Ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi ka deklaruar se ka ndodhur një takim në Durrës mes një gjenerali të Marinës së SHBA-së në 10 shtator me dy ministrat e kohës në qeveri, Pirro Vengu dhe Jashtme, Elisa Spiropali.
Murrizi ka deklaruar se gjenerali amerikan ka dhënë një mesazh kryeministrit Rama, në lidhje me ndërtimin e Porto Romanos. Sipas tij, ushtaraku i SHBA-së ka kërkuar që ky port i rëndësishëm i NATO-s, nuk mund t’i jepet Rusisë.
“Sipas informacioneve që kam, më 10 shtator një gjeneral i madh i marinës erdhi me fregatë nga Deti Baltik dhe thirri në një drekë ministrin Pirro Vengu, dhe dy dëshmitarë, Maznikun dhe Spiropalin. dhe kjo është arsyeja që është hequr ajo. Mesazhi ishte: thuajini atij burrit që nuk na kalon dot nën hundë, nuk mund t’ia japë portin e NATO-s Rusisë”, tha ai në News24.
Ndërsa më pas, ish-deputeti ka theksuar në fjalën e tij, se ky takim është arsyeja pse Elisa Spiropali është larguar nga ministrja për Europën dhe Punët Jashtme.
“Pyeteni Ramën ose Spiropalin nëse është kështu apo jo. Spiropali është shkarkuar më 10 shtator, që do të thotë se ka qenë në një drekë të gabuar. Ajo ka heshtur deri tani, por ndoshta më vonë mund të tregojë çfarë është diskutuar”, u shpreh Murrizi
Vitet e fundit thuhet që termi “dashuri pa kushte” nuk ekziston dhe është diçka që i përket të së kaluarës.
Kjo gjë mund të vërtetohet më së miri nga shumica e të rinjve në vendin tonë, të cilët me të drejtë ose jo, kanë pretendime dhe kritere për partnerin/partneren që do të kenë në krah.
Një vajzë nga Tirana ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku shprehet e indinjuar nga një pjesë e meshkujve, të cilët sipas saj kanë pretendime për të marrë seriozisht një femër.
Ajo i është kundëpërgjigjur këtyre meshkujve, duke listuar 12 kritere, të cilat duhet t’i plotësojë një mashkull për t’u marrë seriozisht nga femrat.
Mesazhi i plotë:
Prsh joq meqe ne gocat kohet e fundit kemi vene re qe meshkujt kane pretendime per te marre srz nje femer ,atehere kto jane kriteret tona per te marre dhe ne seriozisht nje mashkull
”Më poshtë janë edhe pretendimet që ajo ka për “burrin” e saj të ardhshëm, të cilat i ka shkrojtur në një fletë.
Shoshana Strook, 34 vjeçe, vajza e ministres së Izraelit për Misione Kombëtare, Orit Strook, u gjet e vdekur gjatë natës në bànesën e saj në veri të Izraelit. Lajmin e konfirmoi vetë ministrja.
Rrethanat e vdekjes së saj mbeten të paqarta ndërsa policia ka nisur një hetim për rastin. Strock njoftoi lajmin përmes një postimi në Facebook, duke shkruar:
“Me zemër të thyer njoftojmë ndarjen nga jeta të vajzës sonë të dashur, Shoshana”.
Në muajt e fundit, Shoshana kishte folur publikisht për abuzimin seksual nga prindërit e saj dhe për abuzime rituale që thoshte se kishte përjetuar gjatë fëmijërisë. Ajo publikoi disa postime në rrjetet sociale, duke përshkruar se ishte e detyruar të merrte pjesë në abuzime dhe ceremoni rituale që përfshinin përdorimin e drogës dhe hipnozës.
“Që nga mosha dy e gjysmë vjeç, prindërit më çuan në ceremoni pedofilike ku më programonin dhe më trajnonin përmes drogës, hipnozës dhe abuzimeve seksuale”, tha ajo në një video të postuar në shkurt.
Në një tjetër postim, Shoshana përshkruante se si babai i saj e “shiste” në Tel Aviv që nga mosha 13 vjeç, duke fituar para prej saj, dhe se abuzimi vazhdoi edhe më vonë.
Në janar, ajo foli edhe për “terapinë e konvertimit” dhe ritualet e tjera të dhunshme që thoshte se kishte përjetuar gjatë rritjes.
“Në ditët e fundit, kujtimet e kësaj terapie dhe të kultit sadik ku jam rritur më rikthehen vazhdimisht”, shkroi ajo, duke shtuar se përjetonte shpesh rikthime të traumës dhe ankth të madh nga ndarja e historisë së saj.
