SPAK zbarkon në paraburgimin ku ndodhet Veliaj: Sekuestron kamerat dhe regjistrat e takimeve

SPAK ka nisur hetimet lidhur me takimet e zhvilluara nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në paraburgimin e Durrësit.

Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se hetuesit e BKH-së kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së burgut dhe do të analizojnë hyrje-daljet, si dhe regjistrat e institucionit ku shënohen takimet me të paraburgosurit. shkruan Ora News.

SPAK dyshon se Veliaj ka orkestruar nga burgu sulme ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të çështjes së tij. Për këtë arsye, hetuesit do të identifikojnë dhe marrin në pyetje të gjithë personat që e kanë takuar.

Gjithashtu, do të verifikohet nëse ai ka përfituar trajtim të favorshëm në krahasim me të paraburgosurit e tjerë, duke iu lejuar më shumë takime me familjarët apo persona të tjerë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për vepra penale që lidhen me korrupsionin dhe pastrimin e parave./VNA

Tërmeti me magnitudë 6.0 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.0 të shkallës Rihter goditi sot rajonin e Seramit në Indonezi, tha Shërbimi Gjeologjik Gjerman (GZF).

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash, tha GFZ, raportoi Reuters.

Për momentin nuk ka të dhëna për viktima apo dëme materiale.

Vendndodhja e Indonezisë në kryqëzimin e pllakave tektonike të Paqësorit, Euroazisë dhe Australisë është shkaku i ekzistencës së një numri të madh vullkanesh dhe tërmetesh të shpeshta.

“Gjesti do marrë urdhër mbrojtje, nëse ajo…”/ Juristja habit me deklaratën!

E ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharka ishte Mardiola Baco për të komentuar rikthimin e Eglit në “Big Brother VIP 4” e shumë të tjera.

Pjesë nga biseda:

Çfarë do bëjë Egli pas daljes nga BBV?! Lidhur me angazhimin në muzikë, Mardiola u shpreh:

Nuk është aq shumë karizmatike. Ato këngët me prerje venash kanë një audiencë të caktuar, nuk prodhon lekë. Njeriu që të jetë prodhimtar i një audience shumë të gjerë, janë njerëzit karizmatikë, një energji mbi normalen, jo arsyetues të mirë. Egli pas BBV s’mund të bëjë asgjë përveçse të prodhojë një dramë.

A do të përfshihet Gjesti në këtë dramë?

Me Gjestin jo shumë, se ai s’do ketë kohë, do ketë koncerte. Gjesti do marrë urdhër mbrojtje, nëse i shkon nga pas nëpër koncerte, problemi i përndjekëses.

Lidhur me banorët e tjerë, ajo u shpreh:

Unë nuk bëhem fanse e askujt, kam pëlqyeshmëri për Gertën, po nuk mundet t’i heq vlerat asnjë lloj lojtari. Gjestin në fund e shoh kokë më kokë me Rozanën. Gerta pengohet sepse ajo do të shpërthejë, por ruan statusin e të qënit nënë, të qënit bashkëshorte, kurse Rozana është më e lirshme te kjo pjesë./ tar

Plagosi me armë 3 persona në Athinë, vetëdorëzohet në policinë greke 39-vjeçari nga Vlora (EMRI + FOTO)

39-vjeçari nga Vlora Nardi Idrizi alias Fatbardh Idrizi është vedorëzuar pranë autoriteteve greke, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2023 për plagosjen e 3 personave.

Fillimisht në komisariat është paraqitur avokati mbrojtës i Idrizit, avokati Spyros Dimitriou dhe më pas 39-vjeçari. Në deklraratën e dhënë përpara policisë, Nardi alias Fatbardh Idrizi ka deklaruar se pas ngjajres ishte arratisur për në Shqipëri e ndërsa tashmë ka vendosur në vetëdorëzohet.

Si ndodhi ngjarja:

Plagosja e 3 personave ka ndodhur më 16 dhjetor të vitit 2023 teksa 39-vjeçari po udhëtonte nëpër Athinë së bashku me një tjetër person. Në një moment ata janë konfliktuar me 3 shtetas të tjerë, ndërsa pak metra më tutje Idrizi së bashku me shokun e tij zbritën nga automjeti duke nisur kështu një përleshje fizike.

Në një moment 39-vjeçari hapi zjarr duke lënë kështu të plagosur 3 personat e ardhur nga Kreta për në Athinë për të festuar me miqtë e tyre.

