Adriatik Lapaj ndërron mendje pas kritikave, heq babain nga lista e kandidatëve

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka bërë ndryshime në listën e kandidatëve për deputet, duke shkaktuar polemika dhe ironi.

Babai i Adriatik Lapajt, Ferman Lapaj, i cili më parë kryesonte listën e këtij koalicioni në Berat, nuk figuron më në versionin e finalizuar në KQZ.

Në vend të tij, lista kryesohet nga Aleksandër Bacaj.

Adriatik Lapaj ndërron mendje pas kritikave, heq babain nga lista e

Adriatik Lapaj duket se ka tentuar të korrigjojë furtunën që u krijua në raport me listat e kandidatëve për deputet të koalicionit të tij “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Lajmi se babai i tij, Ferman Lapaj, ishte kryesues i listës së koalicionit në Berat bëri menjëherë xhiron e mediave.

Në një reagim në rrjetet sociale para dy ditësh, Lapaj u përgjigj duke thënë se po përdorej kundër tij një listë paraprake dhe se kandidimi i njerëzve të besuar në listat e mbyllura është forma se si Shqipëria Bëhet po refuzon listën e mbyllur.

Sipas Lapajt, kandidatët realë janë në listat e hapura, dhe në rast fitoreje të mandatit, ato njerëz të besuar në listë të sigurt do të tërheqin emrin për të lejuar kandidatin nga me më shumë vota nga lista e hapur të marrë mandatin.

Por kjo paqartësi nga koalicioni Lapaj-Shabani ka shkaktuar ironi në rrjetet sociale.

Përveç rastit të babait, lajm bëri edhe marrëveshja e lënë përgjysmë e minutave të fundit me Dash Sulën, deputetin e zhgënjyer të Partisë Demokratike, me kritikë që e quajtën pazar të prishur.

Tjetër akuzë për Flamur Nokën, kandidati i PD në Elbasan: Më fshiu emrin, ju tregoj pazaret në natën e fundit

Renato Kumrija i cili ka dalë i treti në primaret e Partisë Demokratike për qytetin e Elbasanit dhe i teti në nivel qarku ka denoncuar sot heqjen e nga lista e kandidatëve për deputetë.

Në një postim në rrjetet sociale akuzon sekretarin e Përgjithshëm Flamur Nokën se i ka fshirë emrin nga lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.

Sipas tij, ky është një qëndrim personal i Nokës, duke shkelur statutin e PD-së. Kumrija ngre pikëpyetje për pazare në natën e fundit para dorëzimit të emrave në KQZ.

Reagimi i Renato Kumrijas:

Te dashur anëtarë të Partisë Demokratike Qarku Elbasan, miq, shokë dhe bashkëpunëtorë që keni besuar tek unë si një i ri ne politikë dhe më keni dhënë mbështetje të pakushtëzuar, pa interes, që të jem kandidat për deputet i Partisë Demokratike.

Ju ve ne dijeni që më ka thirrur Sekretari i Përgjithshëm PD, Flamur Noka, i cili më ka komunikuar që unë nuk do të jem në listë si kandidat për deputet. Arsyeja është e thjeshte, pasi duhet t’ia lënë vendin dikujt tjetër, ndërsa kane lënë në listë kandidate me shume me pak mbështetje nga Primaret. Edhe pse e kundërshtova me forcë qëndrimin e tij personal, duke shkelur statutin e PD dhe çdo kod njerëzor, ai (Flamuri) ma fshiu emrin.

Dua të falënderoj gjithsecilin nga ju, të cilët më mundësuat që unë të isha një ndër të rinjtë më te votuar në qytetin e Elbasanit (i 3-ti në renditje, në nivel Qarku isha i 8-ti dhe dola si një ndër kandidatet e rinj më potencialë për të marrë pjesë ne zgjedhjet Parlamentare si përfaqësues i PD-së.