Policia raportohet se nuk ka mundur të verifikojë pretendimet e Shoshanës për abuzimin seksual, ndërsa detajet e hetimit mbeten të paqarta.
Organizatat e grave në vend i kanë bërë thirrje qeverisë që të kryejë një hetim më të gjerë, duke theksuar se policia nuk e ka mbrojtur siç duhej dhe se Shoshana nuk ka marrë mbështetjen e duhur. Bonot Alternativa, një organizatë për gratë, kërkoi që shteti të veprojë: “Detyra e shtetit tani është e qartë: të hetojë, të shqyrtojë dhe të zbulojë të vërtetën”.
Në kujtim të Shoshanës u mbajt një protestë e heshtur në Sheshin Zion në qendër të Jeruzalemit. Organizatorët paralajmëruan se do të kërkojnë “ndryshime reale dhe drejtësi për të dhe për të gjithë ne”. Pjesëmarrësit mbajtën pankarta me mbishkrimin: “Ne të besojmë, Shoshana.”
Shoqja e Shoshanës, Yael Shitrit, e cila gjithashtu ka deklaruar se ka qenë viktimë e abuzimeve rituale seksuale, kërkoi që të bëhet më shumë.
“Biseduam me të atë mëngjes. Ajo nuk donte të vdiste. Donte një shtëpi dhe siguri. Nëse ky komb nuk zgjohet, ne jemi të radhës”, tha ajo.
Pas njoftimit për vdekjen e Shoshanës, Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministrat shprehën ngushëllime për Strock dhe familjen e saj. Zyra e kryeministrit tha se ai kishte biseduar me Strock dhe “mori me hidhërim të thellë” lajmin për vdekjen e vajzës së saj.
Komentatorja poIitike, Brizida Gjikondi thotë se Sali Berisha ka qasje ekstremiste islamike, teksa PD bojkotoi seancën plenare në Kuvend, ku u votua rezoluta që e shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit.
Në një intervistë televizive, Gjikondi u shpreh se bojkoti i PD tregon lidhjet e Berishës me personat që nuk ia duan të mirën Shqipërisë.
Gjikondi shtoi se në Shqipëri janë trajnar ekstremistë të Iranit.
“Duhet të shikojmë historinë e kronologjisë së Berishës. Në dhjetor të 1992, Berisha e bëri Shqipërinë anëtare të vendeve islamike. Berisha nuk heq dorë nga qasja e tij ekstremiste islamiste, kjo është në vazhdën e saj. Nuk ka të bëjë me partitë politike, por ka të bëjë me kombin shqiptar. Ne kemi disa detyrime ndaj Amerikës, jo vetëm për ekzistencën tonë si shtet, por edhe për pavarësinë e Kosovës. Duhet të tregosh edhe mirënjohje. Ai është non grata. Ai me LaCivita dhe pagesat që bëri, është i qartë që non grata nuk i hiqet. Qartazi, nuk ka nevojë të ndjekim gurin që hedh Berisha në lumë. Mospjesëmarrjen në rezolutë ia bëri shtetit shqiptar. Janë trajnuar ekstremistë të Iranit në territorin e Shqipërisë si terroristë. Atë e di zoti Berisha. Edhe mospjesëmarrja e PD, tregon që sot e 33 vjet, asgjë nuk ka ndryshuar në lidhjet nëntokësore që ka Berisha me ata që nuk ia kanë dashur të mirën Shqipërisë. Mospjesëmarrja sot, nuk ka peshë, Shqipëria nuk ka peshë në arenën ndërkombëtare, është gjest gjeopolitik. Ka disa momente kyçe, kur të gjithë heshtin që t’i duhet të japësh mesazhin si mirënjohje”, theksoi ajo.
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Itali, ku rreth 80 aùtomjete janë përfshirë në një përplasje masive brenda tunelit Tuneli Villafranca, në autostradën Autostrada Messina–Palermo.
Sipas autoriteteve lokale, aksidenti ka përfshirë një numër të madh mjetesh, mes tyre makina, furgonë dhe mjete të rënda transporti. Përplasja zinxhir ka krijuar një situatë shumë të vështirë brenda tunelit, ku automjetet janë dëmtuar rëndë dhe lëvizja e mjeteve është bllokuar plotësisht.