Pas ngjarjes policia shpalli në kërkim autorin kryesor, Nardi Idrizi, ndërsa arrestoi shokun e tij Emiljano Jakupi, 35 vjeç. Ky i fundit ishte i shpallur në kërkim edhe si pjesëmarrës në vrasjen e 40-vjecarit nga Delvina, Pëllumb Islami, në 21 shkurt 2023 në “Nea Ionia” të Athinës. Jakupi kishte precedentë penalë për drogë, vjedhje makinash dhe vjedhje banesash.

“Ai dhe familja drejtonin biznesin”, Ngjela për çështjen e Gërdecit: SPAK ka prova të reja, Berisha gati sa nuk υ diq…

Më 15 mars u përkujtua 17-vjetori i shpërthimit tragjik dhe krimit shtetëror të asaj kohe, ku në Gërdec u vranë në fabrikën e demontimit 26 qytetarë të pafajshëm, punëtorë të fabrikës dhe banorë, teksa pati edhe qindra të plagosur.

Por edhe ditët e sotme drejtësia për atë ngjarje nuk është vënë në vend, pavarësisht këmbënguljes së guximshme të familjarëve të viktimave. Avokati dhe analisti Spartak Ngjela, tha sot (17 mars) në një studio televizive tha se ai ishte një ndër krimet më të rënda të ndodhura në 30 vite dhe një biznes që drejtohej nga Berisha dhe familja e tij.

Ngjela kujtoi se Berisha pas 15 marsit 2008 doli në publik si kufomë dhe i vdekur, teksa shprehu besimin se drejtësia do bëhej dhe SPAK-ut i kishin ardhur prova të reja.

“Gërdecin nuk e ka pasur që në fillim SPAK-u, se nuk ishte formuar. Tani të shikojmë se ka shkuar në aspektin juridik brenda SPAK. Unë them se do e çojë, nuk e ka shumë të lehtë, por është organizëm që ka ekspertizë ndërkombëtare. Po pret një ekspertizë të re ndërkombëtare dhe prova është provë. Ai është një ndër krimet më të rënda të 30 viteve të fundit. Do ishte çlirim për koshiencën shqiptare, që të kishte drejtësi dhe ndëshkim. Këta kishin shkuar me një injorancë shpenzimesh në atë rast dhe kjo solli e ndodhi shpërthimi”, tha Ngjela.

I pyetur nga moderatori për dinamikën e ngjarjes pasi kishin kaluar shumë vite dhe atë që kujtonte nga ngjarja, Ngjela theksoi se ai ishte një biznes që drejtohej nga Berisha, i cili gati sa nuk vdiq pas shpërthimit dhe u shndërrua në kufomë, derisa arriti që nëpërmjet segmenteve të drejtësisë ta shpërbënte çështjen që tashmë është rihapur në SPAK.

“Atë biznes e drejtonte familja Berisha, ajo dihet. Ju s’e mbani mend, por Saliu desh vdiq, doli si kufomë kur doli. Por tani që e ka marrë SPAK, në informacionet e mia kanë ardhur edhe prova të reja, se deri tani nuk kanë pasur besim te pushteti gjyqësor, kurse tani kanë më shumë e do vinë prova. Nuk ka rëndësi sesa do dënohen por të shohim a do dali e vërteta në skenë dhe a do dënohet ai krim? Unë them se po”, përfundoi Ngjela.

Olsa Muhameti: Ja pse Gjesti nuk fiton Big Brother VIP Albania 4!

Producentja e ’’Big Brother VIP Kosova 3’’, Olsa Muhameti ka folur rreth ish-banorit të asaj shtëpie, Gjestin.

Teksa ishte e ftuar në ‘Natën me Aulonën’, ajo u shpreh se Gjesti nuk mund ta fitojë ‘BBVA’ për disa arsye.

Top-it i ka rënë një gjysmë bombe në dorë. Nëse do isha unë në produksion dhe do më kishte rënë Gjesti kështu, unë do e nxirrja Gjestin me doemos fitues, sepse unë kam publikun e Kosovës, sepse kam Gjestin që mund t’i kem bërë kontratë, premtuar, etj, por kupton se Gjesti s’mund ta fitojë dot “BBVA” për shumë arsye.”, tha ajo.

Sipas saj, Gjesti nuk ka vota nga publiku, por ka vetëm një fan baze që përbëhet nga adoleshentët.