Për fat të keq, kuptova që puna, përkushtimi dhe interesi për t’i dhënë Zë nevojave të qytetarëve të thjeshtë dhe për t’i përfaqësuar ata denjësisht nuk është primare për politikëbërësit. Unë isha dhe jam një si ju, bir i një familjeje të thjeshte shqiptare, që besova se ku më mire sesa një njeri i “popullit” njihte më mire nevojat e shtresës sonë.

Prandaj, me keqardhje; miq dhe dashamirës që e pritet me krahëhapur figurën dhe njeriun që unë përfaqësoj, ju lajmëroj që nuk do te jem pjesë e “listës së hapur”, sepse është më e mbyllur se vetë emri nga Flamur Noka. Miqtë e mi, ju e kuptoni shumë mirë pse ndodhi kjo!

A mos vallë ka pazare apo negociata përgjatë natës së fundit të afatit për t’u regjistruar nga KQZ, këtë e di vetëm Flamur Noka dhe koha që jam i bindur se do më japë të drejtë mua dhe krejt Elbasanit, për të cilën ai ka hedhur poshtë Demokracinë për votën e lirë ndaj një frymë të re dhe një të riu që pat mbështetjen më të sinqertë nga familjet e Elbasanit.

Është për të ardhur keq që figura të tilla si Flamur Noka tremben nga mbështetja që ka një njeri i ri në politikë dhe fillojnë sulmet që të kenë mundësi të bëjne lirshëm dallaveret e tyre dhe nuk pretendojnë Fitoren, por kërkojnë Humbjen ne zgjedhje.

Prandaj, për të mos rënë ndesh për parimet e mia për DEMOKRACI REALE, Kërkoj nga ana e juaj që të mbështesni Partine Demokratike dhe Prof.Dr. Sali Berishën, sepse unë do jem pjesë e saj gjithmonë, është apo nuk është ai (Flamuri) pjesë e saj.

Mirënjohje të thellë për ju, pasi ju me bëtë të jem i zgjedhuri juaj me tempullin e demokracise dhe detyrimi im është të jem zëri juaj kudo dhe gjithnjë, pavarësisht se Flamuri nuk është dakord!

Respekte dhe faleminderit nga zemra!

Luana Vjollca në një lidhje të re? Moderatorja udhëton drejt Parisit me biznesmenin nga Tirana (FOTO)

A është Luana Vjollca në një romancë të re? Burime për Iconstyle bëjnë me dije se moderatorja dhe këngëtarja e njohur është parë së fundmi në Paris në shoqërinë e biznesmenit tiranas, Drilon Xhepa.

Detajet që kanë ndezur thashethemet janë disa story të publikuara nga të dy në rrjetet sociale, që duket se janë realizuar në të njëjtin vend — madje pranë të njëjtit pallat afër Kullës Eiffel.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende një deklaratë publike, dyshimet sa vijnë e shtohen. A është ky një udhëtim romantik apo thjesht një rastësi? Përgjigjet mund t’i zbulojmë vetëm kur (dhe nëse) “çifti” vendos të ndajë diçka konkrete me publikun!

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 17 Mars 2025

Dashi

Dite ideale kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do ju plotësohen dëshirat me te zjarrta dhe do ndiheni me fat qe keni pranë dike si partneri juaj. Beqaret do kenë takime, por tekat e shumta do i largojnë menjëherë ata persona. Ne planin financiar do kryeni shpenzime marramendëse dhe situata do jete mjaft delikate. Kujdes!

Demi

Asnjë planet nuk do ketë ndikim te drejtpërdrejte tek jeta juaj ne çift, prandaj gjithçka do varet nga sjellja juaj. Do ndiheni te lumtur nëse toleroni me tepër. Beqaret do kenë disa takime interesante, por ne fokusin e tyre nuk është krijimi shpejt i një lidhjeje. Financat do jene mjaft te ekuilibruara dhe aspak problematike. Ne këtë periudhe festash mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me shume.