Menjëherë pas ngjarjes, trafiku në këtë segment të autostradës është ndërprerë përkohësisht për të lejuar ndërhyrjen e shërbimeve emergjente dhe për të mundësuar evakuimin e personave të përfshirë në aksident. Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, policia dhe një numër i madh zjarrfikësish.
Njësitë e zjarrfikësve nga zona e Ngushtica e Mesinës kanë ndërhyrë me disa ekipe shpëtimi për të nxjerrë automjetet e dëmtuara nga tuneli, për të ndihmuar personat e lënduar dhe për të siguruar zonën, veçanërisht në lidhje me rezervuarët e karburantit të mjeteve të përfshira, të cilët paraqisnin rrezik të mundshëm për zjarr ose shpërthim.
Ndërkohë, në vendin e aksidentit ndodhen edhe forcat e policisë rrugore, të cilat po menaxhojnë trafikun dhe po mbledhin provat e para për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë përplasje masive. Dyshohet se faktorë si shikueshmëria e ulët, shpejtësia ose distanca e pamjaftueshme mes mjeteve mund të kenë ndikuar në përplasjen zinxhir, por hetimet janë ende në vijim.
Autoritetet kanë bërë të ditur se puna për pastrimin e autostradës dhe normalizimin e qarkullimit do të vazhdojë për disa orë, ndërsa pritet që në vijim të jepen edhe detaje të tjera mbi numrin e të lënduarve dhe rrethanat e sakta të aksidentit.
Un maxi tamponamento a catena, avvenuto il 17 marzo nella galleria Villafranca sull'A20 Messina-Palermo, ha coinvolto 80 veicoli, tra furgoni, autovetture e mezzi pesanti. La circolazione autostradale è stata completamente bloccata per consentire la complessa gestione… pic.twitter.com/ToX4ZSRIrP
Mëngjesin e sotëm në disa pika të karburantit në Tiranë çmimi i naftës është shtrenjtuar me 6 lekë, duke arritur në nivelin e 199 lekë për litër.
Prej gati 2 javë nga nisja e lùftës në lindjen e Mesme, sot në tregun e pakicës është shënuar niveli më i lartë për çmimin e shitjes. Krahasuar me nivelin e çmimit para nisjes së luftës, rritja është 24 lekë për litër apo 14% më shumë.
Nga 193 lekë për litër që arriti çmimi i naftës ditën e mërkurë (më 11 Mars) sot në tregun e pakicës nafta po tregtohet me çmim 199 lekë për litër.
Sipas vëzhgimit të Monitor ndryshimi i çmimi është reflektuar në disa pika në Tiranë, përfshirë pikën e karburantit me pakicë të kompanisë “Elda” në zonën e Bërryli si dhe në pikën e karburantit të “Bolv Oil” pranë pazarit të Ri. Punonjësit e pikave të tregtimit me pakicë pohuan se ndryshimi i çmimit është reflektuar prej mëngjesit të sotëm.
Ndërsa çmimi i mëparshëm prej 193 lekë për litër arriti ditën e mërkurë më 11 Mars, ku nga 198 lekë, çmimi i shitjes së naftës me pakicë u ul në nivelin e 195 lekë për litër.
Pas nisjes së luftës në Lindjen e Mesme çmimi i naftës në tregun e pakicës ka ndryshuar disa herë. Më parë nafta me pakicë tregtohet 175 lekë për litër.
Nga Shoqata e Hidrokarbureve sqarohet se nafta është një produkt që tregtohet në bursat e huaja, dhe çmimi i pakicës reflekton ndryshimet e tregjeve të huaja.
Në bursat e huaja çmimi i naftës “brent crude” ka arritur 103 USD për fuçi. Çmimi i naftës ka arritur në nivelet që ishte para dhënies së deklaratës së presidentit Donald Trump për përshpejtim të mbylljes së luftës në Lindjen e Mesme.
Para nisjes së konfliktit nafta në bursat e huaja tregtohej me çmim 65 USD për fuçi.
Sakaq në vend ka ngritur një task force monitorimi për të ndjekur zhvillimet në treg pas rritjes së çmimeve të naftës.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj tha institucionet do të analizojnë të dhënat mbi çmimet e karburanteve që hyjnë në vend përmes administratës doganore dhe platformës ndërkombëtare të tregtimit të karburanteve./Monitor
Avokati Idajet Beqiri ishte i ftuar pasditen e kësaj të hëne në stùdion e Report Tv, ku komentoi zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike dhe garën që pritet të hapet për zgjedhjen e lidershipit të ri.