Horoskopi javor: Ndryshime dhe sfida të rëndësishme për këto shenja

Dashi

Kohët e fundit jeni përballur me një krizë personale apo ekonomike, që do të arrini ta kapërceni me sukses. Gjatë javës do të merrni lajme të reja dhe do të keni ndryshime në jetën tuaj, ndaj do të jetë e rëndësishme të shmangni shpenzimet e panevojshme dhe të kërkoni stabilitet. Keni nevojë për qetësi dhe duhet ta rrethoni veten me njerëz të besuar. Me partnerin ose me një kolegun tuaj do të mund të gjeni një pikë takimi.

Demi

Në jetën tuaj do të vazhdojë të ketë risi dhe së shpejti e shkuara do të jetë vetëm një kujtim i largët. Këtë javë do të mund të sqaroni çdo paqartësi. Disa situata po ju rëndojnë dhe ky është momenti i duhur për t’u përballur me to. Për disa të lindur të kësaj shenje do të ketë të papritura.

Binjakët

Java do të jetë veçanërisht e ngarkuar, me angazhime të shumta për të menaxhuar në të njëjtën kohë. Mund të përjetoni kaos, si në shtëpi ashtu edhe jashtë saj. Në ditët në vijim do të keni mundësi të kaloni kohë me një person të dashur, por bëni kujdes që të shmangni debatet e panevojshme. Do të merrni telefonata ose komunikime të rëndësishme.

Gaforrja

Për ata që punojnë ose studiojnë nga shtëpia, do të ketë kënaqësi të papritura. Java duket intensive, me lëvizje në sferën ekonomike dhe mundësi të reja. Disa ndryshime mund t’ju detyrojnë të rregulloni rutinën tuaj, por në fund, do të ndiheni më energjikë. Jeni në pritje të disa lajmeve, që nuk do të vonojnë të vijnë.

Luani

Muajt ??e fundit kanë qenë veçanërisht të vështirë, sidomos për ata që kanë biznesin e tyre privat. Megjithatë keni mësuar shumë gjëra, që tani mund të jenë të dobishme për ju. Do të jetë një javë e ngarkuar, por nëse do të dini të tregoheni mendjehapur, do të mund të shfrytëzoni mundësitë e reja. Nuk përjashtohet takimi me një person të veçantë.

Virgjëresha

Do të ndiheni të lodhur dhe të hutuar, me kokën si mbi re. Tani me ardhjen e pranverës mund të ndiheni edhe më të plogësht dhe pa dëshirë për të punuar, duke rrezikuar që të lini pas dore ata që mbështeten te ju. Mundohuni ta befasoni partnerin tuaj në vend që të prisni gjithmonë që tjetri të bëjë lëvizjen e parë.

Peshorja

Këto ditë do të bëni ndryshime në jetën tuaj, duke bërë blerje të reja apo edhe duke spastruar çdo gjë të vjetër që nuk ju hyn më në punë. Pas një periudhe të vështirë, do të lini pas shqetësimet tuaja dhe do të përqendroheni te vetja. Disa mund të fillojnë një dietë, ndërsa të tjerët do të përgatiten për një test të rëndësishëm. Për ata që presin një përgjigje, një lajm i mirë vjen së shpejti.

Akrepi

Do të përballeni me një sfidë të rëndësishme, por falë vendosmërisë suaj do të arrini të menaxhoni gjithçka me sukses. Ata që kanë fëmijë larg do të marrin lajme prej tyre. Shpeshherë shqetësoheni shumë, por përpiquni të mos lejoni që mendimet negative t’ju vënë përfund. Për disa do të jetë një periudhë frytdhënëse dhe e favorshme për të realizuar një ëndërr të madhe.

Shigjetari

Fillimi i javës mund të jetë stresues dhe plot gracka, por gjërat do të përmirësohen në ditët në vijim. E keni lënë pas dore veten gjatë dimrit dhe tani është koha të kujdeseni për trupin tuaj, të mbani një dietë të ekuilibruar ose të bëni pak stërvitje. Mos merrni përsipër më shumë angazhime nga ç’mund të mbani, ju punoni për të jetuar, jo anasjelltas. Në sferën e dashurisë dhe atë ekonomike gjërat nuk po shkojnë dhe aq mirë.

Bricjapi

Do të dini të tregoheni të vendosur dhe asnjë pengesë nuk do t’ju ndalojë. Do të keni mundësinë të rishikoni llogaritë tuaja dhe të zgjidhni çdo çështje të lënë pezull. Kushdo që lufton me një problem burokratik ose ligjor do të jetë në gjendje të gjejë zgjidhje. Edhe në sferën e dashurisë do të mund të bëni hapa përpara. Yjet ju këshillojnë të mos rrëmbeheni nga polemikat e kota.

