Monika Kryemadh bëhet gjyshe për herë të parë, ja emri i veçantë i mbesës!

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi përmes një postimi në “Facebook” njofton se është bërë gjyshe.

Kryemadhi shpreh fjalët e ndiera për bijën e saj, Sara Meta, ndërsa njofton se ajo ka sjellë në jetë një vajzë.

“Sot Sara e vogël u bë e Madhe u bë mami. Sara sot statusi yt social është ngritur në piedestal sot qenia jote merr komplet kuptim tjetër, jeta jote sot do të ekzistoj në çdo sekondë për vajzën tënde.

Ti do lutesh që Zoti të të japi forcë për të jetuar dhe do durosh çdo dhimbje, do sfidosh çdo gjë për një qëllim, atë të të qenurit NËNË.

Mirë se erdhe në Club Sara Alvora”, shkruan Kryemadhi.

Baste të paligjshme, kush i menaxhon lokalet “333” dhe “CR7” që kanë mbushur Tiranën

Qeveria vendosi të mbyllte në vitin 2018 të gjitha kategoritë e basteve sportive, teksa nga 1 Prilli i vitit të kaluar, mori vendimin për t’i “legalizuar” sërish, gjithsesi ky aktivitet vazhdon të ushtrohen ende në të zezë.

Gazetarja Ola Xama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka denoncuar ditën e sotme mbushjen e Tiranës me dhjetra bare dhe lokale me brandin “CR7” dhe “333”, të cilat në ambientet e tyre kanë një numër të lartë ekranesh, ku ofrojnë shikimin e ndeshjeve sportive.

Xama ngre dyshimet se në lokalet me logon “CR7” dhe “333” ushtrohet aktiviteti i vënies së basteve sportive dhe shtron pyetjen se pse Policia e Shtetit apo Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit (AMLF) nuk ushtrojnë kontrolle në këto ambiente.

Në lidhje me faktin e brandimit të dhjetra lokaleve me të njëjtata logo, pra “CR7” dhe “333”, gazetarja ngre dhe dyshimet se personat që i menaxhojnë këto ambiente kanë marrë sigurinë se do të marrin licencë për baste sportive

“Përse “investitorët” e këtyre pikave janë të bindur që do marrin licencën dhe kanë nisur investimin në lidhjen e kontratave me dhjetra lokale duke paguar kostot e logove dhe brandimit të tyre?” – është pyetja që shtron Xama.

Ende nuk dihet se kush i menaxhon këto dhjetra lokale me logot “CR7” dhe “333” dhe se kush qëndron pas tyre.

Edhe pse rikthimi i basteve sportive është miratuar nga Qeveria dhe Kuvendi, ky proces ka ngecur, pasi komisioni për dhënien e licencave nuk është ngritur ende.

Ka një interesim të lartë nga shumë kompani, të cilat duan të sigurojnë një licencë për basteve t sportive, për shkak të të ardhura që sjell ky aktivitet, teksa nuk përjashtohet mundësia që të bien sërish në dorë të krimit, duke përdorur emra të tretë. Duket se lobimi ka filluar prej kohësh tek Qeveria, por duket se ka përplasje dhe mes grupeve të interesit.

Denoncimi i gazetares Ola Xama:

Në fund të vitit 2018 qeveria mori vendimin për mbylljen totale të kategorisë “baste sportive” të lojrave të fatit dhe miratoi ndryshimet ligjore për lejimin e tyre në shkurt të vitit 2024.

Me ndryshimet e reja, bastet sportive do të funksionojnë vetëm online dhe licencat në këtë treg do të miratohen nga Komisioni i Licencave që përbëhet nga 7 antarë, 5 përfaqësues të ministrive të ndryshme dhe 2 të tjerë nga agjenci publike.

Komisioni i Licencave funksionon pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit, por që prej miratimit të ligjit, nuk ka asnjë të dhënë nga kjo agjenci nëse komisioni është ngritur, cilët janë anëtarët dhe cilat janë vendimet e marra.

Ajo që dihet me siguri është se deri më sot nuk është dhënë asnjë licencë për ushtrimin e kësaj veprimtarie, pasi AMLF sipas ligjit është e detyruar që procesin e konkurrimit ta shpallë në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe në 2 gazeta ndërkombëtare. Në Buletinin Publik nuk ka asnjë njoftim të tillë.