Binjaket

Do kenë shume ngjarje me rëndësi gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni mire ne çdo moment. Mbrëmja do jete edhe me e zjarrte sesa ka qene. Beqaret do kenë takime vendimtare te cilat do ua ndryshojnë tërësisht jetën. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do i përmirësoni shume shpejt te ardhurat dhe do ndiheni te qete.

Gaforrja

Do keni konflikte te zjarrta gjate kësaj dite me personin e zemrës dhe do mërziteni shume për këtë fakt. Ne fakt te dy keni faj dhe duhet ta pranoni këtë sa me pare. Beqaret do kenë një marrëdhënie te ngrohte me personat qe do ju gjenden afër, por nuk pritet asgjë e re ne planin sentimental. Ne planin financiar duhet t’i bëni sytë katër nëse nuk doni probleme.

Luani

Dite shume e qete dhe pa problemin me te vogël kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do keni aspak debate, përkundrazi do kuptoheni me se miri. Dielli do jete planeti qe do ndihmoje beqaret ta gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe me ne fund te krijojnë një lidhje te qëndrueshme. Ne planin financiar mos abuzoni me shpenzimet edhe nëse situata është e stabilizuar.

Virgjeresha

Dita e sotme do jete e bukur dhe me emocionuese për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni te dy te gatshëm te provoni gjera te reja dhe te ndërmerrni edhe sakrifica. Beqaret do kenë aventura romantike, mjaft te këndshme, por për fat te keq shume te shkurtra. Ne planin financiar situata nuk do ketë asnjë tronditje dhe ju do ndiheni me te qete.

Peshorja

Nëse nuk bëni tolerime dhe nuk hapni rruge ne jetën tuaj ne çift, situata mund te ndërlikohet jashtë mase sot. Ndikimi i yjeve nuk do jete aspak ne favorin tuaj. Kujdes edhe me xhelozinë! Beqaret do joshin pa fund, por asnjeri nuk do interesohet për ta. Financat nuk do jene aspak shqetësuese, megjithatë mire do jete te mos luani shume me zjarrin sepse do digjeni.

Akrepi

Do ketë zhvillime pozitive gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift kështu qe përgatituni edhe për surpriza. Partneri do beje gjithçka qe ka ne dore ne mënyrë qe t’iu beje te lumtur. Beqaret duhet te maten mire para se te bëjnë deklarata te forta dashurie. Merkuri do jete planeti qe do favorizoje te ardhurat. Me pak maturi dhe përkujdesje do arrini ta stabilizoni situatën.

Shigjetari

Plutoni do jete i pozicionuar mire ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do e kaloni shume shpejt fazën delikate ne te cilën ndodheshit dhe do jeni me te qete. Beqaret nuk do e dini as vete se çfarë duan dhe ne këtë mënyrë do qëndrojnë ashtu si janë. Ne planin financiar bëni kujdes te mos hidhni hapa te nxituara te cilat mund t’iu shkatërrojnë.

Bricjapi

Do keni shume komplekse gjate kësaj dite dhe partneri do e ketë te vështirë t’ua plotësojë dëshirat. Do bënit mire te ndryshonit sjellje nëse doni te ndiheni mire. Beqaret do kenë një nga ditët më me fat, gjate se cilës mund te takojnë princin e tyre te kaltër. Ne planin financiar do keni rritje te menjëhershme te të ardhurave. Do mund t’i kryeni edhe investimet e menduara.

Ujori

Nëse lidhja juaj është e forte, dita e sotme do kaloje për mrekulli. Do dini me tepër me partnerin dhe do argëtoheni se bashku. Për ata qe kane pasur vështirësi gjerat nuk do shkojnë ashtu si duhet. Beni kujdes! Beqaret do marrin propozime, por nuk duhet t;’iu besojnë verbërisht te gjithëve. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme, prandaj bëni kujdes.

