“Hajt shnet, ciao”, babai i Migena Kodrës “shokon” me deklaratën: Bija ime u υra nga burri i saj, zbulohen konfliktet e vjetra!

Historia tronditëse e vrasjes së Migena Kodrës, e cila u godit për vdekje nga kunati i saj, Roland Sina, teksa flinte në gjumë, është vënë sërish në qendër të vëmendjes.

Në lidhje me këtë ngjarje të ndodhur në 9 prill të 2023, i ftuar në studion e “News 24” ka rrëfyer mbi vrasjen e së bijës, babai i Migena Kodrës, i cili ka dyshimet e tij se në këtë ngjarje ka gisht dhe bashkëshorti i vikitmës.

Ndonëse kanë kaluar dy vite nga kjo tragjedi, mes dy familjeve sot e kësaj dite vijojnë konfliktet për kujdestarinë e fëmijëve, të cilët aktualisht mësohet se po qëndrojnë me gjyshin dhe gjyshen.

Babai i Migenës, Kasmi Kodra rrëfeu se prej më shumë se një viti po luftonte ligjërisht me dhëndrin, duke kërkuar rikthimin e fëmijëve në banesën ku u vra nëna e tyre.

Mëoshet se në seancën e fundit gjyqësore, gjykata vendosi që fëmijët të jetojnë me babain e tyre.

Në lidhje me këtë situatë, babai i Migenës, mes lotësh kërkon sot drejtësi, ndërsa hedh dyshime se në vrasjen e vajzës ka patur gishte dhe bashkëshorti i saj.

Dyshimet e babait, kanë lindur pas rrëfimeve që e bija ka bërë, duke i treguar familjes së saj se së fundmi ka patur konflikte të ashpra me burrin.

“Shkak kryesor ishte një kredi e butë. E kanë diskutuar në familje, ata donin ta merrnin për rikonstruksionin e shtëpisë. Ish-vjehrri i saj i tha; ik me nusen pyesni për kredi. Shkuan bashkë ata, dhe i thanë vjehrrës; nuk të lejohet ty se je invalide, por mund ta përfitojë nusja. Shkuan në shtëpi dhe nisën sherret dhe thanë; katundarja do të na marrë shtëpinë. Plasi sherri. Në vend që ta falënderonin, i futën plumbin në mes të natës. Më mori në telefon vonë, i thash a jeni mirë; mirë. Më tha; o bab janë duke më sharë, mua dhe mamin. Ishte ora 12 pa çerek. I thash të vijë të marr unë tani, jo më tha; hajde më merr më vonë. U çova në 4 e çerek, dhe shkova në lokal dhe kamerieri më tha; ore ky budallai ka vrarë kunatën. Pashë inicialet dhe më shkoi direkt mendja, oh thash është goca ime. Më mori policia pastaj dhe në tha; hajde pushoni vajzën e vogël se nuk pushon. (qan). Arma është gjetur pas shtëpisë dhe 34 milionë lekë në çatinë e shtëpisë. Hetuesia ashtu e thotë; që e vrau kunati vajzës time. Por të vrasësh veten dy herë me plumb, se di. S’ka asgjë gjurmë, janë fshirë. Vetëm vjehrra e gocës është dëshmitare e ngjarjes. Nuk e besoj se është kunati vrasësi. Është e vështirë. Por e kam lënë në dorë të drejtësisë. Orën e saktë të vdekjes nuk e dimë. Nuk i ka lajmëruar policinë ata, por fqinjët. Kur e pyeta gocën se pse pas sherrit nuk merrte në telefon burrin, ajo më tha; nuk ma hap. Unë kam besim te drejtësia, po e pres” është shprehur babai i Migenës.

Nga ana tjetër, në një lidhje telefonike, bashkëshorti i Migena Kodrës, pohoi se çështjen ia kishte lënë drejtësisë, ndërsa shtoi se nuk donte të fliste për gjëra personale.

“Po bëj 1 vit e gjysmë që nuk shoh fëmijët. Ia kam lënë çështjen gjykatës. Nuk dua të flas, janë gjërat tona personale. Hajde shëndet, ciao ciao”, tha burri i të ndjerës.

Kujtojmë se 37-vjeçarja Migena Sinani (Kodra) u vra me thikë në gjumë nga kunati i saj pas debateve të herë pas hershme midis të dy palëve.

