Kristjan Asllani tregon sekretin se si ndalen anglezët, garanton motivimin e Kombëtares kuqezi

Kristjan Asllani shihet si një nga lojtarët më të mirë të skuadrës tonë përfaqësuese. Ai ka besim se Shqipëria do ta nisë mbarë aventurën e saj në kualifikueset e Kupës së Botës, duke shtuar se kuqezinjtë janë të motivuar dhe do të bëjnë më të mirën në lojën e tyre për të marrë pikë ndaj “Tre Luanëve”. Asllani foli për përgatitjet e skuadrës për dy ndeshjet e para në kualifikueset e Kupës së Botës ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Asllani tha se atmosfera brenda ekipit është shumë e mirë dhe të gjithë lojtarët janë të fokusuar, ndërsa theksoi se Shqipëria do të japë maksimumin ndaj Anglisë për një rezultat pozitiv. Në fund, ai i bëri thirrje tifozëve të mbështesin skuadrën dhe të mbushin shkallët e stadiumit në “Arenën Kombëtare” për ndeshjen ndaj Andorrës.

Një nga pyetjet që iu bë Asllanit ishte: Me Interin në Botërorin e Klubeve në Amerikë, sa i sigurtë je që do shkosh vitin tjetër në Botërorin e vërtetë me Kombëtaren? Përgjigja e tij ishte sa diplomatike aq dhe pragmatiste. “Këtu jemi për Kombëtaren, kemi një grup të vështirë, e dimë. Tani po stërvitemi dhe jemi gati për ndeshjen e parë”, theksoi ai.

Sekreti për të ndalur “Tre Luanët”

Më tej mesfushori kuqezi foli për praninë e tij tek Interi dhe ambiciet me skuadrën zikaltër. Në këtë pikë Asllani u ndal edhe tek vështirësia e lojtarëve anglezë për të cilët ai tha se i njeh e janë shumë të rrezikshëm. Sipas tij, sekreti për t’I ndalur anglezët është që përfaqësuesja jonë të luajë me zemër. “Janë një skuadër shumë e fortë, skuadër fizike dhe shumë teknike. Lojtarët e tyre i njohim shumë mirë. Besoj se nuk duhet të mendojmë shumë, por të luajmë me shpirt e zemër. Të mos shkojmë atje si turistë se gjithmonë kur hyjmë në fushë, futemi për fitore. E dimë që është e vështirë, por do të punojmë edhe këto 2-3 ditë dhe do shkojmë aty me shumë shpirt”, nënvizoi mesfushori kuqezi.

Mendimi në funksion të ekipit

Për Asllanin përfaqësuesja është gjë shumë speciale dhe ai tha se mendonte tërë kohën për ekipin, ku loja në grup duhet të shpërblehet. “Nuk e di çfarë prisni nga Asllani. Mendoj për ekipin, nuk jam këtu për të luajtur vetëm për veten time. Jemi një grup, një skuadër. Në kombëtare duhet të luajmë të gjithë së bashku. Kemi një ndeshje të vështirë. Po punojmë këto ditë, dje erdhëm.

Kemi edhe dy ditë për të punuar, fokusi është te ndeshja me Anglinë”, nënvizoi më tej Asllani. ai komentoi më pas mesfushën e skuadrës angleze, gjithnjë duke e krahasuar me tonën. por Asllani e pranoi se Anglia ka një skuadër shumë të fortë, ku të gjitha repartet e daj janë të kompletuara dhe me lojtarë shmë cilësorë. pra ai e pranoi se kjo ndeshje do të ishte e vështirë për Shqipërinë. “Mesfusha e Anglisë është shumë e fortë. Gjithë skuadra angleze është shumë e fortë. Do jetë ndeshje e vështirë. Do të luajmë si ekip, me shpirt dhe zemër siç kemi luajtur”, shtoi Asllani.

Në fund ai pranoi se një barazim do të ishte rezultat i mirë për ekipin tonë. “Nuk isha në Kombëtare në ndeshjen ndaj Anglisë katër vite më parë. Ne do të hyjmë në fushë dhe do të luftojmë që nga minuta e parë. E dimë që do na sulmojnë se kanë lojtarë shumë të shpejtë. Do të luajmë siç kemi luajtur në ndeshjet para Europianit”, përfundoi Asllani.

21 mars/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 21 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91.1 lekë dhe shitet me 92.3 lekë.

Euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet 99.4 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 102.5 lekë, ndërsa në shitje me 103.5 lekë.

Paundi britanik blihet me 117.7 lekë dhe shitet me 118.7 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 63.2 lekë, ndërsa në shitje me 65 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Aksidenti me 4 viktima/ I vranë babain në 2021, kush është pronari i kompanisë në kërkim

Është zbardhur identiteti i administratorit të kompanisë së betonit, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, në lidhje me aksidentit e regjistruar mbrëmjen e të mërkurës në aksin Vorë-Fushë Krujë.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Samir Hoxha, 27 vjeç, pronar dhe administrator i kompanisë “HEL-JON” sh.p.k.

27-vjeçari akuzohet se ka punësuar Aleksandër Krrashin si shofer për betonieret, ndërkohë që 24-vjeçari nuk kishte patentë për drejtimin e mjeteve të rënda, teksa janë shkelur edhe rregullat e sigurisë rrugore e të punës. Deri më tani ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij, duke vijuar të jetë në kërkim. Samir Hoxha është djali i biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i cili u gjet i vrarë më 6 nëntor 2021 në Qafë Mollë.

Ditën e djeshme në pranga u vu dhe drejtuesi i betoniereses Aleksandër Krrashi. Policia raportoi se ai ishte i pajisur me leje drejtimi, por jo për mjetet e rënda. Në momentin e aksidentit ai kishte ndaluar në karrexhatë, por nuk kishte ndezur bllokazhin.

Dyshohet se 25-vjeçari Enejdi Laçi, po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara me automjetin e tij tip “Mercedez Benz” dhe ka përplasur nga mbrapa betonieren. Pas përplasjes, makina ka shpërthyer në flakë, dhe fatkeqësisht kanë humbur jetën, veç shoferit, dhe vëllai i tij pasagjer Erildi Laçi, 20 vjeç, dhe dy pasagjerët e tjerë Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç, duke u djegur brenda mjetit.

Erildi Laçi sapo ishte kthyer nga Gjermania dhe i vëllai i tij, së bashku me kushëririn dhe shokun kishin shkuar për ta marrë në aeroportin e Rinasit.

Viktimat
Shoferi i betonieres, Aleksandër Krrashi akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Në dëshminë e dhënë për grupin hetimor, ai tha se i kishte mbaruar nafta dhe kishte shkuar në një karburant, por kishte harruar të ndizte bllokazhin.

Në pranga u vu dhe i afërmi i shoferit të betonieres, shtetasi Valentin Krrashi, 25 vjeç, i cili dyshohet se e ka larguar 24-vjeçarin me automjet nga vendi i ngjarjes pas aksidentit. Ai akuzohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Gjithashtu, u arrestua dhe shtetasi Danjel Koxha,, 34 vjeç, me detyrë menaxher i firmës për prodhimin e betonit, “HEL-JON” sh.p.k. në të cilën ishte i punësuar Aleksandër Krrashi. Ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se menaxheri nuk kishte marrë masa për pajisjen e betonieres, me dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe kishte punësuar drejtuesin e betonieres, pa patur leje drejtimi për këtë kategori mjetesh.” – njoftoi Policia.

Vrasja e Ruzhdi Hoxhës
Trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha u gjet më 6 nëntor të vitit 2021 i ekzekutuar dhe i mbuluar me gurë e zhavor mbrapa Dajtit, në Qafë Mollë, pasi ishte denoncuar si i zhdukur nga familjarët e tij dy javë më parë. Hoxha kërkohej prej 24 tetorit të atij viti, tri ditë pasi familjarët kishin humbur kontaktet me të. 43-vjeçari ishte biznesmen në fushën e inerteve në Tiranë.

Si autor i ngjarjes u arrestua Fredi Rrushi, i cili u dënua me 15 vjet burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar i shkoi në 10 vite burg.

Dënimi mbeti i pandryshyuar dhe në Gjykatën e Apelit, edhe pse babai dhe djali i Ruzhdi Hoxhës kishin ankimuar në vendimin e gjykatës, ku kërkonin ndryshimin në lidhje me kualifikimin e veprës penale nga ajo e “Vrasjes me dashje”, në atë të “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe në bashkim të dënimeve të vendosej dënimi i tij me burgim të përjetshëm. Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 18 vite burg.