Peshqit

Ka rrezik te ketë probleme serioze gjate kësaj dite për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Mos flirtoni me persona te tjerë sepse do e lëndoni pa mase atë qe keni ne krah. Beqaret do kenë një takim gjate ndonjë udhëtimi apo ndonjë vizite diku. Ne planin financiar duhet te tregoheni sa me te matur me shpenzimet. Po e tepruar do futeni ne një gjendje delikate.

“Po e mbaja unë në shpinë, po kërkoja falje për gabimet e tij”, Egli bisedon me Kellyn për Gjestin

Sot Egli dhe Kelly teksa ndodheshin tek Storm Arena kanë diskutuar në lidhje me dinamikat e lojës para dhe pas daljes së banores në raport me Gjestin.

Në një moment Kelly u shpreh se pas daljes së Eglit, dinamika e lojës së Gjestit nuk ishte e njëjtë dhe se ka qenë ajo që e ka mbajtur atë.

Pjesë nga biseda:

Kelly: Po çfarë loje? Nuk është se kishte dinamikën e gjësë që kishte kur ishe ti. Mos ia fut kot.

Egli: Unë e di që nuk do të dal asnjëherë në asnjë konkluzion. Ai do ti qëndrojë të vetës unë e di. Ai ka një gjë që atë të vetën e bërtet, unë duke qenë që nuk bërtas thjesht veproj nuk më ka peshë ajo. Njerëzit përfundimisht duan të dëgjojnë fjalën.

Kelly: Ti e ke fajin.

Egli: Po, po e di. Kanë parë shumë njerëzit, nuk i gënjej dot më as unë. Edhe nëse do të doja ta mbroja prapë nuk e bëj dot më.

Kelly: Nuk ke si e mbron sepse ka rënë në kontradiktë.

Egli: Nëse mundet ta mbrojë dot veten e vet, le ta mbrojë. Është i aftë.

Kelly: Ka rënë në kontradiktë.

Egli: E kuptoj.

Kelly: Veprinet dhe me atë se çfarë ndjen janë të kundërta. Veprimet janë të një personi që ndjen shumë ndërsa fjalët janë të dikujt që po e thotë për lojë.

Egli: Edhe të gjitha veprimet i hedh poshtë duke thënë atë fjalë. Nëse unë e kam vënë para vetes sime dhe kam bërë atë që kam bërë.

Kelly: E ke bërë sepse ke parë veprimet.

Egli: Po. Ajo që më vriste ishte që të gjithë shtëpisë i fliste ashtu siç i fliste dhe mua më thoshte ti po më prish lojën ndërkohë që po shkatërrohesha unë nga ajo gjëja dhe po e mbaja unë në shpinë dhe po kërkoja unë falje për gabimet e tij.

Kelly: A do të drejtën? Për ta mbajtur në lojë e ke mbajtur ti sepse nuk ka shanse. Ike ti, vinte vetëm vërdallë, thyente ndonjë vezë në kokë, bënte ndonjë budallik, u fshinte në ndonjë dollap.

Egli: Po mirë edhe kjo lojë është.

VIDEO virale, zbulohet personi që Rozana takoi në dhomën e dëshirave

Pak ditë më parë u bë shumë virale në rrjetet sociale një video nga “Big Brother VIP 4”, e cila shkaktoi reagime dhe diskutime të shumta. Në pamjet në fjalë, shfaqet Rozana teksa futet te dhoma e dëshirave.

Aty shihet se dikush po e pret banoren brenda. Klipi, ka nxitur shumë komente dhe spekulime nga ndjekësit, duke e bërë këtë moment viral në rrjetet sociale.

Ditën e sotme kjo video u shfaq edhe gjatë emisionit “Fan Club”, duke sqaruar njëherë e mirë të vërtetën dhe duke hedhur poshtë të gjitha aludimet.