Për rrjedhojë të ngjarjes së rëndë, autori i krimit Roland Sinani pak minuta pas krimit, kreu vetëvrasje në oborrin e shtëpisë.

Edi Rama merr vendimin e FUNDIT për Tiktokun

Rrjeti social “TikTok” do të jetë i aksesueshëm në të gjithë territorin e Shqipërisë pas rreth një viti bllokimi, masë e cila u mor nga qeveria pak muaj pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij, pas një sherri që nisi mes tyre pikërisht në këtë rrjet social.

Këshilli i Ministrave ka marrë sot vendimin për hapjen e aplikacionit pas bllokimit më 13 mars 2025.

Në vendimin thuhet se “Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibemetike (AKSK), në bashkëpunim me entet rregullatore të fushës, ndërmerr veprimet e nevojshme për realizimin e heqjes së masave për ndërprerjen e aksesit të kësaj platforme”.

Kryeministri Edi Rama pati deklaruar asokohe se mbyllja do të ishte e përkohshëm dhe se aplikacioni do të rihapej sapo të arrihej dakordësia me kompaninë kineze për vendosjen e filtrave, për shkak të efektit të pretenduar negativ mbi shëndetin psiko-emocional të fëmijëve.

Vendimi i qeverisë:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 10, pika 1, 26, pika 212 pika, 2, 174, 177, pika 5, të ligjit nr.54/2024, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të neneve 32, pika 4, 32/1, 42 e 46, të ligjit nr. 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të pikës 4, të nenit 27, të ligjit nr. 18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, të ministrit të Arsimit, të ministrit të Drejtësisë, të ministrit të Punëve të Brendshme dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Këshilli i Ministrave

1. Heqjen e masave të përkohshme për ndërprerjen e aksesit në platformën on-line “Tik Tok” në territorin e Republikës së Shqipërisë, pas adresimit të problematikave në fushën e sigurisë publike dhe sociale në mjedisin digjital.

2. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibemetike (AKSK), në bashkëpunim me entet rregullatore të fushës, ndërmerr veprimet e nevojshme për realizimin e heqjes së masave për ndërprerjen e aksesit të kësaj platforme, duke respektuar edhe dispozitat ligjore për mbrojtjen të dhënave personale, në përputhje me legjislacionin në fuqi në territorin e Republikës së Shqipërisë.

3. Vendimi nr.151, datë 6.3.2025, i Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të platformës on-line “Tik Tok”, shfuqizohet.

4. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Ministria e Drejtësisë, Ministri lafrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Punëve të Brendshme. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe autoritetet rregullatore sektoriale për zbatimin e këtij vendimi.

Kujtojmë se rreth 20 organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dënuan asokohe vendimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, duke e cilësuar vendimin një “kufizim ekstrem.”

Po ashtu ato deklaruan se se bllokimi i aksesit në platformë, në periudhën parazgjedhore, (pasi më 11 maj 2025 mbaheshin zgjedhjet Parlamentare), ishte “veçanërisht shqetësues” për shkak se dëmtonte komunikimin e partive politike, veçanërisht me votuesit e rinj si dhe gërryente aftësinë e qytetarëve për të pasur akses në informacion të larmishëm para se të merrnin vendimin se për kë duhet të votojnë.

Organizatat vërenë gjithashtu që ndërhyrja e Ramës në këtë proces ka mungesë akute transparence dhe se procesi, që sipas tij është kryer, ai i konsultimit me 65 mijë prindër dhe mësues, kishte mangësi shqetësuese të provave se ka ndodhur dhe që ky proces konsultimi të jetë i vlefshëm, do të duhet të përfshijë të gjithë shoqërinë dhe jo vetëm kategori të caktuara të saj, si prindërit dhe mësuesit./Voxnews

Investigimi/ Dy vëllezër shqiptarë filmojnë vajzat natën në rrugë dhe fitojnë para me miliarda klikime

Një hetim i BBC-së ka zbuluar se dy vëllezër shqiptarë të identifikuar si Florjan dhe Roland Reka, filmojnë fshehurazi vajza dhe gra gjatë daljeve natën, duke zbuluar herë pas here pjesë intime të trupit.

Sipas medias britanike, ata fitojnë para duke i publikuar videot në internet, të cilat marrin me miliarda klikime.

Videot, të përshkruara shpesh si “shëtitje në këmbë” ose “përmbajtje jete nate”, publikohen në YouTube, TikTok, Facebook dhe Instagram. Ato fokusohen pothuajse tërësisht te gratë e veshura me fustane ose funde, shumë prej të cilave filmohen nga pas ose nga kënde të ulëta.