Rrushi mendohet të ketë shkuar bashkë me një mikun e tij në Malin me Gropa dhe ta ketë ekzekutuar biznesmenin Hoxha me dy plumba. Mëngjesin e ditës tjetër, ai u kthye sërish në vendngjarje dhe groposi kufomën.

Sipas hetuesve, autori Fredi Rrushi mori telefonin e Ruzhdi Hoxhës dhe e hodhi, por ai u gjet rastësisht nga një taksist që e shiti për 10 mijë lekë në një servis ku policia e gjeti dhe e sekuestroi. Kjo ndihmoi në zbulimin e kufomës e më pas në zbardhjen e vrasjes e cila ka dyshohet se ka pasur si shkak borxhet që viktima kishte ndaj Fredi Rrushit.

Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 21 Mars 2025

Dashi

Do keni me shume nevoje për qëndrueshmëri ne jetën tuaj ne çift sot. Mire do jete te flisni hapur me partnerin dhe te dy se bashku te merrni vendimet e duhura. Beqaret do tërhiqen mjaft nga persona me te mëdhenj se ata, por qe mund t’iu përshtaten ne karakter. Ne planin financiar nuk duhet te kërkoni askund ndihme, por te bëni çfarë te mundni vete.

Demi

Do largoheni paksa nga partneri juaj sot dhe nuk do përjetoni ato emocione qe keni dëshiruar. Dita nuk do jete aspak e mire dhe do mërziteni. Beqareve do ju plotësohen dëshirat dhe do e gjejnë princin e tyre te kaltër. Ne planin financiar duhet te tregoheni me te kujdesshëm dhe te mendoni për te nesërmen. Nuk është dita te kryeni shpenzime te konsiderueshme.

Binjaket

Ndikimi i yjeve do jete shume i madh sot ne jetën tuaj ne çift. Do kuptoheni me se miri me njeri-tjetrin dhe askush nuk do ua prishe harmoninë. Beqaret do takojnë persona interesante neper festat ku do shkojnë. Jeta e tyre mund te ndryshoje rrënjësisht. Ne planin financiar duhet te tregoheni te matur edhe pse situata nuk do ketë probleme te mëdha.

Gaforrja

Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do i harroni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur dikur dhe do mendoni vetëm për te ardhmen. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë sepse edhe ashtu si janë ndihen mire. Ne planin financiar shpenzoni sa ua mban xhepi, mos shikoni se sa do shpenzojnë miqtë tuaj. Gjithsecili mendon për vete.

Luani

Asnjë planet nuk do preke drejtpërdrejt sektorin e dashurisë se çifteve sot, megjithatë marrëdhënia ne çift do ketë problema. Kujdes me kokëfortësinë. Beqaret duhet te tregohen edhe me te hapur nëse duan te gjejnë një person për te krijuar një lidhje. Ne planin financiar mos ndërmerrni shume rreziqe edhe pse situata do jete e qëndrueshme. Me mire hiqni disa para mënjanë.

Virgjeresha

Ambienti i zymte sot ne jetën tuaj ne çift. Mezi do prisni qe dita te mbaroje duke shpresuar se te nesërmen gjithçka do ndryshoje. Për te shmangur debatet qe duroni me larg partnerit. Beqaret do bëjnë mire te mos ju besojnë te gjithë atyre qe do i joshin. Perspektivat financiare janë te mira kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë investim me tepër se zakonisht.

Peshorja

Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te marre një tjetër drejtim sot. Do i shprehni me tepër ato qe ndjeni dhe do bashkëpunoni për gjithçka me atë qe keni ne krah. Beqaret do kenë gjera te tjera për te menduar dhe nuk do e mbajnë mendjen tek krijimi i një lidhjeje. te ardhurat do përmirësohen dalëngadalë. Gjithsesi mos e teproni me shpenzimet.

Akrepi

Fale mbështetjes qe do iu japin yjet marrëdhënia ne çift do shkoje me se miri sot. Personi qe keni ne krah do ju beje te ndiheni si mbi re. Edhe beqaret do e gjejnë personin e duhur me te cilin do ja vleje te krijojnë një lidhje. Nuk do ndiheni as ju me vetëm. Financat edhe mund te jene te trazuara për shkak se do ju duhet te kryeni disa shpenzime te nevojshme.