Te dhoma e dëshirave, atë ditë Rozanën po e priste psikologia e “Big Brother VIP 4”, Jorida Rustemi. Kjo e fundit ishte e ftuar sot në studion e “Fan Club”, ku u shpreh:

“Shikoni pak profilin tim se e keni aty. Ka shumë polemika dhe shumë diskutime, çfarë po bëhet dhe çfarë po ndodh? Po e thoja edhe më hertë, kuptojeni, është në interesin tonë të parë që të gjithë banorët të jenë mirë. Ndaj sa herë kanë ngarkesa, sa herë unë e gjykoj si shikuese e thjeshtë por edhe si bashkëpunëtore me produksionin, se dikush ka nevojë të rishikohet apo të bëhet një bisedë se ku jemi apo mekanizmat motivues, apo kur produksioni e gjykon të arsyetueshme pasi është 24/24 se me tepër se dy stream, e pastaj kur banorët e kërkojnë vetë, unë jam atje, kam qenë atje edhe në 12 të natës, në 2, në 4, edhe në mëngjes“.

Familjarët e υik timaνe në RMV bllokojnë spitalin: Nuk mund t’u bëni aυtoρsi fëmijëve, po i υr isni për herë të dytë

Familjarët e viktimave të cilët humbën jetën pas zjarrit në një diskotekë në Maqedoninë e Veriut, refuzojnë që trupat e të ndjerëve t’i ushtrohen autopsisë.

Ata kanë bllokuar hyrje-daljet e spitalit kryesor në Koçan për të mos lejuar heqjen e trupave të fëmijëve të tyre që duhet të dërgohen për obduksion. Ata kanë bllokuar me makina rrugën, ndërsa janë shprehur se nuk mund të lejojnë që fëmijët e tyre të vriten për së dyti.

“Duhet të na vrisni ne që të bëni autopsi fëmijët tanë. Nuk mund ti vrisni për herë të dytë”, janë shprehur prindërit e viktimave.

Ndërkohë, miqtë dhe të afërmit e njerëzve të plagosur nga zjarri presin jashtë spitalit në Shkup për lajme mbi gjendjen e tyre.

Simeon Sokolov, 50 vjeç, thotë se vajza e tij Anastasija, 23 vjeçe, po trajtohej në spital për djegie dhe thithje tymi. Mes lotësh dhe emocionesh ai pohoi se “ka shumë fëmijë që po vuajnë”, duke uruar që të mbijetojnë e të shërohen.

“Jam babai i njërit prej fëmijëve të prekur nga tragjedia e madhe në Koçan. Anastasija Sokolov është vajza ime, është këtu në spitalin e Shkupit, ka qenë disa orë në Shtip, ka djegie, ka edhe thithje tymi, dhe është këtu për mjekim me respirator, është në gjendje të qëndrueshme. Më e rëndësishmja, ajo është gjallë. Dhe presim për lajme të tjera, tami për tani kaq dimë. Di vetëm që janë shumë fëmijë që kanë vuajtur. Ne ishim gjithë kohës në spitale. Doktorët po bëjnë punën e tyre, por numri është i madh. Dashtë Zoti gjithësecili të mbijetojë dhe të bëhet mirë”, shprehet babai.

Zjarri mori jetën e të paktën 59 të rinjve dhe lëndoi 160 të tjerë filloi në klubin e natës ‘Pulse’ kur çatia mori flakë nga një ekspozitë piroteknike, thanë autoritetet. 27 persona janë shtruar në spitalin e qytetit të Shkupit me djegie të rënda dhe 23 të tjerë janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike. Mes të plagosurve ka edhe të mitur.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, tha se 18 persona janë në gjendje kritike. Ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski e quajti këtë një ditë të vështirë dhe shumë të trishtueshme për Maqedoninë!

“Humbja e kaq shumë jetëve të reja është e pariparueshme, dhimbja e familjeve, të dashurve dhe miqve është e pamatshme”, tha kryeministri, ndërsa Maqedonia shkon në një javë zie kombëtare.