Pavarësisht kësaj, prej muajsh në Tiranë po shtohen me një intesitet të lartë disa bare me logon “CR7” ose “333”, të cilat kanë brenda ekrane që ofrojnë të shohin ndeshje sportive dhe që po të kërkosh të vendosësh një bast ta ofrojnë menjëherë.

Pyetja që shtrohet është, nëse e ka vrarë mendjen dikush nga Policia e Shtetit apo AMLF që në këto ambiente mund të ushtrohet veprimtari e paligjshme sepse nuk ka asnjë kompani të licensuar në këtë fushë?

Përse “investitorët” e këtyre pikave janë të bindur që do marrin licencën dhe kanë nisur investimin në lidhjen e kontratave me dhjetra lokale duke paguar kostot e logove dhe brandimit të tyre?

Skandali i 18.3 tonëve fileto pule me salmonelë, Resuli: Jo neglizhencë, por akt kriminal! Të hetohet nga SPAK

Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka reaguar në lidhje me skandalin e 18.3 tonëve fileto pule me salmonelë nga Brazili që u kap në Portin e Durrësit. Në një reagim në Facebook, ai thotë se nuk bëhet fjalë për një rast neglizhence, por për një akt kriminal që meriton hetim të thelluar nga SPAK.

Resuli akuzon ministrinë se ka tentuar që të fshehë ngjarjen, ndërsa thotë se AKU nuk informoi qytetarët dhe nuk mori asnjë masë të menjëhershme për të ndaluar produktin dhe tërheqjen e tij nga tregu.

Reagimi i plotë:

Ministria e Bujqësisë fsheh skandalin!

Mandarina me pesticide, peshku (açuket) me parazitë dhe së fundmi mishi i pulës me Salmonella Typhimurium! Ky është realiteti ku jeta e shqiptarëve vlen më pak se interesat e disa institucioneve të paafta, të kapura dhe që kanë dështuar spektakolarisht në misionin e tyre. Që nga muaji tetor e deri më sot, një seri skandalesh kanë shpërthyer, duke ekspozuar të vërtetën e hidhur: institucionet nuk janë të afta të diagnostikojnë në kohë, nuk marrin masa dhe kur përballen me prova të qarta, i fshehin rastet!

27 ton fileto pule nga Brazili kanë hyrë në Shqipëri më 11.03.2025. AKU ka marrë mostrat në doganë, por për një analizë që duhej të zgjaste maksimumi 72 orë, u deshën 10 ditë. Dhe ndërkohë, produkti u shpërnda në treg, u shit dhe u konsumua nga qytetarët në supermarkete, restorante dhe fast food-e. Laboratori ISUV, në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, ka publikuar përgjigjen më 21.03.2025, duke konfirmuar ngarkesë të lartë Salmonella jashtë normave të lejuara. Por AKU nuk mori asnjë masë të menjëhershme për të tërhequr produktin nga tregu, as nuk njoftoi qytetarët. Vetëm pas publikimit të skandalit nga mediat investigative si “Piranja”, nisi një farë reagimi, por deri më tani askush nuk ka treguar se cila kompani e ka hedhur në treg këtë mish të kontaminuar!

ISUV është kthyer në një institucion të dështuar, i cili ka humbur çdo lloj efektiviteti për qëllimin që është krijuar. Në vend që të jetë një entitet shkencor referencë për laboratorët shtetërorë dhe privatë, është bërë një strukturë tenderuese, ku kostoja e analizave për kampionet kalon edhe vlerat e sektorit privat! Madje, KLSH ka hapur një hetim për abuzimet e këtij institucioni, që në vend të shërbejë për sigurinë ushqimore të qytetarëve, është shndërruar në një makineri burokratike që vonon rezultatet dhe justifikon paaftësinë e Ministrisë së Bujqësisë.

Nga ana tjetër, AKU ka treguar edhe një herë paaftësinë dhe indiferencën totale. Për 10 ditë, ky institucion lejoi që pulat e infektuara të përfundonin në treg dhe vetëm kur skandali u bë publik, filluan të lëviznin. Në vend që të vepronte me urgjencë, AKU u mjaftua me një njoftim në prokurori, kur ndërkohë Prokuroria duhet të kishte marrë të pandehur drejtorët e AKU dhe ISUV, sepse këtu ka një përgjegjësi të drejtpërdrejtë! Në vend të një institucioni profesional që duhet të mbrojë shëndetin e qytetarëve, AKU është kthyer në një “autoshkollë drejtorësh”, ku emërimet bëhen për qoka politike dhe jo për meritokraci. Në vend që të garantojë sigurinë ushqimore, ky institucion është shndërruar në një mekanizëm që shërben vetëm për interesat e ministrit dhe jo për jetën e qytetarëve.