Shigjetari

Dialogu ne çift do ekzistoje gjate gjithë kësaj dite dhe do e keni te lehte te merreni vesh me njeri-tjetrin. Edhe momentet romantike do jene te shumta. Beqaret me shume gjase do i rikthehen një dashurie te vjetër, por qe për ta ka pasur rëndësi te madhe. Ne planin financiar duhet te shmangni ne maksimum operacionet e mëdha nëse nuk doni probleme.

Bricjapi

Ambient shume i ngrohte ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni me afër se kurrë me partnerin dhe do flisni me te edhe mbi tema te cilat me pare kishit turp. Beqaret me mire te qëndrojnë vetëm edhe sot qe te mos kenë zhgënjime dhe te mos lëndohen. Financat do jene ne te njëjtën gjendje si disa kohe me pare. Te paktën gjendje as nuk do përkeqësohet.

Ujori

Dite e paqëndrueshme dhe e mbushur me debatet te njëpasnjëshme për jetën tuaj ne çift. Kujdes me gjithçka qe do thoni sepse mund ta lëndoni thelle partnerin. Beqaret do kenë takime dhe propozime, por vetëm kaq sot. Dite e turbullt për financat. Mire do ishte te shmangnit çdo lloj investime apo transaksioni. Nga ana tjetër kërkoni t’ua kthejnë borxhet qe keni dhënë.

Peshqit

Marrëdhënia ne çift do jete e mrekullueshme gjate kësaj dite. Nuk do debatoni për asgjë me partnerin, përkundrazi do zgjidhni gjithçka me maturi dhe qetësi. Beqaret mund te kenë njohje te reja, por nga ato mund te fillojnë vetëm histori dashurie te shkurtra. Te ardhurat fatmirësisht nuk do kenë probleme. Mund te kryeni edhe investimet e domosdoshme.

Ndërron jetë në spital 4-vjeçari që u përplas nga furgoni

4-vjeçari i cili u përplas nga një furgon pasditen e sotme në aksin rrugor Burrel-Klos, ka ndërruar jetë në spital.

Mësohet se i mituri ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas raportimeve, fëmija po kalonte rrugën kur u përplas nga furgoni.

Drejtuesi i automjetit me inicialet L.D., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Aksidenti në Prezë/ Automjeti ishte blerë vetëm para katër ditësh, njëri prej djemve ishte fejuar para 7 ditësh

Ngjarja e rëndë me katër të vdekur në aksin Prezë – Fushë Krujë ka tronditur mbarë opinionin publik.

Të rinjtë nga Borizana dhe Fushë Kruja, Enejd Laçi, 25 vjeç, Erild Laçi, 20 vjeç, (vëllezër), Andi Laçi, 22 vjeç dhe Enrikejd Kurti, 24 vjeç, humbën jetën në një aksident tragjik pasi makina tip “Benz” u përplas me një betoniere.

Goditja ishte fatale për ta pasi automjeti shpërtheu në flakë, si shkak i impiantit të gazit.

Sot, në orën 16:00 është bërë ceremonia mortore për të ndjerët, ndërsa detaje të reja janë mësuar nga kjo ngjarje e tmerrshme që përfshiu rrethin e Krujës.

Automjeti i të rinjve me të cilin po ktheheshin nga aeroporti i Rinasit ishte blerë vetëm para katër ditësh.

Ndërsa mësohet se i ndjeri, Andi Laçi që kishte shkuar të shoqëronte kushurinjtë, ishte fejuar para një jave.

Inteligjenca Artificiale e Superkomjuterit parashikon ndeshjen Angli-Shqipëri!

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan këtë të premte një ndeshje shumë të rëndësishme në Angli përballë vendasve në stadiumin legjendar “Uembli”.

Një sfidë ku vendasit cilësohen nga të gjithë si favoritë të padiskutueshëm, por ku një rezultat pozitiv do t’i jepte një shtysë të rëndësishme skuadrës së Silvinjos për të kërkuar kualifikimin historik në Botëror.

Gjigandët e statistikave sportive të OPTA, kanë përdorur sistemin e tyre që shumëkush e quan “superkompjuteri”, për të parashikuar me 10 mijë simulime statistikore përfundimin e ndeshjes së të premtes në darkë.

Ashtu siç pritet, në shumicën e rasteve është Anglia fituese e ndeshjes, me 80,1% të rasteve që përfundojnë me suksesin e “Tre luanëve”. Probabiliteti statistikor i superkompjuterit, parashikon një barazim në 12,2% të rasteve.

