Donald Trump kërcënon me “shkatërrimin e ekonomisë” së Rusisë, nëse nuk pranojnë paqen me Ukrainën

Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë ekonominë ruse nëse Kremlini nuk nënshkruan një marrëveshje armëpushimi me Ukrainën.

Presidenti amerikan tha se nëse është e nevojshme, “ka gjëra që mund të bëhen që nuk do të ishin të këndshme në aspektin financiar” dhe do të ishin “shumë keq për Rusinë”.

“Ne mund të bëjmë gjëra shumë të këqija për Rusinë. Do të ishte shkatërruese për Rusinë. Por unë nuk dua ta bëj këtë sepse dua të shoh paqen”, tha ai.

Kërcënimi vjen mes presionit të shtuar për Moskën për të pranuar një armëpushim 30-ditor në Ukrainë.

Trump tha se SHBA ka “njerëz që shkojnë në Rusi tani”, pas raporteve se i dërguari i tij në Lindjen e Mesme Steve Witkoff do të udhëtonte në Moskë këtë javë.

“Shpresojmë se mund të arrijmë një armëpushim,” u tha ai gazetarëve, duke shtuar se “është në dorën e Rusisë tani”.

Por Vladimir Putin thuhet se heziton të pranojë një marrëveshje armëpushimi, ndërkohë që forcat ruse po bëjnë fitime të rëndësishme në fushën e betejës, ndërsa rimorën Sudzha, një qytet kyç në rajonin e tij Kursk.

VIDEO / Asani i papërmbajtshëm! Përmbys rezultatin me një eurogol në sekondat e fundit dhe kualifikon ekipin në Champions League

Jasir Asani vendimtar në kualifikimin e Guangju në çerekfinale të Champions-it aziatik. Paraqitja fantastike e anësorit shqiptar, eliminoi sot kampionët e Japonisë.

Ishte minuta e 118-të, kur Asani shënoi një eurogol kundër gjigantëve të Visel Kobe. Gol që solli rezultatin historik dhe kualifikimin.

Guangju e kishte humbur ndeshjen e parë në transfertë me rezultatin 2-0. Në shtëpi i befasoi të gjithë.

Asani ishte ai që dërgoi takimin me shtesa, pasi shënoi në minutën e 85-të me penallti. Rezultati 2-0 i dha besim Guangju, që shtoi sulmet në “extra-time”.

Mrekullia nga këmbët e Asanit erdhi pikërisht në minutën e 118-të. Nga jashtë zone, lojtari i Kombëtares e dërgoi topin aty ku nuk mund të pritej.

Ky dygolësh e dërgon sulmuesin e Kombëtares atë në kuotën e 9 golave duke e vendosur në krye të golashënuesve.

Asani foli pas ndeshjes ku ishte lojtari më i spikatur. Lojtari i Kombëtares deklaroi:

“Të jem i sinqertë ishte ndeshje shumë e vështirë. Jam shumë i lumtur sepse morëm revanshin në shtëpi, 3-0. Të jem i sinqertë nuk kam fjetur prej dy ditësh sepse mendoja për këtë ndeshje.

Ishte e vështirë dhe për mua dhe skuadrën është vetë jeta. Dhamë 100% dhe po ta shikoni, të gjithë janë të lumtur dhe shkojmë në raundin tjetër tani”, u shpreh Asani ndër të tjera.

E PAPRITUR / Ish-banorja e “Big Brother VIP”, kandidate për deputete në zgjedhjet e 11 majit (FOTO)

Një ish-banore e Big Brother Albania Vip, ka zgjedhur të provojë fatin në politikë, duke kandiduar për deputete në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Bëhet fjalë për Fotini Derxhon, vajzën simpatike nga Lazarati i Gjirokastrës, e cila pas një jete në emigrim i hyri biznesit dhe më pas spektaklit televiziv përmes Big Brother.

Ajo mori pjesë dhe fitoi në Big Brother Albania 9, dhe më pas do të konkurronte sërish në Big Brother Albania VIP 2.

