familjarët, por të gjithë kolegët e miqtë që patën fatin të punojnë me të.

Fjala e plotë e Edlira Çepanit: Afro 2 vite nga humbja e Gertit, por nuk mësohesh kurrë. Është një kohë që nuk kalon. Ti mësohesh të jetosh me dhimbjen e ajo bëhet pjesë e jotja. Por një pjesë e jotja ikën me atë që ti do. Dukesh sikur nuk je njësoj, por në fakt është e kundërta. Dhimbja nuk kalon me kohën. Thjesht ti mbledh të gjitha energjitë edhe dashuritë që të mbeten në këtë botë dhe i jep forcë vetes për të ecur përpara dhe për ta nderuar atë që ke dashur. Kur të dashurit tanë largohen nga jeta nuk duan që të na lënë me dhimbje të madhe, Gerti donte të ishim të lumtur.

Dontë të na shikonte të qeshur, ne nuk jemi por ai do donte të vazhdonim jetën. Ne do mësohemi me largimin  e tij, mësohesh se nuk ke më rrugëdalje, në fillim përpilitesh. Është një pyetje që ia bën vetes: Pse ikin gjithmonë të mirët? Ne jemi shumë të vegjël në këtë univers kaq të madh. Mësohemi të pranojmë atë realitet, sepse jeta është dhuratë që na jepet ditë pas dite. Ata njerëz që janë në luftë për jetën  e kuptojnë më mirë vlerën e saj. Duhet të rrimë me ta që të kuptojmë se duhet të luftojmë e të jemi mirënjohës për jetën. Unë besoj te ndryshimi. Por në njëfarë pike e kupton se nuk kishe cafrë të bëje ti dhe duhet ta pranosh.

E zeza është në dy mënyra,  e para ëshrtë traditë, e dyta është ndjesi, që kur mbaron pjesa e traditës ti ose e ke ose se ke. Kur mbaron tradita ti e bën se e ndjen. Normalisht unë e ndjej por nuk do ta bëj për shumë sepse ma kanë kërkuar fëmijët e mi. Në një moment të caktuar do të jetë ndryshe.

©newsbomb.al

A ka ‘dorë’ sponsori te mos-përjashtimi i Rogertit?”

Një tjetër polemikë e fortë ka shpërthyer në Big Brother VIP Albania, ku këtë herë në qendër të kritikave është Rogert Sterkaj.

Pas deklaratave të tij të rënda dhe kërcënuese ndaj Mateos, shumë ndjekës kanë ngritur një pyetje të fortë në rrjet:

❓ Si ka mundësi që nuk është përjàshtuar ende nga loja?

📌 Kujtojmë se në edicionet e mëparshme dhe madje edhe gjatë këtij sezoni, banorë të tjerë janë penalizuar apo përjashtuar menjëherë vetëm për një fjalë apo sjellje më të lehtë se kjo.

💬 Kjo ka sjellë reagime të shumta nga publiku, ku disa prej tyre shprehen:

👉 “Pse produksioni po bën përjashtime këtë herë?”

👉 “Ka standarde të dyfishta?”

🔥 Madje, në rrjet po qarkullon edhe një pretendim që ka shtuar më shumë zërat:

➡️ A është vërtet Rogerti i lidhur familjarisht (kushëri) me persona të afërt me sponsorin kryesor të spektaklit?

⚠️ Deri tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për këtë pretendim, por dyshimet dhe komentet vazhdojnë të shtohen çdo orë.

📉 Ndërkohë, presioni ndaj produksionit po rritet, pasi publiku kërkon transparencë dhe trajtim të barabartë për të gjithë banorët.

👀 A do të ketë masa ndaj Rogertit apo gjithçka do të kalojë në heshtje?

“Sazani do të mbetet i Shqipërisë”, Rama jep lajmin e madh: Nuk do e shesim ishullin, kemi vendosur që projektin ta

Kryeministri i vendit, Edi Rama në Vlorë ka zhvilluar një bashkëbisedim me operatorët mbi sezonin turistik.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe tek investimin e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner, në ishullin e Sazanit.

Ai u shpreh se negocìatat ende nuk kanë përfunduar dhe se shteti shqiptar do të jetë pjesë e kompanisë që do të investojë dhe administrojë projektin në ishull.