BBC identifikoi pothuajse 50 gra që ishin filmuar dhe zbuluan se shumë prej tyre nuk ishin në dijeni të asaj që kishte ndodhur.

Një vajzë 21-vjeçare, e cila ishte filmuar nga një kënd i ulët duke i zbuluar fundin, tha se ishte prekur thellë pasi kishte parë pamjet e saj të publikuara pa pëlqimin e saj.

“Ishte thjesht një natë normale, nuk kishim fare ide se po na filmonin.”, u shpreh një nga vajzat e filmuara.

Mbi 65 kanale me këtë lloj përmbajtjeje janë identifikuar online, videot e të cilave janë parë mbi tre miliardë herë gjatë tre viteve të fundit.

Videot fokusohen në daljet e natës në qytete të mëdha anembanë botës, përfshirë Londrën, Oslon, Miamin dhe Bangkokun, por një nga vendndodhjet më të njohura është Mançesteri.

TikTok ka hequr katër kanale, ndërsa videot në Facebook dhe Instagram mbeten ende aktive./Top Channel

Statistikat flasin qartë: Nuk do ta besoni se kush është banori më i kërkuar i BBVA 5

Të dhënat e fundit nga Google Trends për 30 ditët e fundit kanë zbuluar se cilët banorë të “Big Brother VIP Albania 5” kanë ngjallur më shumë interes te publiku shqiptar, duke reflektuar dinamikat e forta brenda shtëpisë.

Interesi i publikut shpesh shkon paralel me ngjarjet e bujshme, debatet dhe skandalet, dhe grafiku i kërkimeve e konfirmon këtë tendencë më së miri për muajin Janar dhe fillimin e Shkurtit.

Nga të dhënat e analizuara, Rogert Sterkaj rezulton të jetë emri më i kërkuar, me një rritje drastike të interesit veçanërisht në ditët e fundit të muajit, kohë që përkon me incidentet dhe debatet e ashpra të tij në shtëpi.

Pas tij, një interes të lartë dhe të qëndrueshëm ruan Kristi Lamaj, i cili shfaqet me luhatje të shpeshta por me kulme të vazhdueshme kërkimi, duke treguar se mbetet një lojtar aktiv në vëmendjen e audiencës.

Banorë të tjerë si Mateo Borri, Brikena Selmani dhe Greta Kazazi kanë pasur momentet e tyre të pikut – kryesisht rreth datave 23 dhe 27 janar – por interesi për ta ka pësuar rënie të dukshme pas këtyre datave.

Ndërkohë, Selin paraqitet me një grafik dinamik, duke pasur disa valë interesi gjatë gjithë muajit, ndërsa Armir Shahini rezulton të ketë pasur vetëm një kulm në fillim të janarit, për të rënë më pas në nivele minimale kërkimi.

Këto statistika tregojnë se vëmendja e publikut është e përqendruar fort te banorët që krijojnë situata, qofshin këto konflikte apo diskutime të forta, duke diktuar kështu edhe “protagonistët” e edicionit në sytë e internetit.

Qeveria gati Amnistinë Penale, kush del nga burgu dhe uljet e dënimit

Burra që deri më 31 dhjetor 2025 janë dënuar me vendim të formës së prerë apo u ka mbetur edhe 3 vite burg dhe vendimi ka marrë formë të prerë dhe gra që janë dënuar me 4 vite burg me vendim të formës së prerë deri në fund të vitit të kaluar, me përjashtim të disa kategorive të veprave penale, do të lirohen menjëherë nëse Kuvendi do t’i japë dritën jeshile këtij drafti amnistie penale që qeveria ka përgatitur.

Lirim të menjëhershëm do të përfitojnë edhe të gjitha gratë që deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji do t’u ketë mbetur edhe 4 vite burg për të vuajtur, pavarësisht masës së dënimit, apo burrat që deri në hyrjen në fuqi të ligjit do të kenë edhe 3 vite të tjera burgim, pavarësisht sa janë dënuar.

Duke përjashtuar të gjithë të dënuarit për një sërë veprash penale, do të lirohen gjithashtu të gjitha gratë që në momentin kur hyn ligji në fuqi kanë mbushur 50 vjeç apo burrat mbi 60-vjeç apo edhe të dënuarit të rinj, të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë 18 vjeç ose më të vegjël.

