ZbύΙοhet S. EKRETl i madh! Ja si ta dαΙΙoni një fe mër që saρo e ka b. ërë…

Edhe në qoftë se nuk arrini ta kuptoni vetë, gjasat e mëdha janë që ai vetë t’u tregojë se ka pasur një natë të bujshme. Por, si qëndron puna me gratë?

Si mund ta kuptoni nëse ajo ka pasur një mbrëmje pasionante, në qoftë se nuk ka ndonjë shenjë në qafë, flokë të shthurura, apo është e veshur me këmishën e partnerit? Ja përgjigjet.

Ju tërheq më shumë. Sa më shumë aktivitete se.ksuale që ka një femër, trupi i saj do të prodhojë më shumë feromone, qëllimi i të cilave është ta tërheqin se.ksin e kundërt. 

Në fakt, nëse rrini pranë saj dhe e ndjeni se po ju ndezet motori, gjasat janë të mëdha se ajo sapo ka pasur marrëdhënie se.ksuale.

Është më e lumturHulumtimet me 15 mijë njerëz kanë treguar se ata që kanë dy ose tre herë në javë, janë 55 për qind më të lumtur se ata që kanë jetë më të varfër se.ksuale.

Kështu që vëni re për këto shenja, sidomos nëse është më e lumtur se zakonisht. Nuk bën vërejtjeHormoni oksitocin e bën më të kënaqur.

Gruaja e cila sapo ka pasur se.ks nuk bën shumë vërejtje dhe nuk gjen shumë behane… Ajo nuk i vëren fare budallalleqet e përditshme, të cilat zakonisht e nervozojnë.

Është më e bukur se zakonishtShkencëtarët kanë dëshmuar se trupi i njeriut është më i shëndetshëm kur bën se.ks.

Muskujt relaksohen, qarkullimi i gjakut rregullohet, trupi ndjehet mirë. Nëse ju duket më e bukur se zakonisht, e ndërkohë nuk ka regjistruar një kurs të ri ushtrimes aerobik, ta dini se se.ksi është në pyetje.

Ka fjetur mirë Pas org.azmes gratë prodhojnë 30 përqind më shumë prolaktin, hormon ky që ndihmon rënien në gjumë të thellë.

Gjumi i thellë = gjumë i mirë. Nëse e shihni të freskët në mëngjes dhe energjike për punë, ndoshta pas se.ksit ka pasur një gjumë të mirë.

Ka më pak kërkesa Në këtë rast angazhohet oksitocini i cili e bën më të kënaqur, prandaj ajo nuk irritohet shpejt. Këtë shenjë do ta kuptoni më së lehti.

Horoskopi për ditën e sotme, e hënë 24 MARS 2025

DASHI

Mund të ndiheni veçanërisht energjikë dhe të gatshëm për të përballuar sfida të reja. Është një kohë e mirë për të nisur projekte që kërkojnë iniciativë dhe vendosmëri. Megjithatë, kini kujdes që të mos jeni shumë impulsivë në vendimet tuaja.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 24 mars 2025), dita fton reflektim dhe planifikim. Mund t’ju duket e dobishme të kaloni pak kohë duke rishikuar qëllimet tuaja afatgjata dhe duke vendosur strategji konkrete për t’i arritur ato. Durimi do të jetë aleati juaj.

BINJAKËT

Ndërveprimet sociale do të jenë fokusi i ditës suaj. Përfitoni nga mundësitë e rrjetëzimit dhe ndajini idetë tuaja me të tjerët. Komunikimi efektiv do t’ju sjellë dobi si në aspektin personal ashtu edhe në atë profesional.

GAFORRJA

Mund të ndjeni nevojën për t’u fokusuar në sferën shtëpiake dhe atë familjare. Kaloni kohë duke forcuar lidhjet me të dashurit tuaj dhe duke krijuar një mjedis harmonik në shtëpi. Marrëdhëniet intime do të përfitojnë.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë, 24 mars 2025), krijimtaria juaj është në rritje dhe dëshironi të shpreheni në mënyra të reja. Qoftë art, muzikë apo shkrim, lëreni imagjinatën tuaj të rrjedhë lirshëm. Kjo mund t’ju bëjë të zbuloni talente të fshehura ose të forconi ato tashmë të njohura.

VIRGJËRESHA

Dita nis paksa konfuze, por me më pak shqetësime se muaji i kaluar. Edhe nëse nuk është një periudhë krejtësisht vendimtare, reduktimi i kundërshtimeve planetare i bën dyshimet më pak të rënda dhe zgjidhjet më të lehta për t’u gjetur. Është një kohë e mirë për të punuar mbi ide të reja dhe për të mos e marrë veten shumë seriozisht. Eksperimentimi me projekte të reja mund të jetë argëtues.