Fotini Derxho kryeson listën e kandidatëve nga Partia Mundësia e Agron Shehajt, në qarkun e Gjirokastrës.

S herr në BBVIP4/ Gerta k ap për flokësh Valbonën

Një tjetër situatë e tensionuar ka marrë vëmendje ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.

Një debat i ashpër mes Gerta Gixharit dhe Valbona Mhillit pothuajse degradoi në përplasje fizike, kur Gerta, në një moment, e kapi Valbonën për flokë. Por jo vetëm kaq, pasi nuk munguan as ofendimet ndaj njëra-tjetrës.

Pjesë nga debati:Valbona: O idiote, o kokrra e debilës

Gerta: Ti i pëlqen femrat sepse ke flituar me mua që në fillim dhe ke vazhduar të rrish afër meje.

Valbona: Hajde të flirtoj me ty

Gerta: Moj budallaqe je ti, moj nuk duhet të më prekësh, je në terezi?

Valbona: Të prek sa të dua, po më shkul flokët

Gerta: Mos më prek, idiote

Valbona: Jo flokët mua, mos mu afro fare, debile

Gerta: Budallaqe, distancë

Valbona: Po më vret.

V.raυ grυαn dhe u hodh nga ballkoni, humb jetën edhe 53-vjeçari shqiptar!

Thellohet tragjedia në familjen shqiptare në Greqi, pasi 53-vjeçari vrau me thikë gruan e tij 44-vjeçare u hodh nga ballkoni.

Ai u plagos rendë dhe u dërgua në spital ndërsa ka ndërruar jetë disa orë më vonë pasi nuk ka mundur t’u mbiejtojë plagëve dhe ka humbur jetën.

Sipas informacioneve, autori e ka goditur me thikë gruan teksa ajo kishte dalë në ballkon, ndoshta për të kërkuar ndihmë.

Sipas informacioneve, çifti kishte dy vajza, 16 dhe 21 vjeç.

Egla Ceno hyn në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ρuth në bυ zë Laert Vasilin

Këtë mëngjes, në shtëpinë e “Big Brother VIP”, për banorët ka nisur një sfidë: ata nuk duhet të reagojnë ndaj të papriturave që do t’u sjellë Vëllai i Madh.

Si pjesë e kësaj sfide, në shtëpi hyri fituesja e “Big Brother VIP 3”, që iu afrua Laertit dhe e puthi në buzë, ndërsa banori u përpoq të mos reagonte.

Pasi bëri një shëtitje në ambientet e shtëpisë, Egla u fut në vaskë, një ndër ritualet e saj të preferuara gjatë qëndrimit në shtëpi në edicionin e kaluar.

Berisha e la jashtë liste, si reagoi Jorida Tabaku në mbledhjen me dyer të mbyllura!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është lënë jashtë listës së mbyllur.

Ndonëse në procesin e Primareve ajo arriti që të zgjidhej gruaja më e votuar në qarkun e Tiranës, Sali Berisha vendosi që të mos ta përfshijë në vendet e sigurta për sesionin e ri parlamentar 2025-2029.

Bëhet me dije se Tabaku e suprizuar nga ky vendim është largua më herët nga selia e Partisë Demokratike mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Ndërkohë, thuhet se deputetja pritet që të tërhiqet nga gara dhe të mos marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, sipas newboomb.

Deri më tani nga ana e Tabakut nuk ka pasur asnjë reagim.

Kandidaturat e PS/ Thyhet rregulli edhe në Durrës, në listë të mbyllur 3 deputete ‘të vjetra’

Partia Socialiste ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë në Qarkun Durrës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Lista përfshin figura të njohura politike, sipërmarrës dhe profesionistë nga fusha të ndryshme.