“I uroj mikut tim Orban gjithë të mirat” – Rama reagon për zgjedhjet në Hungari: Peter Magyar, fitore mbresëlënëse

Rama bëri me dije se projekti i ndërtimit ka ndryshuar dhe se janë planifikuar më pak ndërtime.

Rama: Sazani është i Shqipërisë dhe do të mbetet i Shqipërisë. Ne akoma dhe sot nuk i kemi mbyllur negociatat për Sazanin. Shqipëria do të jetë pjesë e kompanisë që do të investojë dhe administrojë ishullin. Dhe në këtë pikë shqiptarët janë të përfaqësuar nga shteti. Nuk bëhet fjalë për të mbyllur ishullin. S’do jetë resort i mbyllur, s’do bëhet rezervat i privilegjuar. Projekti i Sazanit ka ndryshuar ë proces. Ato do të ketë shumë pak ndërtime dhe do të ketë një profil kulturor, artistik të rëndësishëm. Do të jetë një nga projektet më të bukura të zhvilluara në Mesdhe. Kjo do sjelli vetëm të mira për Vlorën.

Kjo është m. osha në të cilën trad. htojnë më shumë g. ratë

Ndoshta është një moment në martesën e një femre që ajo ka më shumë gjasa të bjerë në krahët e një tjetri.

Shkenca ka studiuar fenomenin, pse gratë tradhtojnë dhe cilat janë shkaqet.

Sipas një studimi të faqes së marrëdhënieve jashtë martesore, Victoria Milan, ka një moshë që gratë kanë më shumë gjasa të tradhtojnë.

Mendoni se bëhet fjalë për një femër tek të 20-tat, por nuk është ajo.

Bëhet fjalë për femrat që janë 37-vjeç.

Sipas gjetjeve të tyre, mosha mesatare e femrave që tradhtojnë në gjithë botën është 36.6, saktësìsht 7 vjet pas martese, duke pasur parasysh që mosha mesatare e martesës është 29-vjeçe.

Sigurd Vedal, themelues i Victoria Milan, shpjegon pse ai mendon që femrat e martuara tradhtojnë.

“Ndoshta ngaqë bashkëshorti i tyre nuk u jep vëmendjen dhe respektin që dëshirojnë. Ndoshta ato ende dashurojnë partnerët e tyre, por ka pak vanitet në martesë…Cilado qoftë arsyeja, tradhtia i ndihmon të martuarat të rizbulojnë gjallërinë e jetës, sensualitetin e tyre, pasionin fizik që u ka munguar. Këto janë nevoja universale, dhe kënaqësi seksuale është diçka që miliarda prej nesh kanë të përbashkët, pavarësisht ndryshimeve të tjera që kemi”, thotë Vedal.

Pra burra, nëse doni të mbani në shtrat gratë tuaja, dhe të jenë vetëm tuajat, kushtojini shumë vëmendje sidomos në ditëlindjen e tyre të 37-të.

Kush po ia “fut” Edi Ramës? Bexhet Pacolli, zbulon takimin e tij të nxehtë me Kryeministrin: Kam frikë se atë po e

Ish-presidenti i Kosovës dhe biznesmeni i njohur, Behgjet Pacolli, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku u ndal gjerësisht te çështja e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës dhe debatet që e kanë shoqëruar këtë projekt.

Përballë Blendi Fevziut, Pàcolli ritheksoi dhe një herë faktin se sipas tij nuk ishte i pranishëm në momentin kur dhe është firmosur kontrata dhe se firma e tij është falsifikuar.

“Nuk kam qenë i përfshirë në nënshkrimin e kontratave. Nuk kam nënshkruar. Kam qenë një person i informuar,” u shpreh ai, teksa sa i përket akuzave të ngritura nga SPAK, ai i hodhi poshtë kategorikisht, duke theksuar se kompania e tij ka një eksperiencë të gjatë në ndërtimin e aeroporteve dhe nuk ka pasur probleme të mëparshme.