Ujori

Me durim dhe vendosmëri do të arrini ta mbyllni këtë periudhë pa vështirësi të tepërta. Pavarësisht sfidave me të cilat do të përballeni, do të vazhdoni përpara pa u shqetësuar. Me raste do të kujtoni të shkuarën, ndoshta me njëfarë nostalgjie. Në dashuri do të keni fat, një admirues misterioz mund t’ju shprehë pëlqimin.

Peshqit

Jeni një person ëndërrimtar dhe optimist, por së fundmi ju është dashur të përballeni me disa vështirësi që jua kanë prishur humorin. Kjo javë mund të shënojë një pikë kthese, duke sjellë ndryshime dhe përgjigje të shumëpritura. Ata që kanë ndërmarrë një rrugë në muajt e fundit më në fund do të fillojnë të shohin rezultatet e para. Sfera familjare, sentimentale dhe ekonomike po ecën mirë.

Olsa Muhameti zbulon fitimet ‘e çmendura’ të Big Brother përmes televotimeve!

Olsa Muhameti ka qenë producente e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova. Ajo erdhi për herë të parë për të punuar në një projekt në Kosovë, pas një sërë programesh që udhëhoqi në Shqipëri.

Në një intervistë të fundit, ajo ka zbuluar disa detaje të pathëna nga ky reality show. E njëjta theksoi se për një përballje të rëndësishme brenda lojës fitohen 150 mijë deri në 200 mijë euro, nga mesazhet e votuesve.

“Një televotim i fortë jo finalja, por një përballje e rëndësishme brenda lojës mund të sjellë deri në 150 mijë euro 200 mijë euro vetëm nga mesazhet e votuesve”, u shpreh ajo.

Olsa mes tjerash ka folur edhe për Gjestin e kalimin e tij në Shqipëri, duke theksuar se pavarësisht kësaj nuk e sheh fitues

Rriste e vetme 2 fëmijë, vokalistja së grupit DNK υikt imë e tragjedisë së Koçanit

Sara Projkovska, profesoreshë në Fakultetin e Muzikës dhe vokaliste mbështetëse e “DNK”, humbi jetën tragjikisht nga zjarri që shpërtheu në një diskotekë në Koçan gjatë performancës së grupit.

Lajmin për vdekjen tragjike të Sara Projkovskës e ka bërë të ditur Fakulteti i Muzikës së Shkupit në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Projkovska ishte një nënë e dy fëmijëve, të cilët po i rriste i vetme.

Ajo mundohej që të fitonte para për të rritur fëmijët e saj për shkak se ish-bashkëshorti i saj, trompetisti dhe profesori i xhazit, Aleksandar Nikolovski, u nda nga jeta në vitin 2021 në moshën 48-vjeçare.

Në tragjedinë e Koçanit, pas një zjarri të madh në një diskotekë mbetën të vdekur të paktën 59 persona kurse janë lënduar 159 persona.

Gjesti i’a nis këngës për Eglin: Si për nëntë ditë më ke harruar, nuk paska qenë dashuri por fiksim

Banori i Big Brother VIP Albania, Gjesti, vazhdon ta kthejë situatën me Egli Takon në humor dhe batuta. Së fundmi, ai është parë në kuzhinë duke pastruar, ndërsa i këndonte disa vargje për banoren.

Gjesti shprehu habinë sesi Egli e kishte “harruar” për vetëm nëntë ditë, pavarësisht fjalëve të dashurisë që i kishte thënë më parë. “S’paska qenë dashuri, po paska qenë fiksim”, tha ai në mënyrë ironike, duke e quajtur këtë situatë një “eskalim”.

Rikthimi i Eglit duket se nuk i gëzoi të gjithë! Ja sa ndjekës humbi banorja brenda 12 orëve
“O s’kam lënë vend pa të përmend po qysh ke dal prej zemrës tem, o Egli im pse s’po flet për mua qysh për nëntë ditë dashuria qenka shkuar. Qysh për nëntë ditë më ke harruar, a më ke thënë që shumë të dua. S’paska qenë dashuri po paska qenë fiksim, ah zemra jem ke bërë eskalim”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, Egli ka ndryshuar tërësisht qasje ndaj Gjestit dhe disa banorëve të tjerë pas rikthimit të saj në shtëpi, çka ka sjellë dinamika të reja në raportet mes tyre.