PESHORJA

Ju jeni në një gjendje të fortë, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje praktike dhe të lidhura me punën. Megjithatë, këshillohet të mos nxitoni shumë në dashuri, sidomos në funksion të fundjavës. Do të jeni tolerantë deri të shtunën, por të dielën mund ta humbisni më lehtë durimin. Gjatë kësaj periudhe, ju tërhiqeni më shumë nga bota e jashtme dhe nga puna, ndoshta në kërkim të shpengimit ekonomik ose praktik.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 24 mars 2025), yjet ju ftojnë të fokusoheni te mirëqenia personale. Merrni pak kohë për veten tuaj, ndoshta duke iu përkushtuar aktiviteteve që ju relaksojnë dhe ju rigjenerojnë. Kjo do t’ju ndihmojë të përballoni sfidat e përditshme me qetësi më të madhe.

SHIGJETARI

Mund të ndiheni veçanërisht aventureske dhe të etur për të eksploruar horizonte të reja. Pavarësisht nëse është një udhëtim fizik apo një përvojë e re intelektuale, ndiqni kuriozitetin tuaj dhe lëreni dëshirën tuaj për të zbuluar t’ju udhëheqë.

BRICJAPI

Vendosmëria dhe disiplina do të jenë armët tuaja fituese. Është koha për të marrë përsipër detyra sfiduese dhe për të demonstruar aftësitë tuaja organizative. Njohja për përpjekjet tuaja nuk do të vonojë shumë.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 24 mars 2025), marrëdhëniet ndërpersonale janë në plan të parë. Si në jetën tuaj profesionale ashtu edhe në atë personale, bashkëpunimi dhe ndjeshmëria do t’ju ndihmojnë të ndërtoni marrëdhënie të forta dhe të frytshme. Dëgjoni të tjerët dhe ndajini idetë tuaja hapur.

PESHQIT

Ndjeshmëria juaj është një forcë e jashtëzakonshme, dhe yjet ju ftojnë të sintonizoni zemrën tuaj, duke ndjekur atë zë të brendshëm që ju drejton gjithmonë drejt së mirës, prandaj lëreni intuitën tuaj t’ju udhëheqë në zgjedhjet e përditshme.

Basha me shqiptarët në Athinë, bën premtimin e madh: Do heqim vizat me SHBA dhe Britaninë e Madhe

Zhvilloi sot një takim me shqiptarët në Greqi ku foli ndër të tjera edhe për rëndësinë e heqjes së vizave me Bashkimin Europian dhe tha se ai personalisht ka luajtur një rol të rëndësishëm.

Më tej, Basha bëri edhe një premtim të madh, kur tha se ai do të arrijë të heqë vizat për shqiptarët me SHBA dhe Britaninë e Madhe.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Është fakt dhe unë e di kur isha ministër i Jashtëm se sa raste kisha në ditë që të thyenin zemrën, të nënave që donin të shkonin të shikonin fëmijët që kishte 20 vite pa e parë, se nuk merrnin dot vizën. Të fëmijëve që kishin një hall për të zgjidhur me prindin por nuk merrnin dot vizën. Janë halle fal Zotit të harrura, por janë halle që kurrë ndjesia e dhimbjes që ato familje përjetonin, familjet tuaja, familjet tona, nuk mund të shlyhet nga mendja.

Pra kjo ishte një forcë dhe një motvim i jashtëzakonshëm që më shtyu t’i përkushtohesha me gjithçka një procesi i cili sot merret si i mirëqen por që ishte shumë i vështirë. Madje për Edi Ramën në atë kohë të pamundur. E mbani mend si u thoshte njerëzve “pse Luli do ua heqi vizat”. E pra kur nisesh me një përkushtim jo thjesht politik por shpirtëror, kur e ndjen dhimbjen e bashkëqytetarit tënd në shpirt dhe kur bën gjithçka për të arrir diçka plotësisht të mundshme, ke sukses dhe ne arritëm t’i hiqnim vizat për Bashkimin Europian dhe t’u jepnim shqiptarëve mundësinë për udhëtime pa viza në zonën Shengen.

Ishte një kohë kur ishim krah për krah me Kroacinë në anëtarësimin në NATO. Dhe sot jemi në të njëjtën tavolinë si Republika Helene, si Greqia në aleancën më të fuqishme ushtarake dhe të vlerave në botë në NATO. Dhe t’ia themi këtu nga Athina, t’ia kujtojmë kryeministrit që tavolina ku e kam ulur Shqipërinë, është e vetmja tavolinë ku ai ulet dhe sot e kësaj dite me partnerët Euroatlantik. Kjo është një provë tjetër se kur ke një qeveri dhe një kryeministër që parësor kanë interesat e njerëzve, nuk ka asgjë të paarritshme. Dhe sot nga Athina, meqë përmendëm shembullin e Kroacisë që tani ëstë bërë anëtare e Bashkimit Europain dhe janë hequr dhe vizat me SHBA, dua ta përsëris zotimin tim se ashtu siç punuam dhe hoqëm vizat me Bashkimin Europian, do të heqim vizat për shqiptarët me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe.