I pyetur në pas nga Fevziu se a e ka vendosur në dijeni kryeministrin Edi Rama lidhur me këtë situatë, Pacolli u ndal te takimi i verës ku dhe deklaroi se i kishte shprehur shqetësimin e tij kreut të qeverisë. Mirëpo, që prej asaj dite nuk i ka dërguar asnjë mesazh kryeministrit Rama, duke shtuar më tej se informacioni që mbërrin te kreu i qeverisë është i “paplotë”.

“Unë shpresoj shumë se kryeministri informohet. Nuk kam punë. Nuk kam asnjë tagër që t’i shkruaj kryeministrit. Në takimin e gushtit i kam treguar ku qëndron problemi dhe sinqerisht unë frikësohem se zoti Rama nuk është i informuar drejt. Nuk e di situatën si qëndron dhe këtë nuk e kuptoj, se ai ka shumë.

Unë nuk kam pretendime për Ramën, se ai është kryeministri ynë dhe ai ka detyra të tjera, por shpresoj që njerëzit rreth tij e kanë informuar drejt. Por, unë kam frikë se nuk është informuar drejt. Kam frikë se kryeministri nuk e di që unë, prej tetorit, nuk mundem të veproj, të punoj. Ai nuk e di se inxhinierët e mi ndalohen”, shtoi Pacolli, ndërkohë që paralajmëroi më tej se nëse nuk gjen zgjidhje nga drejtësia shqiptare atëhere do ta çojë në Arbitrazh ku dhe shtoi se “dëmi” për Shqipërinë do të jetë shumë i madh.

“Apeli i Hungarisë për zgjimin e Ballkanit”- Arben Malaj: Të angazhohemi që ta mundim mbretërinë tonë kryeministrore, të lyrosur nga korrupsioni dhe kapja e shtetit

Ish-ministri socialist dhe ekonomisti Arben Malaj ka reaguar pas rrëzimit nga pushteti pas 16 vitesh të Viktor Orban, duke i cilësuar zhvillimet në Hungari si një apel për qytetarët e Ballkanit, që të përballem me fenomenet e autokracisë dhe kapjes së shtetit.

Në një mesazh në rrjetet sociaIe, Arben Malaj thekson se shprehja “shpresa vdes e fundit” merr një kuptim të ri pas rrëzimit të një sistemi të gjatë qeverisjeje.

Sipas Malajt, rrëzimi i Viktor Orban në Hungari dhe fitorja e Peter Magyar tregon se ndryshimi politik është i mundur kur qytetarët reagojnë ndaj korrupsionit

Teksa përmend Shqipërinë, Malaj apelon për angazhim që siç thotë ai “të mundim mbretërinë tonë kryeministrore, të lyrosur nga korrupsioni dhe kapja e shtetit”.

Analiza e plotë Arben Malajt

Popujt kanë një shprehje shpresë-dhënëse edhe në momentet me të errta të mbijetesës së tyre; “Shpresa Vdes e Fundit”

Apeli i Hungarisë për Zgjimin e Ballkanit

Popujt kanë të drejtë:

Shpresa vdes e fundit. Mundja e djeshme me shumicë dërrmuese e autokratit të fundit dhe aleatit të bindur kundër gjeopolitikës dhe gjeostratëgjisë evropiane, është një apel i fuqishëm inspirues për shqiptarët e shtypur dhe të nëpërkëmbur nga “mbretëria kryeministrore”!

Inspirimi hungarez duhet të zgjojë popujt e nënshtruar nga autokracitë në Ballkan.

Historia ka treguar se liria nuk është një dhuratë që jepet, por një e drejtë që rrëmbehet.

Sot, ndërsa shohim “mbretëritë presidenciale” dhe “sulltanatet kryeministrore” të lulëzojnë në zemër të Evropës,

modeli i qëndresës hungareze na shërben si një dritë shprese në errësirën e autokracisë.

Në vitin 1956, Hungaria i tregoi botës se asnjë tank dhe asnjë makineri propagandistike nuk mund ta mposhtë vullnetin e një populli që ka vendosur të jetë i lirë.

Sot, në vitin 2026, ky mësim është më i vlefshëm se kurrë.

Autokratët e sotëm nuk mbajnë kurora të dukshme, por sundojnë si mbretër mesjetarë pas fasadës së institucioneve demokratike.

Ata përdorin:

(i) Kapjen e Shtetit;

(ii) Shndërrimin e gjykatave

dhe policisë në “roje”

personale.