Fshehja e rastit nga Ministria e Bujqësisë, AKU dhe ISUV lë dyshime të forta se biznesit i është dhënë kohë për të shitur produktin dhe për të helmuar qytetarët me vetëdije të plotë. Ky nuk është më një rast neglizhence, por një veprim kriminal, që kërkon një hetim të thelluar nga SPAK, nga A deri në Zh! Sa raste të tjera janë fshehur? Sa herë qytetarët shqiptarë janë bërë kavie eksperimentale të një sistemi të kalbur që nuk kontrollon as ushqimin që importohet dhe as atë që prodhohet brenda vendit?

Ky nuk është vetëm një skandal, është një kërcënim direkt për jetën e qytetarëve dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi! Ky shtet nuk mund të vazhdojë të heshtë ndërsa populli ushqehet me mish të infektuar, peshk me parazitë dhe fruta-perime të stërmbushura me pesticide! Është koha që drejtësia të veprojë dhe të ndëshkojë ata që janë përgjegjës për këtë katastrofë! SPAK duhet të nisë hetimet urgjentisht, sepse ky është një krim kundër qytetarëve shqiptarë!

Pamje shqetësuese/ Debat i ashpër, Rozana Radi i thyen mikrofonin Gertës, ndërhyn produksioni (Video)

Pasditen e së premtes, atmosfera në shtëpinë e Big Brother VIP Albania u tensionua ndjeshëm pas një debati të madh mes Rozana Radit dhe Gerta Gixharit.

Dy konkurrentet u përfshinë në një përplasje të ashpër verbale, e cila përfundoi me një skenë të pazakontë.

Në kulmin e nervozizmit, ato vendosën që të ndeshnin trupat me njëra-tjetrën në një formë ironie, një veprim i cili çoi në rënien dhe thyerjen e mikrofonit të Gertës.

Kjo situatë solli menjëherë reagimin e regjisë, e cila i tërhoqi vërejtje të dyja banoreve, duke u kërkuar të kenë kujdes me pajisjet teknike.

Megjithatë, Rozana dhe Gerta nuk e pranuan paralajmërimin dhe vazhduan debatin me tone të larta, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar.

Incidenti i fundit është komentuar gjerësisht nga publiku, ndërsa mbetet të shihet nëse do të ketë ndëshkime të mëtejshme për sjelljen e tyre.

Ambasada e SHBA-së: Ky është tironsi që do të marrë komandën e një luftanijeje amerikane!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, përmes një postimi në rrjete sociale, ka njoftuar se shqiptaro-amerikani Alban Dervishi, do të marrë komandën e një luftanijeje amerikane.

Mësohet se Dervishi do ta marrë detyrën në qershor të këtij viti, pra komandën e USS Pearl Harbor.

“Një ‘Tirons’ që merr komandën e një luftanijeje amerikane! Njihuni me Komandant Alban Dervishin, shqiptaro-amerikani i cili do të marrë komandën e USS Pearl Harbor në qershor të 2025-ës.

I lindur në Tiranë dhe me origjinë nga një familje ushtarake, Albani dhe prindërit e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara 25 vjet më parë për të ndjekur ëndrrën amerikane”, njofton ambasada.

Gerta Gixhari thyen rekordin botëror të Big Brother, ja për çfarë bëhet fjalë

Gerta Gixhari është tashmë banorja më e nominuar në historinë e Big Brother në mbarë botën!

Deri më tani, ky rekord mbahej nga Einxhel Shkira, e cila gjatë sezonit të parë të Big Brother VIP Albania u bë banorja më e nominuar që arriti të mbetej në shtëpi, madje duke shkuar deri në finale.

Por këtë rekord e ka thyer tashmë Gerta Gixhari, e cila në edicionin aktual të Big Brother VIP Albania 4 ka qenë e nominuar më shumë se çdo banor tjetër në ndonjë sezon të Big Brother në nivel global.

Pavarësisht nominimeve të vazhdueshme, ajo ka arritur të mbijetojë në shtëpi, duke e kthyer këtë sfidë në një rekord historik.