E trishtë / Ndahet nga jeta   trajneri shqiptar

Gazetaria sportive ka humbur sot një kontribuues të saj të rëndësishëm.

Thanas Gjata, gazetari sportiv nga Devolli, është ndarë në mënyrë të parakohshme nga jeta.

Gazetari kohët e fundit ishte edhe një trajner në ekipet e moshave të Devollit, është ndarë nga jeta sot pas një sëmundje të rëndë që e ka larguar nga të dashurit e tij në mënyrë të parakohshme.

Sjellja e ftohtë e Eglit, motra e Gjestit bën veprimin e papritur ndaj saj

Duket se motra e Gjestit, Blerina, nuk po e përkrahë më Eglin.

Duke hulumtuar në profilin e saj pamë që Egli po e ndjek motrën e Gjestit ndërsa kjo e fundit jo.

Rikthimi i bujshëm i Eglit ka bërë që përveç Blerines të humbasë edhe mijëra ndjekës të tjerë.

Kujtojmë që dyshja ende nuk i kanë rregulluar raportet dhe mbetet të shihet në vazhdim loja e tyre.

Zbulohet plantacioni me kanabis në Spanjë, policia arreston 13 shqiptarë

13 shqiptarë si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal kanë rënë në prangat e policisë spanjolle. Autoritetet vendase kanë sekuestruar 5 mijë bimë kanabisi dhe katër armë zjarri.

Hetimet për grupin mësohet se kanë nisur gjashtë muaj më parë, kur policia identifikoi konsum të lartë të energjisë elektrike në një magazinë.

Në Katalonë mafia shqiptare ka arritur të gradohet si lojtari kryesor në biznesin e paligjshëm të marijuanës.

Në magazina industriale, apartamente, ambiente tregtare dhe vila, çdo hapësirë e disponueshme bëhet një mundësi e re biznesi për këto organizata kriminale.

Emrat e personave të arrestuar ende nuk bëhen me dije ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbuluar lidhje të mundshme të shqiptarëve me persona të tjerë.

Për herë të parë, Kosova mund të marrë një talent nga Shqipëria në përfaqësuesen e saj

Shqipëria e luajti ndeshjen e saj në Wembley, atje ku humbëm me shifrat 2-0 nga Anglia dhe nuk arritëm dot që të shënonim. Por një lojtar i cili kishte shënuar në Wembley, nuk ishte pjesë e Shqipërisë. Armando Dobra, lojtari i Chesterfield, ka shënuar më parë në Wembley. Ky futbollist është rritur në Angli, ka lindur në Angli, por është me origjinë nga Burreli.

Dobra ka luajtur me Shqiërinë U19 dhe me Shqipërinë U-21, ndërsa ende në pritje të debutimit të tij me Shqipërinë A. Megjithatë ky debutim nuk po vjen dhe te Kosova, kanë nisur që pas rastit Etnik Brruti, të veprojnë po njësoj si Shqipëria. Në bazë të informacioneve të Sport Ekspres, dardanët e kanë parë Armando Dobrën dhe kërkojnë që ky futbollist t’i bashkohet Kosovës. Sigurisht që nëse ky kalim do të ndodhte, 23-vjeçari jo vetëm që nuk do të quhej tradhtar, por do të duartrokitej dhe do të mbështetej nga të gjithë tifozët shqiptarë, pasi në fund të fundit, do të ishte pjesë e Kosovës.

Armando Dobra ka shënuar 9 gola në 37 ndeshje me Chesterfield në këtë sezon në League Two, ndërsa roli i tij i preferuar është pas sulmuesit kryesor. Për të ka pasur shumë interesime nga klube të League One të cilat kërkojnë që të shkojnë në Championship, por ka vazhduar te Chesterfield. Për shkak të kësaj besnikërie të treguar dhe cilësive që zotëron, trajneri i Chesterfield është shprehur se shumë shpejt Armando Dobra do të marrë shiritin e kapitenit.

Megjithatë për Silvinjo, ky lojtar ashtu si edhe Anis Mehmeti nuk janë pjesë e Shqipërisë, pavarësisht se luajnë në Angli, një vend që është shumë hapa para në futboll, që vetë trajneri ynë e njeh mirë, por edhe tifozët e panë forcën e saj në Ëembley. Për momentin dëshira e Armando Dobrës është që t’i bashkohet Shqipërisë, megjithëse nëse vazhdon mos thirrja e tij, mund t’i bashkohet Kosovës në të ardhmen. 