Gjatë intervistës, Beqiri u ndal edhe te qëndrimi i deputetit Ervin Salianji përballë kësaj gare, duke shprehur bindjen se ai heziton të përfshihet drejtpërdrejt në përballjen për drejtimin e partisë. Sipas avokatit, nëse Salianji do të ishte përballë Lulzim Bashës në një garë të tillë, shanset për fitore do të ishin të vogla, megjithatë ai theksoi se përfshirja në garë do të kishte qenë një hap që ia vlente.
Beqiri shtoi se Salianji e njeh mirë realitetin dhe figurat që kanë dominuar politikën në Partinë Demokratike ndër vite, ndaj edhe tregohet i kujdesshëm në vendimmarrjet e tij. Në këtë kontekst, ai rikujtoi edhe garën e dikurshme brenda PD-së mes Lulzim Bashës dhe ish-ministrit e deputetit demokrat, Sokol Olldashi, duke hedhur akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Sipas Beqirit, zhvillimet që pasuan atë garë kanë lënë shumë pikëpyetje dhe kanë ndikuar në mënyrën se si disa figura brenda PD-së e shohin sot përfshirjen në betejat e brendshme politike.
“Salianji në rast se do ishte në garë me Bashën, jam i bindur se ai nuk fitonte dot me Bashën, por ja vlente dhe ai duhet të futej në garë. Por duke e ditur se kush është Sali Berisha, që ai të vret, se faktikisht ai vrau. Edhe kur ishte gara e Bashës me Olldashin, e zhduku Olldashin ai. Kështu që nuk është aq budalla Salianji. Unë mendoj se ai di si ta ruajë kokën e vet”, tha mes të tjerash Beqiri.
Në sondazhin e fundit ‘Zëri i Shqiptarëve’, më rezuItoi se po të ishin zhvilluar dje zgjedhje të parakohëshme, PD-ja do të merrte brenda vendit vetëm treçerekun e votave që mori në zgjedhjet e majit 2025, ndërsa PS-ja do të merrte 5/6 e votave që mori në ato zgjedhje brenda vendit.
Thënë ndryshe, PD-ja do të merrte brenda vendit vetëm 58 vota për çdo 100 vota të PS-së, ndërkohë që para tetë muajsh mori plot 66 vota për çdo 100 vota të PS-së (shihni grafikun e mëposhtëm). Si rezultat, PD-ja nuk do të siguronte dot as 50 mandatet parlamentare që ka aktualisht…
Më dramatike situata ishte për partitë e vogla. Dje ato do të merrnin brenda vendit vetëm 1/3 e votave që morën në zgjedhjet e majit 2025.
Thënë ndryshe, partitë e vogla do të merrnin brenda vendit vetëm 11 vota për çdo 100 vota të PS-së, ndërkohë që para tetë muajsh morën plot 26 vota për çdo 100 vota të PS-së.
Si rezultat, partitë e vogla nuk do të siguronin dot as mandatet e pakta parlamentare që kanë aktualisht (ndoshta vetëm ‘Lëvizja Bashkë’ e Qorit dhe PSD e Doshit, të cilat kanë elektorat të qendrueshëm, do të arrinin të rifuteshin në Kuvend).
Një lajm i trishtë është bërë pùblik ditën e sotme! Ish-lojtari i Lushnjës dhe Egnatias, Xhejms Ajinde, është ndarë nga jeta në moshën 24-vjeçare, pasi nuk ka arritur të fitojë betejën me një sëmundje të pashërueshme.
Sulmuesi nigerian vuante nga kanceri në veshka teksa e humbi ndeshjen më të rëndësishme të jetës së tij. Klubi lushnjar ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale për këtë ngjarje tragjike. Kujtojmë që Xhejms arriti të fitonte edhe titullin kampion me Egnatian në Superiore.
Pasi u largua nga lufta e Iranit, Jasir Asani ‘rikthehet’ tek Partizani! Shfaqet përkrah trajnerit kampion… “Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish lojtarit tonë, James Ayinde.
James veshi me krenari fanellën e KF Lushnja, duke dhënë kontributin e tij në fushën e lojës dhe duke lënë kujtime të paharruara te tifozët dhe gjithë komuniteti sportiv lushnjar. Ai do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, pasionin dhe shpirtin luftarak që tregoi në çdo ndeshje. Sot, klubi ynë humbi jo vetëm një ish-futbollist, por një njeri të mirë që ishte pjesë e familjes sonë.
KF Lushnja i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën. U prehsh në paqe, James Ayinde!”, shkruhet në njoftimin e klubit.