(iii) Kriminalizimin e Pushtetit:

Atëherë kur vullneti i popullit zëvendësohet me interesat e klaneve.

(iv) Propagandën e Frikës: Duke e shitur stabilitetin si zëvendësues për lirinë.

Fuqia e Pamposhtur e “Popullit të Heshtur”

Miti më i madh që autokratët mbjellin është se ata janë të pamposhtur.

Por, historia hungareze na mëson se fuqia e tyre është vetëm një iluzion që ushqehet nga pasiviteti ynë.

Do ta ritheksoj gjithnjë se:

“Nuk ka qeveri, sado e fortë apo e kriminalizuar,

që mund t’i mbijetojë ballafaqimit me një popull që ka humbur frikën.”

Kur qytetari i thjeshtë kupton se vota e tij nuk është thjesht një letër në kuti, por një “akt rebelimi” kunder mbreterive kryeministrore,

muret fillojnë të plasariten.

Modeli hungarez na kujton se revolucionet demokratizuese nuk nisin në pallatet qeveritare, por në kuzhinat e familjeve që nuk mbyllin dot muajin, në kafenetë ku flitet me zë të ulët dhe në mendjet e të rinjve që refuzojnë të emigrojnë.

Popujt e Ballkanit kanë vuajtur gjatë nën hijen e “burrave të fortë”.

Është koha të kuptojmë se këta autokratë nuk janë pasqyra e forcës sonë, por e dobësisë sonë të përkohshme.

Si ne Hungari duhet Bashkimi mbi Ndasitë:

Ashtu si në momentet kulminante të historisë hungareze,

Suksesi vjen vetëm kur qytetarët bashkohen përtej ideologjive kundër të keqes të përbashkët: Tiranisë.

Asnjë mbretëri presidenciale nuk mund të qëndrojë në këmbë nëse populli vendos të mos heshtë më.

Liria nuk është një destinacion, është një betejë e përditshme.

Nëse Hungaria mundi të sfidonte perandoritë,

Popujt e Ballkanit kanë të gjithë fuqinë për të çmontuar neodiktaturat e sotme.

Meazhi im qe ne hapat e para ne politike ne 1991 eshte dhe do te mbetet se: Kush shet votën, blen varfërinë!

Kush blen votën, thith edhe pikën e fundit të gjakut të të varfërve.

Me gjakun e votuesve të varfër, ata ushqejnë pangopësinë e tyre për pushtet dhe ushtrinë e patronazhistëve të kriminalizuar nga përfitimet materiale dhe promovimi në kurriz të më të arsimuarve.

Zgjidhni PËRHERË të jeni zotër të fatit tuaj!

Te fillojme të angazhohemi që ta mundim mbretërinë tonë kryeministrore,

të lyrosur nga korrupsioni dhe kapja e shtetit,

që në zgjedhjet për kryetarët e bashkive 2027!

Mirënjohje!

Kriza godet Europën, Gjermania hap thesin për qytetarët:Ul taksat dhe jep bonus deri në 1000 euro

Me një paketë ndërhyrjesh emergjente që synojnë frenimin e presioneve mbi familjet dhe bizneset, qeveria gjermane është përpjekur t’i përgjigjet pasojave ekonomike të luftës SHBA-Izrael me Iranin, në një kohë kur ekonomia më e madhe e Evropës ende po përpiqet të rimëkëmbet pas dy vitesh të vështira.

Siç raporton ‘Reuters’, vendimet përfundimtare u njoftuan të hënën (13 prill), pas negociatave të mbyllura gjatë fundjavës midis koàlicionit konservator të Kancelarit Friedrich Merz dhe partnerëve të tij socialdemokratë në qeveri.

Vetë Merz pranoi se kostoja e këtij konflikti nuk do të jetë e përkohshme.

Siç tha ai në Berlin, “ne do t’i ndiejmë pasojat e kësaj lufte për një kohë të gjatë, edhe pasi të ketë mbaruar”. Në të njëjtën linjë, ai shtoi se qeveria dëshiron të “bëjë gjithçka që është në fuqinë tonë – dhe ndërsa burimet tona janë të kufizuara, ato janë aty – për të ruajtur dhe përmirësuar konkurrueshmërinë e ekonomisë gjermane dhe për të lehtësuar situatën për familjet private”.