LIROHEN MENJËHERË NGA BURGU (me përjashtimet e ligjit)

Burrat e dënuar deri në 3 vite ose më pak
Gratë e dënuara deri në 4 vite ose më pak
Burrat që u ka mbetur deri në 3 vite burg
Gratë që u ka mbetur deri në 4 vite burg
Burrat që janë 60-vjeç ose më shumë
Gratë që janë 50-vjeç ose më shumë
Të gjithë ata që ishin 18-vjeç kur kryen krimin

Ulje e dënimit

Përveç rreth 380 të burgosurve që përfitojnë lirim të menjëhershëm, rreth 1000 të tjerë do të duhet të kënaqen me ulje të dënimit. Në draft është parashikuar ulja e dënimit me 1 vit për burrat dhe 1 vit e gjysmë për gratë dhe të miturit. Por dhe këtu përjashtohen të gjithë personat e dënuar nga GJKKO, të dënuarit me burgim të përjetshëm, ata që i janë shmangur drejtësisë dhe të dënuar për vrasje në rrethana cilësuese, vrasja e funksionarit publik, vrasja e punonjësit të policisë dhe vrasja në familje.

Pushimi i ndjekjes penale

Gati 9000 qytetarë të tjerë pritet të përfitojnë nga amnistia penale përmes shuarjes së hetimit apo gjykimit ndaj tyre. Pra ndaj tyre nuk do të vijojë më hetimi apo gjykimi. Drafti parashikon përjashtimin nga ndjekja penale për të gjitha çështjet në hetim, çështjet e pashqyrtuara si dhe kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për krimet e bëra deri më 31 dhjetor 2025. Kjo për veprat për të cilat, Kodi Penal dhe Kodi Penal Ushtarak, parashikon dënim deri në 3 vjet burg, me përjashtim të veprave që kanë kriteret ndaluese.

Kush përjashtohet nga aministia

Përjashtohen si përfitues të kësaj amnistie penale, përveç uljes me një vit apo një vit e gjysmë të dënimet, të gjithë të dënuarit për vepra të rënda penale, janë plot 19 kategori të tilla, duke filluar nga krimet kundër njerëzimit, krime kundër jetës, krime seksuale, vepra kundër fëmijëve, veprat penale që prekin zgjedhjet e lira, bandat e armatosura dhe organizata kriminale, si dhe veprat e korrupsionit.

VEPRA PENALE QË PËRJASHTOHEN NGA AMNISTIA

Krime kundër njerëzimit
Krime kundër jetës
Krime kundër shëndetit
Krime seksuale
Krime kundër lirisë së personit
Krime kundër moralit dhe dinjitetit
Krime kundër fëmijëve, martesës e familjes
Krime kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike
Krime të falsifikimit të dokumenteve
Krime kundër të tokës e të ndërtimeve
Krime kundër mjedisit
Krime kundër pavarësisë e rendit kushtetues
Krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera
Krime me qëllime terroriste
Krime kundër autoritetit të shtetit
Krime kundër drejtësisë
Krime kundër zgjedhjeve
Krimet nga banda të armatosura dhe organizata kriminale
Krime që gjykohen nga GJKKO

Të gjitha të arratisur dhe që i janë shmangur drejtësisë nuk përfitojnë asnjë kategori nga amnistia, duke përfshirë lirimin, uljen e dënimit apo edhe pushimin e ndjekjes penale. Ministria e Drejtësisë thotë se e bazon këtë ligj ndër të tjera me parimet i humanizmit; arritjen e qëllimit të dënimit; edukimin dhe rehabilitimin dhe mbrojtjen e interesit publik. /Report Tv/

Familja e Brikenës kundër lidhjes me Mateon, detaji që nxjerr zbuluar?

Dy nga protagonistët kryesorë të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, Brikena dhe Mateo, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes për raportin e tyre, por një detaj në profilet e tyre zyrtare në Instagram tregon një realitet tjetër.

Pavarësisht videve virale dhe kimisë së komentuar nga publiku, Brikena ka mohuar vazhdimisht të ketë ndjenja përtej shoqërisë për Mateon.

Duket se kjo “ftohtësi” reflektohet edhe te menaxhimi i rrjeteve të tyre sociale nga jashtë.

Nga një kërkim në listën e ndjekësve të llogarive të tyre zyrtare — të cilat aktualisht menaxhohen nga familjarët — rezulton se ata nuk e ndjekin njëri-tjetrin.