Lista e mbyllur:

1. Klodiana Spahiu – Deputete aktuale

2. Milva Ekonomi – Deputete aktuale

3. Loer Kume – “Deputeti që duam”

4. Skënder Pashaj – Sipërmarrës

5. Aurora Mara – Deputete aktuale

Lista e hapur:

1. Ani Dyrmishi – Drejtor i Spitalit Rajonal Durrës

2. Arkend Balla

3. Etleva Budini – Forumit i Gruas Durrës

4. Alban Xhelili – Deputet aktual

5. Edvin Prençe – Sipërmarrës në sektorin fason (“Deputeti që duam”)

6. Entela Hoxha – Mjeke stomatologe

7. Edmond Rrushi

8. Erjon Meka

9. Jona Osmanni – “Deputeti që duam” (Akademia Politike)

10. Erjon Xhili – Sipërmarrës (Sukth dhe rrethinat)

11. Indrit Gjoka

PS synon një përfaqësim të gjerë duke përfshirë kandidatë nga politika, biznesi dhe sektori i shëndetësisë në listën e saj për Durrësin.

Si nata me ditën/ Egli Tako çudit fansat me ndryshimin drastik që ka pësuar para dhe pas BBVA (Video)

Egli Tako hyri në “Big Brother VIP Albania”, si një vajzë e qeshur, e lumtur dhe plot energji pozitive.

Në videot dhe postimet e saj para hyrjes në shtëpi, ajo shfaqej gjithmonë e buzëqeshur dhe e gëzuar, duke transmetuar një imazh të një personi të fortë dhe të sigurit në vetvete.

Por pas disa javësh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, gjithçka ndryshoi. Stresi, konfliktet dhe dinamika e fortë e lojës e bënë që Egli të humbiste shkëlqimin që kishte më parë.

Përveç momenteve të tensionuara, ajo u përfshi në debate të ashpra me disa prej banorëve, veçanërisht me Gjestin, gjë që ndikoi dukshëm në gjendjen e saj emocionale.

Nga një vajzë plot dritë dhe pozitivitet, Egli u shndërrua në një person të përfshirë në lot, trishtim dhe situata të vështira emocionale.

Përfundimisht, ajo u largua nga formati për shkak të gjendjes së saj të rënduar shëndetësore, duke lënë pas një histori që preku shumë ndjekës të “Big Brother VIP Albania.”

“Me ty Ilir Meta në çdo hap”, ja mesazhi që shpërndau Monika Kryemadhi në rrjete sociale

Monika Kryemadhi ka shpërndarë në “Facebook” një postim të ish-deputetes së LSI-së, Miranda Rira, ku kjo e fundit shpreh mbështetje për Ilir Metën, kryetarin e Partisë së Lirisë dhe ish-bashkëshortin e Kryemadhit.

“Unë nuk i braktis kurrë njerëzit, sidomos kur ata janë në momentin më të vështirë të jetës së tyre. (…) Me ty Ilir Meta, në çdo hap dhe në çdo sfidë,” shkruan Rira në mesazhin e saj, të cilin Kryemadhi e ka pëlqyer dhe shpërndarë, duke dhënë një sinjal se qëndrimi i saj ndaj Metës mbetet i pandryshuar, pavarësisht ndarjes së tyre

Ndërkohë, më 11 prill në orën 10:30 pritet të zhvillohet seanca e radhës në Gjykatën Civile për divorcin e çiftit. Meta kërkoi zyrtarisht ndarjen më 20 qershor 2024, duke përmendur si arsye mosmarrëveshjet në çift, përfshirë edhe përplasjet mbi zhvillimet politike.

Kërkesa për divorc erdhi në një kohë kur Prokuroria e Posaçme (SPAK) nisi një hetim pasuror ndaj Metës dhe Kryemadhit, duke çuar në firmosjen e një urdhër-arresti për Metën në tetor. Të dy po hetohen për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie, në lidhje me çështjen CEZ-DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.

Kjo mbështetje publike nga Kryemadhi ndaj Metës ngre pikëpyetje mbi raportin e tyre pas ndarjes, sidomos në një moment kritik ku të dy ndodhen nën hetim nga SPAK.