Ndërhyrja e parë dhe më e menjëhershme është ulja e përkohshme e taksës së karburantit me 17 cent për litër për benzinën dhe naftën, që zgjat dy muaj. Masa vlerësohet në 1.6 miliardë euro dhe është përpjekja qendrore për të kufizuar ndikimin e drejtpërdrejtë të rritjes së çmimeve ndërkombëtare të naftës.

Në të njëjtën kohë, qeveria po u mundëson kompanive t’u paguajnë punonjësve një bonus lehtësimi pa taksa deri në 1,000 euro në vitin 2026, pa barrën e taksave ose kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Vendimi nuk është vetëm ekonomik, por edhe thellësisht politik, pasi në Berlin tashmë kishte presion për t’iu përgjigjur menjëherë rritjes së vazhdueshme të çmimeve. Udhëheqësi konservator bavarez Markus Söhner e përshkroi gjendjen shpirtërore në shoqëri duke thënë:

“Presioni i javëve të fundit ka qenë i padurueshëm për shumë njerëz – i padurueshëm për bizneset e vogla dhe të mesme, por edhe për vetë qytetarët.” Ai vazhdoi: “Kujtesat e përditshme se çmimet po rriten, si në stacionin e benzinës, kanë shkaktuar një ndjenjë pafuqie, zemërimi dhe një barrë vërtet të rëndë… Ne po veprojmë kundër kësaj.”

Paketa vjen në një kohë kur ekonomia gjermane mbetet e brishtë. Pas trazirave të mëdha të shkaktuara nga pushtimi rus i Ukrainës, Gjermania regjistroi një tkurrje si në vitin 2023 ashtu edhe në vitin 2024, ndërsa vitin e kaluar rritja ishte e kufizuar në vetëm 0.2%.

Presioni i ri energjetik nga lufta me Iranin kërcënon të prishë përsëri pritjet e rimëkëmbjes së qeverisë Merz, e cila kishte investuar politikisht në rifillimin e industrisë dhe rivendosjen e konkurrueshmërisë.

Përveç masave të menjëhershme, qeveria e koalicionit gjerman ka njoftuar një valë të dytë ndërhyrjesh. Në javët në vijim, do të paraqitet një propozim më i përhershëm për lehtësime tatimore për të ardhurat e ulëta dhe të mesme, me një horizont zbatimi deri në vitin 2027, ndërsa qeveria dëshiron të miratojë një reformë sistematike të sistemit të sigurimeve shëndetësore deri në verë, me qëllim uljen e presionit mbi punëdhënësit në një vend që po plaket me ritëm të shpejtë.

Kjo reformë konsiderohet thelbësore, pasi kostot shëndetësore po rriten vazhdimisht dhe demografia po ushtron një barrë gjithnjë e më të rëndë në tregun e punës.

E njëjta paketë përfshin gjithashtu qëllimin e qartë të qeverisë për t’u përplasur në Bruksel mbi të ardhmen e industrisë evropiane të automobilave.

Berlini njoftoi se do të shtyjë për dobësimin e mëtejshëm të objektivave të emetimeve për prodhuesit e makinave, duke hedhur poshtë propozimin e Komisionit për një regjim të veçantë për makinat e vogla, si dhe skenarin e kompensimit të emetimeve shtesë me kompensime.

Paralajmërimi i Ankarasë: Izraeli s’rri pa një armik, radhën mund ta ketë ky shtet

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, paralajmëroi të hënën se pas Iranit, Izralei mund të kërkojë një armik të ri, dhe Turqia shihet si një kundërshtar i radhës për ta.

Kryediplomati Fidan foli në programin e Panelit Editorial në Ankara, ku ai përshkroi qëndrimet e Turqisë mbi disa pika të nxehta rajonale.

Ai komentoi më tej qëndrimin rajonal të Izraelit, dùke thënë: “Ne shohim se Izraeli mund të kërkojë ta caktojë Turqinë si një kundërshtar të ri pas Iranit, pasi nuk mund ta mbajë veten pa një armik”.