Për këtë arritje kanë reaguar edhe të afërmit e Gertës, të cilët menaxhojnë llogarinë e saj në Instagram. Ata kanë ndarë këtë rekord të thyer, duke shkruar: “Rekordet thyhen vetëm nga ata që nuk dorëzohen kurrë”, shoqëruar me një emoji kupe.

Gerta Gixhari thyen rekordin botëror të Big Brother, ja për

Festa e Fitër Bajramit/ Komuniteti Mysliman tregon detajet: Do të falet në sheshin “Skënderbej”

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, njofton të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e diel, më datë 𝟑𝟎.𝟎𝟑.𝟐𝟎𝟐𝟓, në “𝐒𝐡𝐞𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐒𝐤𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐫𝐛𝐞𝐣”, Tiranë. Ceremonia e Faljes së Fitër Bajramit fillon në 𝟎𝟔:𝟒𝟓 me lexim Kurani dhe ligjërata, ndërsa në orën 𝟎𝟕:𝟑𝟎 qëndrojmë në namaz.

Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale do të organizohen në selinë e KMSH-së nga ora 𝟎𝟗:𝟎𝟎 deri në orën 𝟏𝟐:𝟎𝟎. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ju uron të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Fitër Bajramin!

“Ata që do të votojnë PD-në janë 1-sha”- Sali Berisha zbulon sloganin e Partisë Demokratike në fushatën zgjedhore

Kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar sloganin e Partisë Demokratike në fushatën zgjedhore.

Berisha deklaroi se renditja e PD-së e para në fletën e votimit është një fat hyjnor dhe tokësor.

Kryedemokrati theksoi se ata që votojnë për Partinë Demokratike janë 1-sha.

Teksa komentoi sloganin, Berisha u shpreh se flamuri kuq e zi ka një bukuri mahnitëse, ndërsa sipas tij logoja është “logoja e betejës me të cilën demokratët shkojnë drejt fitores së 11 Majit”.

“Nuk ka dhuratë më të madhe se sa kjo. Në të gjitha librat, përshkruhet si më i miri, si i pari. Kur fati që është sa hyjnor dhe tokësor, i ra PD-së të ketë këtë numër, entuziazmi i demokratëve dhe mbështetësve të PD-së, por në tërësi i shqiptarëve ishte dhe është jashtëzakonisht i madh.

Pra ata që votojnë për Partinë Demokratike dhe Aleancën Shqipëria Madhështore votojnë 1-shin. De facto janë 1-sha. Nuk mohohet, të jesh 1-sh, tu përkasësh 1-shave është një nder, një privilegj, është një detyrë të qëndrosh në lartësi.

Po kjo do të jetë e gjithë, por nuk po ndalem tek flamuri që ka bukurinë e tij mahnitëse. Logoja, pra çdo gjë, siç e shihni është logoja e betejës, logoja me të cilën demokratët shkojnë drejt fitores së 11 majit”, tha Berisha.

Regjia ia përsërit në mënyrë të vazhdueshme “Kujdes mikrofonin”, Gjesti kundërshton produksionin: S’ka kujdes

Konkurrenti nga Kosova, Gjesti, po vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuara të Big Brother VIP Albania 4, duke sjellë dinamika të forta brenda shtëpisë.

Së fundmi, ai është përfshirë në një debat të ashpër me Gertën dhe disa banorë të tjerë, ku ka bërë disa deklarata që lidhen me informacione nga jashtë shtëpisë.

Kjo ka sjellë menjëherë ndërhyrjen e produksionit, duke i tërhequr vërejtjen për shkeljen e rregullave të lojës.

“Kush ta ka treguar këtë ty?”, e pyeti Gerta, ndërsa produksioni reagoi menjëherë duke e paralajmëruar Gjestin: “Gjesti, kujdes mikrofonin”.

Por, reperi nuk e ka pritur mirë këtë ndërhyrje dhe ka vazhduar të kundërshtojë regjisorët, duke u shprehur prerë: “S’ka kujdes”, në shenjë revolte ndaj vërejtjeve të njëpasnjëshme.

Ky moment ka bërë bujë në rrjetet sociale, ku fansat po diskutojnë nëse Gjesti po sfidon qëllimisht rregullat apo nëse thjesht ka qenë një shpërthim emocional i tij. Një gjë është e sigurt – ai po vazhdon të jetë një nga banorët më të përfolur të këtij edicioni!