Kryebashkiaku i Kavajës TAKIM me Ramën, sinjal largimi nga PD?

Sali Berisha ka marrë goditjen e parë të saltros me primaret në Kavajë.

Pasi la jashtë listave më të votuarin e qarkut, dhe futi në vend të tij djalin e xhaxhait të ish-kryebashkiakut socialist, Elvis Rroshi, drejtuesi politik i Kavajës, Fisnik Qosja iu përgjigj ftesës së kryeministrit Rama dhe mori pjesë në një takim me turoperatorët në Vlorë.

Ramës nuk i shpëtoi prezenca e tij në takim dhe e thumboi.

“Kavaja, kemi patur ca problem me primaret aty. Është kryebashkiaku këtu, e përshëndes. E shoh që je turbulluar nga primaret. Po po, me dy gishta sigurisht. Por themi ta bëjmë edhe Kavajën pjesë të këtij zhvillimi”.

7 javë para zgjedhjeve, Berisha po merr mesazhin e qartë nga bastioni i djathtë, Kavaja, Bashkia e së cilës drejtohet nga demokratët, por në zgjedhjet e 11 majit s’do të kenë përfaqësues të tyre për ta votuar. 

Kjo është hera e parë që Qosja del nga rreshti i Berishës dhe i përgjigjet ftesave të Ramës. Si kryebashkiak ai ka marrë pjesë dhe në takime të tjera.

Ndërsa në takimin me turoperatorët, kryeministri pati një bashkëbisedim dhe kritika për informalitetin e hotelierëve.

Ai i paralajmëroi se do u ccojë inspektorët te dera, ndërsa në 2026 do i japë fund me platformë dixhitale.

“Bëni hile të madhe me deklarimin e netëve të fjetëve. Po ju japim mundësinë e paradeklarimit, nëse nuk doni kontrolle deri në maj, do të paguani detyrimin tek bashkia. Përgatituni, në 2026 s’keni nga lëvizni se do fusim platformën e-visitors”

Kryeministri tha se së shpejti edhe policia do të minimizohet gjatë sezonit turistik, për tu zëvendësuar me kamera inteligjente. Por masat do të jenë më të rrepta./abcnews

Vëllai i tij humbi jetën në moshën 57-vjeçare, reagon Enkel Demi!

Moderatori Enkel Demi reagoi pas ndarjes nga jeta të vëllait të tij, Saimir Demi.

Enkel Demi tregon se ai humbi jetën në moshën 57-vjeçare mesditën e kësaj të diele në spitalin Infektiv, ku ishte i shtruar për shkak të sëmundjes së rëndë.

Lamtumira e fundit për gazetarin e njohur sportiv do të jepet nesër.

“Nuk është e lehtë, por duhet bërë ky njoftim. Vëllai im i vetëm, Saimiri iku tek Hyji sot në mesditë.

I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti dhe qe i rrethuar nga përkujdesi i mjekëve të Spitalit Infektiv dhe njerëzit e tij të zemrës.

Pasdite do jemi tek selia e Alba 2000 tek ish-Ambasada Jugosllave në Rrugën e Durrësit.

Varrimi do kryhet nesër në orën 14.00”, u shpreh Enkel Demi.

“Shtrëngoje, s’kam fuqi”, Rizarta tregon më në fund se çfarë ndodhi poshte jorganit me Aldon: Më kërkoj ti…

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Rizarta, ishte e eliminuara e dytë gjatë spektaklit të së shtunës.

Megjithatë, para daljes së saj nga shtëpia, një video me Aldon, ku të dy shiheshin në krevat, u bë virale dhe shkaktoi reagime të shumta nga publiku.

Në këtë video, dëgjohen Aldo dhe Rizarta duke biseduar, dhe një frazë e shkëmbyer mes tyre mori vëmendjen e shikuesve.

Aldo i drejtohet Rizartës me fjalët: “Shtrëngoje pak”, ndërsa ajo i përgjigjet: “S’kam fuqi”.

Kjo skenë u interpretua ndryshe nga disa ndjekës, të cilët aluduan për një situatë me nënkuptime të tjera.

Pas daljes nga BBVA, Rizarta u ftua në emisionin Fun Club, ku vendosi të sqarojë këtë situatë. Ajo tha se biseda e tyre nuk kishte asnjë kuptim të fshehtë dhe se ishte keqinterpretuar nga publiku.

“Ishte një moment krejt i zakonshëm, por që u keqkuptua. Po flisnim për muskujt e barkut dhe Aldo më tha të shtrëngoja barkun. Unë i thashë se nuk kisha fuqi për ta bërë”, tha ajo.