Duke iu referuar Sirisë, Fidan e përshkroi situatën si një shqetësim të madh sigurie për Turqinë. “Ne shohim një zonë problematike të madhe në Siri. Ky është një rrezik i madh për ne”, tha ai, duke iu referuar sulmeve të Izraelit.

Ai shtoi se fokusi aktual i Izraelit në përballjen e tij me Iranin mund të vonojë, por jo të përjashtojë lëvizjet e tij të ardhshme në Siri. “Për shkak të luftës që po zhvillohet në Iran, ai nuk po bën gjëra të caktuara (kundër Sirisë), por kjo nuk do të thotë se nuk do të bëjë. Kur të vijë koha, do të dëshirojë ta bëjë”, tha ai.

Fidan gjithashtu paralajmëroi se qasjet ushtarake për sigurimin e korridoreve kryesore globale detare do të ishin shumë komplekse dhe i kërkoi diplomacisë të sigurojë tregti detare të pandërprerë përmes Ngushticës së Hormuzit, një pikë kritike energjetike.

Fidan theksoi rëndësinë e mbajtjes së hapur të rrugëve ndërkombëtare të transportit detar mes tensioneve në rritje në Gjirin Persik. “Ajo që dëshiron e gjithë bota është që tranziti ndërkombëtar të mbetet i lirë dhe të mos pengohet”, tha ai.

Ai paralajmëroi se stabiliteti në rrugët ujore nuk mund të arrihet përmes masave të dhunshme dhe tha se, “Pozicioni ynë është ta rihapim atë përmes paqes. Ka shumë vështirësi në ndërhyrjen këtu me një forcë ndërkombëtare të armatosur paqeje”.

Fidan tha gjithashtu se Uashingtoni dhe Teherani duken të bashkuar në nevojën për të ulur tensionet. “Të dyja palët (SHBA-ja dhe Irani) janë të sinqerta për një armëpushim dhe të vetëdijshme për nevojën”, tha ai.

Fidan gjithashtu kritikoi formatet e bashkëpunimit rajonal që përfshijnë Greqinë, administratën greko-qipriote dhe Izraelin, duke argumentuar se ato rrisin tensionet në vend që t’i zbusin ato. “Bashkëpunimi i tyre nuk sjell më shumë besim, sjell më shumë mosbesim, më shumë probleme dhe luftë”, tha ai.

Fidan gjithashtu bëri thirrje për një kornizë më të gjerë rajonale sigurie bazuar në respektin e ndërsjellë për sovranitetin dhe integritetin territorial në të gjithë Lindjen e Mesme.

E fundit! Ndërkohë që Mateo ndodhet në BBVA, Brikenës i ndodh E PAPRITURA e madhe jashtë! (foto)

Që prej eliminimit të saj të shtunën mbrëma në gjysmëfinalen e “Big Brother VIP Albania”, mbështetja për Brikena Selmanin ka qenë masive dhe e pandalshme.

Për një pjesë të madhe të publikut dhe ndjekësve besnikë të formatit, ajo e meritonte plotësisht një vend në finalen e madhe.

Gjatë gjithë rrugëtìmit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Briki u veçua për kulturën, qetësinë, elegancën dhe modelin e shkëlqyer të një vajze me vlera, duke lënë një gjurmë mjaft pozitive në ekran.

Por, ky vlerësim nga publiku nuk mbeti vetëm në fjalë. Dashuria e njerëzve u përkthye menjëherë në një rritje marramendëse në rrjetet sociale, duke i shkaktuar një të papritur të bukur sapo mori telefonin në dorë.

 Të shtunën pas mesnate, fill pas momentit kur u njoftua eliminimi i saj, llogaria e Brikit numëronte rreth 298 mijë ndjekës. Siç mund të shihet qartë edhe nga profili i saj aktual, numri i ndjekësve ka pësuar një “boom” të vërtetë.

Statistikat e rritjes rekord:

Para eliminimit: 298,000 ndjekës
Aktualisht: 344,000 ndjekës

Një rritje e tillë e menjëhershme është një tregues i qartë: ndonëse rrugëtimi i saj drejt çmimit të madh u ndërpre në gjysmëfinale, Briki arriti të fitojë zemrat e publikut dhe të kthehet padiskutim në një nga personazhet më të dashur e më të mbështetur të këtij edicioni.