Në listën e personave që ndjek llogaria e Brikenës mungon emri i Mateos, dhe e njëjta situatë reciproke vërehet edhe në profilin e Mateos.

Fakti që familjarët, të cilët kanë kontrollin e llogarive, nuk kanë bërë “follow” palën tjetër, lë të kuptohet se ata kanë zgjedhur të mbajnë distancë dhe të mos mbështesin asnjë lloj afrimiteti mes dy banorëve për momentin.

“Altin Dumani është në rrezik real”, deklarata e fortë e gazetares: Garda nuk ka marrë masa shtesë

Gazetarja Denada Jushi tha në një intervistë se ka të dhëna se ish-kreu i SPAK Altin Dumani është e rrezikuar për shkak të detyrës që mbajti për 4 vjet.

Jushi theksoi se bazuar në këto indicie kreu i ri i SPAK ka kërkuar masa shtesë mbrojtëse nga ana e Gardës së Republikës gjë që deri tani nuk ka ndodhur.

“Në investigimet që kam bërë, them me përgjegjësi se ish-drejtuesi i SPAK, i cili gjatë lëvizjeve të tij nga mbarimi i mandatit ka në shoqërimin e tij vetëm 2 anëtarë të gardës, familja e tij ruhet nga forca të policisë së shtetit.

Ka pasur një kërkesë nga drejtuesi i ri i SPAK para komisionit të mbrojtjen në KLP, që ka indicie dhe të dhëna konkrete se lëvizshmëria e ish-kreut të SPAK ka rrezikshmëri prej mbarimit të mandatit dhe garda, edhe pse komisioni pranë KLP i ka parë këto indicie, deri tani nuk ka marrë asnjë masë për të shtuar sigurinë ndaj tij”, tha ajo për euronews.

Dhunohet gazetari në Vlorë, protestuesi në gjendje të dehur e godet gjatë raportimit

Një gazetar është dhunuar ditën e sotme në Vlorë, teksa ishte duke raportuar në një protestë të zhvilluar në qytetin bregdetar.

Policia bën me dije se rreth orës 12:30, në lagjen “Kushtrimi”, një 33-vjeçar, i cili dyshohet se në gjendje të dehur, nisur fillimisht debate verbale dhe më pas ka goditur gazetarin.

Sipas “bluve” gazetari ka pësuar dëmtime të lehta, ndërsa më pas ka gositur edhe një tjetër person.

33-vjeçari është proceduar penalisht për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të shtetasit A. H., 33 vjeç, banues në Vlorë.

Më datë 04.02.2026, rreth orës 12:30, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, ku ishte njoftuar zhvillimi i një proteste nga punonjësit e Ndërmarrjes së Gjelbërimit të Bashkisë Vlorë, dhe ku të pranishëm ishin edhe gazetarë të mediave të ndryshme për pasqyrimin e situatës, shtetasi A. H., dyshohet në gjendje të dehur, ka nisur fillimisht debate verbale dhe më pas fizike me shtetasin G. K., 33 vjeç, me profesion gazetar.

Më pas ka goditur me grushte edhe një 67-vjeçar, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Shtetasi A. H, u shoqërua në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe, pas përfundimit të veprimeve të para hetimore dhe komunikimit me Prokurorin e gatshëm, u procedua penalisht në gjendje të lirë, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

E fundit! U dërgua në gjëndje të rëndë në spital! Vjen njoftimi urgjent, ja çfarë thonë mjekët për Alfred Moisiun, duket se

Detaje të reja janë mësuar lidhur me gjendjen shëndetësore të ish-presidentit të Shqipërisë, Alfred Moisiu.

Burime për Newsbomb konfirmojnë se gjendja e ish-kreut të shtetit është drejt normalizimit dhe paraqitet e qëndrueshme.

Alfred Moisiu u paraqit mbrëmjen e kësaj të mërkure në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pasi kishte vështirësi në frymëmarrje.

Menjëherë pas mbërritjes, ai është shtruar në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës së Kardiologjisë, ku ka qenë nën monitorim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor.

Parametrat jetësore të ish-presidentit janë stabilizuar dhe gjendja e tij shëndetësore po shkon drejt përmirësimit.

Sipas të njëjtave burime mësohet se mjekët vlerësojnë se nëse gjithçka vijon normalisht, Moisiu pritet të dalë nesër nga spitali.