‘S’do ma shohi më surra tin kur të dalim’! Video e Gjestit që tronditi Eglin para rifutjes së saj në BBV

Spektakli i së shtunës në “Big Brother VIP 4” solli një moment të bujshëm për Eglin, e cila ishte e ftuar në studio pas largimit nga shtëpia. Teksa diskutonte për eksperiencën e saj në reality show, ajo u përball me një klip aspak të këndshëm, pasi zbuloi detaje shokuese mbi marrëdhënien e saj me Gjestin.

Fillimisht, në pamjet e transmetuara u shfaqën momentet e ëmbla mes dyshes, me deklarata dashurie dhe afrimitet të ndërsjellë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Por më pas, klipi mori një kthesë dramatike, duke zbuluar një tjetër anë të Gjestit. Në një rrëfim privat në Dhomën e Rrëfimit, ai shprehej:

“Kur të dal nga këtu, do të zhdukem, s’do të mi shohë sytë. Nuk e di si e ka paraprirë kjo, unë në Prishtinë e kjo në Tiranë… s’mundem me e dashtë”.

Kjo deklaratë tronditi jo vetëm Eglin, por edhe publikun dhe opinionistët, duke ngritur pikëpyetje mbi sinqeritetin e ndjenjave të tij. Kontrasti mes fjalëve të tij brenda shtëpisë dhe atyre në rrëfimet private ka ndezur një debat të madh në rrjetet sociale, ku fansat po diskutojnë nëse marrëdhënia e tyre ishte e vërtetë apo thjesht një strategji loje.

A ishte gjithçka një lojë nga ana e Gjestit, apo ndjenjat mes tyre ishin të sinqerta? — Kjo mbetet për t’u parë në vazhdim pasi Egli është rikthyer mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.

Kaloi me semafor të kuq e dehur dhe përρΙasi për υdekje shqiptarin, arrestohet 22-vjeçarja greke

Policia greke ka arrestuar 22-vjeçaren e cila aksidentoi për vdekje 47-vjeçarin nga Tirana, Gentian Kamberi.

Sipas raportimeve, e reja Ekaterina Caci kishte konsumuar alkool dhe po udhëtonte me shpejtësi të lartë kur përplasi makinën e cila drejtohej nga shqiptari.

Ndërkohë efektivët e policisë thonë se e reja ka kaluar kryqëzimin me semafor të kuq, duke shkaktuar kështu përplasjen fatale.

Të plagosur mbetën edhe dy pasagjerë të rinj të cilët ndodheshin në makinë me 22-vjeçaren.

Kelly nxjerr ‘zbuluar’ produksionin? Flet për Gjestin: Fiku mikrofonin dhe …

Pas prime-it të djeshëm në Big Brother VIP Albania, një deklaratë e papritur e Kellyt gjatë një bisede me Rozanën ka bërë bujë.

Kelly tregoi se pardje, Gjesti i kishte thënë dy gjëra që nuk i pëlqyen, por ajo që e habiti më shumë ishte se ai kishte fikur mikrofonin dhe kishte shpërthyer në sharje.

Në bisedën e zhvilluar në oborr, Kelly dëgjohet duke i thënë Rozanës: “Kishte fikur mikrofonin dhe vetëm shante.”

Rozana i përgjigjet: “Shante, kë shante? Emo mirë, çun është.”

Ndërkohë, Kelly vijon: “Thoshte ‘S’më lënë të dal’.”

Ky diskutim ka ngjallur reagime të shumta nga publiku, me fansat që spekulojnë mbi atë çfarë mund të ketë ndodhur realisht.

Kujtojmë se pas tentativës së tij për të dalë nga shtëpia, produksioni vendosi që nëse Gjesti fiton çmimin e madh, ai do të marrë vetëm gjysmën e tij, 50 mijë euro.