Ndërkohë, shanset e Shqipërisë për të fituar ndeshjen ndaj Anglisë, janë vetëm 7,7%, gjë që praktikisht nënkupton se një sukses i kuqezinjve ndaj skuadrës së drejtuar nga Tomas Tuhel, do të cilësohej si një nga surprizat më të mëdha të viteve të fundit në arenën ndërkombëtare.

Menaxheri i klubeve të natës zbulon shumën e “kripur” që Jozi i kërkoi për një koncert

Në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën i ftuar së fundmi ka qenë menaxheri i klubeve të natës, Xhani Demika.

Ndër shumë gjërash ka folur edhe për koncertet që banorët e Big Brother VIP Albania 4 do t’i mbajnë pas daljes së tyre.

Xhani përmendi këtu edhe një ngjarje që ka ndodhur së fundmi me Jozefin Markun.

“Jozi u tregua shumë mosmirënjohës me mua, që nuk më tregoi se do të konkurronte përsëri për të hyrë në Big Brother. Ai u fut ditën e martë në Big Brother kurse unë ditën e premte e kisha në program Jozin, në koncert”, u shpreh ai.

I pyetur për shumën që kërkoi për të bërë koncertin, menaxheri fillimisht hezitoi, por më pas nxori të vërtetën.

“Realisht më kërkoi mbi pesë mijë euro, por i thashë që do bënim një marrëveshje shumë të mirë, që të bënte një çmim më të arsyeshëm për miqësi, për mua”.

“Unë do të promovoja marketingun, për herë të parë do të bëja një zhurmë shumë të madhe dhe pastaj t’ia linim kohës që të shkojmë deri tek vlera mbi pesë mijë euro që ai kërkonte. Por që arrinte dhe shifrën afro 10 mijë euro…”.

Dalin pamjet e rënda të aksidentit fatal në Shkodër / Motori me shpejtësi të madhe, makina i preu rrugën (VIDEO)

25-vjeçari Xhevahir Maksuti humbi jetën paraditen e 18 marsit teksa po udhëtonte në aksin Shkodër-Velipojë me motorin e tij.

I apasionuar pas motorave, 25-vjeçari u aksidentua me një tjetër automjet, përplasje që rezultoi fatale për të.

Në pamjet e publikuara më poshtë, shihet makina që del nga ambientet e një gomisterie teksa i pret rrugën motorit që po vinte me shpejtësi të madhe.

Motori ka mbetur në vend, ndërsa i riu ka fluturuar disa metra më tutje. Ai është transportuar drejt spitalit të Shkodrës, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Kujdes! Pamje të rënda.

VIDEO

A do u sjellë vota? “Diss-i” Rama-Basha deri tani ka shtuar vetëm klikimet te këngët e Unikkatil-it (FOTO)

Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama dhe ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha janë përfshirë në replika mes tyre duke përdorur këngët e reperit Viktor Paloka, i njohur si Unikkatil, për të thubuar njëri-tjetrin.

Ishte i pari Basha që me një këngë të reperit nga Kosova e pyeste Ramën se “ku i ka shokët”, duke e ironizuar për zyrtarët e PS-së të burgosur nga SPAK.

Po aq e “hidhur” ishte edhe përgjigja e Ramës, i cili i bëri “diss” me një këngë tjetër të Unikkatil: “Pse nuk po kupton që ti smun me u shty me mu, sa herë ke provu, çdo herë ki dështu”. Vargje të forta këto për Bashën, i cili s’ka njohur asnjë fitore elektorale përballë Ramës.

Mirëpo, kjo strategji mes tyre duket se po provon të jetë e suksesshme për të dy, teksa klikimet e kapura në rrjetet sociale kanë arritur majat, e ata janë tashmë kryefjalë mes të rinjve.

Por a do të përkthehet kjo strategji në vota? Kjo mbetet për t’u parë, por ajo që dihet me siguri është se deri tani ajo çka ka prodhuar janë vetëm më shumë klikime për këngët e Unikkatil në YouTube.

A do u sjellë vota? “Diss-i” Rama-Basha deri tani ka shtuar

Teksa vihet re një rritje e lehtë e shikimeve, bien në sy edhe komentet që thonë se janë rikthyer apo i kanë zbuluar këto këngë falë dyshes Rama-Basha.

A do u sjellë vota? “Diss-i” Rama-Basha deri tani ka shtuar